Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Eshte kenaqesi te lexojshe ne forumin-shqipetare ...... Legjendat , musallat e mengjezit, ndonje here behen realitet.

    Muslimanet edhe para shume shekujsh ishin me numer me te madhe se katoliket. Nje pjese e madhe e muslimaneve ne arabi,azi,afrike, , as qe jane regjistruare ne librin e amzez,(regjistrimin e popullsise ) Thuhet se ne disa shtete arabe, ende gjinia femerore ,identifikohet me emrin e burrit .

    Paramendoni nje arab i pasur ,ndodhe qe te kete me shume se dhjete gra ,Al-Sabahi, mban identitetin e dhjete sabahicave .

    Nje Shaik munde te kete afer 50 femije, dhe per t'i njohur te gjithe femijet e tije ai ...Shaiki ,eshte i detyruare qe femijun e vete t'a pyete i celes grua eshte femiju ????

    Pra numri eshte i madhe i muslimaneve ,pore te gjithe figura gjeometrike (krye fiket)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Në botë, më shumë muslimanë se katolikë

    Vatikani e ka pranuar zyrtarisht për të parën herë: katolikët i kanë lënë vendin e parë myslimanëve. Një nga motivet është se këta të fundit bëjnë më shumë fëmijë. Edhe një vit më parë, Baza e të Dhënave e Botës Kristiane, një institut amerikan i specializuar në studimin e tendencave fetare, e kishte paralajmëruar një gjë të tillë. Selia e Shenjtë nuk e ka besuar atë paralajmërim dhe ka bërë verifikimet e saj. Tani, është detyruar ta pranojë: 1 miliardë e 322 milionë myslimanë përfaqësojnë 19.2 për qind të popullatës së botës, 1 miliardë e 130 milionë katolikë, përbëjnë 17.4 për qind. Konfirmimi vjen nga libri zyrtar i Kishës, "Libri i kuq" i Selisë së Shenjtë, siç e ka quajtur "L'Osservatore Romano", raportin e përvitshëm të Papatit në një intervistë me përgjegjësin e tij, Vitori Formenti. Raporti, i përbërë nga 2511 faqe plot me të dhëna, i shpërndarë në 10 mijë kopje, mbi të gjitha mes hierarkive ushtarake, përveç atyre kishtare, është libri më përfaqësues i Kishës. Nga viti i ardhshëm ai do të mund të gjendet edhe në internet. Për shumëkënd, ai është libri i ëndrrave, sepse siç theksohet në preambulë, jo pak ëndërrojnë që emri i tyre të shfaqet diku mes faqeve të tij. Kështu, monsinjor Formenti shpjegon fenomenin: "Katolikët në botë rriten sepse rritet popullata e botës. Le të themi se në raportin mes rritjes së popullatës dhe rritjes së katolikëve, jemi stabël. Por, për herë të parë në histori, nuk jemi më të parët: myslimanët, na kanë kaluar". Bëhet fjalë qartësisht për rezultatin e verifikimeve të kryera në vendet e interesuara, për të cilat është raportuar më pas në Kombet e Bashkuara. "Ne mund të garantojmë vetëm për hetimet tona statistikore, të bazuara mbi të dhënat e kishës. Këto të dhëna vijnë nga Azia, Filipinet, India, Koreja, Vietnami, Japonia, Afrika dhe nga një pjesë e Amerikës Latine. Ndërsa të dhënat që vijnë nga bota islamike, bazohen mbi përllogaritje që mbajnë parasysh mbi të gjitha rritjen e popullatës myslimane. Është e vërtetë edhe që ndërsa familjet islamike, siç dihet, vazhdojnë të lindin shumë fëmijë, ato kristiane në anën tjetër, synojnë të kenë gjithnjë e më pak. Aktualisht, ndërsa katolikët kanë mbetur në vend numëro, me 17.4 për qind të popullatës, myslimanët janë në kuotën 19.2 për qind. Statistikat i referohen vitit 2006. Por, nëse vihen përballë të dhënat, duke përmbledhur në njërën anë të gjithë të krishterët; katolikët, ortodoksët, anglikanët e protestantët, dhe në anën tjetër myslimanët, raportet ndryshojnë. Të parët përbëjnë 33 për qind të popullatës botërore. Ajo që kompenson pjesërisht rritjen e numrit të myslimanëve, kundrejt katolikëve, në raportin e përvitshëm, është një risi që ka kënaqur veçanërisht Papën: numri i priftërinjve është rritur shumë. Priftërinjtë e rinj nuk vijnë as nga Evropa dhe as nga Amerika e Veriut, por mbi të gjitha nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Ndërkohë, njollën e zezë në Evropë e mbajnë Franca, Holanda dhe Belgjika. Në Itali, regjistrohet një ringritje fare e vogël.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    dakort tani ma qartesoni pak

    ke muslimanet a perfshihen sunnit dha shiat bashke me sektet e tjera?
    se po te jete ashtu athere dhe katoliket, ortodokset dhe protestanet duhet te numrohen bashke
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Nuk e di ket pun , me siguri te muslimanet se kan ber at ndarje , ndersa te gjith krishteret jan 33%.
    Mirpo puna esht se me par katoliket paskan qen me shum ne raport me muslimanet. Tash me jo.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    dakort tani ma qartesoni pak

    ke muslimanet a perfshihen sunnit dha shiat bashke me sektet e tjera?
    se po te jete ashtu athere dhe katoliket, ortodokset dhe protestanet duhet te numrohen bashke
    Muslimanet nuk ndahen, te gjithe ne nje xhami falen ndryshe nga te krishteret qe ndahen ne disa nenfe dhe luten ne lloj lloj kishash... Ndaj as numerimi nuk ndahet per muslimanet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edviri : 02-04-2008 më 01:03
    Life is not the number of breaths you take. Its the number of moments that take your breath away!

  6. #6
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Ketu jane futur te gjitha sektet myslimane.Se po ta marresh keshtu feja Kristiane prap eshe me e madhe.
    Ndani myslimanet ne sekte dhe pastaj krahasoni me katolik.
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

  7. #7
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Citim Postuar më parë nga Edviri Lexo Postimin
    Muslimanet nuk ndahen, te gjithe ne nje xhami falen ndryshe nga te krishteret qe ndahen ne disa nenfe dhe luten ne lloj lloj kishash... Ndaj as numerimi nuk ndahet per muslimanet

    Kush ta tha ty kete?
    Myslimanet ndahen se nje sekte beson ne Muhamedin e nje tjeter jo.
    Bektashit ne Shqiperi krahasuar me mysliman jane krejt ndryshe po ja qe ne nje fe permblidhen.
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

  8. #8
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    Feja islame nuk eshte sekt! Pastaj ne fene islame jane te perjashtuar sektet! Keshtu qe ktu nuk flitet per sekte me sa lexoj un!

    Selam Alejkum.


    Citim Postuar më parë nga -Alda- Lexo Postimin
    Bektashit ne Shqiperi krahasuar me mysliman jane krejt ndryshe po ja qe ne nje fe permblidhen.
    Bekteshit ne shqiperi apo ku do qe te jen, sa te duan ne ta quajn veten pjes e fese islame kot e kane sepse nuk jane te tille, feja islame nuk eshte sekt, dhe feja islame e ka te perjashtua sektin! Prandaj dhe bekteshit nuk jane musliman mos ti bejen kot mendjes hyzmet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albanian^Boy : 02-04-2008 më 01:11
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  9. #9
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Në botë, më shumë muslimanë se katolikë

    Prandaj po ndodhin gjithato luftera
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  10. #10
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Citim Postuar më parë nga Albanian^Boy Lexo Postimin
    Feja islame nuk eshte sekt! Pastaj ne fene islame jane te perjashtuar sektet! Keshtu qe ktu nuk flitet per sekte me sa lexoj un!

    Selam Alejkum.




    Bekteshit ne shqiperi apo ku do qe te jen, sa te duan ne ta quajn veten pjes e fese islame kot e kane sepse nuk jane te tille, feja islame nuk eshte sekt, dhe feja islame e ka te perjashtua sektin! Prandaj dhe bekteshit nuk jane musliman mos ti bejen kot mendjes hyzmet.
    Ca eshte ai Selam Alejkum mor te raft e mira o Zot Ec te mesoj shqipen une ty
    Tani po ta shikosh ashtu si thua ti mor naqe feja myslimane nuk eshte para asaj katolike po kur kane thene feja myslimane jane perfshire te gjithe bashke suni e ca jane ato te tjeret prandaj.
    Pekte.
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •