Close
Faqja 5 prej 27 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 265
  1. #41
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Gezuar Shqiperi!
    Lajmi si lajm shume i gezueshem .
    Do te thote flakje e paranojes dhe siguri ,do te thote stabilitet i pergjithshem qe do te hape dyert per investime te huaja.
    Do te thote garanci per ndihmat reale nga komuniteti i gjere nderkombtare si me kuadro dhe me mjete materiale.
    Do te thote ngritje standardi jetesore dhe bashke me te edhe nje ngritje ne vetedije moderne njerezore dhe kombetare.
    Perfundimisht do te thote nje haperim me vetbesim drejt nje jete me te mire dhe me te lumtur per popullin Shqiptar...
    Urime te gjithe shqiptareve.....Urime Shqiperi .

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Paska akoma idiote qe besojne se politika e Bersihes e futi Shqiperine ne NATO ?

    Politika e Berishes e vonoi 10 vjet hyrjen tone ne NATO dhe nja 25 te tjera hyrjen ne BE!!

    Pra mos ngatroni sharpin me sheqerin, Shqiperia hyri ne NATO dhe e pergezojme... por nuk e futi Berisha!

    Eshte ironi e historise qe ky person te firmosi nje dekret qe nje popull aspiron ketu e 20 vjet! Nato eshte shans i madh per Shqiperine, por do ishte akoma me i madh nese kryesia e NATOS ndryshon njecik mend dhe vendos me ne ne fund qe ta fusi Perendimin ne shekullin e 21 te larguar nje here e pergjithmone nga ankthet e shekullit te 20 dhe te kapur pas realiteteve dhe sfidave te reja globale.

    Ky pra eshte edhe synimi jone kombetar, t'i largohemi shekullit te 20 dhe politikaneve qe na i kujtojne cdo dite!
    Mos më keqkuptoni.
    Ajo që ne shqiptarët e quajm virtyt , politika e quan mani.Ne jemi të të drejtës kurse politika nuk e pëlqen këtë.Të kish pasur populli shqiptar një politikan me plot kuptimin e fjalës nuk do të ish përça në 3 fe, 5 shtete dhe në të gjithë kontinentet që ka toka.Nuk është merita e Salës apo e partisë së tij, por ja që koha e zgjodhi atë.
    Edhe diçka nëse ne na intereson politika dhe jemi të informuar për politikë nuk don të thot se jemi politikan dhe se mundemi të vlerësojmë drejt atë që është në pushtet, duhet të hapërojmë asaj ruge për të njohur itinerarin.
    Kisha

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    32

    Thumbs up Nato

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sapo është bërë publik lajmi që Shqipëria ka marrë ftesën e anëtarësimit nga NATO. Ky është një lajm i gëzueshëm dhe një arritje e madhe për shtetin shqiptar post-komunist. E hapëm këtë temë për të vjelë reagimet dhe mendimet tuaja mbi këtë lajm. Ju ftojmë tu jepni përgjigje pyetjeve në vazhdim:

    1. Cili ishte reagimi juaj kur mësuat për lajmin e ftesës për anëtarësim në NATO?
    2. Çfarë do të thotë për Shqipërinë një anëtarësim në NATO?
    3. Si do të ndikojë ky anëtarësim në jetën dhe të ardhmen e vendit?


    Diskutim të këndshëm.
    Reagimi eshte si shqiptare dhe jo si nje shqipfoles, shqiptarce si me poshte.

    1. Reagim se po vazhdon shkeputja nga bolshevizmi-stalinizmi-komunizmi-enverizmi-ramizizmi ( katovica e 1986-1987 ). Shpresoj se po hapet nje sipar i ri dekolonizimit mbare shqiptare nga sllavo-serbo-ruso-greko-orthodoxite e ketyre viteve e dekadave e shekujve e sidomos pas LIDHJES se PRIZRENIT. Per ironine e fateve GJITHE-SHQIPTARE dhe te GJITHE-ANTIKOMUNISTEVE ne hapesirat MBARE-SHQIPTARE ku bej pjese dhe une, si perhere R.Alija na vertetoi sesa me shpejt ne integrohemi ne NATO/OTAN, aq ma shume damkoset periudha 1941-1992. Ku ky autore e ideator i Genocidit anti-shqiptare ( si p.sh. nder te paharuarit ai Tivarit ) na e percaktoje konfliktin shekullore Shqiptaro Serbo-Sllavo-Greke si nje " grindje " dhe jo si genocid, shfarosje, pushtime, kolonizim, vrasje, racizem, asimilim etj. etj.etj.. Si shikues i Top-Channell reagimi nga intervista qe iu more ketij anti-shqiptari, eshte se do ishte mire qe nga ana tjeter le ti merrej edhe familjes se mesuesit e poetit nga Kukesi te ndjerit Nela, i varur ne qender te qytetit . I bej thirrje publike ketij kanali televiziv " te pa anshem " qe tu kerkon te falur po publike viktimave te R.Alise nese do te quhet media shqiptare neutrale.

  4. #44
    anëtar i RASTËSISHËM... Maska e besjon
    Anëtarësuar
    29-06-2002
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikë
    Postime
    40
    per tre pyetjet e tua albo une mund te pergjigjem mbase krejtesisht te kunderten por e besoj qe do te kuptosh si korçar qe je, 1- shqiperia ne NATO- siguri e madhe politiko-ekonomiko-ushtarake. 2-lirimi i legjendarit te UCK-se ramush haradinaj si i pafajshem nga akuzimi shovinist serb, po ne kte dite te mrekullueshme une mund ta quaj, DINJITET mbareshqiptar, qe nuk duhet anashkaluar pasi jeta ne pergjithesine mbareboterore i ngre vlerat e nje njeriu vetem pasi ai te kete dhene jeten, sikurse ne rastin tone ate te adem jasharrit, apo te azem hajdarit, te ibrahim rugoves , apo te pjeter arbnorit, por mos te harrojme qe ramush haradinaj, sali berisha, dhe ali ahmeti, do te mbeten gjithashtu legjendat e gjalla te shqipetarise nderkontinenetale. 3-Kreshnik qato vetem nje dite me pas boteroi, boten sportive duke i dhene atdheut brezin e arte te sportistit , pavaresisht te cilit lloj qe per mendimin tim fort u anashkalua ky super patriot shqiptar qe mund te jete nder te rrallet qe kendon himnin kombetar, dhe perfaqeson boterisht dhe denjesisht flamurin SHQIPETAR, kushdo qe ka degjuar tenorin e madh shqipetar kastriot tusha te kendoj himnin kombetar ne çelje te ndeshjes (qe me dha lot te perzemerta emocioni) shihte dhe kreshnik qaton te emocionuar qe kendonte dhe kjo ngjarje pra vertaton force dhe patriotizem te larte shqipetar, emocionuese thenjet e tij do luftoj qe te nderoj flamurin tone, dhe vendin tim SHQIPERINE....nuk di albo a e morre pergjigjen apo jo...me nderime dhe respekt te madh per forumin nga gimaxhami, bruxelles me 07/04/08..P.S ju faleminderit per mesazhin e forumit ne adrese te email-it tim por dhe mua me merr malli te kontaktojme me shpesh por aresyeja qe jam pksa i rralle, eshte se nuk mundem te suportoj, mjaft shkrime antishqipetare, dashakeqe kombetare, komunisto-punisto-socialiste, qe shkruhen jo rralle ne kte forum.. Megjithese shkruhet si rregull nga ana e forumit qe: Ndalohen Shkrimet vulgare Me Karakter Antikombetar, e pra keto lloj shkrimesh jane pothuajse te kudondodhura pothuajse ne te gjitha temat e hapura lexoi me kujdes dhe do te me japesh te drejte, Madje ka disa qe peveçse vjellin vrer dhe shkruajne ne menyren me antishqipetare nuk merren me asgje tjeter
    brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anëtarësuar
    06-02-2007
    Postime
    58
    Pavaresisht se kush jane interesat e paleve qe kane promovuar Shqiperine ne nje pozite te tille. Ftesa per ne Aleancën e Veriut, ndryshe per ne NATO eshte padyshim nje moment historik i shqiptareve si identitet kombetar dhe politikes shqiptare si teresi e kontributit per tu bere pjese e vendeve qe kontribuojne per paqen dhe stabilitetin.
    Ftesa per ne NATO i kthen autoritetin nje shteti te vogel si Shqiperia, per me teper kur si kumbar i kesaj ftese, i ketij vleresimi eshte nje nder promotoret e paqes dhe sigurise ne bote, Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Pozitiv eshte edhe nje fakt tjeter shume domethenes. Kur Shqiperia perfiton nje status te tille, natyrshem qe e kthen ate nga nje vend i pasigurte per investitoret, ne nje cope te lakmueshme te nje pjese te tyre per te rritur influencat e biznesit ne Ballkan. Natyrisht qe kjo do te kishte anen e saj pozitive, shtimin e vendeve te reja te punes dhe rritjen e kapitaleve prodhuese.
    Tjeter perfitom qe ka kjo ftese dhe garantimi per vitin 2010 per te qene anetar me te drejta te plota, eshte dhe çelja e siparit te pershpejtimit te hapave per integrimin e Bashkimin Evropian.
    Sot e mbas Shqiperia nuk eshte me nje nocion gjeografik, siçe ka quajtur nje diplomat britanik, nje here e nje kohe. Shqiperia tash e mbas eshte nje faktor paqeje dhe stabiliteti, nje fenomen i politikes se madhe, e pse jo dhe se shpejti nje vend qe do te kete edhe ai pjesen e saj ne politiken vendimmarrese globale.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anëtarësuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Nostalgjia per komunizmin

    Citim Postuar më parë nga kjamet gazepi Lexo Postimin
    Reagimi eshte si shqiptare dhe jo si nje shqipfoles, shqiptarce si me poshte.

    1. Reagim se po vazhdon shkeputja nga bolshevizmi-stalinizmi-komunizmi-enverizmi-ramizizmi ( katovica e 1986-1987 ). Shpresoj se po hapet nje sipar i ri dekolonizimit mbare shqiptare nga sllavo-serbo-ruso-greko-orthodoxite e ketyre viteve e dekadave e shekujve e sidomos pas LIDHJES se PRIZRENIT. Per ironine e fateve GJITHE-SHQIPTARE dhe te GJITHE-ANTIKOMUNISTEVE ne hapesirat MBARE-SHQIPTARE ku bej pjese dhe une, si perhere R.Alija na vertetoi sesa me shpejt ne integrohemi ne NATO/OTAN, aq ma shume damkoset periudha 1941-1992. Ku ky autore e ideator i Genocidit anti-shqiptare ( si p.sh. nder te paharuarit ai Tivarit ) na e percaktoje konfliktin shekullore Shqiptaro Serbo-Sllavo-Greke si nje " grindje " dhe jo si genocid, shfarosje, pushtime, kolonizim, vrasje, racizem, asimilim etj. etj.etj.. Si shikues i Top-Channell reagimi nga intervista qe iu more ketij anti-shqiptari, eshte se do ishte mire qe nga ana tjeter le ti merrej edhe familjes se mesuesit e poetit nga Kukesi te ndjerit Nela, i varur ne qender te qytetit . I bej thirrje publike ketij kanali televiziv " te pa anshem " qe tu kerkon te falur po publike viktimave te R.Alise nese do te quhet media shqiptare neutrale.

    Mbetem ne sintoni te plote me paracituesin. Eshte me te vertete shokuese, e turpshme, jo etike, jo profesionale, Eshte teresisht ne inkoherence ajo qe sot mbush minutazhin e medias elektronike dhe nxin faqet ne median e shkruar. Por per nje gje i dashur mik duhet te jemi te ndergjegjshem. Ajo qe ju acaron eshte plotesisht e perligjur. Çdo shqiptar qe ka jetuar diktaturen me te eger ne Ballkan do ta kishte teper te veshtire te pranonte ish-presidentin e fundit bolshevik, Ramiz Alia si nje ikon, si nje superlajm, si nje shkas per audience televizive dhe si nje shtyse per me shume treg per median e shkruar.
    Ne nje fare menyre per sa lart thashe, kjo eshte e vertete. Nje lloj nostalgjie ka garantuar qe keto copeza te nje te kaluare te erret te rikthehen, duke zene vend ne mozikun e te sotmes shqiptare. Keto syresh shkojne deri aty sa japin dhe definicione per evenimente te tilla historike per Shqiperine dhe Shqiptaret. Zot na ruaj nga nje lajthitje e tipit: Edhe ne kemi kontribuar per kete apo per ate eveniment. Lusim Zotin se deri me tash nuk ka ngjare, por "ikona" te tilla duke u ndjere te vleresuara, nuk do te ndalen te lajthiten deri ne kete shkalle.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anëtarësuar
    06-02-2007
    Postime
    58
    Eshte nje fakt i pamohueshem se, jo vetem Ramiz Alia por gjithçka qe evokon naten e erret komuniste behet hera-heres prezent ne media. Dhe per habine e te gjitheve, ndiqen dhe lexohen me po kaq endje, me po kaq ngulm dhe behen pjese e debatit dhe polemikave, thua se ata perfaqesojne te sotme. Ata jane shkaku i pasojave qe ne vuajme sot. Per kete do te isha OK. Por kurrsesi prurje te tilla nuk sjellin kurrcka te re ne te sotmen shqiptare. Ata jane si zgjim i fantazmave te diktatures dhe si tendence per te rivene pushtetin, dnoshta jo tamam me doren e tyre, se sa duke frymezuar me praktika te tilla filozofine e politikberjes se sotme.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anëtarësuar
    06-02-2007
    Postime
    58
    Fanatiket nuk mungojne, ithtaret gjithashtu. Nuk kam asnje dyshim se dhe vete funksionimi i shtetit te sotem ne te gjithe labirinthin e tij te te qenit eshte i orjentuar nga kjo filozofi. Tamam nga filozofia e zoterimit me dhune dhe teresisht mbi baza te shfrytezimit te njeriut, depersonifikimit nepermjet mjeteve si varferia, detyrimet ndaj shtetit, deri tek orjentimi praktik i jetes. Nese deri dje bente ligjin ne lagje sekretari i partise, sot perfaqesuesi politik ndikon duke shkelur ligjin ne favor te interesave te tij dhe ne dem te interesave te shumices. Etj

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anëtarësuar
    06-02-2007
    Postime
    58
    Me pak fjale, diktatura eshte prezente. Ajo ka ndryshuar vetem format dhe mjetet, natyrisht dhe protagonistet, dje ishin eterit sot jane bijte. Se ka shprese i nje cmitizimi te diktatures kjo do te ishte nde shpejt per te thene dicka konkrete. Nese dikush mohon diktaturen duke iu referuar lirise se fjales e ku di une se cfare tjeter, do te thoja se nese atehere flisje dhe do ta paguaje, sot flet dhe smerret askush me ligjerimin tend. Interesat tuaja shkelen me te dyja kembet dhe ske ku te shkosh te gjesh sherim. E shume e shume plage te tjera te diktatures kane molepsur trupin e brishte te nje vendi, qe kerkon te behet dhe bravo i qofte, pjese e denje e shteteve te medha.

  10. #50
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sapo është bërë publik lajmi që Shqipëria ka marrë ftesën e anëtarësimit nga NATO. Ky është një lajm i gëzueshëm dhe një arritje e madhe për shtetin shqiptar post-komunist. E hapëm këtë temë për të vjelë reagimet dhe mendimet tuaja mbi këtë lajm. Ju ftojmë tu jepni përgjigje pyetjeve në vazhdim:

    1. Cili ishte reagimi juaj kur mësuat për lajmin e ftesës për anëtarësim në NATO?
    2. Çfarë do të thotë për Shqipërinë një anëtarësim në NATO?
    3. Si do të ndikojë ky anëtarësim në jetën dhe të ardhmen e vendit?


    Diskutim të këndshëm.
    U vertetua dhe njehere per ata qe nuk e kane kuptuar se Ameriken e kemi prane.Mendoj se ka ardhur koha e shqiperise etnike erdhi koha qe bota kuptoi se shqiptaret jane me vlera dhe duhen bashkuar.

    mirulexofshim
    " not yet "

Faqja 5 prej 27 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •