
Postuar më parë nga
Xhuxhumaku
Mashtrimi i madh, Qato fiton me boksierin e “OJQ”-së
Titulli u pretendua si tejet i rëndësishëm për kampion bote të WBF-së. WBF rezulton si firmë australiane pa asnjë peshë ndërkombëtare
Paraqitja e ndeshjes së djeshme Kreshnik Qato-Vitor Sa si ndeshje që do të përcaktonte fituesin e çmimit botëror të peshave të mesme, mbart doza mashtrimi dhe ekzagjerimi. Pikësëpari boksieri Vitor Sa është paraqitur publikisht si kampion i Portugalisë në peshat e mesme, fakt ky që nuk është aspak i vërtetë, madje këtë nuk “guxon” ta thotë as vetë Federata WBF (World Boxing Foundation), për të cilën ai garon. Pjesa më interesante e kësaj ndeshjeje lidhet pikërisht me këtë federatë, e cila në vetë faqen e saj zyrtare shkruan për këtë ndeshje se: “Muajin tjetër ne do të shohim një tjetër garë kampionësh në Shqipëri, ku një hero lokal i quajtur Kreshnik Qato, i kthyer në Shqipëri nga Anglia, do të ndeshet me portugezin Vitor Sa për titullin botëror të peshave të mesme të WBF-së në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë”, - shkruhet në shpallje. Pra duket të qartë se kemi të bëjmë me përcaktimin e titullit botëror për peshat e mesme brenda një federate të caktuar (të tilla ka me qindra), por, për të qenë e rëndësishme kjo ndeshje, duhet që Federata të sigurojë ndeshje me fituesit reciprokë të federatave me nam ndërkombëtar.
Federata
Nga kërkimi për Federatën WBF, në faqen zyrtare të saj rezulton se ajo është themeluar në vitin 2004 në Australi dhe ka marrë licencën për të operuar dhe në vendet e tjera jashtë Australisë. Megjithatë, edhe pse ky fondacion operon në të gjitha kategoritë, nuk rezulton asnjë ndeshje e ndonjë kampioni të kësaj federate me ndonjë boksier tjetër që përfaqëson federata vërtet të rëndësishme dhe me peshë në arenën ndërkombëtare të boksit, siç janë të mirënjohurat WBA, WBC, IBF, WBO etj. Sakaq, duket se vetë portugezi Vitor Sa vjen nga “hiçi”, pasi Fondacioni në fjalë WBF nuk ka kampion në kategorinë e peshave të mesme që prej tre vitesh, pra që në vitin 2005. Në fakt duket se jo më kot dhe portugezi është zgjedhur me short, pasi në këtë fondacion nuk kishte një garë mirëfilli për ndeshjet apo kampionin për këtë peshë. Ndërsa në mediat shqiptare Vitor Sa është paraqitur si kampion i Portugalisë në faqet ndërkombëtare të boksierëve, edhe ai, edhe Qato rezultojnë thjesht të regjistruar si emra figurantë, ndërsa titujt e tyre të pretenduar me shumë bujë në Shqipëri, zyrtarisht nuk gjenden askund.
H. Hasani
5 Prill 2008
albania.
Krijoni Kontakt