Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Irani në Tiranë: Ndaloni “Persepolis”

    (Nga Shekulli)

    Ambasada e Iranit në Shqipëri, notë proteste ndaj Akademisë së Filmit “Marubi” kundër shfaqjes së filmit të animuar i nominuar për “Oskar”

    Ambasada e Republikës së Iranit në Shqipëri, nëpërmjet zyrës së sektorit për kulturën, proteston kundër shfaqjes në Tiranë të filmit “Persepolis”. Nota e protestës është nisur në adresë të Akademisë së Filmit dhe të Multimedias “Marubi” në kinemanë “Jim&John Belushi” të së cilës filmi shfaqet sot në orën 19.00 në kuadrin e “Pranverës së Frankofonisë”. Drejtori i Akademisë, regjisori Kujtim Çashku, mësohet të jetë thirrur posaçërisht në ambasadë për t’i bërë të ditur që “Persepolis” me autore kryesore franko-iranianen Marjane Satrapi, është i ndaluar në Iran dhe në Liban si film që nxit antikulturën, urrejtjen, si “islamofob” dhe “anti-iranian” po t’i referoheshim fjalëve të vetë presidentit Ahmedinexhad. Thuhet se letra përmban fjali ku theksohet se në këtë mënyrë po cenohen marrëdhëniet e mira midis kulturave të dy popujve. Përmbajtja të kujton protestën verbale në gusht të vitit të shkuar kur sërish Ambasada e Republikës Islamike të Iranit ngrinte zërin kundër shfaqjes në kinematë shqiptare të filmit hollivudian “300″ po ndryshe “Beteja e Termopileve” i Zack Snyder.

    Por regjisori Çashku ka refuzuar të komentojë përmbajtjen duke e quajtur atë një letër zytare. Në anë tjetër, nuk ka heshtur dhe ka thënë për gazetën se “Persepolis” po shfaqet në kuadrin e ditëve të frankofonisë dhe se shfaqja e tij është konform principeve që kjo akademi ka për të drejtat e njeriut, prandaj jo më kot aty mbahet çdo vit Festivali Ndërkombëatr i Filmit për të Drejtat e Njeriut. “Ne jemi të hapur ndaj kulturave edhe ndaj atyre që nxisin debat. Sa më e ndaluar dhe sa më tabu që të jetë një gjë, aq më e rrezikshme ajo bëhet për shoqëritë respektive. Në këtë rast vendimi që kemi marrë për të shfaqur filmin në akademinë tonë nuk ka qenë për të demonstruar ndonjë frymë antiislamike. Përkundrazi, tendenca jonë ka qenë për të nxitur dhe për të provokuar një debat i cili mendoj se do të ishte po kaq i vlefshëm edhe brenda shoqërisë iraniane qoftë edhe sikur vetë filmi të shfaqej në Iran, do të ishte krejt pozitiv.”

    Regjisori Çashku përmend rastin e shfaqjes në Tiranë të filmit “L’America” i Gianni Amelios i cili hapi një debat të jashtëzakonshëm ku u përfshinë shkrimtarë, intelektualë, shikues, pro dhe kundër një vepre e cila më shumti u cilësua “fyerje për kombin shqiptar”. “Madje mund të thuhet se jemi bërë fashion për shumë kinematografi të vendeve evropiane pse jo dhe amerikane, duke trajtuar problematika që kalojnë tangent ose në mënyrë të drejtpërdrejtë me çështjet shqiptare. Po t’i shihnim me atë cenues do të ndalonim çdo film që ka lidhje me imazhin e Shqipërisë”. Dhe duke e mbyllur shton: “Unë nuk dua të gjykoj fare për Iranin apo për politikën që bëhet në Iran. Ne këtu jemi në Shqipëri, jemi në Europë dhe nuk duhet të bëjmë kurrësesi atë që është bërë në kohën e totalitarizmit që të nisim të censurojmë vepra që ngrihen mbi ato që janë të ndaluara nga kushtetuta jonë dhe që fyejnë dinjitete të popujve. Në këtë rast filmi nuk identifikohet vetëm me Iranin, por nxit një debat me këtë lloj koncepti të kulturës sot, pse jo dhe të kulturës perëndimore”.

    Është hera e dytë që Irani zyrtar në Tiranë proteston në adresa jo qeveritare për të ndaluar kinemanë që shfaqet në kryeqytetin shqiptar dhe që ka në fokus traditën dhe kulturën iraniane apo që nxisin “dhe justifikojnë konfliktin midis Lindjes dhe Perëndimit.”

    Megjithatë “Persepolis”, filmi i animuar 100% francez i Marjane Satrapit dhe Vincent Paronnaud-së, do të shfaqet sonte premierë në kinemanë e Akademisë së Filmit “Marubi” në Tiranë. Ka kandiduar për Oskar 2008 për filmin më të mirë të animuar, është vlerësuar në Festivalin e Kanës 2007 me Çmimin e Jurisë, me Çmimin “Cezar 2008″ (një Oskar francez) si Filmi i Parë më i Mirë dhe si Përshtatja më e Mirë. Me zërat eKaterinë Dënëv, Kiara Mastrojani, Daniel Darjë rrëfehet historia e vizatuar e bazuar në librin autobiografik me të njëjtin titull i Marjanë Satrapit. Në 1 orë e 35 min. Satrapi tregon vendin e lindjes dhe konfliktet me kanunet dhe çfarë ndodhi pas rrëzimit të Shahut, shpalljes së Republikës Islamike të Iranit dhe luftës Iran-Irak në vitet e para të saj.

    “Unë nuk dua të gjykoj fare për Iranin apo për politikën që bëhet në Iran. Ne këtu jemi në Shqipëri, jemi në Europë dhe nuk duhet të bëjmë kurrsesi atë që është bërë në kohën e totalitarizmit që të nisim të censurojmë vepra që ngrihen mbi ato që janë të ndaluara nga kushtetuta jonë dhe që fyejnë dinjitete të popujve.”

  2. #2
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    ca vendi irani...... une per vete e kam pare filmin disa kohe me pare dhe eshte me te vertete i bukur. fantastike pjesa "punk is non ded!"
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    kete filmin Persepolis e kam shkarkuar por kam haruar ta shoh. perderisa Irani mendon se ky film nuk duhet pare, atehere nuk kam per ta pare.

  4. #4
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Une e pashe mbreme per kuriozitet. Shume shqiptare me tere mend mund te gjejne veten aty brenda. Shikojeni se ia vlen.
    Ezekiel 25-17.

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    “Unë nuk dua të gjykoj fare për Iranin apo për politikën që bëhet në Iran. Ne këtu jemi në Shqipëri, jemi në Europë dhe nuk duhet të bëjmë kurrsesi atë që është bërë në kohën e totalitarizmit që të nisim të censurojmë vepra që ngrihen mbi ato që janë të ndaluara nga kushtetuta jonë dhe që fyejnë dinjitete të popujve.”
    POSHTE CENSURA.

    Rrofte liria e fjales, edhe e te drejtave televizive. Poshte islamofobet iranian.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    POSHTE CENSURA.

    Rrofte liria e fjales, edhe e te drejtave televizive. Poshte islamofobet iranian.
    e forta eshte kur dalin nanje here ktu ne londer kta islamiket, e bejne protesta kundra te drejte se fjales. dmth, nuk e di si e llogjikojne kete kta, sepse mua do me duhej te mendohesha per jave te tera te gjeja nje teori per te justifikuar kete gje qe bejne ata, te dalesh e te protestosh kundra te drejtes se fjales.

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga artful dodger Lexo Postimin
    e forta eshte kur dalin nanje here ktu ne londer kta islamiket, e bejne protesta kundra te drejte se fjales. dmth, nuk e di si e llogjikojne kete kta, sepse mua do me duhej te mendohesha per jave te tera te gjeja nje teori per te justifikuar kete gje qe bejne ata, te dalesh e te protestosh kundra te drejtes se fjales.
    Po ca aman, se kto kan rreshkitm sdin te bejn tjeter vetem te shperdhejne neper stacione autobuzesh, etj etj.. kamikazet
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •