Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 59
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga PetritKola Lexo Postimin
    Partia Shpresa Demokrate + USA = Shpetimi i shqiptareve.
    O petrit se jam kurioz per kete parti. Po ska bere dalje ne publik, kush jane mendjet e kesaj partie ca programi ka, a ka sigurimsa brenda apo jo brenda.
    Se diku ke thene qe ne Shtator fillon rrokada dhe kjo parti paska ne krah Ameriken.
    Berihaj po te jete ashtu
    Se dikush duhet ta permbyse katovicen si ne ide edhe ekonomikisht.

  2. #12
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Sa shpejt qe vijn zgjedhjet mer mana. BOBOBO kush degjon politikanet tani duke genjyer perdite. Poshte mediat qe i transmetojn

    hec aty na mbyten komunistat
    vari leshte

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Zgjedhjet e 2009, me karta identiteti"

    TIRANE - Zgjedhjet e vitit 2009, do te behen me kartat e identifikimit. Ne kete menyre dje, Ministria e Brendshme i eshte kunderpergjigjur akuzave te Partise Socialiste ne lidhje me procesin e prodhimit te kartave te identitetit. Sipas Fatmir Konjas, zedhnesit te ministrise, "akuzat e PS, jane krejt te paarsyeshme dhe spekulative". Sipas tij, "Partia Socialiste duhet t'u shpjegoje shqiptareve perse nuk i prodhoi kartat gjate tete viteve te qeverisjes se saj dhe me pas, duhet me se paku te shprehe vleresimin per kete qeveri qe po i prodhon brenda mandatit te saj te pare". Ai ne fjalen e tij, duke rrezuar pretendimet e socialisteve deklaron se, PS tu shpjegoje shqiptareve perse e akuzoi kete qeveri per nje kohe te gjate se do te deshtonte ne prodhimin e kartave te identitetit. Ai shtoi, se Partia Socialiste eshte terhequr nga akuzat e renda qe i adresoi kompanise koncesionare franceze Sagem ne bashkepunim me Fondin Amerikan -Shqiptar te Zhvillimit, ne menyre krejt te pabaze. Sipas tij, ministria ne menyre te perseritur dhe te qarte, i ka vene ne dispozicion opozites dhe Partise Socialiste te gjithe informacionin e kerkuar.

    Pas firmosjes se kontrates, brenda afro pese muajsh, i tere sistemi i aplikimit dhe prodhimit do te jete i gatshem te filloje shperndarjen e kartave te identitetit. Do te jene instaluar te gjitha stacionet e aplikimit, do te jete instaluar dhe testuar qendra e personalizimit qe do te prodhoje karta, e nderkohe do te jene trajnuar te gjithe personat pergjegjes per aplikimin. Qendra do te jete e gatshme ne fillimin e vitit 2009, me nje kapacitet prodhimi prej 15 mije karta ne dite apo 450 mije karta ne muaj, ky sistem do te jete i afte t'i pergjigjet dinamikes se aplikimeve te qytetareve te cilet do te kene ne dispozicion 350 zyra te perhershme dhe 100 zyra te levizshme. Te gjitha parashikimet jane bere ne marreveshje te perbashket me koncesionarin. "Duke pasur parasysh numrin e votuesve ne Shqiperi, do te jete plotesisht e mundshme pajisja e tyre me karta identiteti deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare", thane burimet zyrtare te Ministrise se Brendshme. Nga ana tjeter ministria po pergatit nje sere aktesh nenligjore per miratim ne Keshillin e Ministrave qe do te nxisin procesin e pajisjes se qytetareve me karta. Kontrata eshte derguar ne parlament dhe te gjithe deputetet e kane ne dispozicion per ta vleresuar.

    Nishani: Ne shtator do jemi gati

    Shqiptaret do te kene regjistrin elektronik te shtetasve, karta identiteti dhe pasaporta biometrike brenda shtatorit te vitit 2008. Kjo eshte konfirmuar nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, gjate nje raporti qe ai paraqiti para Komisionit parlamentar te Integrimit. Ministri i Brendshem shprehu angazhimin e qeverise per permbushjen ne kohe te projektit per pajisjen e qytetareve shqiptare me dokumente, sipas standardeve me te mira.


    K.J
    Sui generis

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBA-tė, tė shqetėsuara mbi mundėsinė e manipulimit tė zgjedhjeve tė 2009-s



    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė shumė tė shqetėsuara lidhur me revanshin institucional tė shumicės, ndėrsa duket se qeveria shqiptare nuk jep dot asnjė garanci pėr zgjedhjet e ardhshme. Gazeta “Albania” ka mundur tė kontaktojė disa gazetarė shqiptarė, qė dy ditė mė parė kanė takuar zyrtarin e lartė amerikan, i cili nė takim ka shprehur shqetėsime serioze pėr disa ēėshtje kyēe. Natyrisht qė ēėshtja mė imediate lidhet me mungesėn e garancive nga qeveria shqiptare pėr zgjedhjet e vitit 2009, ndėrsa acarimi i marrėdhėnieve tė saj me OSBE-nė pėrbėn njė moment shumė delikat dhe tė dyshimtė pėr diplomatin e lartė amerikan nė Tiranė. Gjatė takimit me gazetarėt, diplomati amerikan ka lėnė tė kuptohet se qeveria shqiptare jo vetėm i ka ftohur marrėdhėniet me OSBE-nė, por ajo duket se po ndėrmerr veprime pėr shmangien e monitoruesve tė OSBE-sė gjatė zgjedhjeve tė ardhshme dhe pėr largimin e kėtij misioni nga vendi. “Pėrse duhen larguar monitoruesit e procesit zgjedhor nė njė vit elektoral nga Shqipėria? Kjo ėshtė njė pyetje qė ngre dyshime tė vjetra pėr qeverinė aktuale”, -mėsohet tė jetė shprehur diplomati amerikan.
    Horror
    Ndėrsa ēėshtja e zgjedhjeve ėshtė ajo mė e ngutshmja, njė tjetėr problem themelor nė lidhje me qeverinė shqiptare ėshtė vėrejtur nė sistemin e drejtėsisė. Nė bazė tė deklarimeve tė diplomatit amerikan, nė epiqendėr tė kėtij problemi ėshtė ēėshtja e Gėrdecit. “Albania” mėsoi se pas letrės qė kryeparlamentarja Topalli i shkroi kryeprokurores Ina Rama dhe pas qėndrimit tė Ambasadės mbi kėtė ēėshtje u krijua njė klimė shumė e vėshtirė. Sikurse e do procedura, Ambasada ia ka kaluar Departamentit tė Shtetit korrespondencėn e saj me Topallin si dhe korrespondencėn e kryeparlamentares me kryeprokuroren. “Ata as e imagjinonin se njė kryetare parlamenti mund t’i kishte dėrguar njė letėr tė tillė kryeprokurores sė vendit. Ajo ishte njė letėr horror”, - mėsohet tė ketė thėnė zyrtari i lartė i Ambasadės Amerikane nė takimin me gazetarėt dy ditė mė parė.
    Drejtėsia
    Njė problem shumė shqetėsues pėr zyrtarin amerikan paraqet dhe pėrgatitja e terrenit pėr dobėsimin e kompetencave tė Prokurorisė apo dhe pėr kontrollin mbi tė. Sipas diplomatit amerikan nė Tiranė, ”Ambasada po ndjek me shumė vėmendje ecurinė e projektligjit, ndėrsa ka njė mungesė arrogante transparence nga ana e Ministrisė sė Drejtėsisė lidhur me pika shumė jetike pėr pavarėsinė dhe integritetin e kėtij institucioni”. Qėndrimi i maxhorancės dhe sidomos i Ekzekutivit ndaj institucioneve tė drejtėsisė po shihet nga Ambasada Amerikane si njė “frymė e errėt”, qė cenon direkt dhe zbardhjen e ngjarjes sė Gėrdecit, ku sipas diplomatit amerikan, “Shtetet e Bashkuara janė shumė tė interesuara pėr zbardhjen deri nė fund tė saj, pavarėsisht se deri sa larg do tė shkojė pėrgjegjėsia apo niveli i personave tė implikuar”. Njė moment po aq i rėndėsishėm lidhet me “dritėhijet” e ratifikimit tė marrėveshjes tė pranimit tė Shqipėrisė nė NATO. Sipas diplomatit, ”Shtetet e Bashkuara kanė njė presion gjithnjė e nė rritje nga shumė shtete lidhur me garancitė e Shqipėrisė, sidomos pas performancės negative tė kryeministrit nė Kuvend ndaj deputetit Balla”.


    Albania
    Sui generis

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryeministri: Zgjedhjet e reja, nė qershor tė vitit 2009

    Berisha bėn bilancin e punės 7-mujore: Ja defektet e mia

    Vetėm 10 muaj na ndajnė nga zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare. Kryeministri Berisha, pas 120 minutash konferencė, ka njoftuar opinionin publik, opozitėn dhe tė gjitha partitė parlamentare qė tė bėhen gati pasi zgjedhjet e ardhshme do tė bėhen nė muajin qershor. "Zgjedhjet e reja do tė bėhen nė qershor. Mund tė shtyheshin nė korrik, por kemi vendosur qė t‘i bėjmė nė qershor", u shpreh Berisha. Duke bėrė bilancin e punės 7-mujore tė kėtij viti, kreu i qeverisė, sė bashku me kėshilltarėt e tij, tė privuar nga pushimet verore, ka renditur realizimet e qeverisė nė kėto 7 muaj, por u ka paraprirė edhe objektivave tė qeverisė nė 10 muajt nė vazhdim.

    Zgjedhjet nė qershor

    Nis kėshtu ligjshėm fushata e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009. Surpriza e parė, e zbuluar nga goja e Kryeministrit, ėshtė fakti se zgjedhjet do tė mbahen nė muajin qershor. Partia Demokratike shumė shpejt do tė zbardhė edhe programin e saj tė ri, nė tė cilin do tė bazohet fushata e zgjedhjeve tė 2009. "Nė shtator do tė nisė edhe puna mė e fuqishme pėr vitin e fundit tė mandatit", ėshtė shprehur Berisha. Qershori i vitit tė ardhshėm do tė jetė muaj elektoral nė Shqipėri. "Nė javėt qė vijnė do mė duhet tė takohem me ju pėr 3-vjetorin, se ai takim do mė shėrbejė mua para zgjedhjeve tė qershorit, sepse ato atėherė do tė jenė. Do t‘i avancojmė, qeveria ime nuk i shtyn zgjedhjet, i avancon", u shpreh Berisha me entuziazmin e nisjes sė fushatės nga selia e Kryeministrisė.

    Bashkėpunimi me partitė

    "Mbetem i hapur tė diskutoj pėr bashkim, federatė apo konfederatė. Unė kam njė bashkėpunim tė mirė me aleatėt. Cila formulė do tė jetė mė e pėrshtatshme pėr ata, atė do tė bėj edhe unė", tha Berisha. Nėn moton "Shqipėria po ndryshon", Kryeministri pranoi se do tė jetė i gatshėm pėr ēdo lloj bashkėpunimi me partitė politike pėr tė siguruar njė mandat tė dytė qeverisės. Plani i demokratėve ėshtė rikthimi i tė larguarve nga PD-ja gjatė kėtyre viteve. Ndonėse pakėnaqėsitė brenda Partisė Demokratike janė shtuar ndjeshėm, ajo qė mban kyēur gojėn e deputetėve tė pakėnaqur janė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Kodi i ri Elektoral

    Qeveria vlerėson bashkėpunimin e opozitės pėr periudhėn e parė tė kėtij viti dhe e fton atė tė vazhdojė bashkėpunimin nė ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme siē ėshtė reforma zgjedhore dhe ajo nė drejtėsi. Kodi i ri Elektoral, sipas Kryeministrit, do tė pėrcaktohet nė muajin shtator dhe sė bashku me ndihmėn e opozitės do tė pėrcaktohen edhe sanksione ligjore pėr personat qė nuk votojnė me kartėn e identitetit. Nė vjeshtė, politika do tė mbulohet nga njė debat i ashpėr, ku nė thelb ka pėrcaktimin e reformės zgjedhore, ēka do tė detyrojė edhe partitė e vogla tė mos kushtėzojnė numrat pas 2009 nė Kuvend. Deri nė kėto momente, nė gjirin e PD-sė ėshtė hedhur ideja pėr bashkimin e sė djathtės dhe krijimin e njė konfederate. Tė gjitha kėto ēėshtje priten tė diskutohen mė parė nė Kryesinė e PD-sė dhe mė pas tė nisė shqyrtimi i tyre.

    Kartat e identitetit

    Kryeministri premton se kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do tė ndahen brenda afatit. Sipas shefit tė qeverisė, kontrata pėrcakton se ato do tė bėhen nė kohėn e duhur. "Njė problem mbetet me ata persona qė nuk votojnė, por kėtė gjė do ta diskutojmė me opozitėn. Gjykoj se me opozitėn duhet tė bėjmė njė sanksion. Ju garantoj qė ata persona qė do tė votojnė do ta kenė nė xhep letėrnjoftimin", tha Berisha. Njė kartė identiteti do tė kushtojė njėmijė lekė tė reja, ndėrsa pasaporta biometrike do tė ketė tė njėjtin ēmim me pasaportat aktuale.

    Federata, opsion i hapur

    Nėn moton elektorale "Shqipėria po ndryshon", PD-ja po pėrgatitet pėr fushatėn zgjedhore. Ajo nisi me pėrurimin e rrugėve nėpėr rrethet e Shqipėrisė, vijoi me shpalljen e logos sė fushatės nga Kryeministri Berisha dhe do tė vijojė nė shtator me aleancat e djathta pėr zgjedhjet. Federata e djathtė ėshtė lėnė njė mundėsi e hapur pėr Kryeministrin Berisha. Synimi i tij ėshtė qė tė rikthejė nė gjirin e PD-sė figura dhe emra qė kanė vite qė janė larguar nga Partia Demokratike. Rikthimi i Genc Rulit dhe Gramoz Pashkos, krijimi i KOP-it, solli ndryshimin nė Partinė Demokratike dhe i siguroi asaj rikthimin nė pushtet pas 8 vitesh tė vėshtira nė opozitė.

    Qeveria rregullon marrėdhėniet me ndėrkombėtarėt. Pasaportat dhe kartat e identitetit do tė bėhen para zgjedhjeve


    Berisha: Diplomatėt e huaj e duan Shqipėrinė


    Kryeministri ngroh marrėdhėniet me ndėrkombėtarėt. Pas deklaratave tė pėrsėritura nė emėr tė tė ashtuquajturit nga ana e qeverisė si diplomatit anonim, kėtė herė Berisha ndryshon kurs, duke thėnė se asnjė diplomat nuk i ka bėrė tė tilla deklarata. "Nuk ekziston asnjė deklaratė e ndonjė diplomati qė qeveria po pengon hetimin e Gėrdecit. Qeveria ka dhėnė tė gjithė ndihmėn qė duhet tė jepte nė kėtė proces", u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se Shqipėria mori besimin e vendeve anėtare tė NATO-s pėr t‘u pranuar nė aleancėn euroatlantike. Progresi i Shqipėrisė nė kėtė fushė nuk ka mė kthim mbrapa, sepse, sipas kreut tė Ekzekutivit, qeveria do tė bėjė gjithēka pėr tė siguruar anėtarėsimin e plotė nė NATO. Pėrfaqėsuesit e OSBE-sė vetėm disa ditė mė parė, pėrsėritėn kėrkesėn pėr qeverinė pėr tė mbyllur sistemin e adresave, pėr tė dorėzuar kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike pėrpara zgjedhjeve parlamentare, tė cilat tingėlluan disi dyshuese nėse qeveria do tė mund t‘i pėrmbushė kėto afate. Nė pėrgjigje tė kėsaj, Kryeministri Berisha u shpreh se lidhur me sistemin e adresave, "unė jam optimist se ne do tė kemi sistemin mė tė mirė tė adresave qė kemi pasur ndonjėherė". "Optimizmin tim e bazoj nė ekipet qė angazhoj, nė hartėn dixhitale centimetrike qė ne disponojmė, nė projektin e pėrgatitur nga OSBE-ja dhe fondet e mobilizuara pėr kėtė qėllim. Pėr sa i pėrket letėrnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, kontrata e pėrcakton qartė detyrimin e kompanisė pėr t‘i prodhuar nė kohėn e duhur, para zgjedhjeve", tha Berisha. Por mes premtimit se nė fillim tė vitit 2009 do tė ndahen kartat e reja tė identitetit dhe pasaportat biometrike, Kryeministri ndeshet me dilemėn e problemeve. "Njė problem mbetet i hapur dhe kėtė do ta diskutojmė me opozitėn. Ai i qytetarėve qė nuk votojnė. Ka njė grup njerėzish qė nuk votojnė, por unė mendoj se sė bashku me opozitėn mund tė pėrcaktojmė njė sanksion ligjor pėr kėtė rast, kurse pėr ata qė duan tė votojnė, i siguroj se do t‘i kenė gati kėto dokumente", u shpreh ai. Duke vlerėsuar punėn dhe rolin e kompanisė qė po pėrgatit kartat e reja, Berisha veēoi se "nė raste tė tjera, kjo kompani nė njė periudhė kohore gjashtėjavore ose dymujore ka dorėzuar miliona karta".

    Marrėdhėniet me prokurorinė

    Marrėdhėniet e ftohta mes prokurorisė dhe qeverisė duket se kanė qenė njė shkak kryesor pėr ekspozimin nė publik tė kėtyre deklaratave. Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, kėrkoi me ngulm imunitetin e ish-ministrit Mediu, ndėrkohė qė Kuvendi e mori shumė lehtė kėtė ēėshtje. Raportimi i prokurores pėr punėn e prokurorisė nė Kuvend, dhe largimi nga salla i deputetėve demokratė ishte njė tjetėr veprim se qeveria ishte nė krahun e kundėrt tė organit tė akuzės. E.A





    "Gėrdeci"


    "Nuk po pengojmė hetimet"


    Duke folur pėr tragjedinė e Gėrdecit, Kryeministri Berisha kundėrshtoi tė gjitha zėrat qė thonė se qeveria nuk po pengon hetimin e kėsaj ngjarjeje dhe i cilėsoi si trillime pretendimet e kundėrta. "Qeveria shqiptare ėshtė institucioni mė i interesuar nė zbardhjen e aksidentit tė 15 marsit nė Gėrdec".

    Sipas Berishės, qeveria ka dhėnė tė gjithė ndihmėn me masat administrative tė marra ndaj tė gjithė personave, potencialisht ose tė lidhur direkt me kėtė ngjarje. "Ajo u ka kėrkuar vendeve mike pėr tė kontribuar nė zbardhjen e sė vėrtetės nė kėtė hetim. Por, qeveria nuk heton, ajo vetėm kėtė mund tė bėjė. Ata qė mendojnė se ne po pengojmė hetimin, vetėm trillojnė, e them kėtė me pėrgjegjėsi tė plotė. Nėse ka institucion tė interesuar nė zbardhjen e sė vėrtetės, kjo ėshtė qeveria shqiptare. Ne bėmė tė gjithė ndėrhyrjen energjike, por hetimin nuk e ka nė dorė qeveria", u shpreh Berisha duke kėrkuar shfajėsim.


    Shqip
    Sui generis

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e maxhuni
    Anėtarėsuar
    11-08-2008
    Vendndodhja
    Atje Ku S`Ke Qėnė NDoNJėHeRe Ti :)
    Postime
    269
    Sa Shume qe Merresh me Plotike dhe ti mer Rapsoul


    Mduket Qe ke Qef me u Bo Deputet e ???
    FJŖLėt Janė G®ā .... VeP®aT Jćńė Bų®®ǻ

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sot dolli te bej fushat dhe diana culi..
    i qau hallin popullit se skan uj dhe drita..

    votoni tha per ne.. jo per berishen..

    ska turp..

    akoma nuk merr mundimin me i then..me falni.. familjareve te poeteve te pushkatuar.. te cileve u a kendoj mire me komentet e saja zhdanoviste enveriste..

    pra enveristet duan vote vitin tjeter..

    e cdin ata te bejne..

    ???

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    O brar, ne fushate ishte edhe Brace Morri sot. Kishte marre gazeten e Mero Bazes per te sulmuar Berishen!

    Opozite e degraduar, shikoni cilet jane zeri i saj: Brace morri, qe pervecse te bertase dhe te beje rolin e rrugacit, nuk ben gje tjeter dhe qe te mos i hame hakun, me raste i ka sherbyer bandes se Aldo Bares , Diana Culi qe me analizat qe ju ka bere krijimeve letrare te dy poeteve, i ka cuar drejt pushkatimit, dhe nja dy anonime te tjere qe i nxjerr Rama per te kundershtuar qeverine.

    Berisha flet me shifra per te ardhurat nga tatimet dhe doganat, qe jane shume here me te medha se ne kohen e socialisteve, Berisha flet me shifra per rritjen e pensioneve dhe te rrogave te buxhetoreve, Berisha flet dhe permend emrat e rrugeve dhe autostradave qe po ndertohen ne Shqiperi, Berisha tregon numrin e bizneseve te reja qe hapen dhe rregjistrohen ne organet tatimore, Berisha flet per ujesjellesat qe jane ndertuar dhe po ndertohen... Berisha flet per anetaresimin ne Nato, ndersa opozita e Rames si argumentet me te medha te saj, ka pacavuren e Meros.

    Opozite pa alternativa dhe krejtesisht diletante ne kundershtimin ndaj qeverise.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po c'ndoidhi me meron e bazes qe iku nga udh e perendise e po futet ne stanin e gjolek malo ruc altin edvinave..?

    e mendoja te pa blere-shem ate..

    se ku lexova se e shoqja eshte dicka aty ne keshill bashkiak.. e kandiduar dhe e votuar nga pd-istet.. mirpo ka mundesi qe mjeshtri edvin do ti kete tundur ndonje llokme te madhe para hundes..

    babezia per parane po i prish njerzit..

    un do gezonem tahmam.. me berishen kur te shoh ne shqiperi kompani daneze gjermano suedeze.. etj.. qe te fillojne te ndertojne rruge e hekurudha e tjera objekte..

    sdi pse nuk levrin andej.. berisha me te tijte..

    beteja me e madhe per berishen.. eshte ceshtja e prones..

    cdo shqiptar duhet te ket nje pron..

    jo disa ti ken te gjitha e ca asgje..

    opozita ka alternativ o hig.. nuku eshte pa alternativ..
    ka rikthimin ne pushtet me te gjitha fuqite.. e vazhdimin e te vjedhurit te ketij populli e vendi..

    eshte alternativ shum terheqse sepse i bashkon e i mban grusht celiku hajduterine e kanibalet..

    prandaj berisha duhet ti kundervihet kesaj kucedre me nick opozite.. me nje kunder-alternative qe te bej te interesuar njerzit atdhetare e te ndershem.. te jene me berishen dhe ne te ardhmen..

    cdo puthje me edvinet.. i largon berishianet nga berisha..

    fuqizimi i edvinit me polici ndertimore ishte nje gafe..
    financimi i edvinit me para kuvajtesh e kinash te cilat i terheq saliu.. eshte nje gaf..

    ska mirkuptim me krokodilet..

    atyre i duhet treguar grushti..

  10. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    deri nashi kemi nje lider historik te se majtes, te cilin e emeroi shoki ramiz, dhe e konfirmoi shoki sali ...

    deri nashi kemi te djathten puniste te emeruar nga shoki ramiz, por ende nuk kemi nje lider historik te se djathtes ...

    asnjeriu nuk ia nxe goja fjalet se filani eshte lideri historik i se djathtes ...

    nje nga arsyet mund te jete se e djathta eshte plot me komunista e sigurimsa ashtu si e majta ...

    nje arsye tjeter mund te jete se partia demokratike ka ne krye nje komunist-nomenklaturist ...

    tjeter arsye mund te jete se menyrat dhe metodat e drejtimit jane ende bolshevike ...

    ...

    mbase kjo fushata '09 do ti reguloje keto gjera ...

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Paratė e fushatės, TIA: Partitė fshehin financuesit e tyre
    Nga [Perla] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:44
  3. Fillon fushata parazgjedhore nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •