Denoncimi në "Fiks Fare" dhe apeli për Berishën e Ina Ramën
Vajza nga Vlora tregon me hollësi ngjarjen e saj, ku policia e ka detyruar atë të bashkëpunojë dhe të fusë në kurth drejtorin e arsimit të Vlorës (njëherazi edhe kryetar i Partisë Demokrate të Re dhe ish-kandidat për deputet i kësaj partie), të cilit i kishte kërkuar lidhjen e një kontrate si mësuese në fshatin Vranisht. Përmes një interviste në "Fiks Fare", Tetrakina ka treguar se si dy policë e pajisën me përgjues dhe i kërkuan që t‘i jepte 500 mijë lekë drejtorit Kozma Leka, i cili në të vërtetë nuk i kishte kërkuar asnjë qindarkë. Vajza tregon më tej se policia i kishte premtuar lirimin nga burgu të babait dhe vëllait të saj, i pari i arrestuar për kultivim të bimëve narkotike dhe i dyti për kalim të paligjshëm të kufirit. Megjithëse Tetrakina pranoi të bashkëpunojë, firmosi denoncimin ndaj Lekës dhe, megjithëse ky i fundit tani ndodhet nën akuzë për mitëmarrje, i ati dhe vëllai vijojnë të jenë ende në qeli.
Intervista
Fiksi - Ato ju thanë që do t‘ju ndihmonin?
Tetraklina - Po policia më tha që do të më ndihmonte, por aktualisht në të vërtetë nuk më ka ndihmuar aspak
Fiksi - Do të ndihmonte pasi ti të kishe realizuar planin që të kishin dhënë...
Teraklina - Po po. Do të të ndihmojmë për vëllain, do të të ndihmojmë për babanë. Këto janë fjalët e atyre.
Fiksi - Po pasi u bë arrestimi i drejtorit të Drejtorisë Arsimore, ju keni trokitur në derën e atyre për të kërkuar që t‘ju ndihmonin?
Tetraklina - I kam takuar, madje kisha dhe gjyqin e vëllait, do të ndihmoj, do të ndihmoj, por asgjë. Gjithçka ka qenë në heshtje dhe kanë qenë fjalë të kota.
Fiksi - Por ju kishit rënë në kompromis më parë se në qoftë se ti do të realizoje atë plan të thurur nga ata, pastaj ato do të të ndihmonin?!
Tetraklina - Po, po. Asnjëherë nuk i kanë realizuar gjëra të tilla. Ndoshta kompromisi dhe plani ishte sa për të arrestuar drejtorin dhe jo më për të dhënë mundësinë për të më ndihmuar mua
Fiksi - Sa kontrata pune tremujore keni marrë nga Drejtoria Arsimore deri në qershor të 2007-ës?
Tetraklina - Po, kam marrë 6 kontrata pune.
Fiksi - Kush ua ka dhënë personalisht?
Tetraklina - Kam marrë 2 apo 3 nga drejtori dhe pjesën tjetër nëpërmjet njerëzve të tjerë. Jo nga drejtori im i shkollës ose mund të ketë qenë ndonjë person tjetër që m‘i ka sjellë. Kam marrë pra, siç të thashë, 3 kontrata nga drejtori vetë dhe një pjesë tjetër të kontratave e kam marrë nga njerëz të tjerë.
Fiksi - I keni paguar lekë dikujt tjetër për kontrata që nuk i keni marrë direkt nga Kozma Leka? Për kë, kujt dhe sa i keni paguar?
Tetraklina - Nuk di të kem paguar fare lekë për kontrata. Nuk njoh persona të tjerë.
Fiksi - Për veprimin e datës 20.07.2007 ishte iniciativa juaj, ju detyroi Kozma Leka apo dikush tjetër?
Tetraklina - Ndihma e policisë dhe asnjë lloj ndihme tjetër. Vetëm policia.
Fiksi - Kur i çuar lekët në zyrën e Kozma Lekës kishit rënë dakord më parë dhe ky ju priste?
Tetraklina - Jo vajta trokita si gjithë qytetarët e tjerë dhe i thashë " drejtor kam për të firmosur diçka". Ai ishte në zyrë, i lashë lekët atje dhe kam ikur e kam dalë jashtë. Pas meje ka hyrë policia.
Fiksi - Kishe bindje se ky do t‘i pranonte dhe se do t‘ju siguronte me kontratë definitive?
Teraklina - Nuk e di, nuk mund të them asgjë, sepse ishin më tepër angazhimet e policisë këto dhe nuk e di se si mund të vazhdonte ngjarja.
Fiksi - Lekët që i çuat Kozmait me datë 20.07.2007 i kishit kursyer, i morët borxh apo.... ku i gjetët?
Tetraklina - M‘i dha policia. Ku t‘i gjeja unë, në shtëpi nuk kisha lekë, sepse gjendja e keqe ekonomike. Madje, ajo më çoi deri atje sa ato të policisë të kurdisnin edhe kurthe të ndryshme se mendonim që do të më ndihmonin për vëllain dhe për babanë gjë që aktualisht nuk ka ndodhur kurrën e kurrës.
Fiksi - Ju e keni firmosur procesverbalin e kallëzimit që keni bërë në polici me datë 11.07.2007 dhe a e dini përmbajtjen përse bëhet fjalë?
Tetraklina - Kam hedhur disa firma atje, por nuk e di se çfarë ishte shkruar. Sa fleta më kanë ardhur për të firmosur? Di që kam firmosur disa nga ato.
Fiksi - Paratë që ia dhatë ish-drejtorit Kozma Leka kush t‘i dha, kush t‘i solli?
Tetraklina - M‘i sollën oficerët e policisë gjyqësore të Tiranës.
Fiksi - Shuma prej...?
Tetraklina - Një milion lekësh ( të vjetra ). Ishin të mbajtura me numër serie, me procesverbale eee ...
Fiksi - Të porosisnin ato që duhet t‘ia përmendësh ose cila ishte porosia kryesore e..
Tetraklina - Po çoja dhe përmendja që t‘i solla lekët, t‘i solla lekët, t‘i solla lekët, gjë që kjo nuk ka ndodhur as në përgjime.
Fiksi - Ai vetë të kishte kërkuar lekë apo të kishte përmendur ndonjëherë muhabet lekësh? Kush ka qenë i pari ai që ka hapur bisedën e lekëve?
Tetarklina - Policia, pra policia.
Fiksi - Jo në bisedën tënde me ish-drejtorin Kozma leka, keni qenë ju që e keni hapur bisedën për para apo Z.Kozma Leka?
Tetraklina - Ai më ka thënë gjithnjë që do të ndihmoj, do të ndihmoj dhe për lekë nuk e di se kush e ka informuar policinë që erdhi e më thoshin mua që ik e çoj lekë Kozmait. Po unë i lashë mbi tavolinë.
Fiksi - Ai i pa lekët?
Tetraklina - Po nuk di gjë unë nëse i pa apo nuk i pa. I lashë lekët.
Fiksi - I the ti që ja tek i ke lekët?
Tetraklina - I përmenda faktin e punës, më tha që do të ndihmoj dhe kam ikur dhe kam dalë jashtë. Pas meje është futur policia brenda.
Fiksi - I ke lënë lekët aty dhe ke dalë?
Tetraklina - Po, po dhe kam dalë jashtë.
Tetraklina - Kam takuar oficerë të policisë gjyqësore, të cilët punonin në Tiranë dhe më thanë nuk do ta kesh problem. Do të ndihmojmë për vëllain që të dalë nga burgu, do të ndihmojmë për babanë që mos ta arrestojnë dhe gjëra të tjera...
Fiksi - Ti e ke lexuar ndonjëherë gjithë përmbajtjen e atyre letrave që ke firmosur? Të firmosura dhe të pafirmosura nga ti.
Tetraklina - Pjesërisht disa. Nuk kishte pse të bëheshin sajime deri në atë pikë për gjëra që nuk janë të vërteta.
Fiksi - Domethënë kishte sajime në përmbajtjen e atyre dokumenteve?
Tetraklina - Po, po.
Pra kjo është e gjithë e vërteta e ngjarjes si për ish-drejtorin Kozma Leka, si për vëllain, si për babanë tim, të cilët të tre ndodhen të ndaluar nga policia. Me këtë rast dua t‘i bëj një apel si Kryeministrit të Shqipërisë, si ministrit të Drejtësisë, si Prokurores së Përgjithshme pra të marrë masa dhe të çojë duart nëpër këto gjykata dhe në Policinë e Shtetit Shqiptar që i merr njerëzit dhe i fut nëpër kurthe.
Fiksi - Atëherë ju mendoni që ky ishte një kurth që iu bë atyre?
Tetraklina - Siç kanë rrjedhur ngjarjet deri tani, mendoj se ka qenë një kurth i vërtetë prej atyre.
Somario
Me këtë rast dua t‘i bëj një apel si Kryeministrit të Shqipërisë, si ministrit të Drejtësisë, si Prokurores së Përgjithshme, pra të marrë masa dhe të çojë duart nëpër këto gjykata dhe në Policinë e Shtetit Shqiptar që i merr njerëzit dhe i fut nëpër kurthe
Historia e babait dhe vëllait
Gazetari - Saimir dhe Doktor, jemi në fshatin Vranisht të qytetit të Vlorës. Jemi pikërisht në shtëpinë e zotit Hodo Shkaj. Kjo parcelë që shikoni për vite me radhë, i zoti i saj e ka mbjellë bostan, por pikërisht në këtë parcelë nis dhe historia jonë, sepse në verën e vitit 2005 këtu kishin mbirë apo mbjellë, (këtë nuk e dimë), bimë narkotike. Për këtë gjë i zoti i kësaj shtëpie sot ndodhet në burg, por për të na treguar këtë histori ne iu drejtuam vajzës së kësaj shtëpie që kërkoi ndihmë në emisionin "Fiks Fare". Përse erdhët te emisioni "Fiks Fare"?
Tetraklina- Erdha te emisioni "Fiks Fare", sepse mendoj se do ta nxjerrë në dritë të vërtetën e kësaj tragjedie që po kaloj unë dhe familja ime. Unë jam mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Kropisht. Jam studente në vitin e dytë për Gjuhë-Letërsi dhe punoj dhe gazetare te radioja "Valë e kaltër". Historia ka filluar në vitin 2005, pikërisht te kjo parcelë që ju shikoni ku ishin të mbira 20 rrënjë narkotike. Pasi erdhi policia, i asgjësoi duke gjetur babanë tim aty dhe mbushën një procesverbal pa i thënë se këto dokumente do t‘i çonin në prokurori apo diku tjetër, i thanë firmës që kjo është toka jote. Babi ka dhe disa probleme nga sytë dhe nuk pa se çfarë kishin shkruar ata në kallëzim, por menjëherë hodhi firmën.
Gazetari- Pasi iu bë procesverbali nga policia, çfarë ndodhi në familjen tuaj?
Tetraklina- Kisha vëllain në Itali. Ai kishte marrë dokumentet dhe ishte momenti për t‘i rinovuar por, kur pa se babai ishte proceduar dhe ndiqej për punën e drogës nga gjykata dhe ishte në gjyqe të ndryshme, mori rrugën për të ardhur në Shqipëri, sepse babi ka qenë shtruar 6 herë në spital deri tani. Pasi ka ardhur vëllai këtu në Shqipëri, ka ndenjur një farë kohe, e pa që nuk mund të bënte asgjë është nisur për në Greqi. Kur është nisur për në Greqi ka ikur me një shok tjetër, i cili banon në fshatin Tërbaç dhe janë nisur për në Greqi. Ai e ka prezantuar me një çun tjetër dhe ai do të paguante ashtu siç do të paguante dhe vëllai im bashkë më shokun e tij 600 euro taksixhiut grek që do t‘i çonte në Greqi. Ata vajtën, mbërritën në vend, paguan dhe lekët, ndenjën dy-tri ditë i kapi policia dhe i ktheu. Çuni për të cilin bëhet fjalë, Saimiri, erdhi në Shqipëri, filloi t‘i merrte këta në telefon dhe këta i thoshin se nuk ke më punë me ne, sepse dhe ne si puna jote ishim. Ai shkoi në polici dhe bëri një kallëzim, ku policia arrestoi shokun e vëllait. Duke e mbajtur në qeli ditën e parë, ditën e dytë, ka marrë vëllain në telefon duke e pyetur ku je, ai i tha- jam te spitali. Ku do ta pimë kafen? -E lëmë te bashkia. Atje kanë shkuar forcat e policisë dhe i kanë hedhur prangat pa e ditur se për çfarë.
© Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt