Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Selia e partisë Socialiste në Vlorë bastiset nga hajdutët.

    Shekulli Sht, 05 Pri 2008 08:17:00

    Vlorë, bastiset zyra lokale e Partisë Socialiste
    A. Peçi

    Gjatë natës është hyrë me forcë në godinë dhe janë vjedhur kompjuteri së bashku me të gjitha dokumentet e partisë

    Vjedhjeve të shumta të ndodhura së fundmi në Vlorë, nuk i ka shpëtuar dhe selia rozë në qytet. Pasi statistikat shënojnë shifra të konsiderueshme vjedhjesh nëpër banesa, lokale e automjete, grabitja e fundit ka ndodhur gjatë orëve të natës, pikërisht në ambientet ku ndodhet selia Socialiste e bashkisë Vlorë, pranë zonës së tregut të orizit. Mendohet se grabitja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ku persona të paidentifikuar kanë mundur të shqyejnë një nga zgavrat e dritareve të zonës nga mbrapa hyrjes së selisë dhe duke u futur më pas brendësi të zyrave. Pasi kanë shqyer dhe të gjitha bravat e dyerve të zyrave të PS-së grabitësit kanë hyrë dhe në zyrën e kryetarit tëkësaj partie për bashkinë e Vlorës, Eltar Deda dhe aty kanë grabitur disa materiale.

    Përfaqësuesit e PS-së pohuan se u janë grabitur një kompjuter si dhe disa shkresa dhe teserat e anëtarësimit në PS, por grabitësit kanë lënë pa marrë një fotokopje-faks-telefon, e cila ndodhej në zyrën e Dedës. Më pas në zyrat e FRESH-it, si dhe në atë të financës është bërë grabitja e të gjitha shkresave të PS-së që ndodheshin në tavolina, rafte apo sirtarë të zyrave. Grabitësit kanë shqyer dhe kasafortën por kur e kanë hapur atë janë befasuar se përveç disa mandat arkëtimeve në kasafortë s'kishte asgjë tjetër. Policia ka shkuar në vendngjarje ka bërë të mundur marrjen e gjurmëve të gishtërinjve për identifikuar më pas hajdutët. Ende nuk ka të dhëna mbi autorin e mundshëm të kësaj grabitjeje që sipas të gjitha gjasave ka qenë më tepër tendecioze pasi kompjuteri kishte të gjitha dokumentacionet e kësaj partie, dhe njëkohësisht vjedhja e të gjitha shkresave të tjera në seli hedh këtë dyshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 05-04-2008 më 08:17

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Berisha të japë dorëheqjen!!!
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anëtarësuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Çair
    Postime
    90
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Berisha të japë dorëheqjen!!!
    Te kapen hajnat. Neser protesta me pankarta. KAPNI HAJNAT.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Hej, me duket se po natarrohen leshnat ...

    pse mre, ene kte e paska bo sala ... te pakten fizikisht ai ishte tjeterkund ...

    po sikur ta ken bo vet ata ... ose njoni-tjetrit ... hajde mik hajde, u bo vlorgejti gjamse ...

    Nuk mund te thuhet gjo tashi per tashi ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Duhen lajmeru ata te fiksit se ato ia bojn dermanin ktyne gjonave.....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    poshte qeveria hajdute.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  2. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Konferenca e Tiranës - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •