Dje fadromat e policise se ndertimit ne bashkepunim me bashkine e qytetit Korce kane shembur krejt te gjitha lokalet qe ndodheshin ne krahun e majte te parkut te vetem te korces "Parku Rinia", duke shojtur keshtu nje nga vendet me te kendshme ku rinia korcare kalonte mbasditet dhe mbremjet. Me tej artikulli:
Fadromat zhdukin ndertimet pa leje tek "Parku Rinia"
Policia Ndertimore e Korces, shkaterroi dje, 22 ndertime te cilesuara si te paligjshme, ne Parkun "Rinia" te qytetit. Ndertimet e prishura dje, ishin kryesisht bare luksoze te ngritura gjate dhjete viteve te fundit. Aksioni u krye ne bashkepunim me forcat e policise se rendit dhe ato bashkiake, nen inspektimin edhe te zv/drejtorit te pergjithshem te Policise Ndertimore Vasil Gupe, thane burimet zyrtare. Fadromat, e nisen punen e tyre ne oret e para te mengjesit, ne lokalet prane stadiumit "Skenderbeu" duke vazhduar me objektet e tjera, prane Universitetit "Fan Noli". Me gjithe paralajmerimet publike te Policise Ndertimore, pronaret e 22 objekteve ne parkun "Rinia" nuk i ishin pergjigjur njoftimit per prishjen vullnetare te lokaleve. Policia nderhyri energjikisht me qellim qe te fillonte largimi i paisjeve te ndryshme. Aksioni per prishjen e ndertimeve, vijon ne Bulevardin "Republika", me prishjen edhe te 20 objekteve, ndonese pjesa me e madhe e tyre, ndodhen brenda territoreve te banesave private. Zyrtaret vendore, thane se "ato do te prishen pasi demtojne nje nga zonat kryesore, me vlera muzeale per qytetin juglindor".
Krijoni Kontakt