Close
Faqja 26 prej 27 FillimFillim ... 1624252627 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 265
  1. #251
    jakowar Maska e vetevendosje
    Anëtarësuar
    31-05-2009
    Vendndodhja
    N'GJAKOVË
    Postime
    64
    1. Cili ishte reagimi juaj kur mësuat për lajmin e ftesës për anëtarësim në NATO?
    2. Çfarë do të thotë për Shqipërinë një anëtarësim në NATO?
    3. Si do të ndikojë ky anëtarësim në jetën dhe të ardhmen e vendit?


    Skisha edhe as nuk kam reagim emocional sepse nuk me ngjall emocion nje gje e till ..!!?

    Qdo perandori qe rrezohet dhe deshton e pesoin shtetet qe e perfaqsojn ate perandori
    dhe une mendoj se pa nevoj Shqiperia po behet pjes e nje perandori ne fund te saj..!

    Shum negativisht... ka shum shtete qe nuk jan ne NATO dhe as ne BE dhe as qe do te deshironin te benin nje gaf te till,Hyrja ne NATO e Shqiperis pa Kosoven pa Camerin pa Ulqinin pa Shkupin e Presheven ... une mendoj qe kjo do te na kuhstoj shum dhe te na largon prej Bashkimit Kombetar..neve na duhet nje integrim kombetar e pastaj shiqoim mundesin per integrime europiane ...

    une jam euroskepticist
    jam per SHQIPERIN NATYRALE

  2. #252

    Mirikell of Fridom

    “NATO-ja ekziston për të mbajtur sa më larg Rusët, për të mbajtur sa më afër amerikanët dhe sa më poshtë gjermanët”. Kjo shprehje, e cila ka hyrë në histori është shprehur gjatë një fjalimi nga Sekretari i parë i përgjithshëm i NATO-s, lordi Ismay në vitin 1949.
    Që nga kjo datë, NATO-ja, nga një organizatë e mirëfilltë politike u shndërrua në një aktor disa herë vendimtar në arenën ndërkombëtare duke marrë pjesë si e tillë në shumë konflikte në botë, duke filluar me Luftën Koreane. Gjatë dhjetëvjecarëve të fundit të shekullit të XX, NATO shikohej me të drejtë si muri mbrojtës kundër tentativave të parreshtura të bllokut lindor me në krye Bashikimin Sovjetik, për të forcuar influencën në vendet e lindjes dhe në rajoneve të tjera të botës si dhe influencën në vende anëtare të bllokut perëndimor...

    Me rënien e sistemit komunist dhe me zhdukjen e Traktatit të Varshavës, NATO-ja nga një organizatë mbrojtjeje fiton një status hegjemonie në botë për sa i përket fushës ushtarake, duke qënë e para dhe më e fuqishmja aleancë ushtarake në botë. Kjo liri e madhe veprimi që iu “ofrua” NATO-s duhej së pari menaxhuar dhe së dyti zgjeruar dhe me hyrjen në këtë organizëm të shteteve të tjera, me përparësi të madhe për vendet e lindjes europiane, kjo për arsye që kuptohen lehtë, pasi është e vërtetë që blloku granitik lindor ka rënë, por ka treguar riaktivizim disa herë pasi Rusia nuk bën gjithmonë një politikë që shkon drejt stabilitetit të marrëdhënieve me vendet perëndimore. Në këtë kuptim, integrimi i Shqipërisë në NATO bëhet një domosdoshmëri gjeopolitike, gjë që e kuptuan liderët e NATO-s po edhe qeveritë shqiptare, duke u orientuar vullnetshëm drejt busullës “euro-atlantike”.
    Në këtë kuptim, NATO-ja e udhëhequr nga SHBA me anë të vendosmërisë së saj bombardoi Serbinë si gjatë konfliktit të Bonsje-Hercegovinës, po sidoms ndaj konfliktit në Kosovë në 1999, duke treguar kështu së pari se NATO-ja udhëhiqet nga parimet e lirisë duke treguar një mesazh të qartë dhe hapur se nuk mund të tolerohet sanjë regjim diktatorial në territorin të Evropës dhe së dyti duke thënë faqe botës se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm dhe ky stabilitet mund të ruhet vetëm nga strukturat euro-atlantike, dmth NATO.
    Mund të themi me shumë bindje se Shqipëria gjatë konfliktit të Kosovës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoren e luftës nga Aleanca. Kështu, Shqipëria lejoi Aleancën që të vendoste elemente të mbështetjes logjistikë në Tiranë, në mënyrë që të sigurohej mbarëvajtja e operacionit të paqeruajtjes në Kosovë. Gjithashtu, Shqipëria ka dhënë ndihmesën e daj në stabilizimin e situatës në Maqedoni gjatë konfliktit tnik të viteve 2001-2003.
    Mirëpo, cila ka qënë ecuria e këtyre marrëdhënieve përgjatë viteve, të cilat kulmuan me integrimin e vendit tonë në këtë Aleancë. Në vitin 1992, Shqipëria iu bashkua Këshillit të Kooperimit Euro-Atlantik (më vonë i quajtur Këshilli për Partneritet Euro-Atlantik). Ky Këshill shërben si një organizëm komunikimi midis vendeve të NATO-s dhe vendeve që nuk janë anëtare të saj por që aspirojnë të anëtarësohen. Në vitin 1994, Shqipëria tregoi sërish vendosmërinë e saj për të qënë pjesë e strukturave atlantike duke iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Në vitin 1999, NATO-ja vendosi një bazë të saj logjistike në Tiranë, e cila do të shërbente si urë lidhjeje mes Shqipërisë, KFOR-it dhe instancave politikë-bërëse të NATO-s.

    Shqipëria nga ana e saj, nëpërmjet stërvitejeve të shumta të përbashkëta të zhvilluara gjatë fillim viteve 2000 si dhe vullnetit për të cuar trupa paqeruajtëse në botë, ku mund të përmendim Afganistanin (i përbërë nga 30 paqeruajtës), Bosnje-Hercegovinën, që nga viti 1996, Irak (mision i cili përfundoi në 19 tetor 2008), Gjeorgji, Cad (mision që ka filluar ne korrik të vitit 2008 dhe që drejtohet nga Bashkimi Europian, i mbështetur nga NATO. Ky kontigjent është i përbërë nga 63 ushtarë dhe e kryen misionin e vet sipas rezolutës 1778 të KS të OKB-së), tregoi se integrimi në NATO nuk ishte një demagogji politike po një dëshirë si e qeverive përtej të majtës dhe të djathtës ashtu dhe e popullit shqiptar që të bashkohen me NATO-n. Duhet thënë se mbështetja shqiptare ndaj NATO-s gjatë viteve të pluralizmit ka qënë e plotë dhe e një niveli shumë të lartë (95% e popullsisë). Arsyet mund të jenë të ndryshme, mund të përmendim së pari një amalgam që populli shqiptar bën jo rrallëherë midis BE-së dhe NATO-s, duke i parë ato si dinamot e gjenerimit të të njëjtës ëndërr, atë të integrimit europian. Duhet përmendur mbështetja gati providenciale në luftën e Kosovës si dhe konceptin strategjik sipas të cilit një pikë mbështetje që një popull i vogël si i yni duhet të ketë duke patur parasysh ripërtëritjen gati shekullore të politikave nganjëherë aspak miqësore të fqinjëve.

    Përpjekjet e Shqipërisë nuk kanë qënë të vogla, pasi të jesh anëtar i NATO-s kërkon shumë sakrifica, buxhetore, material, njerëzore dhe politike. Materiale pasi vjetërsia e armëve dhe pajisjeve të ushtrisë sonë nuk mund të përputheshin me kërkesat që ka NATO-ja për një ushtri që duhet të jetë anëtare e saj. Njerëzore pasi NATO-ja, duke parë zhvillimet e fundit gjeostrategjike nuk i ndruhet sulmeve frontale por terrorizmit dhe rebelimeve lokale të cilat nuk mund të luftohen dot me strategjitë klasike të luftës. Në këtë kuptim, ishte e domosdoshme që ushtria shqiptare të modernizohej, thënë nryshe të largonte shumë kuadro dhe ta profesionalizonte atë, duke krijuar mundësitë e rritjes së eficencës të ushtrisë sonë dhe përballjen nga ana e saj të krizave ndërkombëtare. Dhe së treti, materiale, pasi pajisjet luftarake që dikur ishin krenaria boshe e një regjimi që shihte armiq kudo iu nënshtruan procesit të cmontimit, duke hapur kështu mundësinë e modernizimit të pajisjeve të ushtrisë, të cilat do të bëhen me metodat e ofertimit të organizuara nga Ministria e Mbrojtjes, gjë që do të sjellë rëndim të buxhetit. Së katërti politike. Këto rrjedhin nga nënshkrimi nga Shqipëria e asaj që quhet Partneritet për Paqe (më poshtë referuar si PP-ja) më 23 shkurt 1994. PP-ja ka si qëllim kryesor të rrisë kapacitetin e vendeve anëtare dhe partnere që të bashkëveprojnë. PP-ja vë në jetë një seri mekanizmash që kanë si objektiv të ndihmojnë vendet partnere të kenë forca ushtarake të afta që të veprojnë më NATO-n në opercaione të përbashkëta. Program i PP-së bazohet në parimin e partneritetit individual mes cdo vendi partner dhe NATO-s. PP-ja bazohet në një dokument kuadër që duhet respektuar dhe zbatuar, i cili përmban detyrime politike të rëndësishme që kanë si qëllim ruajtjen e shoqërive demokratike, mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, përmbushjen e detyrimeve që rrejdhin nga Karta e OKB-së dhe Deklarata Universale e të drejtave të Njeriut si dhe marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me cmilitarizimin. Detyrime specifike lidhen dhe me parimet e transaprencës ë buxhetit mbi mbrojtjen në nivel kombëtar në mënyrë që të vendoset një kontroll demokratik mbi forcat e armatosura. Me anë të dokumentit kuadër, Aleatët angazhohen që të konsultohen me cdo vend partner që konstaton një rrezik direkt kundër tërësisë së tij territorial, pavarësisë së tij politike dhe sigurisë. Gjatë krizës kosovare, Shqipëria e vuri në lëvizje këtë klauzolë, e cila coi në vendosjen e një delegacioni të NATO-s në Tiranë, i cili më vonë do të shërbentë si urë lidhëse me KFOR-in.
    Por si materializohet hyrja në NATO e një vendi jo anëtar. Duke u përpjekur të evitojmë rëndesën e shpjegimit të procedurës, do të paraqesim më poshtë një përmbledhje të shkurtër të fazave të bisedimeve që cuan në anëtarësimin e Shqipërisë. Së pari, gjatë vitit 2007, janë mbajtur disa takime në selinë e NATO-s në Bruksel midis specialistëve të Ministrisë së Mbrojtjes (disa herë të drejtuar ngë Ministri i asaj kohe i mbrojtjes) si dhe ekspertë të NATO-s. Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të “matej” vullneti dhe kapaciteti që kishte vendi i ftuar, në këtë rast Shqipëria në plotësimin e detyrimeve ligjore, ushtarake dhe politike që përputhen me anëtarwsimin në NATO. Shtetit të ftuar i kërkohet që të vërë në jetë mjetet e nevojshme që të sigurojë mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe të përgatisë sigurinë e tyre në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të Zyrës së Sigurisë së NATO-s. në përfundim të kësaj faze, Shqipëria i dërgoi zyrtarisht në fund të vitit 2007, letrën e kërkesës për anëtarësim, së bashku me axhendën e kryerjes së reformave që nuk ishin përfunduar ende. Kjo letër u dërgohet të gjithë ministrave të jashtëm të vendeve anëtare nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Kjo fazë coi në Samitin e famshëm të Bukureshtit ku u diskutuan dhe u firmosën protokollet shtesë ndaj Traktatit të Atlantikut të Veriut, protokolle që duheshin ratifikuar nga vendet anëtare të NATO-s. NATO-ja është një traktat që për sa i përket vendimmarrjes e ruan formalisht parimin e sovranitetit të shteteve. Në këtë mënyrë, që të bëhej Shqipëria anëtare e NATO-s, ishte e domosdoshme që të gjitha vendet unanimisht të ratifikonin këto protokolle. Së fundmi, Sekretari i Përgjitshëm ftoi Shqipërinë që të ishtë pjesë ë Traktatit të Atlantikut të Veriut, gjë që u pranua në 4 prill 2009 nga Shteti shqiptar.
    Sa thamë më lart shërbejnë për të relativizuar thëniet sipas të cilave NATO-ja e ka integruar Shqipërinë për qëllimet e saj strategjike. Një pohim i tillë mund të qëndrojë por duhen sjellë shumë nuanca pasi përpjekjet e shtetit shqiptar kombinuar me dëshirën dhe vullnetin për të qënë pjesë ë NATO-s meritonin mirënjohje nga ana e vendeve anëtare gjë që u arrit me samitin e Bukureshtit i prillit 2008, ku Shqipëria mori ftesën për të qënë anëtare e NATO-s. Më 9 korrik 2008, Aleatët e Traktatit të Atlantikut të Veriut ratifikuan protokollet në lidhje me hyrjen e Shqipërisë në NATO, e cila shënoi dhe fillimin e ratifikimeve nga Parlamentet e tjera të vendeve anëtare, ku nuk duhet harruar ceremonia mëse solemne e organizuar nga Presidenti Bush me rastin e firmosjes së dekretit për pranimin e Shqipërisë dhe të Koracisë. Përtej lirikës së shërbyer nga udhëheqësit tanë politikë, kjo ftesë e marrë ka ridemnsionuar marrëdhëniet në ballkan dhe më tej, duke treguar rëndësinë që ka Shqipëria për strukturat euro-atlantike dhe duke treguar interes në rritje për një rajon që dikur ishte djepi i mosmarrëveshjeve që sillnin konflikte por që sot tenton drejt harmonizimit të domosdoshëm, ku NATO-ja është mbrojtësja e këtij harmonizimi dhe jo një mjet nënshtrimi, largimi apo infiltrimi…

    http://gjeneralmegafoni.com/index.ph...itike&Itemid=2

  3. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Postime
    11
    Me hyrjen e shqiperis ne NATO faktori shqiptar ne ballkan është siguruar dhe shqiptaret duhet te punojn akoma ne disa fusha per te ber reforma mandej per te hyr ne bashkimin evropjan .
    bashkimi evropjan na ka nenvlersuar ksaj radhe por nuk po quditem sepse kjo evrop eshte qe ne shqiptarve na pat nenvlersuar historikisht edhe ne te kaluaren ,.ju sigurisht po e shihni qe gabimet e evropes ne te kaluaren sa i perket vendimeve si ne kongresin e londres dhe ne at te berlinit pas disa vjetve po mundet qe ti riparoj disi gabimet e veta ndaj shqiptarve ne ket rast kosoven por po mbetem me nje shpres qe mos te bej evropa kso gabimesh edhe ndaj shqiperis sa i perket antarsimit shqiperia eshte nje vend demokratik dhe i plotson kriteret per hyreje ne BE .ndersa kosova ka koh sepse jemi ne nje gjendje tjeter jan evropjanet duke ber eksperimente me kosoven dhe me ndjenjat e shqiptarve ne kosov mos mbetsh me te ndihmue dikush edhe un po them qe sikur kosova ta kishte forcen e vet qe nga 98 sigurisht qe evropjanet sot kishin me paguar taksa shtetit ton per qdo km qe do te levizte neper token ton.

  4. #254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2009
    Postime
    224
    EVROPA lavire si perhere,nuk i do shqiptaretse nuk i do ua ka frigen rrofte Amerika

  5. #255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2009
    Postime
    14
    Mendoj se me hyrjes se natos ne shqiperi vendi jone do te eci shume perpara.

  6. #256
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga goca18 Lexo Postimin
    Mendoj se me hyrjes se natos ne shqiperi vendi jone do te eci shume perpara.
    Shqiperia ka hyre ne NAto e Jo Nato ne Shqiperi

  7. #257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2009
    Postime
    14
    nuk besoj se do jet shpejt

  8. #258
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sapo është bërë publik lajmi që Shqipëria ka marrë ftesën e anëtarësimit nga NATO. Ky është një lajm i gëzueshëm dhe një arritje e madhe për shtetin shqiptar post-komunist. E hapëm këtë temë për të vjelë reagimet dhe mendimet tuaja mbi këtë lajm. Ju ftojmë tu jepni përgjigje pyetjeve në vazhdim:

    1. Cili ishte reagimi juaj kur mësuat për lajmin e ftesës për anëtarësim në NATO?
    2. Çfarë do të thotë për Shqipërinë një anëtarësim në NATO?
    3. Si do të ndikojë ky anëtarësim në jetën dhe të ardhmen e vendit?


    Diskutim të këndshëm.
    1.Me erdhi turp !
    2. Nje femer lakuriq e ulur ne tavoline me burra te veshur shik dhe te kollarisur !
    3. Besoj jo per mire ! Per cfare e ftuan ne tavolinen e tyne keta burrat e kollarisur ate femren lakuriq ? Edhe sikur ta qujm "qejf" , qejfi kalo shpejt dhe pastaj kthehet ne "mundim" kur ke te besh me perdhunim!

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    TUNGJATJETA NATO!

    Një endërr europiane u bë realitet. Shqipëria u antarësua në NATO. Shpejt, madje shumë shpejt do futemi në familjen europiane.
    Urime të gjithë ushtarakëve aktivë dhe rezervë të Shqipërisë! Urime të gjithë shqiptarëve anë e kënd! Urime Dr. Berisha, sepse ishe politikani i parë shqiptar, që në vitin ’90-të, viti i uraganit dhe shpërthimeve demokratike, kërkove para gjithë botës antarsimin në NATO.
    Vlerat e Forcave të Armatosura dhe padyshim realizimi i reformave që u realizuan jo pa dhimbje, bëri që sot jemi të barabartë midis të barabartëve. Kemi rrugë të gjatë për të përshkuar. Por do fitojmë!
    Ishin dhe janë bijt e kombit tonë, që u dalluan në të gjitha stërvitjet e përbashkëta me trupat e NATO-s, ishit dhe jeni ju ushtarakët prestigjiozë të FA, që nderuat veten, kombin dhe atdheun, në të gjitha misionet e paqes. Ju lumtë! Ju dini t’I kaloni sukseshëm testet dhe provat sado të vështira të jenë ato.
    Me 28 qershor le të besojmë së para kutive të votimit do të votojmë për Atdheun, për Kombin dhe Ardhmërinë. Do votojmë të bëhemi dhe antarë të denjë të familjes europiane.
    Kjo kërkon një apel brenda vetëvehtes, apo më saktë një komandë: Atdheu thërret!
    Dikur kemi qenë europianë.(!)
    Po, po! Dikur vendi ynë ishte vërtetë europian, madje më shumë se kaq.
    Në 14 vitet e monarkisë, vendi qeverisej nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme kombëtare, qe ndonse ishte mbret punoi si ushtar i Atdheut. Shqiptarët kishin një pasaportë të gjithëvlefshme për t’i rënë globit anë e mbanë. Kishim një monedhë të barazkonvertueshme me të gjitha valutat europane. Kohë prestigji, krenarie dhe begatie.
    Sot nga akademia “Spiro Moissiu”, nga akademia “Thompson”, nga Universiteti Ushtarak “Skënderbeg”, dalin ushtarakë me të cilët krenohemi. Në akademitë europiane, përgatitet elita e Forcave tona të armatosura. Tanimë jemi të barabartë!
    Pra arritëm të futemi në NATO, ku duhet një “vizë” speciale, pse jo meritë dhe fat për të gjithë shqiptarët, meritë e Forcave të Armatosura dhe ushtarakëve të shquar shqiptarë shkolluar dhe të stërvitur me përkushtim.
    Përulem me veneracion, para të gjithë atyre që për 50 vite rresht të diktaturës u dergjën burgjeve dhe u dënuan vetëm e vetëm se aspironin për NATO-n dhe për perëndimin europian.
    U bë realitet endrra e tyre. Shqiptarët tashmë janë misionarë paqeje.
    Nën një qiell të përbashkët me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, flutrojnë dhe bijt e shqipes. Lirisht mund t’ë përshëndesim: Tungjatjeta NATO!


    Agim Doçi

  10. #260
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Atehere po sqaroj konceptin tim !
    Nuk eshte se une jam kunder futjes ne NATO ! Absolutisht JO !Ne kemi nje fjale te urte qe thote "Trimi i mire me shoke shume" ! Keshtu nga kjo pikpamje akti nuk ka te share !

    Por po te hyme pak me thelle , nuk ka se si te mos konsiderojme disa faktore te cilet nuk flasin ne favorin tone ose jane te paqarte (ose nuk jane qartesuar nga qeverite tona)!

    1.Ajo qe eshte kryesorja eshte se Shqiperise iu vune kushte qe te çarmatosej e gjitha dhe keshtu ushtria e saj perfundoi "me sandale dhe shapka". Ky eshte ralitet dhe eshte bere problem edhe ne media dhe nuk e shpika une . Nderkohe qe Mig 21 ka edhe Rumania , po asaj iu lane dhe u financua edhe qe t'i permiresonte etj etj .

    2.NATO nuk eshte ceshtje qejfi , por ka se pari dhe mbi te gjitha detyrime ! Keto detyrime fillojne qe nga ato financiare , njerezore dhe perfundojne me qendrimet gjeopolitike !

    3.Cili eshte autoriteti jone ne organizate dhe sa eshte forca jone qe te ndikojme ne vendimarrjet e saj, kur eshte fjala per interesat tona kombetare ?

    4. Kur nuk jep kontribut force ushtarake , sepse ke nje ushtri totalisht te çarmatosur , cila eshte arsyeja e pranimit ? (duhet te na ishte tashme e qarte )

    Keto jane probleme qe duhen konsideruar me shume seriozitet dhe mbi te gjitha me shume transparence nga ata qe hedhin firmat . Populli yne jo vetem duhet t'i dinte (t'i ishin bere te qarta te gjitha keto por ndoshta i duhej marre edhe mendimi me ane referendumi) qe te gjitha nepermjet transaprences se qeverive dhe jo te ishte trajtuar si popull indian qe i jep xhama me ngjyra dhe i merr floririn ! Bejme fjale per shtet demokratik , ku populli eshte epiqendra e vetlevizjes dhe interesat e qytetarit jane te shenjta !

    TE GJITHA SA THASHE ME SIPER NUK JANE "LUTJE" POR JANE E DREJTA JONE DHE DETYRIMI KUSHTETUES I QEVERIVE NGA KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE (BANANEVE) SHQIPERISE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Popull Thjesht : 04-11-2009 më 15:59

Faqja 26 prej 27 FillimFillim ... 1624252627 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •