Speciale Miss Bota 2002
SOT SHQIPĖRIJA PĖR HERĖ TĖ PARĖ NĖ MISS BOTA
Nga Londra
Muhamed Veliu
Kur akrepat e orės sot do tė shėnojnė 13.00 nė sallėn e Alexandra Palace nė veri tė Londėr,dhe perdet e sallės ku do zhvillohet konkursi miss Bota 2002 do tė ngrihen, Anjeza Majos do ti shtohen emocionet sikurse kolegeve tė saja tė ardhura nga i tėrė planeti pėr tė konkuruar nė MISS BOTA 2002.
Por 18 vjeēarja shqiptare do te ndjehet, mė e emocionuar nga vajzat e tjera sepse ajo ka njė arsyje mė shumė pėr tu ndier e tillė.Ajo ėshtė e para shqiptare qė merr pjesė, nė konkursin mė tė rėndėsishėm botėror tė bukurisė femėrore.
Ajo nuk do tė jetė e vetme me emocionet qė tė shkakton ky konkurs, i cili pritet tė ndiqet anė e banė globit nga 3 miliardė telespektatorė.
Kudo nė botė ku ka shqiptarė tė gjithė do ti urojnė, Anjezės fat dhe po tė gjithė ata do tė ndihen krenar sepse pėr herė tė parė nė historinė 51 vjecare te Miss Botės do tė thuhetWellcome Miss Albania.Mirsevjen Miss Shqipėrija.
Pas shumė pėrpjekjeve tė sė mirnjohurės Vera Grabocka dhe kolegut tė saj Ardit Gjebrea ata si me magji arritėn ti mbushnin mendjen organizatorėve, qė nė kėtė eveniment bukurije tė ishte prezent dhe Shqipėrija.Ja arritėn, dhe Napoleoni i vogėl siē e thėrrasin nė ambjentet artistike tė Tiranės Vera Grabockėn, menjėherė pas marrjes sė OK qė Miss shqipėrija do tė merrte pjesė nė konkurs, duke fluturuar nga gėzimi me entuziazėm tha. Arritėm kulmin,derim tani prekėm suksese si Miss Universi, Miss Globe,por pjesėmarrja nė Miss Bota ėshtė njė kurėzim i njė ėndrre pėr ne si organizatorė, por dhe pėr vendin tonė nė arenėn ndėrkombėtare.
Nigerija.
Nigerija ėshtė vendi ku vjet shkoi kurora e Miss Botės, kėshtu sipas rregullit organizatorėt duhet ta zhvillonin konkursin atje.
Gjithcka u planifikua me detaje dhe askujt nuk ja priste mendja qė nga ky konkurs i cili simbolizon bukuri dhe paqe do shkaktonte tė vdekur tha presidentja e Miss Bota Zonja Julia Morley.Por megjithėse afro 200 tė vdekur dhe mbi 400 tė plagosur zonja Morley tha (Show must go on) shfaqja duhet tė vazhdoi.
Ishte njė gazetė e pėrditshme me komentet e saj, se nėse profeti Muhamed do tė ishte gjalle do tė kishte martuar njė nga Misset, qė ēoi nė fillimin e pėrleshjeve.Por sipas gazetarėve qė po ndiqnin nga afėr, pėrgatitjet ne Nigeri thuhet se shkaku i vėrtetė i vrasjeve ka qėnė prezenca e disa misseve nė njė demostratė pėr tė mbrojtur njė grua e quajtur Amina Lawal, e cila pritesh tė dėnohesh me vdekje nga njė gjykatė islamike pėr pasje tė njė fėmije jashtė martese.
Miss Morley e cila kishte firmosur kontratat publicitare per evenimentin dhe ato ēaste po shijonte rrezet e diellit nė njė plazh , papritur u gjend nė siklet.Sipas njė gazete tė Londrės, fitimet nga e drejta televizive dhe rreklamat do tė ēojnė nė numrin e llogarisė sė zonjės Morley njė shumė prej 20 miljon paundesh.
Pėrballė njė situate kaotike tė pėrjetuar nga vajyat konkurente dhe nga Anjeza nė Nigeri, organizaorėve si mbeti gje tjetėr veēse tė paketonin valixhet dhe tu nisnin drejt Londrės.Bukuritė botėrore lanė pas 200 kurbane, vetėm pėr faktin se ato ishin femra dhe se ngritėn zėrin e tyre pėr tė mbrojtur njė femėr.
Bojkoti.
Nuk ishte e thėnė qė problemet e Nigerisė do tė sheshoheshin me mbėrritjen e konkuruesve dhe organizatorėve nė Londėr.
Menjėherė pasi misset dhe Julia Morley kanė mbėrritur nė aeroportin e Heathrowt, jane ndeshur me rreporterėt dhe pyetjet e tyre provokative.
Askushi nga boset e sallave te teatrove apo operave tė Londrės nuk ipte ambientjet pėr tu zhvilluar konkursi, me pretendimin se ky konkurs duhesh bojkotuar.
E ēuditshme qė kjo tė ndodhte nė Londėr.
Menjėherė kanė rreagur koluministėt e shtypit, jo vėtėm ata por edhe deputetja laboriste e zonės ku sot dot zhvillohet konkursi u shpreh kundra duke thėnė se Gjėja mė e mirė pėr tė respektuar viktimat do tė ishte bojkoti.
Nga kjo frymė bojkoti vetėm njė ishte e humbura e madhe zonja, Morley, e cila kishte trashėguar fronin e presidentes nga i shoqi i saj zoti Eric Morley krijuesi i parė i Miss Botės nė 1951 qė u zvillua nė Londėr.
Bojkoti pėrfshiu dhe disa vajza konkuruese.E para ishte Miss Danimarka 22 vjeēarja Masja Juel e cila ishte e para qė la Afrikėn, duke i bėrė thirrje dhe vajzave tė tjera ta linin konkurimin.Ajo tha se lėvizja e vendit tė konkursit nuk ma mbush mėndjen qė tė vazhdoj.Unė ndjej se konkursi ka shkaktuar shumė probleme dhe si pasojė shumė njerėz kanė vdekur.Shpreh keqardhje pėr tė gjithė tė vdekurit.Unė do tė qėndroj nė shtėpinė time.Konkursi duhesh anulluar sepse shkaktoi shumė tė vdekur.
Si njė shenjė rrespekti pėr tė vdekurit, konkursin e bojkotuan edhe Miss Tahiti,Austrija,Costa Rica,Iceland.
Tejet kritik pėr organizatorėt Emil Bower president i Miss Austria Corporation u shpreh se:
Unė kurrėsesi nuk mund tė prisja derimsa 200 veta tė vriteshin, dhe mė pas tė ndėrroja vend
Miss Anglija Daniela Luan 22 vjeēe njė nga pretendentet kryesore pėr kėtė vit , u shpreh se megjithė garancitė e ofruara nga presidentja Morley, vajzat morėn pėrsipėr njė risk, dhe se Nigerija nuk ishte njė vend i pėrshatshėm pėr tė bėrė njė konkurs tė tillė.
Por me njė staf tė mėsuar me probleme zonja e pa dorėzuar Morley mendohet ti ketė hedhur problemet pas shpine, dhe ēdo gjė sipas planeve tė saj pritet tė jetė gati sot, rreth 13.00.
Mė shumė se 136 stacione televizive, kanė blerė tė drejtėn e trasmetimit pėr konkursin.
Tė gjitha biletat qė varjonin nga 25 stėrlina derim nė 200 stėrlina u kanė shitur nė njė kohė rrekord. Mu desh mua tė provoja pėr rreth 4 orė numrin e telefonit tė biletarisė sė konkursit pėr tė mundur tė bleja njė bilete.
Shpresoj qė nė sallė tė ketė dhe shqiptarė tė tjerė, qė kur Anjeza Majo tė dalė nė skenė ta presim me duartrokitje tė ngrohta, dhe ti tregojmė botės se shqipėrija nuk ėshtė vendi ku femrat mund tė identifikohen si viktima tė prostitucionit, por ato janė tė denja qė me bukurinė e tyre, elegancėn e tyre tė ngjiten nė pasarelat e Miss Botės me dinjitet, njėsoj si vajzat e tjera tė botės.
Nėse Valbana Selimllari do tė mbahet mend nė historinė, e bukurisė shqiptare si e para vajzė qė fitoi konkursin e parė tė bukurisė femėrore shqiptare, sot mė 7 Dhjetor 2002 Anjeza Majo do ta ēojw bukurinw shqiptare nė piedestalin mė tė lartė tė bukurisė botėrore Miss Bota 2002, dhe kjo datė po ashtu do mbahet mend gjatw, falė kėmguljes sė Vera Grabockės dhe Ardit Gjebres.
Anjeza paē fat dhe pse jo Miss Bota sot nė Londėr. Nė sallėn e Alexandra palace ti nuk do tė jesh vetėm, ne do jemi me ty, sikurse milionat e shqiptarėvė anė e mbanė botės.
Krijoni Kontakt