Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Mendime nga Nezir Myrta

    Nezir Myrta / TASH PO VĖJ PIKĖPYETJE




    Albin Kurti ėshtė i mirė, vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, ende pa u angazhuar politikisht, por vetėm pėrmes njė levizjeje LV, pėrderisa mundohet pėr popullin, ēlirimin nga zgjedha e robėrisė dhe ēlirimin nga shtypja e padrejtėsitė, mund tė thot dikush: po ēfarė padrejtėsie ka tash kosova, u ēlirua, u bė shtet - po ai vepron ashtu sikurse nuk u bė shtet i pavarur. Pėr ēfarė tjetėr: pakėnaqėsia qė populli nuk mundet pėr ta realizuar tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit, qė tė ketė njė pavarėsi tė vėrtetė absolute. Po ku ka pavarėsi absolute njė popull posa u ēlirua, nėn protektorat ndėrkombėtar, kur krejt pak popuj sot kanė pavarėsi absolute, vetėm kush ėshtė mik e gjak i njė fuqie politike bėtėrore, apo vetėm njė popull i madh - e kur merret Kosova 2 milion banorė, e me dy-tri Kosova tjera ende nėn pushtim absolut - ēfarė pavarėsie absolute mund tė ketė. Dihet nga Levizja pėrmes vetėvendosjes. Po atė vetėvendosje, kush e bėn. E bėn njė popull i fuqishėm. A e pranojnė fuqitė atė vetėvendosje. Jo! Sepse nuk i besojnė, sepse vetėvendosje ėshtė: 1. tė bėhesh shtet absolut i pavarur, pa protektorat ndėrkombėtar, se nuk po vepron drejtė, 2. mund tė vetėvendosesh t'i bashkosh krejt tokat shqiptare nėn sllavėt, 3. mund tė vetėvendosesh pėr ribashkim me shtetin amė. Tash nė bazė tė cilit plan vetėvendoset? Dihet platforma e vetėvendosjes.

    Asnjė popull nuk ėshtė i knaqur me qeverinė e tij aktuale, asnjė! Thot dikush, po Shqipėria sa kohė pas shpalljes sė pavarėsiė mbeti peng politik edhe gjatė atij pengimi politik, iu shkėputen dhunshem edhe disa pjesė, qė kishte pėrpara. Mbeti se koha ishte e atillė, Luftėrat Ballkanike, e luftėpaslufte, me qeveri tė pėrkohėshme, qeveri tė Revolicionit tė Qershorit 1924, qeveri legaliste zogiste, e deri pas LDB...

    Lėvizja Vetėvendosje, ėshtė faktori i tretė i forcave... ēfare, politike jo, me pozitė as opozitė politike, por pas pozitės e opozitės. Pyetja madhore: pse nuk integrohet nė politikė. Sepse nuk i pėrshtatet, as asaj as faktorėve tjerė politik shqiptar, as atyre ndėrkombėtarė. E ēfarė po bėjmė? Kėrkojmė vetėvendosje!

    A bėhet ajo Vetėvendosje ndonjėherė. Kur fuqia kombėtare vetėvendosė, pėr ribashkim, e ēlirim tė tė gjitha trojeve tona. Po Kosova a vetėvendosė ndonjėherė. Ēka tė vetėvendosi: 1,2,a 3. Njėherė as 1 as 2 as 3, deri pas skadimit tė afatit protektorativ. Sa zgjatė. Zoti e di... A mund tė merr Albin kurti pasaportė politike nga superfuqitė botėrore SHBA, qė tė jetė njė lider politik, qė LV tė shėndrrohet nė njė parti politike tė vėrtetė? Kjo ėshtė pikėpyetja. As I.Rugova as H.Thaēi, pa njė vizė, pasaportė tė tillė politike, nuk do kishin arrijtė kurrė, nė udhėheqje presidenciale as qeveritare nė Kosovė! Kjo gjė duhet tė dihet kjartė, vetėm rropatet, topitet, vet ndjenja e Lėvizjes Vetėvendosje! Ka disa rrathė koncentrik politik, tė kalohen, deri tek qėllimi i caktuar! Mė 1998 kishim vetėm njė rreth koncentrik: shpėrthimi mbi shtetterrorin serv, pėrmes luftės sė armatosur.

    Albin Kurti u burgos nė Nish, u lirua nga burgu, u arrestua disaherė nga UNMIK-u, disaherė, e derisot edhe nė kufirin maqedon. Pse. Sepse nuk iu shkon pėrshtati politikisht atyre shkuarja e tij nė Shkup dhe duan investigim politik (nė emėr tė atij kalimtar), tė dinė ēdogjė lidhur me veprimtarinė e tij me shqiptarėt atje...Atyre iu intereson mosdestabilizimi i shtetit maqedon, e neve na intereson lidhja me vllazėrit tanė atje... Andej bėhet zhurmė se nuk ėshtė diēka nė rregull, kėndej bėhet zhurmė se pse arrestohet njė lider i njė Levizjeje...dhe vie fitimi nė pikė politike. po kur do angazhohet Albini nė politikė. Zoti e di...

    Njė gjė unė dyshoj: secili arrestim ka prapavijen e tij. Duket sikur tė gjithė njerėzit pas arrestimeve e burgime, ndryshojnė edhe pas hypjes nė fuqi - ndryshojnė, nuk mbeten poata qė ishin pėrpara, nuk munden t'i plotėsojnė kėrkesat e popullit e premtimet e tyre. Pse? Tash po vėj pikėpyetjen. Duket sikur diēka po ngjet me ta, po ndodh diē e papritur, qė nuk e besoj se nuk ndėrmarrin methoda ndėr ma tė ndryshmet akute, politike e tjera, pėrmes methodave 'bindėse' strategjike e psikologjike, apo pėrmes paritjes psiko-fizike medicinale, qė ta ndryshojnė mendimin e tė arrestuarit lider a person politik disi nė nivel. Diēka po ndodh, e ēfarė - mbetet pėr hulumtim. Sikur nuk janė mė ata persona e personalitete, qė ishin vetiu pėrpara. Duket se kanė ndryshuar, nė atdhe e tretdhe, sepse forcat armike veprojnė gjithkah e gjithkund ku iu pin ujė edhe pėr ne shqiptarėt, nuk ėshtė aq fiktive e prefekte asnjė methodė e tillė, kur na vetiu iu ndihmojmė armiqve tė ēdo lloji e ngjyre politike, duke injoruar intelektualin tonė, duke e pėrbuzur, duke e xhelozuar, duke e edhe sulmuar e shkatrruar me methodat, deri tek ato ma primitive, e ma tė ulėtat, e ma tė paparashikuarat - qė as aemiku, as vet dreqi (nėse ekziston), nuk din ashtu aq keq e fortė! Pse? Sepse jemi e zeza e vetes dhe e mira e botės dembabadem: qep botėn, e vet rri shkyer, zhele e tė copėtuar (si terziu, rrobaqepėsi). Derisa ta keshė iri personin e gjakut e gjuhės sate, shqiptarin e njė krahine tjetėr tė atdheut tėnd, shqiptarin e njė ane tė horizontit tė atdheut tėnd - ti kurrė mos mendo nė progres as dritė lirie! U morem vesh!

    Albin Kurti vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, pėrmes Lėvizjes Vetėvendosje, me pretendim nė tė Drejten Ndėrkombėtare pėr Vetėvendosjen e Popujve! Vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, pa u angazhuar nė politikė! Sepse ende nuk janė kushtet e tij e tė Lėvizjes pėr njė angazhim politik, si forcė e dytė a e tretė politike... Tash diēka duhet tė bėjė Albini, diēka tė ndėrmerr politikisht, apo tė mbetet ende nėn formėn juridike tė vetėvendosjes sė popujve, apo vetėm tė mbetet si njė Lėvizje popullore, ashtu sikur LPK dikur, por nė formė tjetėr kohore e politike, brėnda atdheut, si formė e lirė e kėrkeses pėr njė vetėvendosje... Drita e tunelit ėshtė larg ende...! Qėllimi: vijimi kėshtu si ėshtė dhe eventualisht tjetėrsimi i formes sė lėvizjes, nė njė ma tė fortė shumėpėrfshirėse apo gjithpėrfshirėse kombėtare...

    Pikėpyetja: pse sot Albin Kurti nuk angazhohet nė politikė dhe tė pregatitet pėr zgjedhjet e ardhme 2011? Nėse vėrtet ka diē gjenerator forcash reale, patjetėr duhet renditur si forcė politike, nė tė kundėrten - amulli e stėrkeqje e forcave tė rinisė shqiptare studentore dhe popullore, sepse tė gjithė popullit ia mka andja tė ketė vetėvendosje, bile vonė ėshtė shumė edhe vetiu rrin anash, e ma shum bėhet sehir nga shpati e bregu, se sa kyēje reale brėnda forcės lėvizėse vetėvendosėse - sepse don ta realizojė pa sakrifica, pa vėshtirėsi, me mjete diplomatike e politike, pėrmes integrimit europian, pėrmes tė gatshmes! E tė gatshme nuk ka!
    Disi duhet tė lidhet njeriu. Duhet lidhur pėr njė hu, apo pėr njė qėllim! Kujt i fola?

    (06 Mai, 09) Pėr Shėngjergj
    __________________
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Shqipja Tė Mbanė Shqiptar!

    Nezir Myrta / SHQIPJA TĖ MBANĖ SHQIPTAR





    Unė kam njė tjetėr lloj apeli, pėr tė gjithė shqiptarėt nė botė, qė edhe janė asimiluar e flasin gjuhė tjetėr tė vendit ku jetojnė, me atė menēuri mqė mendojnė se posedojnė, kur ndjehen shqiptar - ta rimėsojnė Shqipen, e mos tė ndjehen inferiorė, tė largėt pėrnga gjuha e gjaku, as pėrnga dituria e kultura, sepse ashtu na duhen, i thrret Shqipja - tė jemi afėr njeritjetrit dhe tė flasim shqip kur takohemi edhe tė veprojmė shqip, sikur njė vllazėri e tėrė shqiptare nė botė!


    Shqipja tė mbanė shqiptar!


    Ėshtė paksa e dhėmbshme dhe ndoshta dikujt mund tė ia vret syrin e mendjes edhe vet zemren e shpirtin, pse unė them kėshtu e shprehem paksa vrazhdė, por nga dhėmbja e vet shpirtit tim flas kėshtu, sepse mė dhėmb ēėshtja e vllait tim kudo botės, qė asimilohet e tjetėrsohet pėr shkak tė kushteve ekzistenciale, jetės - por duhet qendruar fortė dhe pėrderisa shqiptari i sotėm ka fuqi gjenetike, tė mėsojė mijėra gjuhė tė botės dhe tė bėhet njė poliglot, njohės e disa gjuhėve - pse shqiptari ynė, anipse i asimiluar e flet gjuhė tjetėr zyrtarisht e detyrimisht pėr shkaqe jetese - pse mos ta rimėsojė Shqipen tonė tė bukur - gjuhė time dhe tė tij, kur mund tė shprehet se ka gjak shqiptari dhe me ndien veten shqiptar!

    Nuk duhet njeriu i sotėm shqiptar, tė diktohet nga kushtet e jetės dhe politikat e kohės, kur mendon se nė damarė tė tij rrjedhė gjak shqiptari - mos tė iritohet, as dėshprohet, as tė ketė as fijen e pesimizmit, pse shqioptarėt nė Ballkan janė tė ndarė dhunshėm politikisht tė copėtuar dhe pse shqiptarėt sikur nuk kanė njė unitet tė duhur si vllai me vllanė, as pse kemi kushte nėn nivel jetese, ndoshta e pandoshta shumė mė ultė jetojnė shumė shqiptarė nė trojet e tyre - se sa shumė shqiptarė sot nė tretdheun botėror, as mos tė hezitojnė shqiptarėt qė sot nuk flasin Shqipen e ndjehen shqiptarė - tė ofrojnė shpirtin e zemren kah atdheu i tyre i lashtė - anipse kanė edhe mjerim tė skajshėm edhe disa lumturi e ekzistencė tė lumtur jasht trollit shqiptar, nė vende tė ndryshme tė botės!

    Shqiptarėt nė Turqi shembull, dihet se ndjejnė gjakun e tyre shqiptar, dihet se janė shkrirė e asimiluar disa gjenerata tona atje, po a ka mundėsi tė lidhemi me gjuhėn shqipe, tė ndjehemi realisht shqiptar dhe mos tė humbasim ma shumė se sa kemi humbur... Nuk ėshtė turp as keqardhje, kur shqiptari me nėnshtetėsi tjetėr, e kupton se duket e ndjehet i largėt nga gjuha e gjiu shqiptar - ta rikthejė vetveten nė njė kohė shumė tė shkurtėr, pėrmes rimėsimit apo rinjohjes sė Shqipes! Mund tė thotė dikush: po ja qė rimėsova Shqipen, flas shqip, mendoj shqip, jetoj shqip - por ēka matutje, kur unė me sa breza jetoj nė kėtė a atė vend tjetėr dhe jam adaptuar e pėrkushtuar kėtij vendi, sepse e ndjej si vendin tim, apo thejshtė - e kam vendin tim, tė lindjes: Stamboll e Kairo, Teheran e deri nė Pekin, Tripoli e deri nė Afrikė Jugore, Azi, Europė e Amerikė, Alaska e Australi e Zelandė tė re - pothuaj nė gjithė botėn?
    Mund tė thot shqiptari i sotėm i asimiluar nė gjuhė tjetėr - ēfarė pastaj...?

    Po, sepse nėse ndjehesh shqiptar, kur takohesh me shqiptarė - fol shqip, shkruaj shqip, kėndo shqip, qesh shqip, qaj shqip, dashuro shqip e vdis shqip shqiptar - mundėsisht nė trollin shqiptar!


    GJUHA SHQIPE TĖ MBANĖ SHQIPTAR!


    Marrim shembull, koloninė shqiptare nė Turqi, por ky shembull le tė jetė shembull pėr gjithė shqiptarėt nė botė!


    Ėshtė e tmerrshme, kur vllazėrit tanė flasin gjuhė tė huaj edhe me neve konkretisht! Kur sot kanė mundėsi tė rimėsojnė Shqipen dhe tė kthehen nė gjiun e Shqipes!

    Dikush mund tė pyet sot, pse shqiptarėt nė Turqi nuk mbajnė plisa tė bardhė... po shqiptarėt askund nė botė nuk mbajnė plis tė bardhė, vetėm ndonjė rrallė dikund... pse a u dashka tash krejt kah janė shqiptarėt tė mbajnė plisa tė bardhė?!

    Kryesorja ėshtė se sa e mbajnė gjallė gjuhėn e flasin shqip, se pėr tjerat ėshtė lehtė...

    Shqiptarėt nė Turqi, janė kolonia qė ndihet ma e dhimbshmja, ma e pėrsekutuara, ma e pa tė drejta ma themeloret, sepse ka dy arsye:


    1. U zbatua plani serv, i Qubrilloviqit, Grashaninit, Andriqit etj., qė me mjeshtri politike ta dėbojė krejt popullaten shqiptare nga trojet e tyre, nė brėndėsi tė shtetit tė sotėm serv, nga Topliku e Abllaniku e deri tek Nishi, duke zhvilluar shfarosje shqiptare nė emėr tė fesė, gjoja ata janė turq, ashtu sikur mendonin disa gjyshėr tanė, kur i pyetnin - ēka je: turk elhamdylilah turk je a - ik nė Turqi dhe sot trevat ma tė bukura tė Servisė, janė serv, qė ishin krejt treva shqiptare, deri nė luftėrat nė Toplik e Abllanik (1874-76), Nishi (Naissa), Krushevci (Dardha), Pozharevci (Zharra), Kurshumlia (Gurshumi), Leskovci (Leskoviku), Morava (Marga), Kopaoniku (Kreshtabardha) etj... qė krejt territori i sotėm serv ishte territor shqiptar, me popullėsi tė pastėr dardhane, qė flisnin shqip (skypas). Kur thoshte shqiptari atje: A folim skypas? Atė vetėm vdekja, se nuk nėnshtrohej pėr tė gjallė!

    2. Vetmohimi i kombėsisė shqiptare, nga vet shqiptarėt e kohės, qė fenė e mbanin si komb, sepse sikur tė thoshin e deklaroheshin tė gjithė shqiptarėt e atėherėshėm SHQIPTAR, e jo turkelhamdylilah, sot do tė ishin aty dhe jo tė shpėrngulur dhunėshėm deri nė vitet 50-ta tė shek. 20., duke mohuar atdheun e tyre, pėr shkak tė fesė, qė iu konvenoi shtetit serv e ish-jugosllav, duke u shfarosur me dhunė mbi 350 mijė shqiptarė tė atėhershėm, qė sot mund tė ishim mbi 10 milion vetėm jasht Shqipėrisė politike - vetėm nė territorin e sotėm Servi - Kosovė!

    Sot sipas statistikave, vetėm nė Stamboll ka mbi 5 milion shqiptarė, qė dhunshėm nga politika turke, u regjistruan atje si turq dhe sot pas disa gjeneratave, as qė flasin shqip, por turqisht dhe disa vetėm e njohin vetveten si shqiptarė dhe shumė kanė poste mė tė larta nė ministritė turke, deri tek ato shtetėrore, si pėrsona tė fuqishėm politik. Por, kur shumica u asimiluan me hatėr e me zor, deri nė shkretėtirat e Anadollit e gjetiu Turqisė... mund tė themi se sot ka pak shqiptarė atje, si koloni, anipse sot janė themeluar disa shoqata shqiptare, qė ndihen shpirtėrisht shqiptarė, por flasin gjuhėn turke!

    Sa do tė ishte mrekullia vet, sikur tė ktheheshin tė gjithė ata pasardhės tė shqiptarėve tė hershėm tė shpėrngulur atje - tė ktheheshin nė trojet e tyre, bile nė Kosovė sot!

    Kolonitė shqiptare nė Turqi e Greqi, janė ma tė dhimbshmet, pa asnjė tė drejtė themelore shqiptare!

    ***
    Sot, ka edhe asi shqiptarėsh bashibuzukėsh pikėrisht nga trevat tona shqiptare, qė fenė e qesin para kombit, thuase Zoti nuk ia paska dhėnė njeriut sėpari: mendjen, gjuhėn, tė folurit, e pastaj besimin!

    (08. mai, 09)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 08-05-2009 mė 01:15 Arsyeja: tek.
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Tema tė Ngjashme

  1. Mendime mbi librin "Shqipja dhe Sanskritishtja"
    Nga baaroar nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-01-2024, 13:58
  2. Mendime Tė Trazuara
    Nga Dr. Leone nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 18:50
  3. Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 06:47
  4. Kam rene ne mendime...
    Nga Shpirta nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 15:52
  5. Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 04:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •