Me kane pyetur, c'behet me uren e vogel te shallvareve. artikulli me [oste tregon situaten.
Skadon afati i rikonstruksionit të Urës së ish-Bllokut, firma vazhdon punimet
Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mire
Wednesday, 02 April 2008
Rikonstruksioni dhe zgjerimi i urës së këmbësorëve mbi Lanë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” do të vazhdojë ende deri në mes të prillit, edhe pse afati i punimeve ka skaduar që prej muajit janar.Ura në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” e njohur nga kryeqytetasit si ura e bllokut nisi të rikonstruktohej që në ditët e para të muajit tetor nga një firmë ndërtimi e kontraktuar nga bashkia. Data ekzakte e nisjes dhe përfundimit të punimeve nuk u bë e ditur asnjëherë, madje as në tabelën treguese në të cilën ndodhet i përcaktuar vetëm afati 4-mujor, pa datë fillimi as mbarimi të kësaj vepre publike. Por sipas përllogaritjeve të nisjes së punimeve të deklaruara zyrtarisht nga Bashkia Tiranë dhe përfundimit të hamendësuar nga punëtorët e firmës, i bie që ky rikonstruksion të arrijë deri në një periudhë 6 mujore. Zgjerimi i urës së këmbësorëve mbi Lanë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” është pjesë e Studimit Francez të Qendrës së Tiranës. Ajo do të shërbejë vetëm për kalimtarët. Por, këta të fundit do të duhet të presin edhe për një farë kohe deri sa ta shohin të përfunduar atë. Kështu, qytetarët do të vazhdojnë të vuajnë pluhurin dhe pisllëkun që shkaktohet nga materialet inerte, të cilat shërbejnë për rikonstruksionin e urës. Ideja e rindërtimit të kësaj ure, ishte lehtësimi i kalimit të qytetarëve, por gjatë këtyre muajve atyre u është vështirësuar më shumë se kurrë kalimi i Lanës, nëpërmjet kësaj ure. Në stinën e dimrit, qytetarët detyroheshin ta kalonin lanin, nëpër baltë dhe hekura, duke rrezikuar dhe jetën. Ndërsa tani që hekurat dhe balta janë “zhdukur”, ata duhet të kalojnë përmes llaçit, tullave dhe punëtorëve, për të kapërcyer matanë Lanës dhe për të dalë në zonën e ish-Bllokut. Edhe pse kjo urë ndodhet në mes të Tiranës, qytetarët janë të detyruar të bashkëjetojnë me ndotjen mjedisore dhe ndotjen akustike që shkaktohet nga punimet në të.
Projekti i urës
Ura mbi lanë është një vepër publike, e cila do të ndërtohet me të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ose e thënë më qartë me paratë e taksave të qytetarëve, të mbledhura nga pushteti lokal. Fondi për ndërtimin e kësaj ure është 38.963.928 lekë. Gjatësia e urës që trajtohet në këtë objekt është 40 metra linearë. Gjerësia e përgjithshme e urës do të jetë 20.5 metra. Projekti parashikon ndërtimin e një ure me dy kalime nga 7.0 m secila ndarje dhe me një brez ndarës prej 0.5 metrash në mes. Gjerësia e trotuareve në të dy anët e urës do të jetë 3 metra. Projekti parashikon gjithashtu, që gjatë ndërtimit të urës të kryhet zhvendosja e të gjithë linjave të kanalizimeve, ujësjellësit, elektrikut, telekomit që shtrihen nën të. Por përfundimi i saj parashikon edhe ndriçimin në të dy skajet e saj me shtylla me 4 krahë. Ndërsa për sinjalistikën janë parashikuar dy tabela treguese dhe dy tabela paralajmëruese, nga një për çdo hyrje të urës. Firma e ndërtimit që ka marrë përsipër rindërtimin dhe zgjerimin e kësaj ure është kontraktuar nga bashkia, e cila duket se me kaq e ka mbyllur edhe interesimin e saj për mbikëqyrjen e punimeve. Ndërsa kryebashkiaku vazhdon turin e tij nëpër rrethe të ndryshme të vendit, harron se edhe Tirana është katandisur në ditë të hallit. Punimet e rrugëve zgjasin pa fund, aq sa qytetarët tashmë shprehen se më mirë të kenë rrugët e vjetra sesa këto të rejat, të cilat derisa të mbarojnë u nxijnë jetën nga izolimi mes materialeve inerte, mjeteve të ndërtimit, zhurmës dhe pluhurit.
Krijoni Kontakt