Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e tare bakiri
    Anëtarësuar
    21-08-2008
    Postime
    35
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Ngaqë po i frikësohesh "fundit".

    Kjo është temë, si e tilëë është për të shkruar. Është hapur në forumin shqiptar, andaj shkruhet në forumin shqiptar. Lufta nuk është vetëm trimëri, është edhe mjeshtëri. Andaj ia vlen që jo vetëm ne por edhe ti të sjellësh ndonjë info, dituri luftarake, përvojë etj.

    Tema është, PSE të luftojmë? Cila është arsyeja (kombi apo feja, apo femnat, apo buka etj)
    Tema është kur të luftojmë? (Në cilat situata politike preferohet lufta)
    Tema është SI të luftojmë? (gueril, frontal, etj)

    Poqese ke diçka për temën urdhëro, në të kundërtën mos shkruj kot. Deri tash nuk kontribove asgjë në temë. Veç sa je duke mbushur me spam. Gjykoje nga vetja, të vij tash unë të flliç temat tua???

    alibaba megjithmend nuk kam dicka per te dhene mend per ceshtje lufte se nuk jam oficer .
    po thjesht thashe ate qe cdo njeri ne kohe paqeje do shkrunte .
    po te ishte tema .....CDUHET BERE PER BASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR....
    ksaj teme do gjeja ndonje pergjigje sa per ti dhene pak flake temes .
    po te jete me fol si taliban , nuk mund te marr pjese .
    Lume Shqiperia qe na ka ....

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2009
    Vendndodhja
    Gjakovë
    Postime
    7
    Pse luftojmë?:
    Sipas ngjarjeve ne Ballkan,cdo 50 vite ne kete regjion gjithmon ka lufte.
    Në shumicën e rasteve luftohet për shkak të përkatësisë etnike,fetare dhe aftësia e ngjalljeve të emocioneve nacionaliste,që për qëllim kanë represionin te një komunitet,me qëllim të grabitjes së pasurisë,humbjes së dinjitetit të atij komuniteti dhe asimilimit të atij komuntiteti.
    Pse i themi komunitet?:
    Sepse në rastin e Kosovës në sytë e ish-Jugosllavisë, Shqiptarët e Kosovës gjithmon janë konsideruar si pakicë kombëtare.
    Shqiptarët e Kosovës gjithmon kan pasur arsye të luftojnë,sepse gjithmonë faktorët si serbia,europa e kan shtrembëruar historinë e Kosovës.

    Kur te luftojmë?:
    Në Kosovë lufta sipas mendimit ish duht me fillu në vitin 1993.
    Në atë kohë serbia ishte e hapur në 2 fronte lufte(Kroaci dhe Bosnjë),dhe atëher ne Kosove ishin vetem 8.000 trupa ushtarake dhe afro 3.000 trupa policore.
    Por mungesa e organizimit dhe mungesa e njerzve me duket arsyeja kryesore e mos fillimit te luftes.
    Mendoj qe mungesa e armatimit dhe mbledhjes se fondeve ishte problem ne ate kohe.
    Une mendoj se ngjarjet ne Shqiperi ne vitin 1997 ishin te paramenduara p.sh
    thyerja e depove te armatimit,te njejtat arme u shiten ne Kosove ne vitin 1998.

    Si te luftojme:
    Menyra me e mire do ishte lufta guerrile,sepse ne Kosove tereni eshte i pershtatshem per kesi lloji lufte (malet,bjeshket).
    Shume arsye pse ne Kosove ka pasur deshtime ne luften e UCK ishte mungesa e njerzve profesional,trajnimet joadekuate,mungesa e armatimit etj.



    Por ne fund kunder kujna kemi luftu mir ja kemi dal!!!!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lufta me të cilën përballen shqiptarët sot është LUFTA NDAJ INJORANCËS! Që të luftosh injorancën, ka vetëm një mënyrë, të investosh për dijen, të "armatosesh" me dije dhe kulturë të shumëllojshme.

    Ajo që është interesant në mes të shqiptarëve sot, është fenomeni i njeriut shpellar që del nga shpella e tij dhe mbulon sytë me duart e tij, pasi ajo drita jashtë shpellës i vret sytë e verbuar nga errësira e përjetshme e shpellës. Për një kohë të gjatë shqiptarët kanë jetuar me mentalitetin e "njeriut shpellar" ku mbijetesa ishte e lidhur me "shpellën" dhe kushdo që guxonte të shkelte në atë shpellë duhej ti shpallej luftë. E parë në këtë kontekst, përkufizimi i jetës është "lufta". Jeta nuk mund të konceptohet dot pa luftë.

    Por sot që shqiptarët po përjetojnë dekada në paqe, me një erë të re lirije që nuk e kishin shijuar më parë, kjo erë po sjell ndryshime të jashtëzakonshme si në jetën e shqiptarëve edhe në jetën e popullit shqiptar. Mirëpo ata që ishin mësuar ta ngrinin jetën e tyre mbi "armikun e popullit" dhe "luftën ndaj armiqve" e kanë të vështirë të shohin, kuptojnë e vlerësojnë lirinë dhe paqen që i rrethon. Ndihen aq keq sa insistojnë në mbajtjen gjallë të flakëve të luftrave, që tani nuk janë gjë tjetër vecse luftra imagjinare.

    Përqafoni lirinë, mbroni paqen, në mënyrë që brezat e rinj të shqiptarëve të mos helmohen nga urrejtja ndëretnike dhe të mos verbohen nga injoranca e trashëguar. Luftëtari më i madh i kohës në të cilën jetojmë është një shqiptar që rrezaton dije dhe kulturë dhe është i gatshëm të japi kontributin e tij në emancipimin e mbarë shoqërisë shqiptare.

    Albo

    Kur lexova kete postim, thashe se po flisje per fqinjet tane, te cilet akoma nuk e kane hequr "Ligjin e Luftes" karshi nesh.

    Albo te lutem lexoi perseri ato qe shkruan, para se ti postosh.


    Aulona.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    E pasket p;rfunduar luftën?

    Si të hyhet - e si të dilet, kjo është çështja! Dihet se lufta gjenë shtigje vetiu, sipas zhvillimit të saj, po pyetja është: kur, pse e si të luftojmë? Nuk ka të bëjë këtu me raca e lloje të luftërave, ato theori dihen. - Të luftojmë kundër vetive negative tona, po edhe kundër injorancës shpellare, se na flasim gjithditen fjalën - komb, e nuk e përfillim vet definicionin - komb, e duhet të luftohen: lokalizmat, kraniharizmat, religjiozizmat, të unifikohet horizonti shqiptar, si tërësi kompakte kombëtare! Në të kundërten, iu mbetet prore atyre trevave nën pushtime ta mbajnë gjithë barren e luftës. Lufta don një shkas, një fakt historik që e nxitë, ai shkas shihet aty ku përdhunohet liria e të drejtat e njeriut. E kur vie ai shkas, e ndodh - çfarë bëjmë na si popull e komb? E shikojmë seri, apo ndërhyjmë urgjentisht, apo neglizhojmë, me oportunitet të miopëve, e nuk ndërmarrim hap konkret. Shih edhe këtu dikush jep theori, dikush bën lojëra fjalësh, dikush shaka ironike (unë shikoj interesin tim personal), dikush grupiv, e krejt pakkush hyn në esencën e qëllimit.

    Kur shihet një padrejtësi, që i bëhet dikujt a vendit, të angazhohen të gjithë kundër asaj padrejtësie, e jo të lexojnë e shikojnë seri me frazat imagjinare - nuk përzihem aty, nuk dua, nuk marr barrë të huaja sipër vetes, nuk jam i interesuar, le ta thejnë qafë e kokë po deshen, nuk jam personalitet të hyj mes shkaseve... e fraza imagjinare tjera edhe vet kur vëhet në dyshim symboli kombëtar, dikush e quan morr i zi, e quan heroin shotan, tjetri ia admiron, masa nuk përzihet hapur me reagime as kur vëhet në pyetje një çështje kombëtare?
    E për çfarë lufte mendoni?

    Lufta kryesore bëhet në masat tona, turmat tona kudo ndodhemi, të luftojmë neglizhencen opurtive, të reagohet urgjentisht, menjëherë kundër secilit që then normat e veprimit kombëtar - e kur na nuk reagojmë në ato raste, me pak mërzi e kokëçarje, kundër gabimeve madhore kombëtare - si e kur të fillosh një luftë, sikurse paraqitet këtu? lufta ma e madhe dhe akute është, kur secili shqiptar, reagon në masë, kundër seciles padrejtësie, që i bëhet një shqiptarit, një treve apo vet kombit! Sa jemi të gatshëm na të bëjmë një luftë të tillë, frontale kundër seciles padrejtësie, sharllantarizmi, kapadaizmi, hipokrizie, korrupcioni, injorance dhe sa i kundërvehen një situate të tillë edhe këtu në forum?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  5. #65
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lufta me të cilën përballen shqiptarët sot është LUFTA NDAJ INJORANCËS! Që të luftosh injorancën, ka vetëm një mënyrë, të investosh për dijen, të "armatosesh" me dije dhe kulturë të shumëllojshme.

    Ajo që është interesant në mes të shqiptarëve sot, është fenomeni i njeriut shpellar që del nga shpella e tij dhe mbulon sytë me duart e tij, pasi ajo drita jashtë shpellës i vret sytë e verbuar nga errësira e përjetshme e shpellës. Për një kohë të gjatë shqiptarët kanë jetuar me mentalitetin e "njeriut shpellar" ku mbijetesa ishte e lidhur me "shpellën" dhe kushdo që guxonte të shkelte në atë shpellë duhej ti shpallej luftë. E parë në këtë kontekst, përkufizimi i jetës është "lufta". Jeta nuk mund të konceptohet dot pa luftë.

    Por sot që shqiptarët po përjetojnë dekada në paqe, me një erë të re lirije që nuk e kishin shijuar më parë, kjo erë po sjell ndryshime të jashtëzakonshme si në jetën e shqiptarëve edhe në jetën e popullit shqiptar. Mirëpo ata që ishin mësuar ta ngrinin jetën e tyre mbi "armikun e popullit" dhe "luftën ndaj armiqve" e kanë të vështirë të shohin, kuptojnë e vlerësojnë lirinë dhe paqen që i rrethon. Ndihen aq keq sa insistojnë në mbajtjen gjallë të flakëve të luftrave, që tani nuk janë gjë tjetër vecse luftra imagjinare.

    Përqafoni lirinë, mbroni paqen, në mënyrë që brezat e rinj të shqiptarëve të mos helmohen nga urrejtja ndëretnike dhe të mos verbohen nga injoranca e trashëguar. Luftëtari më i madh i kohës në të cilën jetojmë është një shqiptar që rrezaton dije dhe kulturë dhe është i gatshëm të japi kontributin e tij në emancipimin e mbarë shoqërisë shqiptare.

    Albo
    Ne parim jam ne nje mendje me Albon. Por nuk kuptoj nje dicka. Ky nenforum nga vete menyra se si paraqitet "Ceshtja Kombetare" dhe: " Shqipëria etnike; ëndrra e vërtetë e shqiptarit të vërtetë. Në këtë forum diskutohet vetëm mbi çështjen tonë kombëtare, rrugët që duhet të ndjekim për realizimin e kësaj ëndrre shekullore".
    Me vjen keq Albo por vete ky nenforum eshte luftenxites. Perderisa eshte lejuar te hapet duhet pritur cdo lloj reagimi nga forumasit. Se ja:"rrugët që duhet të ndjekim për realizimin e kësaj ëndrre shekullore", cilat mund te jene. Njera nga keto mund te jete lufta.
    Deri sa ky nenforum) eshte qartesisht nacionalist, cdo gje mund te thuhet duke qene brenda temes.
    Pavaresisht nga e drejta qe ka gjitheseicili per te shfaqur mendimin e tij, mendoj se ky nenforum nuk duhet te jete me keshtu sic eshte, sepse nxit urrejten nderetnike.
    Pastaj ku e dine hartuesit e ketij nenforumi se Shqipëria etnike na qenka ëndrra e shqiptarit të vërtetë. Ne ne fillim te viteve 80` e njohem qe ekzistonte Kosova, pa le me Cameria qe as sot nuk e njohim.
    Me keto qe them nuk dua te lendoj ndjenjat e askerrkujt. Respektoj individualitetin e seicilit, por nacionalizmi sot luftohet nga i gjithe mendimi intelektual boteror, si nje semundje e rrezikshme qe duhet luftuar.
    Nacionalizmi ne rradhe te pare demton vete bartesit e tij.
    Ky ishte mendimi im, pershendetje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 06-05-2009 më 14:10
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne parim jam ne nje mendje me Albon. Por nuk kuptoj nje dicka. Ky nenforum nga vete menyra se si paraqitet "Ceshtja Kombetare" dhe: " Shqipëria etnike; ëndrra e vërtetë e shqiptarit të vërtetë. Në këtë forum diskutohet vetëm mbi çështjen tonë kombëtare, rrugët që duhet të ndjekim për realizimin e kësaj ëndrre shekullore".
    Me vjen keq Albo por vete ky nenforum eshte luftenxites. Perderisa eshte lejuar te hapet duhet pritur cdo lloj reagimi nga forumasit. Se ja:"rrugët që duhet të ndjekim për realizimin e kësaj ëndrre shekullore", cilat mund te jene. Njera nga keto mund te jete lufta.
    Deri sa ky nenforum) eshte qartesisht nacionalist, cdo gje mund te thuhet duke qene brenda temes.
    Pavaresisht nga e drejta qe ka gjitheseicili per te shfaqur mendimin e tij, mendoj se ky nenforum nuk duhet te jete me keshtu sic eshte, sepse nxit urrejten nderetnike.
    Pastaj ku e dine hartuesit e ketij nenforumi se Shqipëria etnike na qenka ëndrra e shqiptarit të vërtetë. Ne ne fillim te viteve 80` e njohem qe ekzistonte Kosova, pa le me Cameria qe as sot nuk e njohim.
    Me keto qe them nuk dua te lendoj ndjenjat e askerrkujt. Respektoj individualitetin e seicilit, por nacionalizmi sot luftohet nga i gjithe mendimi intelektual boteror, si nje semundje e rrezikshme qe duhet luftuar.
    Nacionalizmi ne rradhe te pare demton vete bartesit e tij.
    Ky ishte mendimi im, pershendetje!

    Sa me vjen per te qeshur me disa nga juve, duke pergojuar nacionalizmin Shqiptar i cili nuk ka ekszistuar asnjehere dhe nuk eksiston, pikerisht ekziston vetem Patriotizmi.

    E qysh e dinim vetem ne vitet 80 per Kosoven, ca flet je ne rregull, apo per Camerine? Ne ate moshe mund ta kem mesuar une qe kam qene ne klase te pare.

    Po me per te qeshur me disa nga ju, se kur pellasin fqinjet tane qe i doni perzemersisht disa nga ju, per ata nuk eshte Nacionalizm, kur eshte me dokumenta e me fakte se nga e kane rrenjen.

    E di c'ke ti po nuk ndihesh Shqiptar mos u fut ne keto tema, se edhe mbase te semurin.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Organizim për pastrimin e ambientit në Youtube
    Nga alibaba në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 23-07-2009, 07:48
  2. Gjendja jonë e dhimbshme?
    Nga LOGIC në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  3. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  5. A ekziston lufta kundër Islamit?
    Nga Kryeplaku në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •