Gazeta Sot, 05 April 2008
Asgjė publike, nė departamentin e administratės publike
Nga Zenel Anxhaku
Ai ka mbaruar shkollėn e lartė tė gazetarisė, diplomuar me notė dhjetė. Ai ka mbrojtur masterin nė njė nga universitetet me tė dėgjuara nė Evropė, nė Universitetin e Mesdheut Lindor duke marrė titullin Honor. Ai ėshtė kandidat pėr PHD, ėshtė autor i dy librave dhe pėrgjegjės i editorialeve i njė gazete komunitare.
Ka mėse gjashtė muaj, qė ka mbaruar masterin dhe kėrkon pėr tu punėsuar nė administratėn publike, duke besuar kėrkesėn e sinqertė tė Kryeministrit pėr tėrheqjen e ekselencės. Lexon vazhdimisht lajmėrimet e gazetave, pėr konkurset e administratės publike.
Dhe ja, para tre muajve lexoi se, Ministria e Mbrojtjes nė bashkėpunim me Departamentin e Administratės Publike, shpallte konkursin pėr njė vend vakant pėr funksionin Specialist nė sektorin e monitorimeve tė projekteve nė drejtorinė e menaxhimit tė instalimeve dhe burimeve tė mbrojtjes nė Ministrinė e Mbrojtjes.
Meqenėse, ai kishte njė kualifikim tė tillė me besim, bėri gati dosjen dhe e paraqiti pranė Departamentit tė Administratės Publike me kėrkesėn pėrkatėse pėr kėtė pozicion pune. Departamenti i Administratės Publike, me kėtė konkurs kishte dėshtuar disa herė pėr ta realizuar. Pėrgjigje, qė i dhanė kėrkuesit kur dorėzoi dosjen ishte qė tė priste tė shpalleshin kandidatėt, nė faqen zyrtare tė ueb-it tė Departamenti tė Administratės Publike.
Siē dihet, Departamenti i Administratės Publike ka pėr detyrė tė telefonojė nė numrat e dhėnė nė dosjet personale tė kandidatėve, pėrpara se tė zhvillohet konkursi, nė tė njėjtėn kohė kjo shpallje duhet tė jetė bėrė publike edhe nė faqet e mėsipėrme tė ueb-it. Nė fakt ēfarė ndodhi?
Megjithėse konkursi u zhvillua, njė kandidat i tillė potencial nuk u lajmėrua dhe departamenti u justifikua se faqja zyrtare e internetit nuk ishte e disponueshme. Sikur kjo kishte tė bėnte me kėrkuesin dhe jo vetė me Administratėn Publike.
Pėr tu ankuar pėr kėtė padrejtėsi qė nė konkurrim, ai pėr ta bėrė mė zyrtar zhgėnjimin e tij u takua me drejtoreshėn e Departamentit tė Administratės Publike. Drejtoresha e kėtij institucioni zonja, Blerta Selenica me gjithė pėrgjegjėsitė ligjore tė institucionit tė saj, pa hezitim i deklaroi kėrkuesit Specialisti qė merret me dosjet e Ministrisė sė Mbrojtjes, ka ikur pėrfundimisht si emigrant jashtė shtetit dhe ajo nuk kishte asnjė informacion, sepse ky kandidat nuk u lajmėrua.
Kush e kishte fajin pėr kėtė? Me gjithė odisenė tre mujore tė pritjes sė Godosė dhe ecejakeve nga kati i parė, nė katin e dytė, ku u vendos sė fundi ky departament, zonja Selenica deklaron pa pikė pėrgjegjėsie, kur kandidati i zhgėnjyer kėrkon dosjen e tij se: Edhe dosja, qė ėshtė dorėzuar nė institucionin e saj zyrtar, nuk mund tė gjendet, pra ka humbur.
Mė kot kėrkuan nėpėr katakombet e dosjeve vulė humbura tė administratės publike dy specialiste, dosja nuk u gjet qė nuk u gjet. Dhe pėrfundimisht, zonja Selenica thotė: Dosja ka humbur, bėj njė fotokopje dhe sill njė tjetėr.
Sesi e tėrheq trurin qė ka studiuar jashtė vendit dhe ka fituar nė njė universitet perėndimor masterin, Departamenti i Administratės Publike duket qartė dhe kjo nuk ka vend pėr dyshim. Qė kėtu, gijotina e Berishės ka bėrė punėn e vet dhe humbur ēdo memorie institucionale duket mė sė miri.
Administrata publike ėshtė njė pasuri e ēmuar pėr njė vend. Por, ēmund tė thuash kur njė kasap si Ed Spaho pėrgjysmoi administratėn duke vėnė me qindra partiak pa konkurrim dhe duke hequr me qindra, qė kishin konkurruar, dhe kishin edhe tituj shkencorė u rrit nė pėrgjegjėsi. Ed Spaho, u ēua mė tej Avokat i Prokurimeve.
Po pse kjo rrumpallė institucionale? A nuk duhet qė tė jetė pėrgjegjės ēdo institucion shtetėror pėr tė gjitha praktikat institucionale tė tij? A nuk duhet tė zbatohet ligji i administratės publike, qė ēdo anėtar i saj pėrpara largimit tė tij, duhet tė dorėzojė detyrėn e tij dhe tė mbajė pėrgjegjėsi pėr ēdo dėm, qė i shkaktohet institucionit dhe pronės publike? A nuk duhet, qė sot nė kohėn e internetit, Departamenti mė i rėndėsishėm i njė ndėr ministrive kryesore nuk mund tė bėjė up-date faqen e tij zyrtare tė ueb-it?
Ku duhet tė kėrkojė sot ekselenca e zhgėnjyer pėr shpėrdorimin e kohės punės dhe mendjes tė qytetarėve tė tillė, tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt me ėndrrėn pėr tė bėrė diēka pėr vendin e tyre lanė botėn, qė shumė mirė mund ti mbante me kualifikimet e merituara? Topi ka mbetur nė Departamentin e Administratės Publike, qė pėr raste tė tilla jo vetėm qė nuk mban asnjė pėrgjegjėsi, por si emri i drejtoreshės ėshtė kthyer nė njė hapėsirė tė blertė pėr tė papėrgjegjshmėve, qė ditė pas dite po e lėnė kėtė vend nė miopinė e tyre institucionale.
Ne shpresojmė, pėr njė reagim tė kėtij institucioni, pasi edhe policėt e thjeshtė nė komunitet po bėhen pėr hir tė sė vėrtetės mė tė kulturuar dhe mė tė ndėrgjegjėsuar pėr shėrbimin qytetar dhe jo mė njė departament kaq i rėndėsishėm dhe jetik.
Krijoni Kontakt