Ky kopili flet nė emėr tė vet.Ndoshta ia kan mbushur xhepat tė huajt pėr tė pėrhap dezinformata dhe propagandė antishqiptare fashiste......E dėnovt toka shqiptare e larė me gjak gjatė shekujve....Adem Jashari dhe mijra heroj dhe dėshmorė nuk u flijuan nė alltarin e atdheut pėr njė gjysėm liri.Ata nuk luftuan pėr njė flamur tė ri qė i ngjan flamurit boshnjak por pėr atdhe tė lirė dhe tė bashkuar dhe flamurin kuq e zi.Dėshmorėt nuk ia dhanė betimin as NATOS as BE por u betuan nėn flamurin tonė shekullor para popullit, historisė dhe drejtėsisė qė kaq na mungon nė trojet e okupuara nėn sllavėt e jugut.
.................................................. .................................................. ............................
Rilindasi i fundit
Qosja & Co
Halil Matoshi
halil.matoshi@gazetaexpress.com
Konceptet e historianėve shqiptarė si Arben Puto e Sabri Godo nė njė TV debat me Alban Dudushin se Kosova ėshtė aneksuar nga Serbia mė 1913 nuk kanė bazė historike, (Paskal Milo tha se nuk ka ekzistuar ndonjė formacion politik i quajtur Shqipėri me Kosovėn nėn
juridiksionin e saj), kurse dhe angazhimi i Rexhep Qosjes pėr krijimin e njė shteti tė pėrbashkėt shqiptar rrėshqet nė nacionalsocializėm.
Nuk e kam ndėrmend tė polemizoj me historianė dhe publicistė shqiptarė tė mendėsisė nacional-socialiste, glorifikuese dhe jokritike. Sepse, janė egocentrikė dhe manipulatorėtė (pa)vetėdijshėm, horra qė nuk i shquan patriotizmi qytetar dhe ligjor, por nacionalizmin e kanė si strehė tė fundit.Gjithēka qė ata thonė e shkruajnė pėr Kosovėn si pjesė e aneksuar e Shqipėrisė nga Serbia (mė 1913’tėn) ėshtė thjesht shmangie nga e vėrteta historike, pėr mė tepėr nacionalizėm primitiv. Historiografi qė mbėshtet nė mite nacionale. “Aneksimi i Kosovės” ėshtė thjesht propagandė nė shėrbim tė ideologjisė nacionaliste qė u ka shėrbyer krerėve kulturorė dhe politik pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve, ndonėse me vonesė enorme historike. Nuk ka pasė asnjėherė ndonjė formacion shtetėror shqiptar me Kosovėn si pjesė e juridiksionit shtetėror tė saj.Ka ekzistuar vetėm nocioni i gjeografisė shqiptare, etnisė dhe lidhjes sė gjakut e tokės, pra edhe intenca pėr bashkim. Manipulimi me mite gjithherė paraqet rrezik pėr vetėshkatrrimin e kombeve dhe rasti mė eklatant nė historinė e re
ėshtė ai i Serbisė.Mitin serb pėr Kosovėn si “djep i serbizimit” duke e pasė parasysh betejėn e humbur tė Kosovės mė 1389 nė Fushė tė Kosovės, elitat oligarkike serbe e kanė pėrdor dendur tek nė shekullin 19. Pra kujtimi pėr Betejėn e Kosovės ishte i zbehtė pėr disa shekuj, derisa “u rizbulua” kjo ngjarje dhe u bekue nė kishė, si mit i “Serbisė qiellore”, ku mbėshtetej krijimi i kombit dhe shtetit serb. Dua vetėm tė ndalem nė disa koncepte tė diskutueshme tė historianėve shqiptarė si Arben Puto e Sabri Godo nė njė TV debat me Alban Dudushin.
Ndonse Rexhep Qosja nuk ėshtė historian, por letrar dhe historian i letėrsisė, ai ka kontribuar shumė nė krijimin e ideologjisė kombėtare, pėrmes mbrojtjes sė tė drejtes sė shqiptarėve pėrball nacionalizmit agresiv serb, i cili u shndėrrua nė fashizėm koncesual, sidomos pas viteve ’80 e deri nė Rambouillet. Por ai e ka humbur kohezionin e pragmatizmit politik duke u lėshuar nė aventurat pėr me ba histori e jo me e ba tė vėrtetėn! I tillė ishte edhe nė debatin nė fjalė. Si pėrfaqėsuesit e fundit tė Rilindjes Kombėtare kėta tė tre, manipulonin me historinė dhe realitetin pėr ta mbėshtetur nacionalizmin e tyre, se kinse Kosova ka qenė pjesė e Shqipėrisė (kuptohet e njė formacioni politik komb-shtet), prandaj natyrshėm sipas koncepteve tė tyre, shqiptarėt duhet tė hedhen nė njė aventurė tė re, pas pushimit qė e kanė nxjerr prej historisė me pavarėsimin e Kosovės, pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm kombėtar.
Dhe kėtė duke e “shitur” si kohezion historik, madje edhe si tė drejtė tė pakontestueshme. Paskal Milo sikur e shpėtoi situatėn, duke thėnė hapur se nuk ka pasė njė formacion tė tillė politik, me emrin Shqipėri, qė ta ketė pasė Kosovėn brenda juridiksionit tė saj shtetėror. Krahasimet qė i bėnte Qosja me Gjermaninė e ndarė (si njė formacion shtet-komb) deri pas Luftės sė Dytė Botėrore janė krejtėsisht tė gabuara. Historira tė interpretuara nė funksion tė nacionalizmit e jo tė sė vėrtetės. Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran dhe kėshtu do tė jetė nė tė ardhmen, nėse nuk bėhemi Nostradamusė e tė besojmė nė farė fati hyjnor”, apo nė ndonjė apokalipsė!? Nuk jam nga ata qė u besojnė miteve tė vjetra dhe qė krijojnė tė reja. Figurat politike shfaqen e perėndojnė, nė meskohė bėjnė veprime tė mira dhe tė kėqija dhe nė kėtė kontekst jam pajtuar ose i kam kundėrshtuar. Nė kėtė kontekst jam sjellė edhe me Qosjen. Qosja ėshtė qė moti njė figurė politike. Konceptualisht dhe mendėrisht Rilindasi i fundit. Ai vazhdon tė jetė (sėbashku me Adem Demaēin) njė nga politikanėt e mėdhenj nė skenėn kosovare. Ai mund tė qortohet, tė mos pajtohesh mė tė, sepse tė gjitha teoritė dhe
praksat e mėdha janė njėherėsh tė diskutueshme. Siē ėshtė edhe e drejta pėr njė shtet tė pėrbashkėt shqiptar. Por konteksti i TV debatit mes akademikėve ėshtė thjesht pėr shqetėsim ngase vjen nė momentin kur Kosova ende lufton pėr njohje ndėrkombėtare (qė ta krijojė atė masėn kritike nė rrafshin botėror). Debati degjeneroi nė njė manipulim me historiografinė shqiptare tė shtetit dhe tė sė drejtes. Duke e shitur bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm si interes madhor kombėtar, kėta i anashkalojnė shpėtimtarėt e Kosovės, ShBA’tė dhe BE’nė, anashkalojnė NATO’n dhe integrimet euroatlantike ndershqiptare si interesin mė madhor tė Shqipėrisė,
Kosovės dhe Maqedonisė, pra si interesin vital tė shqiptarėve nė rajon. Qosja megjithatė mendon dhe nga ky fakt nuk ėshtė armik politik, as moralisht as estetikisht madje nuk ėshtė mė i keq se politikanėt tjerė nė vend.
Lufta e Kosovės ishte luftė pėr instalimin e vlerave tė pėrbashkėta demokratike perėndimore nga hegjemonia qėllimmirė (ShBA’ve si superfuqi e vetme) e cila madje duke “e zėvendėsuar” Kartėn e OKB’ve dhe tė drejtėn ndėrkombėtare me tė drejtėn imperiale, sipas doktrinės Paxamerikana, qė, nisur nga kodi moral intervenoi kundėr njė shteti bandit (sipas koncepteve schmitt’iane mik-armik) duke e identifikuar tek Serbia njė shtet nga “Boshti i sė keqes” (ndonėse kjo kurrė nuk u shpall nominalisht.) Filozofia politike e atyre treve ishte njė minimizim frapant i “ndodhjes sė historisė” me pavarėsimin e Kosovės dhe njohjen qė ajo mori nga fuqitė relevante, si shtet i pavarur dhe sovran. Puto e Godo nga selia e TCH nė Tiranė, ndėrsa Qosja nga Prishtina me telefon, e cilėsuan pavarėsinė e Kosovės vetėm si njė pushim nga ngarendja pėr bashkim gjithėkombėtar! Deklarata tė tilla jo vetėm qė e ushqejnė ultranacionalizmin serb, kursin armiqėsor rus dhe hezitimin evrocentrist: a u desht qė Kosova tė bėhej shtet?, por zmbrapsin edhe miqtė e shqiptarėve nė vendimet e tyre jo edhe aq tė lehta pėr Kosovėn. Shqiptarėt nė njė shtet, mund tė jetė se ėshtė moralisht e drejtė, por sa ėshtė e zbatueshme, ose a mundet lehtė qė shpėtimtarėt tanė kėtė kėrkesė ta vlerėsojnė si intencė fashiste (gjithnjė nė ndėrlidhje me Shqipėrinė e kohės sė fashizmit) dhe nė raport me fashizmin serb tė Milosevic'it qė hyri nė luftė pėr Serbinė e madhe dhe ta trajtojnė edhe Kosovėn si shtet tė padenjė (mozomakeq nė boshtin e sė keqes!?)
Qosja me kėtė tezė anon kah nacional- socializmi, kurse teza e tij se bashkimi nė njė shtet do tė krikrijonte njė komb tė fuqishėm ekonomik ėshtė anarkoliberale. Sėkėndejmi mė e diskutueshmja, sepse, sėpari nuk ka ndonjė argument se ky bum ekonomik mund tė ndodh nė njė Shqipėri natyrore dhe sė dyti, sot ekonomia funksionon sipas konditave tė koncerneve multinacionale (kapitalit binacional) dhe e mbėshtetur nė tė drejten private, e cila, nė ekonomi sė paku s'ka nevojė pėr tė drejtėn ndėrkombėtare tė shteteve. Demaēi, Qosja (pastaj Albin Kurti dhe lėvizja VETĖVENDOSJE!), kanė huazuar nga leninizmi revolucionin si mendėsi e ndryshimeve radikale nė shoqėri, dhe tė drejtėn pėr vetėvendosje (sipas koncepteve uilsoniane) qė tashmė ėshtė fshi jo vetėm nga vokabulari dhe teoritė e filozofisė politike por edhe nga kujtesa... Kosova nuk ka fituar shtetin sipas kėsaj tė drejte (pėr vetėvendosje tė kombeve) por sipas njė tė drejte tjetėr, tė drejtes pėr ndėrhyrje (ndonėse unilaterale) pėr parandalimin e gjenocidit dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut.
Nacionalistėt shqiptarė, bėjnė vlerėsime politike pėr shtetin e ri,me bazė etninė, gjakun (prejardhjen) dhe gjuhėn duke u mbėshtetur
nė nacionalizmin komb-krijues evropian tė shekullit 19. "Nė kundėrshtim me nacionalizmin evropian, nacionalizmi amerikan nuk i ka rrėnjėt nė gjak e nė tokė; por ėshtė njė ideologji universale...", shkruan Robert Kagan nė librin "Fuqi dhe parajsė". Qosja dhe rilindasėt e fundit
mendojnė sikur tė ishte shekulli 19 dhe krijimi i kombeve-shtete mbi baza gjaku e toke. Procesi i Kosovės pėr shtetėzim nė kontekstin
historik ėshtė i vonuar, pra diēka tjetėr nga ai procesi i shekullit 19 por edhe sui generis nga ky procesi i ditėve tona tė shpėrbėrjes sė
sih Bashkimit Sovjetik dhe ish federatės jugosllave.
Pra rasti i Kosovės ėshtė sui generis pėr vet faktin se e ka shpėtuar njė hegjemoni qėllimmirė (ShBA'tė) nga gjenocidi, pa e pyetur OKB'nė dhe Kėshillin e Sigurimit, pra unilateralisht. Duke u mbėshtetur nė vlerat demokratike dhe tė drejtat e njeriut. Kosova ėshtė shteti i parė dhe i fundit ndoshta qė ndėrtohet mbi kėto baza.Kagan e citon Robert Cooper'in qė thotė se legjitimiteti ndėrkombėtar
buron nga vlera. Prandaj Perėndimi rreth Kosovės fitoi legjitimitetin pikėrisht pse nuk mori parasysh vlera tė sė shkuares, gjakut dhe tokės! Pra nuk kanė bėrė kosovarėt njė deklaratė varėsie, siē pandeh lėvizja VETĖVENDOSJE!, as njė stad pėr pushim derisa tė hedhen nė luftė pėr bashkim me Shqipni siē thotė akademik Qosja. Natyrisht se Kosova nuk ėshtė shtet nominal i shqiptarėve, pra nė Kushetutėn e saj ka ndodhė njė "shkombėtarizim", por kjo i ka ndodhė edhe Gjermanisė sė madhe nė njė mėnyrė, me deutsche mark, me Kushtetutėn gjithgjermane, me..., sepse edhe ajo e ka njė kryeqytet tė pėrbashkėt me tė tjerėt, Brukselin. Demokracia, njerėz, ėshtė procedurė qė e mundėson jetėn me tė tjerėt, pėrmes politikės, jo siē thotė Qosja - pėr t'i bindur tjerėt nė qėllimet tuaja, por pėr t'i bindur tjerėt nė tė drejtėn tėnde, sepse Serbia shpesh me politikė i ka bindur tjerėt pėr qėllimet, por jo pėr tė drejtėn. Dhe humbi..Kėta tre rilindės dhe bashkėmendimtarėt e tyre, dyshoj se mund ta bindin Amerikėn (dhe kėdo tjetėr nė kėtė botė hobbesiane, unipolare)
pėr qėllimet e politikės sė tyre, sepse atėherė ajo do ta humbiste kredibilitetin pėr veprime unilaterale, pra do ta humbiste epitetin
e hegjemonisė mirėdashėse.
Thjesht do t'u jepej njė argument i fortė Rusisė, Serbisė, Kinės dhe aleatėve tė tyre "nė botėn e tretė" nė rrafshin teorik, por do tė shikohej si fantazmė edhe nė vet Evropėn, e tė mos flasim pėr fqinjėsinė ballkanike... Ndėrsa nė rrafshin praktik intenca e Kosovės pėr bashkim me Shqipėrinė ēon pashmangshėm nė ndarjen territoriale midis shqiptarėve dhe serbėve, diku nė pėrmasat 60:40. Dhe kur tė kihet paraysh efekti domino nė Ballkan, ndarja e tillė shkakton luftra tė reja tė pėrgjakshme nė rajonin tonė dhe definitivisht e zhvendos kategorinė e tė drejtės nga shqiptarėt tek serbėt dhe aleatėt e tyre. Humbja mendoj, nuk ka emėr tjetėr... Pra, lamtumirė Tiranė & Beograd - Mirėpafshim nė Bruksel!
http://www.gazetaexpress.com
Krijoni Kontakt