KRESHNIK QATO SHPALLET BOKSIERI I VITI 2008 NË EUROPË
Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, aktualisht kampion i botës në peshën e mesme në versionin WBF, është shpallur si boksieri më i mirë i vitit 2008 për zonën e Europës. Çmimi është dhënë nga njëra prej 4 federatave më të njohura botërore të boksit “World Boxing Foundation” (WBF).
Ndërkaq, ndeshja e 4 prillit 2008, midis Kreshnik Qatos dhe portugezit Vitor Sá, e zhvilluar në Tiranë, është shpallur si dueli i vitit i WBF-së për zonën e Evropës. Këto vlerësime janë bërë të ditura nëpërmjet faqes zyrtare në internet të kësaj federate.
Pas 12 raundesh plot emocione, boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, është shpallur më 4 prill “kampion i botës” në versionin WBF për peshën e mesme. Në një ndeshje të barazpeshuar, të zhvilluar në një atmosferë elektrizuese në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", Qato ka bërë diferencën me volumin më të madh të lojës dhe në përfundim, ai ka korrur një fitore me pikë, që në fakt ishte edhe një vendim unanim i 3 gjyqtarëve të ndeshjes.
Presidenti i WBF-së, Mik Krauçer, pati theksuar atëherë se “kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për vetë Kreshnikun në radhë të parë, por, ajo që është më e rëndësishme është se kjo ndeshje e konfirmon atë si boksier botëror dhe e fut Shqipërinë në hartën e boksit botëror profesionist...
Krijoni Kontakt