Nano fton Gjingjiç në Tiranë: Të ndërtojmë Durrës-Prishtinë-Nish


Kryeministri
Fatos Nano


TIRANE (7 dhjetor) - Kryeministri jugosllav Xhinxhiç do vizitojë Tiranë shpejt. Kryeministri Nano i paraqiti dje ftesën për Xhinxhiç, ambasadorit jugosllav në Tiranë Cafo Kapetanoviç në një takim mes tyre. Nano hodhi idenë e paraqitjes si projekt i përbashkët për ndërtimin e rrugës Durrës-Prishtinë-Nish. Në takim është diskutuar edhe për projekte të përbashkëta për energjitikën dhe rritjen e bashkëpunimit në ekonomi. "Ne kemi shumë arsye që të respektojmë dhe të bëhemi aktorë të rëndësishëm të frymës së re europerëndimore që po depërton edhe në rajonin tonë", tha Nano në këtë takim. Ai shtoi se vetëm me përpjkje të bashkuara ne do të përshpejtojmë hapat integruese tashmë të dëshiruara nga të gjithë në rajon. "Vizita e para disa ditëve e ministrit tonë të jashtëm në Beograd është shprehje e vullnetit të qeverisë që unë drejtoj që ne të zgjerojmë bashkëpunimin e gjithanshëm mes vendeve tona. Ne duhet të punojmë që Tirana dhe Beogradi të jenë dy qendra të rëndësishme të ekulibrit dhe prosperitetit rajonal", tha Nano. Pas vizitës së ministrit të Jashtëm në Beograd është rritur dukshëm interesimi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. NJë grup biznesmenësh serbë ndodhen në Tiranë me qëllimin e rinvendosjes së lidhjeve të vjetra ekonomike mes dy vendeve. Ndërsa pas pak ditësh në Tiranë pritet që të ulet edhe avioni i parë i shoqërisë ajrore jugos-llave JAT. dxh/ko (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
-----------------------------------
-------------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi prnavera?