Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anëtarësuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Çair
    Postime
    90

    Nis publikimi CV-ve të mësimdhënësve në USHT

    TETOVË, 17 MARS- Bibliografitë akademike të mësimdhënësve të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), ashtu sikurse ishte paralajmëruar, kanë nisur të publikohen në faqen zyrtare të internetit edhe pse jo të gjitha përnjëherësh dhe jo në numrin e plotë të mësimdhënësve që figurojnë si të rregullt apo të angazhuar në fakultete përkatëse të USHT-së. I pari që ka çelur siparin e shpalosjes së CV-ve, është Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore (FSHMN), ndërsa sipas përgjegjësve të USHT-së, deri në mbarim të punës, për ditën e hënë, do të shpaloseshin edhe CV-të e profesorëve të Filologjikut, Filozofikut dhe Arteve. Të hënën, ka filluar shpalosja e CV-ve të profesorëve të FSHMN-së dhe për pak ditë në faqen zyrtare të USHT-së do të jenë CV-të e profesorëve të gjitha fakulteteve, paralajmëroi Qufli Osmani, koordinatori për implementimin e Sistemit evropian të transferimit të kredive në USHT.

    CV-të e mësimdhënësve, të rregullt dhe me “part–time”, janë të ilustruara me fotografi, në përjashtim të ndonjë rasti e, që për ters, në USHT ka qëlluar t’i takojë njeriut të parë me CV të publikuar. Informatika, që është drejtimi i parë i vendosur në këndin e FSHMN-së, e nisë listën e mësimdhënësve me prof. dr. Agni Dikën, por që për shkaqe të neglizhencës nuk ka paraqitur CV-në. Për arsye të njëjta ose sepse CV-të mund të ishin dërguar në ndonjë fakultet tjetër, ku ato janë të angazhuar gjithashtu, të dhënat mungojnë edhe për katër profesorët e tjerë që pasojnë listën. Ajo hapet me CV-në e mr. Valbon Ademit, por që nuk ka fotografi në vendin e caktuar. Mungesa e konsiderueshme e CV-ve vërehet edhe në drejtimet e tjera të FSHMN-së, sidomos në drejtimet e biologjisë apo të gjeografisë ku nga 24 respektivisht 15 profesorë, VC-të i kanë dorëzuar 14 respektivisht nëntë profesorë.
    Ditë më parë, “Lajm”-i, pat shkruar se rreth 30 për qind e profesorëve të USHT-së ngurrojnë t’i paraqesin CV-të e tyre. Kjo, është konfirmuar edhe në ditën e parë të publikimit të tyre në internet, por që për habinë e shumë kujt, bie në sy mungesa e CV-ve të profesorëve me një “backgraund” të begatshme. Pra, krahas prof. Dikës, në drejtimin e informatikës, CV-të u mungojnë edhe prof. dr. Murtezan Ismaili, në drejtimin e kimisë apo prof. dr Asllan Selmanit, në drejtimin e gjeografisë. Përqindja e CV-ve të pa publikuara të FSHMN-së, deri pasditen e së hënës, ishte gati 38 për qind. Nga 71 profesorë që figurojnë në listat e mësimdhënësve të pesë drejtimeve të FSHMN-së, hapeshin CV-të e 44 mësimdhënësve. Në USHT, kanë pohuar se në faqen zyrtare “unite.edu.mk”, do të publikohen biografitë akademike të 805 mësimdhënësve, që numërohen aktualisht në të gjitha fakultetet e këtij universiteti.

    Nga: Laura Papraniku

    LAJMI GJENDET NE

    http://www.studentet.info/modules/ne...p?storyid=1617

  2. #2
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anëtarësuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Çair
    Postime
    90
    Publikoni CV e profesorve qe habiteni kur lexoni.

  3. #3
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anëtarësuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Çair
    Postime
    90
    Kisha rastin te shfletoje disa nga biografite e ligjeruesve ne USHT. Pershtypja ime e pare ishte se kemi te bejme me nje nivel jo aq mire te kualifikuar te kuadrit.
    Disa nga CV-te me bene qe te qeshi, si psh:

    "Jam prej fshatit Bogovine ku edhe banoj. I martuar, prind i dy djemve. Njeri eshte ne studime viti i pare fakulteti ekonomik, ndersa tjetri shkolla e mesme ne gjimnaz viti i III".

    Ndersa, disa prej ligjeruesve kishin magjistruar dhe doktoruar ne moshe te shtyre (pas te 40-tave).

    Ju lutem jepni komente per pershtypjet tuaja.

    JA CV ORIGJINALE NE FAQEN ZYRTARE TE USHT-SE

    http://unite.edu.mk/FAKULTETI%20EKON...in%20Ademi.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cipiripi : 28-03-2008 më 10:36

  4. #4
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Drita Mamuti

    ...ne CV-ne e saj, mes tjerash na perkujton se: " Ne klasem e VI kamë fituar vendin e tretë ne gara komunale ne lenden e historise dhe vendin e dyte ne lenden e matematikes"

    hajde tallava assistente hajde
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  5. #5
    Ne FAKULTETIN jURIDIK ka nje kosh me plehra.

    Ne CV edhe mund te shenosh gjera qe te duken bukur por kapaciteti i tyre eshte i dyshimte, le qe edhe noten mesatare e kane publikuar.

    Nuk them per te gjithe ka perjashtime.

  6. #6
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Cipiripi Lexo Postimin
    TETOVË, 17 MARS- Bibliografitë akademike të mësimdhënësve të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), ashtu sikurse ishte paralajmëruar, kanë nisur të publikohen në faqen zyrtare të internetit edhe pse jo të gjitha përnjëherësh dhe jo në numrin e plotë të mësimdhënësve që figurojnë si të rregullt apo të angazhuar në fakultete përkatëse të USHT-së. I pari që ka çelur siparin e shpalosjes së CV-ve, është Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore (FSHMN), ndërsa sipas përgjegjësve të USHT-së, deri në mbarim të punës, për ditën e hënë, do të shpaloseshin edhe CV-të e profesorëve të Filologjikut, Filozofikut dhe Arteve. Të hënën, ka filluar shpalosja e CV-ve të profesorëve të FSHMN-së dhe për pak ditë në faqen zyrtare të USHT-së do të jenë CV-të e profesorëve të gjitha fakulteteve, paralajmëroi Qufli Osmani, koordinatori për implementimin e Sistemit evropian të transferimit të kredive në USHT.

    CV-të e mësimdhënësve, të rregullt dhe me “part–time”, janë të ilustruara me fotografi, në përjashtim të ndonjë rasti e, që për ters, në USHT ka qëlluar t’i takojë njeriut të parë me CV të publikuar. Informatika, që është drejtimi i parë i vendosur në këndin e FSHMN-së, e nisë listën e mësimdhënësve me prof. dr. Agni Dikën, por që për shkaqe të neglizhencës nuk ka paraqitur CV-në. Për arsye të njëjta ose sepse CV-të mund të ishin dërguar në ndonjë fakultet tjetër, ku ato janë të angazhuar gjithashtu, të dhënat mungojnë edhe për katër profesorët e tjerë që pasojnë listën. Ajo hapet me CV-në e mr. Valbon Ademit, por që nuk ka fotografi në vendin e caktuar. Mungesa e konsiderueshme e CV-ve vërehet edhe në drejtimet e tjera të FSHMN-së, sidomos në drejtimet e biologjisë apo të gjeografisë ku nga 24 respektivisht 15 profesorë, VC-të i kanë dorëzuar 14 respektivisht nëntë profesorë.
    Ditë më parë, “Lajm”-i, pat shkruar se rreth 30 për qind e profesorëve të USHT-së ngurrojnë t’i paraqesin CV-të e tyre. Kjo, është konfirmuar edhe në ditën e parë të publikimit të tyre në internet, por që për habinë e shumë kujt, bie në sy mungesa e CV-ve të profesorëve me një “backgraund” të begatshme. Pra, krahas prof. Dikës, në drejtimin e informatikës, CV-të u mungojnë edhe prof. dr. Murtezan Ismaili, në drejtimin e kimisë apo prof. dr Asllan Selmanit, në drejtimin e gjeografisë. Përqindja e CV-ve të pa publikuara të FSHMN-së, deri pasditen e së hënës, ishte gati 38 për qind. Nga 71 profesorë që figurojnë në listat e mësimdhënësve të pesë drejtimeve të FSHMN-së, hapeshin CV-të e 44 mësimdhënësve. Në USHT, kanë pohuar se në faqen zyrtare “unite.edu.mk”, do të publikohen biografitë akademike të 805 mësimdhënësve, që numërohen aktualisht në të gjitha fakultetet e këtij universiteti.

    Nga: Laura Papraniku

    LAJMI GJENDET NE

    http://www.studentet.info/modules/ne...p?storyid=1617

    Eshte fakt qe punet nuk shkojne ashtu sic duhet mirepo eshte fakt qe Laura Papraniku ''shvalerka'' e Izet Mexhitit i ben ballon punet. Aj le te shkoje pak ka MTV ne Shkup apo ka stacioni i autousit ne Tetove te punoje se ate e ka profesion shpofsha.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin

    Eshte mire te prononcohesh ne lidhje me textin e jo me autorin e textit, nese dicka nuk eshte e vertet lirisht thuaje, por kur nuk keni argumenti mos ziheni kot.

    Parashtrohet pyetja perse Sadi Bexheti i mbron ligjeruesit te cilet gjyqi i akuzon per falsifikim.

  8. #8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Raim Lexo Postimin

    Une me sa e lexova tek gazeta KOHA Mesut Shabani ka dhene dorheqje prej USHT .

    Ate pyetje te Sadi Bexhetit shko parashtroe tek Bardhyl MAhmuti se eshte kuadro e tije qe ti thoje se eshte parti ne ngritje dhe me instikte fituese ( ne zgjedhjet e ardheshme sipas teje hahah ).

    p.s Une isha hapesi i temes tek faqja studentet.info per matrapazlleqet e Mesut Shabanit te cilen ky i fundit e kishte akuzuar forte. Kjo Laura ska pas kohe te ndjeke nje te tille se ka pas pune si duket shume te MTV ne Shkup .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Une me sa e lexova tek gazeta KOHA Mesut Shabani ka dhene dorheqje prej USHT .

    Ate pyetje te Sadi Bexhetit shko parashtroe tek Bardhyl MAhmuti se eshte kuadro e tije qe ti thoje se eshte parti ne ngritje dhe me instikte fituese ( ne zgjedhjet e ardheshme sipas teje hahah ).

    p.s Une isha hapesi i temes tek faqja studentet.info per matrapazlleqet e Mesut Shabanit te cilen ky i fundit e kishte akuzuar forte. Kjo Laura ska pas kohe te ndjeke nje te tille se ka pas pune si duket shume te MTV ne Shkup .
    Une me sa e lexova tek gazeta LAJMI i lartpermenduri vazhdon te ligjeroj.

    Une me sa e di ai ka dale nga radhet e PDSHs, e tani ju e keni lehte qe te justifikoheni per ata qe nuk bejne jane kudro te Bardhylit, nuk eshte korrekte nga ana juaj.

  10. #10
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Raim Lexo Postimin
    Une me sa e lexova tek gazeta LAJMI i lartpermenduri vazhdon te ligjeroj.

    Une me sa e di ai ka dale nga radhet e PDSHs, e tani ju e keni lehte qe te justifikoheni per ata qe nuk bejne jane kudro te Bardhylit, nuk eshte korrekte nga ana juaj.
    E njejta vlen ndash per kohen e DUI-t ndac per kohen tone. Aty ku duhet te prodhohen vlera nuk duhet te jene njerez pa vlera.

    Dhasht zoti ( shpresa e vetme ) vetem ata qe meritojne te jene aty ku duhet dick's.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkupi : 29-03-2008 më 13:37

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  2. Dritë mbi katakombet e sigurimit .
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 22:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •