Me rastin e 600 vjetorit tė lindjes sė Gjergj Gjon Kastriotit i mbiquajtur nga turqit Iskender nė pėrkujtim tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (Iskender Zül Karneyn) dhe nga kristianėt “Atleti i Krishtit”.
Aleksandri i Madh "Biri i Zeusit" me pėrkrenare me "kok njė bri cjapi tė mrekullueshėm" nė Shkodėr!
Agron Luka - Gazeta Shkodra
Zbulimi arkivor surprizė i studiueses italiane Luēia Nadin.
Zbulimi i Statuteve tė Qytet Komunės Republikane tė Shkodrės tė shek XIV-XV dhe brenda tyre i njė lloj testamenti me privilegje tė Aleksandrit tė Madh, akorduar disa popujve tė gadishullit tonė “me gjuhė tė pėrafėrt”, na jep mundėsinė tė shprehim disa mendime. Bėhet fjalė pėr librin “Statuti di Scutari”, della prima metą del secolo XIV con le addizioni fino al 1469, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma. Kėtė libėr tė plotė ka pasur mirėsinė tė ma dhurojė prof. Nadin, me tė cilėn patėm edhe rastin tė njihemi personalisht dhe tė bashkėbisedojmė gjatė qėndrimit tė saj nė Shqipėri. Njė material tė pjesshėm ajo ma kishte dhuruar qysh mė 1997. Besoj se kėtu po plotėsoj edhe njė pjesė tė kėrkesės sė prof. Nadin, pėr njė diskutim nė interpretimet e ndryshme, rreth kėtij zbulimi, tė cilin mė vonė do ta plotėsojmė mė tej.
Fillimisht do tė ishte me interes qė lexuesi tė njihet konkretisht me tekstin, tė cilin po e citojmė sipas pėrkthimit shqip:
“PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM”
Unė Aleksandri, bir i Filipit mbretit tė Maqedonasve, mishėrim i Monarkisė, krijues i Perandorisė Greke, bir i Zeusit tė madh, bashkbisedues i Brahmanėve dhe i Pemėve, i diellit dhe i hėnės, triumfues mbi mbretėritė e Persėve e tė Medėve, Zot i botės prej ku lind dhe deri ku perėndon dielli, nga veriu nė jug, pinjoll i farės sė shquar tė popujve Ilirikė tė Dalmacisė, Liburnisė, dhe tė popujve tė tjerė tė sė njėjtės gjuhė qė popullojnė Danubin dhe zonėn qėndrore tė Thrakės, u sjell dashurinė, paqen dhe pėrshėndetjet e mia dhe tė tė gjithė atyre qė do tė mė ndjekin nė sundimin e botės. Duke qenė se ju gjithmonė mė jeni treguar tė besės dhe tė fortė e tė pathyeshėm nė betejat e bėra krah meje, u jap e u dorėzoj juve nė zotėrim tė lirė gjithė hapėsirėn prej Akuilonit e deri nė skaj tė Italisė sė jugut. Askush tjetėr veē jush, tė mos guxojė tė vendoset e tė qėndrojė nė ato vende, dhe po u gjet ndonjė i huaj, ai do tė mund tė qėndrojė vetėm si skllavi juaj, dhe pasardhėsit e tij do tė jenė skllevėr tė pasardhėsve tuaj.
U shkrua nė kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, themeluar prej meje buzė lumit madhėshtor tė Nilit, nė vitin XII. Me vullnet tė perėndive qė nderohen nė mbretėritė e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervės, perėndisė sė perėndive. Dėshmitarė tė kėtij akti janė Atleti, logotheti im, dhe njėmbėdhjetė princė tė tjerė, tė cilėt unė po i emėroj si trashigimtarė tė mi dhe tė tė gjithė botės, meqenėse po vdes pa lėnė pasardhės.
Aleksandri i Madh i Maqedonisė, nė vitin 325 para lindjes sė Krishtit, ose siē njihet ndryshe, viti 4874.
Nė lidhje me kėtė dokument tė cilėsuar si apokrif, qė ėshtė njė kopjim me dorė i shek XV nga njė tekst nė latinisht, i cili pretendohet se ishte pėrkthyer nga njė “ish origjinal greqisht”, konsideratat e para janė shprehur se kemi tė bėjmė me njė lloj fallsifikimi, tė njė kohe tė papėrcaktuar ende.
Ne na rezulton se kemi tė bėjmė me njė njohės ekspert tė burimeve antike dhe nuk e pėrjashtojmė qė formulimi ka pasur edhe ndonjė bazė reale. Nga formulimi i tekstit bindemi plotėsisht se aty kemi njė lloj akti testamentar kolektiv tė kohės dhe tipit tė natyrės skllavopronare dhe jo tė njė kohe feudale. Nė ndihmė vjen edhe vėrejtja se aty nuk ka asnjė lloj prezence e as pretendimi tė sferės sllavojugore.Gjithsesi, kėto “privilegje tė njė akti testamentar” duhet tė jenė shfrytėzuar pėr pjesėn kohore kur i hynin nė punė komunitetit e mė pas Komunės Qytetare Republikane mesjetare tė Shkodrės. Nė kėtė arsyetim, ndonjė premisė na ēon sėpaku nė njė kronologji aty rreth shek XI. Kėshtu nuk mund tė mohohet se, “Privilegjet dhe Testamenti”, kanė shėrbyer si njė lloj preambule e dėshmie pėr tė treguar lashtėsinė dhe ligjshmėrinė e tė drejtės sė pronėsisė autoktone etj. Qytetarėt shkodranė mund ta kenė shfrytėzuar, pėr t’u mbrojtur, pėr tė ruajtur e konfirmuar autonomitė e privilegjet e tyre, pėrballė okupatorėve sllavojugorė dhe pėrgjithsisht nga feudalėt.
“Privilegjet dhe Testamenti”, janė pasuar pastaj me tė drejta dhe privilegje tė reja qytetare, siē i gjejmė nga disa gjurmė tė ish “Statuteve antike” para kėtij Statuti mesjetar, tė cilat janė pėrforcuar edhe me dekrete tė akorduara nga perandorėt bizantinė.
“Privilegjet” dhe “Testamenti”, edhe sikur t’i marrim nė minimumin e vlerės sė tyre, na tregojnė se kemi njė lloj dokumentimi pėr tė hetuar vetėdijen e hershme tė mbrendshme tė atyre popullsive autoktone qė e pretendonin trashigiminė e lavdishme tė Filipit II dhe gruas sė tij epirote Olimpisė, tė Aleksandrit tė Madh, Aleksandrit Mollos e Pirros sė Epirit.
Krahasime tė “Testamentit dhe Privilegjeve” tė Shkodrės me burimet e shkruara antike dhe mbi disa interpretime tė kultit tė njeriut perendi tė Aleksandrit tė Madh
Shkenca historike moderne e ilirologjisė, e albanologjisė dhe e shqiptarologjisė, nuk ka mundur t’i evidentojė me siguri tė plotė shkencore lidhjet fisnore, zakonore, etnografike, gjuhėsore etj, si njė proēes tė lidhur dhe tė avancuar etnosi ndėrmjet fiseve tė afirmuara si ilire, epirote, albane, dardane, dalmate, liburne, maqedone, thrake, tribale etj. Kėto fise, edhe pse kufitare, helenėt tė gjithė i konsideronin “si barbarė”, pra qė nuk ishin inkuadruar nė etnosin grek.
Nė plan tė parė, nga teksti i Shkodrės, sigurisht na vjen ajo deklarata e kushrinisė farefisnore, pastaj ajo e gjuhės sė njejtė ose sė paku tė pėrafėrt dhe nė fund vetėdija e njė autoktonie tė thellė gadishullore.
Sipas mitologjisė sė lashtė gadishullore, bazileusi Maqedoni ishte bir i Zeusit dhe Etrisė. Maqedoni u martua me njė vajzė vendase dhe kėshtu i lindėn dy fėmijė Pierja dhe Emathi, qė tek Homeri, nė “Iliada” na dalin si emėra toponime tė dy krahinave tė Maqedonisė. “Dhe Hera fluturim…kaloi mbi Pierje dhe u hodh mbi fushat pjellore t’Emathjes”. Homeri pėrmend edhe njė nimfė detare me emrin Amathia.
(Homeri, “ILIADA”, pėrkth. shqip Gj. Shllaku 1979, XIV, v.275-277; po aty shėn. 7, f 485; po aty XVIII, v. 59)
Njė paraqitje interesante, bazuar nė autorė mė tė hershėm, na jep Straboni: “Maqedonia kufizohet nga perėndimi me bregdetin e Adrias…dhe arrin nė lindje deri nė Thesalonik…Maqedonia mė pėrpara quhej Emathia. Emrin e mori nga njė udhėheqės i vjetėr qė quhej Maqedon. Ishte edhe qyteti me emrin Emathia, afėr detit. Kėtė vend e sundonin disa nga fiset epirote dhe ilire…”.
(Strabonis, “Geographica”, Frag. VII, 10,11 etj)
Ėshtė shumė e qartė dhe llogjike se njė pjesė nga kjo ish krahina homerike Emathia, ruhet me krahinėn e sotme tė Matit tonė, ku kemi edhe lumin omonim Mati dhe nė grykė derdhjen e tij nė buzė det edhe fushėn Breg Matia (breg nga sllavishtia). Nė brendėsinė e kėsaj krahine, sėpaku qysh nga konstatimi mesjetar, hyn edhe njė mikrokrahinė e quajtur Maqellarė (me njė ndėrhyrje tė sufiksit turk “llarė”). Mund ta supozojmė se nė bregdetin e Adrias/Adriatikut, diku matanė Kepit tė Rodonit, duhet tė ketė qenė edhe qyteti, pėr tė cilin nuk ka ndonjė lloj hetimi nga arkeologjia jonė. Vėrejtja qė bėn Straboni pėr mbi njė ndėrthurje e kontestim tė njė zone adriatike, midis ilirėve dhe maqedonėve rezulton te disa autorė antikė. Sipas Pompe Trogut nė shek I p.e.r. (nė kompilimin e Justinit tė shek II) dhe gjeografit K. Ptolemeu tė shek II, edhe fisi i albanojve e qyteti Albanopolis, rradhiteshin midis fiseve e teritoreve maqedone etj. Ndonjė nga autorėt antikė mendonte se Emathia ishte emri mė i lashtė i Maqedonisė. (Shih nė pėrmbledhjen “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, bot. shqip 1965, te Plini, NH, IV, 10; Justini, VII,1, 1; Claudio, V, 44 etj)
Sipas sa shkruhet nė dokumentin e cituar tė Shkodrės, rezulton se popullsitė gadishullore ilirike, qė pėrmenden shprehimisht dhe ato qė nėnkuptohen, ishin tė lidhura me njė unitet e interes reciprok me Aleksandrin e Madh. Do tė ishte jo llogjike tė mendohej, qė perandoria e Aleksandrit tė Madh me atė shtrirje gjigande tė mos e kishte zotėruar bregdetin Adriatik. Pra, shtrirja e maqedonėve si liderė mbi gadidhullin tonė, nuk duhet parė thjeshtė e vetėm tek pushtimet direkte maqedone, por si njė aleancė mbarė gadishullore e mė gjerė. Popullsitė ilire ishin kontribuese e bashkpjestare tė atij pushtimit mė tė madh botėror dhe tė realizuar gjithashtu nė njė kohė rekord.
Aleksandri pati rastin t’i njihte ilirėt dhe gjuhėn e tyre direkt dhe kjo tregon se ajo “afėrsia e tė njėjtės gjuhė” e tekstit tė Shkodrės e ka njė bazament, sė paku llogjik. Aleksandri gjithashtu e konstatoi vetė, nė betejat kundėr ilirėve nė vitin 335 p.e.r., se ishte pothuajse e pamundur qė t’i nėnėshtronte nėn zgjedhė “ilirėt kryelartė” dhe prandaj ishte mė mirė t’i kishte aleatė. Nė vitin 337 p.e.r. pėr t’u mbrojtur nga njė zėmėrim i Filipit, Olimpia iku nė Epir, ndėrsa vetė Aleksandri vajti te mbreti i Ilirisė. (Q. Curti Rufi, “Historiarum Alekxandri Magni Macedonis”, Supl. Lib. I, 11, cit, sipas “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, 1965, f 185; Nė kėtė libėr bazohemi edhe pėr citimet e tjera tė autorėve antikė)
Me mendimin nė kokė tė njė fushate evropiane kundėr Azisė, fillimisht kundėr Persisė, Aleksandri nxitonte tė formonte aleancėn gadishullore evropiane dhe tė mos linte vatra tė rrezikshme “prapa shpine” dhe kėshtu dalngadalė: “tribalėt, ilirėt dhe fise tė tjera tė pavarura qė jetonin buzė Istrit (Danubit A.L.) …tė gjithė thanė se kishin ardhur tė kėrkonin miqėsi me Aleksandrin; tė gjithė ata lidhėn me tė miqėsi”. (Flavii Arriani, “Alexandri Anabasis”, Lib. I, 1, 4.)
Siē e shohim, pra e kemi edhe tė shkruar nė burimet antike atė shtrirje aleance dhe dhėnie bese nga Epiri te Iliria e deri nė Danub, tė cilin e nxjerr nė evidencė teksti i Shkodrės. Dhe detyrimisht tė gjitha kėto, do tė kondicionoheshin edhe nga hiseja nė privilegje tokėsore, nė pagesat me ar e argjend etj. Ja se si pasqyrohet kjo nė betejėn kundra Darit tė Persisė: “Aleksandri vizitoi gjithė ushtrinė dhe popujve tė ndryshėm iu drejtua me fjalė tė ndryshme. Ilirėt dhe thrakėt i nxiti me pasuritė e mėdha tė persėve…” (Justini, cit. Libri XI)
Qysh nė kohėn e Filipit II, sa duket maqedonėt e fuqizuar e zgjeruan prezencėn e tyre, mbi hapėsirėn detare adriatike dhe kjo ėshtė arėsyea, qė athinasi oratori i famshėm Demosteni i shqetėsuar jep alarmin: “Filipi po fortifikon qytete nė Iliri.”
(Demosthenis, “Orationes”, IV, 48)
Nė kėtė linjė ėshtė llogjike edhe njė vazhdimėsi prezence ndėrtimtare dhe fortifikuese nga Filipi, te Aleksandri i Madh. Kėtu ne tentojmė ta fusim Shkodrėn. Por, duhet tė kemi parasysh edhe pohimin qė kishte bėrė para 500 vjetėve M. Barleti ku shprehej: “…Tashti pra, thonė disa tė huaj se Shkodrėn e paska themeluar Aleksandri i Madh, por ky pohim nuk duhet pranuar sepse Shkodra ka ekzistuar shumė kohė mė pėrpara se tė lindte Aleksandri i Madh; por edhe vetė turqit muhamendanė shkojnė me kėtė mendim sepse qytetin e Shkodrės, nė gjuhėn e tyre e quajnė Skanderie/Iskenderie dhe ky emėrtim sipas tyre, ėshtė i njejtė me emrin Aleksandrie…”. (M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrės”, pėrkth. shqip 1982, f 37)
Kjo vėrejtje shumė e drejtė e Barletit, lidhet me kohėn e ekzistencės sė Skodrinon-it si njė qytezė/peripolis, ku ai e pėrjashton Aleksandrin e Madh nga “themelimi i parė-aedificationem”, tė cilin ai e fut lashtė nė mjegullėn mitologjike. Ndėrkaq rezulton se nuk e ka pėrjashtuar Aleksandrin e Madh nga ndonjė ish prezencė ndėrtimtare e rifortifikuese e mė vonshme e shek IV p.e.r.
Dihet se nė hapėsirėn mesdhetare e mė gjerė, Aleksandri i Madh i dha emrin e vet shumė qyteteve antike, ku disa prej tyre nuk ishin themeluar nga ai dhe natyrisht i kishin emrat e tyre tė parė. Deri mė sot ne nuk kemi asnjė farė pikmbėshtetje, nga burimet e shkruara antike dhe ato arkeologjike, qė tė hedhim sėpaku ndonjė lloj hipoteze qė Skodrinon-i ishte quajtur edhe me ndonjė emėrtim tė dyzuar si Aleksandri. Ne dimė vetėm se Shkodra qysh nga shek XV filloi tė mbante edhe njė emėrtim tė dytė si Iskenderie-Aleksandri. Gjithashtu dimė se mė heret qe bėrė edhe njė farė barazimi midis Scutarisė bizantine dhe Scutarit/Shkodrės etj.
Nė “Testamenitn e Privilegjet” e tekstit tė Shkodrės, pamė se na del drejtpėrdrejt kulti i njeriut perendi tė Aleksandrit si “biri i Zeusit”. Ta ilustrojmė e ta krahasojmė pak kėtė me disa nga literaturat antike tė njohura, pėr tė parė edhe se ēfarė roli kishte luajtur ky kult nė ekspansionin gjigand teritorial tė Aleksandrit tė Madh. Te Lukiani i shek II, gjejmė shumė informata interesante. Citoj:
Filipi – Tani, pra, o Aleksandėr, s’mund tė thuash qė s’je djali im; se, po tė ishe i Zeusit, nuk do tė kishe vdekur.
Aleksandri - …e pranova divnesėn, pasi mu duk se mė hynte nė punė…barbarėt u tmerruan duke kujtuar se isha perendi…
Filipi - …Me tė vėrtetė kush nuk do tė qeshte, po tė shihte tė birin e Zeusit tė hiqte shpirt dhe tė kėrkonte ndihmėn e mjekėve?”…
Dhe nė kėto dialogje gjejmė edhe njėlloj episodi, ku njė pjesė e madhe nga toka italike konsiderohej si e nėnėshtruar me vullnetin e saj, ndaj Aleksandrit tė Madh. Aleksandri ēfaqėsohej ndaj Filipit, pėr kritikat qė i ishin bėrė: “Mė qorton se unė u drejtova kundėr Lindjes, mbasi s’i dhashė rėndėsi tė madhe Perendimit. Po ē’tė bėja nė Perėndim, kur mund tė kisha pushtuar pa luftė Italinė, Libinė dhe gjith viset deri nė Gadire? (qyteti Kadiks nė Spanjė dhe afėr Gjibraltarit. A.L.) Se gjeta tė udhės tė luftoja me popujt e atjeshėm, pasi kėta u trembėn dhe mė njohėn pėr Zot tė tyre”.
(Lukiani, “Vepra tė Zgjedhura”, bot. shqip. 1979, f 250-259, “Aleksandri, Hanibali dhe Skipioni; “Diogjeni dhe Aleksandri”; “Filipi dhe Aleksandri”, nga “Dialogjet e tė vdekurve”)
Duke pasur parasysh kėtė mundėsi, mund tė merret nė konsideratė ajo ideja e privilegjeve skllavopronare, qė i jepen aleatėve gadishullorė, nė bregdetin adriatik italik nga Akuiloni nė veri e deri poshtė Otrantos nė jug.
Te Diodori i Siēilisė (shek I p.e.r.) informohemi fillimisht: “Filipi II, mbreti i maqedonasve i mundi ilirėt nė njė betejė tė madhe, dhe mė pas vuri nėn zotėrimin e tij gjith banorėt gjer nė liqenin Lyhnid u kthye nė Maqedoni. Ai bėri me ilirėt njė paqe fitimtare...u lėshua mbi Ilirinė, me njė ushtri tė fortė…nėnshtroi shumė fortesa…”
Po nga Diodori kemi edhe kėtė informatė mjaft tė rėndėsishme: ”Nė atė vit (324 p.e.r.) erdhėn nė Babiloni tė deleguar pothuajse nga e gjithė bota; njė palė pėrgėzonin mbretin Aleksandrin e Madh pėr fitoret e tij, tė tjerėt i ofronin kurora, shumė ndėr ta i sillnin dhurata tė ēmueshme, disa lidhnin me tė marrėveshje miqėsie e aleanca… Tė gjithė popujt, qytetet e sundimtarėt e Azisė i paraqitėn atij homazhe. Erdhėn shumė dinastė nga Europa…nga Libia …Kartaga e krejt popujve …deri te Shtyllat e Herakliut. Pėrsa i pėrket pėrfaqėsuesve tė Europės, kėtu dalloheshin ata tė qyteteve helene, tė Maqedonisė, tė Ilirisė dhe tė njė pjese tė madhe tė bregdetit tė Adriatikut...ata tė popujve tė Thrakisė…”
(Diodori, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVI, 8, 690) Lib. XVII, 113,1,2)
Nė kėtė pohim i shohim qytetet ilire dhe ato tė bregdetit Adriatik si pėrfaqėsues tė denjė e tė rradhės sė parė tė Evropės. Kėtu pra kemi pėrsėri njė hapėsirė ku mund t’a rradhisim edhe qytetin Skodrinon/Skodreinon, i cili nė monedhat e tij tė shek III-II p.e.r. na paraqitet edhe me trajtėn Drinon/Dreinon.
Duke pasur parasysh edhe vitin e datimit 324 p.e.r. me 325 p.e.r. tė “Privilegjeve e Testamentit” dhe 323 p.e.r. tė vdekjes sė Aleksandrit nė Babiloni, shihet qartė se pėrpiluesi ka qenė i mirėinformuar me burimet e shkruara antike dhe ka vepruar me kujdes pėr t’u paraqitur sa mė i besueshėm. Mirėpo dihet se edhe burimet e shkruara antike pėrmbajnė pasaktėsi historike. Nė tekstin e Shkodrės thuhet se ky dokument ishte pėrpiluar nė Aleksandri nė vitin 325 p.e.r. dhe se ishte aprovuar nga Aleksandri personalisht. Nė dukje tė parė kjo do tė krijonte idenė sikur nė atė vit edhe Aleksandri ndodhej nė Aleksandri, gjė qė realisht nuk ngjan tė ketė qenė ashtu. Pėr ta kapėrcyer disi kėtė “pikė tė dobėt”, duhet menduar se dokumentet madhore pėrpiloheshin nė Aleksandri dhe pėr aprovimet pėrfundimtare i dėrgoheshin Aleksandrit me korrierė, sepse dihet qė ky sistem komunikimi me stacione tė njėpasnjėshme ka funksionuar.
Sipas disa autorėve antikė, Aleksandri i Madh vdiq 33 vjeē (po aq edhe Jezus Krishti!) nė Babiloni. Adjutanti i tij Ptolemeu i kishte dhėnė premtime se do t’ia dėrgonte kufomėn nė Aleksandri tė Egjiptit, ku do tė adhurohej si njė nga hyjnitė e Egjiptit etj. Qysh nė vegjėli, e ėma Olimpia nga Epiri e ushqeu Aleksandrin me gjithfarė bestytnishė. Si ato gratė e hershme tė basileusave homerikė, ajo pėrhapi legjendėn se e kishte ngjizur Aleksandrin, jo duke u mbarsur me Filipin II por me njė lloj “ore tė hyjnishme”, me njė lloj gjarpėri bollė a dragua, si njė vullnet e metamorfizim i vetė Zeusit. (shih Lukiani, cit. f 254, f 351, f 357)
Lukiani jep sqarime edhe pėr njė lloj bolle tė butė natyrale, qė pinte qumėsht gjiri, qė luante me fėmijė etj. Legjendėn e gjarpėrit si “babai i Aleksandrit” e pėrmendin edhe autorėt antikė si Plutarku e Tit Livi. Zeusi kishte gjithfarė paraqitjesh tė metamorfizuara, si dem dybrinoē me brirė tė artė, si cjap, si dash, si gjarpėr, si mjellmė etj. Nė kėto imitime edhe Aleksandri pati “suksese”dhe sipas Lukianit, Aleksandrin e kishin futur me gjallje edhe ndėr 12 perenditė politeiste mė tė rėndėsishme, kishin ndėrtuar edhe faltore ku bėnin flijime pėr tė etj. (Cit. f 255)
Ne theksojmė kėtu se paraqitja e Aleksandrit, nė disa literatura, si njė politeist i pastėr, apo si njė monoteist i pastėr, nuk ėshtė korrekte. Aleksandri i Madh synonte drejt njė feje tė re botėrore, ku ai do tė ishte protagonisti, biri i perendisė Zeus ose si biri i Ammonit. Siē e shohim tė qartė edhe nga teksti i Shkodrės, ky bir zoti tenton tė shtrihet nė mbarė botėn e njohur. Kėtė reformė ai kėrkoi ta realizonte nga lart, me mashtrimin si “Bir Perendie”, me kompromise e bashkbisedime, mbėshtetur edhe nė forcėn dhe madhėshtinė e pushtimeve. Aq nė zenit ia ngritėn dhe e vetngriti Aleksandri i Madh kultin e njeriut-perendi, sa filloi tė pėrhapej edhe njė lloj legjendeje se ai ishte i pavdekshėm. Njė skulptor madje propozoi qė njė kreshtė tė malit tė Olimpit, ta gdhendnin me fytyrėn e Aleksandrit.
Njihet se helenėt, qysh heret, bėnė identifikime, pėrafrime e krahasime tė disa perendive tė tyre me ato egjiptiane etj. Nė rastin e Aleksandrit ne shohim se dy nga “kryeperenditė” politeiste, janė afruar, pra kemi edhe njė hap tė madh mė pėrpara nė evolucionin tokėsor drejt kalimit nė monoteizėm. Ky kalim bėhet jo direkt nga kryezotėrit e vjetėr tė ekipeve politeiste, por nga njė “bir” i ri reformator. Nė kėtė ide Aleksandri bėri edhe kompromise e pėrshtatje duke “hedhur poshtė klamidėn maqedone e duke veshur kandin e tiarėn persiane e orjentale” (Lukiani, cit. f 258), apo kur ”hoqi dorė nga zakonet e tė parėve dhe zuri tė imitonte medėt” (Lukiani cit. f 251)
Nė mėnyrė shumė interesante, te teksti ynė i Shkodrės, e gjejmė Aleksandrin me pushtetin mė tė madh qiellor e tokėsor: si “Biri i Zeusit”, si “Zoti/Pronari tokėsor nė tė katėr koordinatat gjeografike tė tokės” dhe si “bashkėbiseduesi me brahmanėt e pemėt”, ēka shkon nė pėrputhje tė plotė me thėnien e Lukianit, me gojėn e Aleksandrit: “desha tė sundonja tė gjithė Tokėn” (Cit. f 252).
Ndėrsa teksti i Shkodrės e pėrmend shprehimisht Aleksandrin si “Biri i Zeusit”, shohim se nė “Biblėn e Vjetėr”, te “Vizionet e Danielit”, nuk pėrmendet si parashikim Aleksandri i Madh “njeri-bir perendie me fuqi hyjnore”, pėrkundrazi atje i caktohet “parashikimi” i fundit tė keq tė tij, si njė pėsim mėsim i parashkruar. Shkruesit ēifutė, si idhtarė tė monoteizmit, ishin tė interesuar ta shtynin monozotin sa mė thellė nė kohė, mundėsisht qė nga zanafilla dhe kėsisoj nė Biblėn e Vjetėr u la pak vend, pėr tė mos thėnė aspak, pėr periudhėn e evolucionit nga politeizmi nė monoteizėm. Nė tregimet e tyre pothuajse nuk shkruhet fare pėr fetė politeiste. Sigurisht se aty kanė vepruar edhe rregullimet, maskimet e kamufluara e deri edhe ēensurat retrospektive etj. “Parashikimet e Danielit” psh e paraqesin Aleksandrin e Madh vetėm si “Mbreti i Mbretėrisė sė Grekėve”, me njė lloj simbolike tė maskuar si “Cjapi me njė bri tė mrekullueshėm”, parashikojnė thyerjen e kėtij briri, shuarjen e dinastisė nė vijėn e gjakut dhe daljen e katėr brirėve, qė simbolizojnė ndarjen e territoreve nga katėr gjeneralėt etj dhe mė nė fund ndoshta edhe njė “profeci” pėr ardhjen e njė Mesie…
Citoj: “…nga perendimi po ia beh njė Cjap pėrmbi sipėrfaqen e tokės e kėmbėt nuk ia preknin tokėn!…cjapi kishte ndėrmjet syve njė bri tė “mrekullueshėm”…i ra dashit dhe ia theu tė dy brirėt…Cjapi erdhi e u bė shumė i madh…iu thye briri i madh, e nė vend tė tij, lindėn katėr brirė nė drejtim tė erėrave tė qiellit…janė katėr mbretėrit qė do tė dalin prej popullit tė tij, por s’do ta kenė fuqinė e tij… Nga njeri prej tyre doli njė bri i vogėl, por u bė i madh nė drejtim tė mesditės, tė lindjes e tė vendit tė fuqishėm. U bė i madh deri nė fuqitė qiellore…Ai do tė lidhė njė Beslidhje tė fortė me shumė palė…
(“BIBLA”, pėrkth. shqip Dom Simon Filipaj, 1994, f 1220-1230, “Vegimi i Danielit: Dashi e Cjapi”, “Ėngjėlli Gabriel e shtjellon vegimin”, “Ėngjėlli Gabriel e shtjellon profecinė” etj nė vazhdim.)
Nė numrat me shėnimet shpjeguese tė kėtyre fletėve shkruhet, se ndėr interpretuesit biblistė ka mendime diskutuese se te “profecia e Danielit”, mbas vdekjes sė Aleksandrit na parashikohet edhe ardhja e Mesisė, thuhet se ka edhe shtesa e rregullime tė mėvonėshme nga pseudo Danielė etj. Pra duket sikur krahas simbolit “qengji”, Mesia na paska pasur edhe njė tjetėr mė tė hershėm si źdhi me njėbri (siē edhe “aquila Cristi” krahasuar me shqiponjėn e Zeusit etj. Pas mbretit monobricjapit tė parė, qė identifikohet me Aleksandrin e Madh, katėr brirėt e cjapit, nė katėr erėrat, janė: Kasandri nė Maqedoni; Lisimahu nė Traki e Azinė e Vogėl; Seleuku nė Siri, Mesopotami e Persi; Ptolemeu nė Egjipt. Ēuditėrisht, “Danieli i lashtė” dhe pseudo Danielėt, tė cilėt njihen pėr “mrekullinė e tyre tė luanėve”, heshtin pėr kumtimin e Lukianit se edhe vetė Aleksandri i “kishte mbyllur brenda me luanė mjaft njerėz tė ditur ”! (Cit. f 258)
Njė jehonė nga kjo “temė me brirė” na transmeton edhe Kur’an-i, por jo me njė njėbrirėsh cjap, por me njė tip “Dhulkarnejni-dybrirėshi” arabisht tė papėrcaktuar. (“KUR’AN-I”, bot. shqip 1992, Sura “El Kehf”, ajetet 83-110, f 412-415)
Ndėr tė tjera nė Kur’an-i shkruhet:
“92. Mandej, ai [Dhulkarnejni. Sqarim yni A.L.] iu rrek pėrsėri njė aso mundėsie (njė rrugė tė tretė mes perendimit e lindjes – nga veriu. Shėnimi i komentatorit kuranik)
93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti njė popull qė thuajse nuk kuptonte asnjė gjuhė.
94. Ata thanė: “O Dhulkarnejn, vėrtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janė duke bėrė shkatėrrime nė tokė, a bėn qė ne tė tė japim ty njė kontribut, e qė tė bėsh njė pendė mes nesh dhe mes atyre?
95. Ai (Dhulkarnejni tha: “Atė qė mua mė mundėsoi Zoti im ėshtė shumė mė i mirė, po ju mė ndihmoni me fuqi punėtore tė bėj njė pendė tė fortė midis jush dhe mes atyre!”
96. Mė sillni copa tė hekurit! E kur e niveloi ai me dy anėt e kodrave, tha” “Ndizni” e kur e bėri atė zjarr tha: “Mė sillni bakėr tė shkrirė t’ia hedh atij!”… (Po aty cit.)
Sipas interpretimeve tė shkollės egjiptiane, ky kokdybrirėsh nuk duhet tė ishte Aleksandri i Madh, por njė lloj pejgamberi-njeri, i cili kishte pranuar njė Zotin, mė pėrpara zbritjes sė Kur’anit. Vetkuptohet se Kur’ an-i nuk deklarohej se kishte kopjuar nga Bibla e Vjetėr, pėr disa interpretime me “monozotin” tė rregulluar mbrapa etj, por pretendon se All’llahu Xh.Sh. ia kishte zbritur ato informacione direkt nė tru Muhammedit (ose indirekt Muhammedit me anėn e Xhebrailit), me njė tip E-maili tė shenjtė hyjnor. Sipas interpretimeve tė shkollės mesjetare turke ky Dhulkarnejn i Kur’anit a.s. nuk ėshtė kush tjetėr por pikėrisht idhulli imitues i Muratit II dhe Mehmetit II. Iskender Zül Karneyn = Aleksandri i Madh kokdybrirėshi dhe me kėtė emėr Iskenderie ata quanin Shkodrėn. (Shih nė S. Pulaha, “Luftat…Burime Osmane”, 1968, f 163, shėn. 34. I. Bitlisi: “Nė viset perendimore tė Rumelisė nė Arnavudili, ndodhej njė fortesė e madhe qė njihej me emrin Iskenderie themeluar pėr herė tė parė siē thonė nga Iskender Zül Karneyn” etj.)
Ėshtė shumė interesante ta pėrmendim kėtu se nga ky interpretim i Kur’anit, diēka ka rėnė edhe nė veshėt e M. Barletit, madje nga njė fjalim i vetė Gj. Kastriotit. Fillimisht ai shkruan: “Epirotėve (kėtu djemve tė Gjon Kastriotit, pra edhe Gjergjit. Sqarim yni A.L.), pasi ua ndėrruan emrat e parė, u vunė tė tjerė, sipas zakonit tė asaj gjindjeje. Gjergji…s’di se ē’gjė tė pazakontė dukej se kishte, u quajt Skėnderbeg, qė ėshtė baraz me tonėn: Aleksandėr Beg” dhe mė pas vazhdon: “Turqit, siē thuhet atdheun e lashtė e kanė pasur pėrtej maleve Rife, pėrtej viseve tė murranit, pranė oqeanit tė veriut…Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur kėta me shula hekuri si bagėti nė njė vathė dhensh ndėrmjet maleve Hyperborė”. (M. Barleti, “Historia e Skėnderbeut”, 1968, f 56; f 110)
Ne mendojmė se ky informacion, sado me njė interpretim tė lirė, lidhet me ajetin e Dhulkarnejnit/Aleksandrit tė Madh dhe me mexhuxhėt nė origjinė fiset turkeselxhuke e mongoloide. Kėtu me sa duket pėrzihet e ngatėrrohet edhe “Muri i Madh” kinez. (Ndėr autorėt e shkollės shqiptare tė interpretimit tė Kuranit e pranuan Aleksandrin e Madh si dhulkarnejnin, S. Frashėri, N. Frashėri, L. Malltezi, M. Zeqo, J. Brahaj etj)
Kur, Mehmeti II, Fatihu ose ndryshe “Mehmet Pushtuesi” ishte duke zhvilluar betejėn legjendare pėrpara Shkodrės, nga kodra-shkėmbi i Kazenės, pėrballė deklaroi: “Oh se ē’vend tė shkėlqyer dhe tė lartė paska zgjedhur shqiponja pėr vete dhe pėr folenė e zogjve tė vet”! (M.Barleti,“Rr.Sh.”, f 56). Shqiponjė, padyshim ai quante Aleksandrin e Madh dhe zogjtė e saj, popullin alban, epirot e maqedon.
Teksti i Shkodrės, rihap njė diskutim mjaft interesant nė lidhje me fillim kohėn e ndarjes sė trashigimisė dhe atė “Testamentin” e pretenduar nga Aleksandri i Madh. Sipas burimeve antike, qė shkruanin mbi historinė e Aleksandrit tė Madh dhe sipas interpretimeve moderne nuk kemi pohime rreth ndonjė lloj “Testamenti” tė shkruar apo tė ndonjė lloj ndarje zotėrimesh me gjallje tė tij. Historishkruesit antikė, vazhdimisht na konfirmojnė pjesmarrjen e ilirėve nė pushtimet e Aleksandrit tė Madh, ēka pėr rrjedhojė e normalisht Aleksandri duhej t’i rradhiste e llogariste edhe ata nė ndonjė ndarje eventuale. Historiani romak Rufi shkruante: “Nė fillim tė pranverės sė vitit 334 p.e.r., Aleksandri kaloi nė Azi me njė ushtri mė tė fortė nga guximi se sa nga numėri. Parmenioni udhėhiqte tridhjetmijė kėmėbėsorė maqedonė, pesmijė grekė dhe pjesa tjetėr ishin nga ata qė i kishin dėrguar aleatėt pėr kėtė luftė. Ilirėt, thrakėt e tribalėt vinin pas tyre me pesėmijė njerėz dhe veē kėtyre kishte edhe njėmijė shigjetarė agrianė…(Rufi, sipėrcit. Supl. Lib. II, 3. Ilirėt…f 187-188)
Kur sapo Aleksandri kishte vdekur (323 p.e.r.), mėsojmė pėr njė grindje tė madhe pėr shqyerje-ndarjen e zotėrimeve nga njė numėr i madh komandantėsh veteranė sėbashku me bijtė e tyre, grindje qė shtrihet edhe midis reparteve tė ndryshme, veēanėrisht midis kalorėsve dhe kėmbėsorėve. Me kėtė rast, ne duhet tė mendojmė se “kazani po ziente” dhe kėsisoj hapet supozimi se mė 325 p.e.r. Aleksandri mund t’i ketė paraprirė kėsaj situate, me atė ndarjen midis 12 trashigimtarėve. (Kjo shkon edhe nė koinēidencė me 12 apostujt e Jezusit!) Dhe duhet nėnvizuar se nė vitin 325 p.e.r. Aleksandri nuk kishte akoma njė pasardhės trashigimtar as mashkull e as femėr dhe prandaj ky as nuk pėrmendet nė tekstin e Shkodrės, qė do tė thotė edhe se formulimi ishte i saktė, nė kėtė pikė.
Tani tė rikthehemi te ajo “pika e dobėt”, qė e kemi sipėrpėrmendur. Sapo ishim njohur mirė me kėtė tekst “apokrif” tė Shkodrės, qė ka pretendimin si datim vitin 325 p.e.r., ne, me ngurrim kuptohet, na shkoi mendja pėr njė krahasim te “Libri i parė i Makabenjve”, (“Bibla e Vjetėr”, cit. f 1311, 1, 1), qė po e citoj tė plotė:
“Aleksandri i Madh dhe ndarja e perandorisė”
Pasi Aleksandri biri i Filipit, maqedonas, qė mė parė mbretėroi nė Greqi, doli nga dheu Ketim, e goditi Darin, mbretin e persianėve dhe tė medėve, ndėrmori shumė luftėra, pushtoi qyteza dhe i vrau mbretėrit vendės, atėherė arriti deri nė skajin e tokės e pushtoi shumė popuj. Atėherė toka mbarė heshtoi para tij, iu rrit mendja e zemra iu mbush me kreni. Bashkoi njė ushtri tejet tė fortė, nėnėshtroi krahina, popuj e princa e i bėri t’i paguajnė tė dhjetat e vartėsisė. Atėhere u sėmur dhe e pa se po vdiste. I thirri oficerėt e vet, bujarėt qė kishin qenė rritur bashkė me tė qė nė moshėn e re, dhe ndėrsa ishte ende gjallė ua ndau mbretėrinė e vet. Aleksandri vdiq pasi kishte mbretėruar 12 vjet. Oficerėt e morėn pushtetin secili nė krahinėn e vet. Pas vdekjes sė tij tė gjithė u kurorėzuan, kėshtu edhe bijtė e tyre pas tyre gjatė vjetėve vijues. Kėshtu u shumėzuan tė kėqiat mbi tokė.
Pėrkthyesi, komentatori dhe shpjeguesi i kėtij citimi, e thekson se ky shkrim ka njė karakter historik, pra nuk kemi tė bėjmė me ndonjė lloj “parashikimi” dhe nė shėnimet (1, 1-9; 1; 3) shkruan dhe ripėrsėrit, duke e nxjerrė jo tė saktė tekstin e Makabeut: “Leka s’e ndau nė shtratin e vdekjes perandorinė, por ajo vetiu shkoi duke u shkatėrruar e ndarė nga oficerėt e tij qė e okupuan pushtetin me forcė”.
Ky komentim, me njohuritė qė njiheshin deri mė 1994 tė botimit shqip tė Biblės, ishte i pranueshėm, por tashti qė ai shkon edhe nė pėrputhje me tekstin e Shkodrės, mendoj se mund tė bėhet disi dikutueshėm. Komentatori e ka theksuar atė qė nuk e thekson as vetė kapitulli biblik: “Aleksandri nisi ta mbajė veten pėr hyjni” dhe pėr kėtė na rekomandon njė shembull tjetėr te “Profecia e Ezekielit” 28, 2.5/:
”Biri i njeriut, thuaj princit tė Tirit:
Kėshtu thotė Zoti Hyj:
Pasi mendja t’u rrit e the:
“Unė jam hyjni,
rri mbi fronin e zotave,
nė kėrthizėn e detit!”,
megjithse je njeri e jo hyj…
Ja, po qenke mė i menēur se Danieli…
Do tė vdesėsh…
Vallė a do tė thuash mė:
“Jam Hyj?…
Grindje ndarjet ishin nė kulm, kur trupi pa jetė i Aleksandrit (Qershor, 323 p.e.r.) qėndronte akoma nė njė sallė tė madhe, ku e kishin vendosur qė tė ishte si tė thuash edhe dėshmitar i vendimeve dhe marrėveshjeve tė ushtarakėve. Tashti ne informohemi, se njė pjesė pranuan mendimin e Perdikės, qė tė pritej lindja nga shtatzania e Roksanės, gruas sė Aleksandrit tė Madh, dhe po qe se ishte mashkull atij t’i caktoheshin disa tutorė si Leonati, Perdika, Krateri dhe Antipatri etj, e me atė rast u bėnė edhe betimet pėrkatėse. Burimet kanė treguar se nė rrugė, gjatė fushatės nė lindje, diku andej nga Afganistani, Aleksandri u dashurua dhe u martua me njė vajzė qė quhej Roksana. Ndėrkaq, ēuditėrisht, nuk kishte pasur informacione as pėr ndonjė shtatzani tė saj, as nėse vetė Aleksandri kishte pasur dijeni dhe as pėr ndonjė lloj testamenti tė mundshėm ndaj kėtij trashigimtari tė pritshėm! Normalisht Roksana duhej tė kishte ngelur shtatzėnė me Aleksandrin, ndoshta aty nga fundi i vitit 324 p.e.r. ose pėrgjatė vitit 323 p.e.r. dhe burimet na tregojnė se ajo ndėrkohė ishte dėrguar nė Maqedoni. Kontradiktat e brendėshme e kishin dobėsuar perandorinė gjigande, por vdekja natyrore e “birit tė pavdekshėm tė Zeusit” shkaktoi njė tronditje tė menjėheshme dhe kontradiktat shpėrthyen haptazi. Kėshtu ndaj propozimeve tė Perdikės u rebeluan kėmbėsorėt. Ata caktuan si mbret Adrideun, vėllanė e Aleksandrit nga njė grua tjetėr e Filipit, por duke i lėnė edhe trashigimtarit tė Aleksandrit, tė supozuar mashkull, “njė copė nga pjesa e shtetit”! Nė krye tė ndarjes Maqedoni e Greqi vendoset Antipatri, babai i Kasandrit. (krhs Antipatrea, ish emri i Beratit) e pasuar pastaj me njė listė tė gjatė ndarjesh tė provincave, ku vėrehen edhe disa nga udhėheqėsit e vjetėr me tė bijtė e tre. Atje shohim edhe se ilirit Pito i ka takuar Media e Madhe (Persia e sotme). Dhe kjo ėshtė njė copė e madhe, ēka edhe na tregon se Aleksandri e ka mbajtur fjalėn ndaj ilirėve. Pas pak muajsh (nuk pėrcaktohet se sa?!) burimet tregojnė se Roksana, e dėrguar nė Maqedoni, ka lindur trashigimtarin mashkull Aleksandrin e ri, tė cilit si regjent kryesor fillimisht i ishte caktuar Polyperhu, i pasuar me njė numėr regjencash tė tjera. Tashti mėsojmė pėr fillimin e peripecive tė Olimpisė dhe Roksanės me Aleksandrin e Ri, nėn pėrndjekjet e Kasandrit. Nė vitin 317 p.e.r., gjashtė vjet pas vdekjes sė Aleksandrit, Olimpia si mjeshtre e komploteve, e vret mbretin Adrideun dhe gruan e tij Euridikėn dhe merr qeverisjen. Njė vit mė pas, mė 316 p.e.r. Kasandri, biri i Antipatrit, i martuar me Thesalonikėn bijėn e Adrideut dhe Euridikės, arrin ta vrasė Olimpinė, kurse Roksanėn dhe Aleksandrin e Ri i internon nėn vėrejtje nė kėshtjellėn e Amfilopolit. (nxjerrė nga, Justini, cit. Libri XIV; Amfipoli qytet dhe kėshtjellė nė Maqedoni.)
Vetėm pasi kanė ndodhur gjith kėto ngjarje e pasi kanė kaluar disa vite ne informohemi edhe pėr kalimin, nga ajo ish ndarja e madhe kaotike, nė katėr pjesė ku dominojnė Kasandri, Lisimahu, Seleuku e Ptolemeu. (Diodori, “Bibliotheca Historica” Libri XVIII, 4, 49; Libri XIX, 11, 36, 51 etj; Justini, “Epitoma Historiarum Philippikarum Pompei Trogi”, Lib. XIII-XIV etj)
Konstatojmė se “parashikuesi” biblik Danieli, nuk ėshtė ndalur nė kėtė vorbull ngjarjesh e personash dhe nuk na jep ndonjė informacion “me parashikime brirėsh” pėr mbretin Adrideu (ose Arideu) dhe as pėr ēeshtjen e Roksanės e Aleksandrit tė Ri trashigimtar, “birin e tė birit tė Zeusit”, por ka kapėrcyer direkt te “katėr brirėt”. Informacione pėr ato nuk jep as Makabeu, i cili megjithatė nuk i ka pėrfillur fare “brirėt e shenjtė”.
Por, ē’ndodhi me Aleksandrin e Ri dhe Roksanėn? Ē’gjė dhe arėsye tė pazakontė kishte Kasandri dhe ndjekėsit e tij, ndaj kėtij trashigimtari qė duhet t’i takonte legjitimiteti?! Mos ndoshta Olimpia kishte sajuar ndonjė lloj “ngjizje hyjnore” edhe pėr Roksanėn, apo se kohėlindja e Roksanės shkaktoi dyshime?! “Mjegulla e Buenės mbi Rozafat” nuk na lejon tė shohim. Ajo qė dimė ėshtė se Aleksandri i Madh nuk e pėrmbushi porosinė e tė parėve tė tij, pėr t’u varrosur nė varrin e nė tokėn atėrore dhe prandaj dinastia nga gjaku i tij u shua. Kėtė e kishte “parashikuar” edhe orakulli politeist i gadishullit tonė, megjithse me kohė i kishte dalė nami pėr ato pėrgjigjet “parashikuese” me dy e tre kuptime. (Trog Pompei, sipas Justinit, cit. Lib. VII)
Aleksandri i Madh, me tė vėrtetė se ishte edhe njė “pinjoll i farės sė shquar tė popujve Ilirikė tė sė njejtės gjuhė”. Ai e provoi tė ishte njė reformator si “Biri i kryezotit Zeus me Olimpinė tokėsore nė Tokė”, por megjithatė, ai nuk ishte vetė kryezoti politeist e as zoti monoteist. Njė filozof kishte shkruar: “Zeusi hyjnor, mėndjelartė etj, me epshet e shfrimet e papėrmbajtura seksuale e mbushi plot e pėrplot tokėn dhe qiellin me perendi tė ligjshme e me perendi dobiēė tė pa ligjshėm”. Dhe ky nuk ishte ndonjė konstatim i ri, plot 23 shekuj mė parė, me rastin e njė rimartese poligame tė Filipit II, duke marrė shkas nga legjenda e sajuar e shtatzanisė sė Olimpisė, njė nga njerėzit e nuses e ofendoi direkt Aleksandrin nė kėtė mėnyrė: “Tani do tė lindin mbretėr tė vėrtetė e jo njė mbret dobiē”. (Athenaei, “Deipnosophistae”, Lib. XIII)
Nė tėrė vorbullėn e mitologjisė sė bashkimeve seksuale, tė metamorfizimeve etj, e shohim Zeusin edhe si fillues eksperimentimesh tė riprodhimit gjenetik me klonime e shartime hyjnore e tokėsore. Zeusi mashkullor e pjell virgjėreshė Athinanė “perendinė e perendisė” nga koka, ndėrsa “embrionin e Semelės”, tė marrė nga barku i sė ėmės, e rriti dhe e polli nga mishi i kofshės sė vet gjigande!
Do tė vinte edhe koha monoteiste kur “Biri i Perendisė e njėkohėsisht vetė Ati/Perendija dhe Shpirti i Shėnjtė” do tė na prezantohen me Jezu Krishtin, ashtu si njė lloj kloni hyjnor, po qe se do t’a pėrshtatnim retrospektivisht me shkencėn e arritjet moderne tė inxhinierisė gjenetike. Ndėrsa “mbarsia me hyjnorė” e nuseve dhe e virgjėreshave tokėsore dhe e pjelljes sė tyre me binjakė e trinjakė, nuk ishte ndonjė gjė e re, triniteti ngjalli shumė kundėrshtime nė interpretimet e ndryshme tė sekteve. Akoma edhe kur u shkrua/tubua Kur’an-i i Zbritur, nuk konceptohej dot mono perendia si “tre perendi nė njė” dhe gjithashtu debatohej rreptė, sepse Perendija/All’llahu nuk mund tė kishte njė fėmijė, megjith theksimin se s’ka asnjė gjė qė nuk mund ta arrijė All’llahu, mjaft qė ai ta bėjė nė mendim dhe t’i thotė: Bėhu! Kur’an-i e pranonte ngjizjen nė mitrėn e virgjėreshės Mejreme/Maria (pa i prekur cipėn e virgjėrisė) me idenė/mendimin e frymėn e All’llahut, e pranonte Jezusin/Isanė si pejgamber, si tė ngjitur tek All’llahu, madje edhe si njė bashkbisedues e dialogues i tij atje nė hapėsirat ndėryjore. Por, ndėrkaq Kur’ an-i dhe vetė All’llahu absolutisht nuk e pranonin atėsinė e ligjshme pėr Jezusin, sipas koncepteve vulgare politeiste e tokėsore.
Amėsia e Aleksandrit ishte tokėsore e po ashtu edhe ajo e Jezusit, por ndryshimi qėndron se te Olimpia, jo virgjėreshė, kemi “njė kontakt direkt seksual fizik me farė/spermė gjarpėri tė mirė, si metamorfizim i Zeusit”, ndėrsa tek e martuara Maria, megjithatė virgjėreshė, nuk kemi asnjė lloj kontakti seksual fizik, por vetėm njė vet ngjizje tip hemafroditizmi me ide-mendimin e Zotit nga njė hapėsirė ndėryjore.
Olimpia, “njera nga tė pėrzgjedhurat e kryezotit politeist Zeusit”, ishte njė grua kriminele e gėnjeshtare e aftė t’ia vinte “brirėt e turpit” burrit Filip dhe “brirėt e Zeusit pellazgjik” tė birit Aleksandėr. Ajo madje e nxiti vrasjen e burrit tė saj, me vrasėsin e paguar Pausanin, tė cilin e gozhdoi nė njė kryq druri, duke i vėnė nė kokė njė kurorė tė artė. Pėrkundrazi Maria, e urtė e ndershme dhe e butė, e pėrzgjedhura e mono Zotit, nuk i la asnjė turp Jozefit, burrit legjitim dhe tė aftė tokėsor. Birin e saj dhe tė vetėm hyjnor tė Zotit, Zotin Krisht njerėzit e kryqėzuan dhe i vunė nė kokė njė kurorė drizash… Monoperendisė, kristiane parimisht nuk do t’i lejohej mė asnjė lloj kontakti seksual i drejpėrdrejtė me ėngjėllushet qiellore, me murgeshat e gratė tokėsore e pėr mė tepėr nė kristianizėm nuk do tė ketė mė asnjė lloj ngjizje tjetėr ndėrhyjnore si ai me Marien/Mejremen. Monozoti kristian riprodhon njė fėmijė mashkull vetėm njė herė nė infnit kohėn, ndėrsa monozoti islam nuk ka absolutisht asnjė tė tillė nė infinit kohėn e megjithatė thuhet se ata janė njė i njėjti!
Mund tė themi se me kohė gradualisht nė hapėsirat e feve tė mėdha monoteiste zhduket kujtimi i brirėve, megjith ndonjė rudiment tė vogėl simbolik aty-kėtu. Tashmė vetėm, dreqi, satana, shejtani na paraqitet me brirė, si njė simbolizim i djallėzisė dhe i menēurisė nė sensin e keq.
Nė botėn njerėzore pėrpjekja e Aleksandrit “me njė bri tė mrekullueshėm cjapi”, qė imitonte Zeusin me mitologjinė e dhisė amalteze nė njė shpellė tė Kretės, megjithse siguroi dy vende nė “Beslidhjen e Vjetėr”, nuk e kaloi klasėn pėr nė “Beslidhjen e Re”, as sėpaku si ndonjė i dėrguar pejgamber. Jezusi triumfoi nga poshtė si “biri i vėrtetė dhe i vetėm i monozotit” dhe fitoi edhe “pavdekėsinė e pėrjetėshme”, tė cilėn aq me dėshpėrim e kishte kėrkuar Aleksandri i Madh.
Monedha e objekte arkeologjike me Aleksandrin e Madh tė gjetura rastėsisht nė Shkodėr.
Duke i lėnė mėnjanė rrėnimet e regresin qė solli pushtimi turko-osman, pastaj shkatėrrimet e shek XX, mjerisht e paradoksalisht u desh edhe “Koha e Demokracisė” me njė dam ndoshta tė pariparueshėm me shkatėrrimin e komplet zonės arkeologjike! Dhe kjo nė njė kohė kur sipas vetė deklarimeve tė autoriteteve tė arkeologjisė, ato “sapo kishin nisur” aty nga mesi i viteve 80-tė…
Jo rrallė ndeshim shkrime ku merret si njė dogmė se nė botėn antike, pėr shkėmbimin mall-monedhė, vlenin vetėm sistemet monetare lokale. Por, ja qė te Plini, gjejmė edhe pėrjashtime nga rregulli: “Populli romak nuk e pėrdori monedhėn prej argjendi pėrpara se tė mundėte mbretin Pirro…Mė pėrpara kjo monedhė vinte nga Iliria dhe pranohej nė vend tė mallit”. C. Plini Secundi, “Natyralis Historiae”, Lib. XXXIII, 3 (13)
Kjo na ēon nė mendimin se ky fenomen shkėmbimi me monedha argjendi (ari vetkuptohet) duhet tė ketė ndodhur fillimisht edhe midis botės helene dhe ilirėve mė pak tė zhvilluar. Mbase kjo mund tė jetė edhe njė arėsye ku ēuditėrisht nė Shkodėr dhe nė disa emporione janė gjetur shpesh monedha argjendi tė botės helene madje edhe mjaft tė hershme etj.
Tashti le tė paraqesim pamje nga monedhat e objektet e gjetura rastėsisht nė Shkodėr dhe tė japim ndonjė koment se ēfarė mund tė tregojnė ato.
Fig. Nr. 1. Monedhė argjendi e shek IV p.e.r. Prerje e kohės sė Filipi II, pėr nderimin e tė birit Aleksandrit. Nga njera faqe shkruan greqisht “Aleksandro” dhe paraqet Zeusin me skepter dhe shqiponjė, ka njė monogram “A” dhe njė germė “?”. Ky motiv ndeshet qysh heret edhe nė vargjet homerike: “Po qe se fisin tim ti kėrkon t’a njohėsh… skeptrin me shqiponjė Zeusi ia dhuron” etj, qė ishte si njė model i pėrhapur nė hapėsirėn mesdhetare ku kishte mbėrritur dominimi hegjemonist e ai i besimit politesit grek. (Homeri, “Iliada”, pėrkth. shqip, VI, 147-284)
Faqia tjetėr paraqet Aleksandrin e ri nė profil. Nė katalogun e monedhave greke konfirmohet prezenca e saj nė shek IV p.e.r. Pretendohet tė jetė gjetur nė rrethinat e kėshtjellės, nė mbeturinat e dheut tė hedhur. (Koleksion personal)
Fig. Nr. 2. Medalion prej bronzi me njė faqe, derdhje dhe shkrim me inēizim tė lexueshėm “Demos i Thesalonikut [ja kushton] Aleksandrisė”. Paraqet nė profil Aleksandrin e Madh me pėrkrenare, ku nė anėsore ka njė sqap me njė bri dhe mė lart njė kokė luani me krifė. Pretendohet tė jetė gjetur nė kodrat e Shkodrės. Ka qenė e veshur nga njė shtresė ranore. Figurimin e sqapit ne e shohim tė krahasueshėm me “sqapin me njė bri tė mrekullueshėm” tė Biblės dhe me njė tip egjiptian (Koleksion personal)
Fig. Nr. 3. Monedhė argjendi e pėrdorur si varėse qafe. Nga njera faqe ka figurimin nė profil tė perendeshės Athina e cila ka nė pėrkrenare njė qenie shartesė mitologjike detare, me kokė shqiponje dhe me krahė fluturues, e krahasueshme nga ne me dragoin e kishės sė Mesopotamit etj. Ka monogramin A. Nė faqen tjetėr ka shkronjėn greke F cfurkun e Poseidonit dhe germėn A. Paraqet njė luan dhe shkrimin gr. YE???O?. Kjo monedhė sipas katalogut ėshtė me prejardhje greke, por imitim nga Lukania. Nė katalog konfirmohet ekzistenca e saj. Monedha ėshtė e inkasturar nė njė rreth, sepse ka qenė pėrdorur si varėse qafe. Ėshtė blerė te njė argjendar, pretendohet tė jetė gjetur nė zonėn e kėshtjellės. E kemi sjellė pėr ilustrimin e mitologjisė sė Athinasė e cila pėrmendet edhe nė “Privilegjet” e Shkodrės (Minerva, sipas pėrkthimit latin). Shih edhe dy monedha athinase tė gjetura nė Shkodėr me kultin e Athinės si qyqe dhe si njeri. Athinaja nė formėn e metamorfozės si qyqe, sipas mitologjisė ka qenė edhe “protektoria” e Trojės. (Koleksion personal)
Fig. Nr. 4a. Monedhė argjendi e Basileusit Ptolemeu tė Egjyptit, njėri nga tė katėr zėvendėsuesit e Aleksandrit. Njera faqe ka portretin e Ptolemeut, faqia tjetėr njė shqiponjė tė shkėlqyer qė ka shkelur me kthetra njė krokodil. Simbolin e shqiponjės e gjemė edhe nė Bibla, ndėrsa krokodili sibolizonte Egjiptin etj. Duke u nisur se njė monedhė me njė shqiponjė afėrsisht tė tillė e ka pasur edhe basileusi Perseu i Maqedonisė, bashkėkohės i Genthios-it tė Shkodrės, shek II p.e.r. (Fig. 4b), ne mendojmė se kemi tė bėjmė me ish shqiponjėn e Aleksandrit tė Madh. Gjendet nė katalog, shek IV p.e.r. Ėshtė gjetur nė bregun e Drinit poshtė kėshtjellės. (Koleksion personal)
Fig. Nr. 5. Fotokopje e njė monedhe argjendi e bazileusit Lisimahu tė Thrakisė, njėri nga tė katėr gjeneralėt qė ndanė teritoret e Aleksandrit tė Madh e gjetur nė Shkodėr. Nga njera anė ka nė profil Aleksandrin me bririn e Ammonit dhe nga ana tjetėr Athinanė me mburoje etj. (Pronė e koleksionistit Mark Pali)
Fig. Nr. 6. Monedhė sirofenikase e basileusit Dhimitri II Nikator. Nga njera anė portreti i basileusit me mjekėr dhe diademė, nga ana tjetėr Zeusi i ulur nė fron etj. E gjetur nė Shkodėr. (Koleksion personal)
Fig. Nr. 7. Stema heraldike origjinale e qytetit tė Shkodrės e gjetur nė “Statutet e Shkodrės” me shqiponjėn e zezė tė Aleksandrit tė Madh dhe Pirros sė Epirit.
Nga burimet antike dhe ato numizmatike Aleksandri i Madh kishte edhe simbolika me cjap e shqiponjė dhe po ashtu edhe Pirrua i Epirit nė pėrkrenare kishte bri cjapi, i pėlqente ta thėrrisnin “shqiponjė” e madje se njihej edhe si “rritės shqiponjash”. (Plutarchi, “Vitae Parallele”, 10; Eliani, Lib. II, 40, 45.)
Tė gjithė kemi dėgjuar se simbole tė Aleksandrit dhe Pirros i kishte imituar edhe Skenderbeu, nė kuptimin e ruajtjes sė traditės dhe vazhdimėsisė sė lashtė tė fisit tė tij. Nė qoftė se edhe Aleksandri i Madh, sipas tekstit tė Shkodrės e kishte pasur njė “Atlet tė tij” edhe Skėnderbeun e mbiquajtėn “Atlet tė Krishtit”… Por, ne vėrejmė se kokcjapi i Skėnderbeut, ka dy brirė dhe jo njė “tė mrekullueshėm” si ai i Aleksandrit tė Madh nė Bibėl! Dr. M. Zeqo, mendon se “Pėrkrenaria e Skėnderbeut” ėshtė punuar nė Itali dhe i ėshtė dhuruar atij si “njė simbolikė, edicioni i dytė i ndeshjes sė cjapit njėbri tė Perendimit me dashin dybrinoē tė Orjentit, qė gjendet te “Vizionet e Danielit” nė Biblėn e Vjetėr”, pra si njė lloj “profecie e re mesjetare kristiane”! Ndėrkaq, siē e pėrmendėm, ishin turqit qė ia dhanė emrin Gjergj Kastriotit si Iskender/Skanderbeg, nė kujtim e nderim pėr Aleksandrin e Madh, tė cilin ata nė turqisht e quanin Iskender Zül Karneyn = Aleksandri i Madh kokdybrirėshi. A thua dhurata italiane e ruajti kuptimin e Dhulkarnejnit?!
Do tė shtonim se nė kohėn tonė moderne, imitimi dhe improvizimet e reja tė kėtyre ish simbolikave antike e mesjetare nė stema republikane e nė personel njerėzor ceremonial “republikan”, rrezikojnė tė kthehen nė qesharake, siē edhe shpikja mė e fundit alla shqiptarēe me Dhulkarnejnėt me pėrkrenare me “Koksqap tė Artė”, me pelerina tė kuqe, me opinga dhie e tė lyer me deodorantė, si njė lloj “edicioni modern” i ligjvėnėsve tanė!
Me kohė ironia e hollė popullore filloi t’i konsideronte “brirėt e shenjtė” jo vetėm si njė simbol i “budallallėkut me brirė”, por edhe se “gruaja i kishte vėnė burrit brirė”. Edhe pėrkrenaret antike e mesjetare edhe kultet kalorsiake, filluan tė shkaktonin ilaritete. Dikur edhe vetė perenditė e rrangut tė lartė e tė aristokratizuara tė Olimpit kishin filluar tė ankoheshin e tė talleshin me disa perendi tė barbarėve, tė cilat me hir e me pahir i ishin imponuar “Malit tė Perendive”, kur kėtyre filluan t’i mungonin jo vetėm flijet njerėzore por edhe ato shtazore. Kėshtu ndodhte edhe me malokun Hyun e grigjave dhe kullotave Panin, njė lloj kloni mitologjik shartesė gjysėm njeri e gjysėm skjap, qė kapardisej me zė tė lartė nė tribunėn e Olimpit, i cili jo vetėm qė qelbej era sqap, por na kishte marrė me vehte atje lart tė gjithė vllazėrinė e far e fisin e tij si metekė (tė ardhur pa leje), duke e katandisur Olimpin si njė Bathore…
Mungesa e vėrtetitmit me siguri tė vendgjetjes, moskontrolli rigoroz i autenticitetit etj, sigurisht nuk na lejojnė qė tė japim pėrfundime tė sigurta pėr vėrtetimin e njė prezence nė Shkodėr, tė Filipit II dhe Aleksandrit tė Madh etj.
Duke besuar se nesėr brezi i ri do tė jetė mė me fat dhe se “rojzat e fatijet”nuk do tė luajnė keq, le tė shpresojmė qė kėto monedha dhe objekte tė mos i kenė hedhur dallgėt e kohės fare rastėsisht, ashtu siē ato shishet e detarėve qė i nxjerr deti kushedi se ku…
Krijoni Kontakt