Berisha, thirrje bizneseve tė kazinove pėr investime nė Shqipėri
Friday, 07 March 2008 gazeta sot
Po japim lajmet!
Kryeministri Berisha, priti pėrfaqėsuesit e grupit Casinos Austria International, lider nė Industrinė botėrore tė kazinove dhe lojėrave tė fatit. Pėrfaqėsuesit e Casinos Austria International, paraqitėn interes pėr tė shtrirė bisnesin e tyre edhe nė Shqipėri. Ky grup me aktivitet kazinotė, operon nė 36 vende tė botės dhe ėshtė partner me Qendrėn e Llotarisė Kombėtare nė Austri. Kryeministri Berisha, mirėpriti interesin e tyre, pėr tė investuar nė Shqipėri dhe i garantoi, se projekti i tyre do tė vlerėsohet, bazuar nė ligjet nė fuqi.
Ky ėshtė lajmi zyrtar, i cili ėshtė pėrcjellė pėr mediat, si njė arritje e qeverisė shqiptare dhe konkretisht e (ish)kryeministrit shqiptar anti-kazino, Sali Berisha, i cili kur ishte nė opozitė, ka mallkuar me rrėnjė e me themel hapjen e kazinove nė Shqipėri, duke i cilėsuar si zhvatėse tė shqiptarėve tė varfėr dhe si burim krimi nė familje. Mirėpo, pas ardhjes nė pushtet, kryeministri Berisha u tjetėrsua nė bekues tė hapur dhe mbėshtetės i kazinosė nė qendėr tė Tiranės dhe nxitės i kazinove edhe deri nė Has e Leksovik, duke e quajtur biznes tė pastėr dhe zhvillim ekonomik tė vendit (ashtu si lekėt e piramidave nė dhjetor 1996). Ne nuk e dimė, nėse qėndrimi i tij pro kazinove, kishte lidhje me parullėn elektorale tė vitit 2005 Koha pėr ndryshim, por dimė faktin, qė djali i tij, nė kohėn kur Berisha e drodhi edhe me me kazinotė, djali i tij rezultoi tė ishte dhe tė jetė aksioner nė kazinonė nė qendėr tė Tiranės, pėr tė cilėn Berisha, sot kryeminisitėr, zhvilloi njė seancė parlamentare interpelance kundėr tyre.
Pritja qė Berisha, u rezervoi bosėve tė firmės Casinos Austria International, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse dėshmi i interesit dhe predispozitės, qė kryeministri shqiptar i duarve tė pastra ka pėr kazinotė pas ardhjes nė pushtet. Madje, sė bashku me beniaminin e tij, ministrinė e ekonomisė, Genc Ruli, ka bėrė edhe njė ligj tė votuar ditėn nė qeveri dhe tė ndryshuar natėn nė parlament. Disa ditė mė parė, gazeta SOT publikoi skandalin me kėtė ligj pėr lojėrat e fatit. Ky ndryshim skandaloz i projektligjit, u bė pėr tė favorizuar monopolin e lirė e tė plotė mbi lojėrat e fatit dhe konkretisht, mbi kazinotė, tė cilat dhe nė Shqipėri, konsiderohen dhe janė ekzkluzivitet i njerėzve me pushtet e me pozicione tė larta nė politikė.
Konkretisht, kėshilli i Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė, me Vendimin nr.194, datė 28.03.2007, i propozon Kuvendit tė Shqipėrisė, pra legjislativit, tė bėhen ndryshime nė ligjin pėr lojėrat e fatit nė Shqipėri. Sipas kėtij propozimi, nė mbėshtetje tė nenit 81, pika 1 dhe tė nenit 100 tė Kushtetutės, qeveria Berisha, i kėrkon parlamentit, tė bėhen disa shtesa nė Ligjin Nr. 8701, datė 1.12.2000 Pėr lojėrat e fatit, kazinotė dhe hipodromet, tė ndryshuar. Ky vendim ėshtė firmosur nga kryeministri Sali Berisha dhe ka hyrė nė fuqi menjėherė, pra qė kur ėshtė firmosur. Poshtė firmės sė kryeministrit ėshtė dhe firma e ministrit tė Ekonomisė, Tregėtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, si ministėr pėrgjegjės, pėr zbatimin e tij. Ministri Ruli, nė projektin Ruli-Kazino, tė paraqitur nė parlament dhe qė ėshtė bėrė ligj, i ka shtuar nenit 2 edhe pikėn 3.
Ky interes direkt i Berishės pėr kazinotė duket se nuk ka lidhje me zhvillimin e ekonomisė kombėtare, por me fuqizimin e ekonomisė dhe financave tė tij private e tė klikės qė ka rrotull. Ai takoi bosėt e firmės me shtrirje botėrore Casinos Austria International. mirė bėri. Por nuk po vepron mirė, qė nuk takon biznese tė huaja e vendase tė cilat duan tė investojnė nė prodhimin kombėtar, madje duke mos u kthyer as pėrgjgije megjithėse pengohen prej dy e tre vjetėsh nga ministrat e tij. Ndėrsa kur ėshtė fjala pėr takime kazinosh, ai anulon edhe axhedėn mė tė rėndėsishme tė veprimtarisė sė tij ditore. Madje, u garanton boėsve tė kėtij aktiviteti tė mallkuar prej tij edhe siguri e mbėshtetje me tė gjtihė kushtet, se ligjin e ka bėrė vetė, siē i ka interesuar, deri edhe me falsifikim, pėr tė nxjerr jashtė aktivitetit lojėrat e fatit brenda gjashtė muajve(afati ka skaduar), duke favorizuar vetėm kazinotė, pėr tė cilat tashmė ėshtė i predispozuar pėr ti instaluar plotėsisht nė Shqipėri. .
Ja falsifikimi i ligjit
Pika 3, shtuar nė nenin 2:
3. Nė fund tė pikės 4 shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:
Nuk konsiderohen lojėra elektronike me fitim nė ēast, makinat elektronike apo kompjuterat elektronikė, tė cilėt kanė mė shumė se njė pozicion loje. Lojėra elektronike me fitim nė ēast sipas kėtij ligji, konsiderohen vetėm makinat e tipit sllot.
Personat tė cilėt kanė instaluar makina elektronike, apo kompjutera elektronikė, tė cilėt nuk konsiderohen si tė tillė nga paragrafi i mėsipėrm, detyrohen ti heqin ato brenda 6 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji.
Krijoni Kontakt