Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    asnjė dokument nuk kemi pa deri tani. pastaj vini e na sillni palo gazetash qė janė zėdhėnėse tė ministrive tė jashtme respektive. pah gracka interneti me batuta se kush di mė shumė...

  2. #12
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Ehu sa role loznin njeheresh ata o Lioness

    Nga dhjetori i vitit 1948 deri ne mars 1949 oficeret britanike (BLO) stervisnin ne nje baze ne Vouligameni, personat qe do te vepronin kunder Shiperise
    Pati edhe nje vendimi te Kabinetit Britanik ne shkurt 1949 per mbulimin e keture operacioneve ndaj vendit tone.
    Nje pjese e atyre qe sterviteshin ishin desidente shqiptare. Kishte edhe personel nga SAS qe i sterviste.
    Dare Newll ka luftuar si Greqi edhe ne Shqiperi.
    Por Bizanti ndoshta mendon se si ka mundesi qe britaniket te cilet ishin "Vellai i madh" i grekeve, te kishin edhe lidhje me shqiptaret.
    Roli i Anglise ne post-WW2 ne Greqi eshte i dokumentuar. Nderkohe qe US po "merrej" aktivisht me Italine. Pastaj keto gjera s'jane sekrete. Ne 1947 bile, Anglia kerkoi mbeshtetje financiare nga US sepse s'po e perballonte dot me fushaten ne Greqi. Nga ku kemi -> Doktrinen Truman -> Plani Marshall. Specifikat perkatese te DT dhe PM besoj se te interesuarit ketu i dine, keshtu qe s'po sqaroj me gjate.

    Cfare mbetet pikepyetje per mua, dhe qe e shtron dhe libri me lart, eshte perse Shqiperia u perjashtua? Ose perse nuk u perfshi? Do te kisha deshire, nqs mund te sjellim referenca te sakta per kete, per ta pare kete pune pak me tutje.
    (Tani, s'perjashtoj mundesine e pazareve midis US-USSR qe ne fakt u bene para mbarimit te luftes per zonat perkatese te "influencave".)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Roli i Anglise ne post-WW2 ne Greqi eshte i dokumentuar. Nderkohe qe US po "merrej" aktivisht me Italine. Pastaj keto gjera s'jane sekrete. Ne 1947 bile, Anglia kerkoi mbeshtetje financiare nga US sepse s'po e perballonte dot me fushaten ne Greqi. Nga ku kemi -> Doktrinen Truman -> Plani Marshall. Specifikat perkatese te DT dhe PM besoj se te interesuarit ketu i dine, keshtu qe s'po sqaroj me gjate.

    Cfare mbetet pikepyetje per mua, dhe qe e shtron dhe libri me lart, eshte perse Shqiperia u perjashtua? Ose perse nuk u perfshi? Do te kisha deshire, nqs mund te sjellim referenca te sakta per kete, per ta pare kete pune pak me tutje.
    (Tani, s'perjashtoj mundesine e pazareve midis US-USSR qe ne fakt u bene para mbarimit te luftes per zonat perkatese te "influencave".)
    Pazare US-USSR apo UK-USSR?

    Greket i qofshin fale shpatulles britanike qe i "reklamoi" qe ne luften kunder otomaneve, edhe pse me pas rezulroi shume turpshem se luften e bene shqiptaret e GADISHULLIT ILIRIK, e jo "greket" e tipit Bubulina e BoĒaris apo Bithgret & co.
    Pra britaniket krijuan mitin grek (helenet s'po i gjenin dot ku ishin se flitej shqip ne Gerqi )

    Pse u la Shqiperia ne hije?
    A ti se kupton a?
    Po per Tzamurian qe i thonin Ēameri u la...ashtu si dhe per te kenqaur oreksin sllave me Dardanine...
    Kjo ishte loja...
    Por ajo qe nuk llogariten dot ishin hormonet dhe si perfundim jemi ku jemi...me kaq popullsi etinikisht shqiptare jashte kufijve.
    Cfare do te behet tashme?
    Ketu mund te diskutojme, meqe kemi edhe nje mik si Bizanti, i cilis ka akses ne arkivat greke....

  4. #14
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    jalta vendosi cdo gje,kush nuk e di le ta mesoje.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Eshte pak jashte teme si shkrim, por gjithsesi eshte nenkategori e saj

    ----------------------------------------------------------------------------------------------


    Aksionet e para te britanikeve per rrezimin e Enver Hoxhes


    S’ka dyshim se shumica e atyre qė i dhanė ndihmė PKSH-sė shpejt u zhgėnjyen me shoqėrinė e re tė shpallur mė 1945-n. Pati njė terror tė pėrgjithshėm dhe persekutime tė ashpra nė spastrimet qė Hoxha bėri nė radhėt e borgjezisė, katolikėve, atyre qė nuk ishin komunistė, tregtarėve dhe tė huajve, nė fakt ndaj ēdo njeriu qė ai mendonte se ishte kundėrshtar i tij me njė seri gjyqesh model tė kriminelėve kryesorė tė luftės. Me sa duket, ndaj kundėrshtarėve u pėrdorėn torturat. Britania, Shtetet e Bashkuara dhe BRSS e njohėn Shqipėrinė e re nė nėntor tė vitit 1945. Njė muaj mė vonė u mbajtėn zgjedhje tė rreme sipas njė liste tė vetme tė shpallur nga PKSH-ja. Asambleja e dalė suprimoi monarkinė dhe nė janar tė vitit 1946 shpalli Republikėn Popullore me njė kushtetutė tė modelit sovjetik. Paskėtaj, marrėdhėniet e Shqipėrisė me Perėndimin u keqėsuan nė mėnyrė tė shpejtė, mbasi aleatėt refuzuan tė riatdhesojnė njė numėr udhėheqėsish politikanė nacionalistė, kriminelė lufte, tė cilėt ishin arratisur nė Itali e Greqi, vende kėto tė okupuara nga Aleatėt, tė cilėve u ishte dhėnė statusi i refugjatėve politikė. Hoxha gjithashtu shante Perėndimin pėr tentativa pėr pėrmbysjen e regjimit tė tij. Gjyqe pėr komplote u pėrdorėn pėr tė akuzuar fuqitė perėndimore pėr synime tė errėta ndaj Shqipėrisė 17). Prapa retorikės komuniste, pararojės sė shtrembėr dhe figurės mistike qė Hoxha pėrdori pėr tė shtypur dhe detyruar popullin tė heshtė, pati edhe elementė tė sė vėrtetės. Hoxha kishte arsye qė tė ishte vigjilent. Nė fund tė armiqėsisė, kur udhėheqėsi skuadron, oficeri i SOE-s, Toni Nill, i cili kishte shėrbyer nė Veri nė radhėt e katolikėve dhe homologu i tij amerikan u largua nga Shqipėria thuhet se kanė thėnė: “Ne do tė kthehemi me anė tė njė rruge tjetėr”. Gjatė muajve tė fundit tė luftės, njėsitė britanike dhe amerikane tė zbulimit nė Itali kishin filluar nė fakt qė t’i kushtonin njė vėmendje tė kujdesshme Shqipėrisė, jo aq shumė pėr vetė atė, megjithėse nė Britani kishte mjaft njerėz qė shqetėsonin tė shikonin mbretin Zog, i cili nė atė kohė jetonte nė mėrgim nė Londėr, tė kthehej nė fronin mbretėror, sesa pėr marrėdhėniet e saj strategjike me Jugosllavinė dhe Greqinė. Lufta civile ishte gati tė shpėrthente nė Athinė, dhe Titoja i Jugosllavisė ishte nė procesin e zhvatjes sė Kosovės tė banuar nga pesėqind mijė shqiptarė etnikė 18). Nė fund tė luftės, Forca 399 e SOE-s, ende e komanduar nga Viskaunt Herkant, vazhdonte tė fokusonte aktivitetet nė Europėn Juglindore nga baza e saj nė Bari. Bari, ish-qendra e propagandės sė Italisė fashiste pėr Lindjen e Mesme, u bė shtabi i Aleatėve pėr propagandėn e luftės. Sipas Robin Uinks, “buletinet e BBC-sė ritransmetoheshin nėpėrmjet Radio Barit dhe pėr njė kohė kishin si synim posaēėrisht Shqipėrinė”. Nė Londėr, dosjet e shėrbimit tė zbulimit mbaheshin me tė dhėna mbi lėvizjen ilegale nė Shqipėri si dhe mbi Shoqatėn e Miqve tė Shqipėrisė, njė grup prozogist qė pėrbėnte grupimin mė liberal anglo-amerikan. Sektori i Kėrkimeve dhe Analizave i OSS, Zyra e Shėrbimeve Strategjike, kishte filluar tė ripėrtėrijė “Vjtarin mbi guerilasit shqiptarė”, i cili identifikoi deri nė pesėdhjetė e pesė grupe guerile dhe njėqind udhėheqės tė ndryshėm. Qė nė fillim tė vitit 1944, me gjithė mundėsitė e kufizuara pėr tė hyrė nė dosjet, ishte e qartė, pėrfundon Uinks, “se diēka po synohej pėr Shqipėrinė 19). Uinksi bile kujton se nė fillim tė vitit 1945 disa grupe u hodhėn me parashutė nė Shqipėri pėr tė marrė takim me grupet fraksioniste, shumica thjesht u zhdukėn, megjithėse disa kaluan nė Jugosllavi pėr tė raportuar pėr situatėn e turbullt qė ekzistonte. Qė SOE ishte akoma aktive konfirmohet nga vizita nė Bari gjatė verės sė vitit 1945 tė kreut tė Seksionit IX tė MI16-s, Kim Filbi. Ndėrkohė qė ai ishte atje i dobishėm pėr tė marrė njė gogol kanakar, qė e zgjodhi pėr parashutim nė Jugosllavi, por nė vend qė tė thyente qafėn, ai e mbuloi veten me lavdi. Operacionet mund tė vazhdonin deri nė verėn e vitit tė ardhshėm, kur SOE zyrtarisht u shpėrnda 20). Shėrbimi i fshehtė britanik raportonte se Shqipėria ishte nėn influencėn nė rritje tė Jugosllavisė, por ajo ndihmohej gjithashtu nga njė numėr i madh kėshilltarėsh sovjetikė. Nė mars tė vitit 1946 Forin Ofisi konstatoi njė paralele tė afėrt ndėrmjet depėrtimit aktual tė rusėve nė tė gjitha sferat e administratės dhe tė njėjtit proces tė kryer nga italianėt para vitit 1939. I vetmi problem shtrohej nėse Shqipėria do tė qėndronte e nėnvarur nga Bashkimi Sovjetik apo do tė mund tė arrinte njė status vasal tė pėrshtatshėm 21). Nė korrik, njė nga tridhjetė e shtatė shqiptarėt pranoi nė gjyqin e tij se kreu i Misionit Britanik nė Tiranėn e ēliruar, nėnkoloneli Ellėn Pallmėr, i kishte dhėnė atij udhėtime para se ai tė largohej, qė, pas fitores tė komunistėve, ai tė mbante lidhje me udhėheqėsit nacionalistė, Fiqiri Dine dhe Muharem Bajraktari. Ai shtoi se njė oficer ndėrlidhės britanik, majori Arnėlld, bile i kishte sugjeruar qė tė vriste Hoxhėn. Nė sfondin e propagandės antibritanike u zhvilluan bisedime pėr tė zėvendėsuar Misionin me njė legatė, por qė nuk u arrit. Marrėdhėniet me Britaninė pėrfundimisht morėn fund mė 22 tetor 1946, kur dy torpedinierė, Saumarez dhe Volafge, ranė nė mina nė kanalin prej tri miljesh tė Korfuzit, kur pėr rrjedhojė u dėmtuan rėndė dy anijet dhe u vranė dyzet e tre veta. Pėr hakmarrje, Britania mbajti dhjetė milionė paund floriri, qė i takonin Shqipėrisė tė depozituara gjatė luftės nė Bankėn e Anglisė (nė prill tė 1949-n Gjyqi Ndėrkombėtar i Drejtėsisė nė Hagė e gjeti fajtore Shqipėrinė dhe urdhėroi qė t’i paguhej kompensimi Anglisė). Ministri francez nė Tiranė, Gui Mentan, ishte i vetmi burim i disa copėrave informatash tė mjerueshme qė arrinin nė Perėndim 22). Me sa duket, Shėrbimi Sekret Britanik ish i angazhuar aktivisht nė njė planifikim jozyrtar pėr operacione ndaj Shqipėrisė, megjithėse nė njė shkallė tė vogėl. Tashmė ishin zhvilluar takime me grupe emigrantėsh shqiptarė. Njė nga agjentėt e MI16–s, rusi i bardhė, gjenerali Turkul, thuhej se kishte njė organizatė nė Beograd qė mbėshteste kthimin e mbretit Zog nė fronin mbretėror. Sipas burimeve tė informuara tė Xhon Loftės, nė kėtė kohė britanikėt dhe amerikanėt ishin duke planifikuar njė kryengritje guerile nė Shqipėri pėr tė ēliruar vendin nga sundimi komunist. Nė anėn amerikane operacionet ndiqeshin nga Drejtoria e Dedashmenit Ushtarak (DAD) jashtė Frankfurtit, sė bashku me njė ekip tė Shėrbimit tė Zbulimit Britanik qė vepronte nėn maskėn e Komisionit tė Lartė Britanik nė Gjermani dhe qė kishte njė zyrė ndėrlidhjeje me DAD-in nė ndėrtesėn e I.G, Farben. Operacionet e DAD-it mbikėqyreshin nga Komenti Koordinues Luftakak Shtetėror-Detar, ku oficer ndėrlidhės i Uashingtonit ishte Frenk Uajznėr. Uajnėr, ish-oficer i OSS-sė, i cili ishte pėrfshirė nė operacione tė ngjashme nė kohėn e luftės nė Rumani, ishte njė avokat i fuqishėm qė rastisi tė pėrfaqėsojė interesat financiare tė njė grupi refugjatėsh tė pasur shqiptarė, anėtarė tė Ballit Kombėtar dhe tė lėvizjes mbretėrore, tė cilėt kėrkonin zhdėmtimin pėr humbjen e pasurive tė tyre tė konfiskuara nga komunistėt. Nė vitin 1947 Din Eēesėn e caktoi Uajznėrin zv.ndihmėssekretar tė Shtetit pėr Territoret e Okupuara, njė post mė tepėr zbulues se diplomatik 23). Nė shtator tė 1947-s, njė gjyq tjetėr u organizua nė Tiranė, ku tė akuzuarit pohuan se Misionet Britanike dhe Amerikane i kishin nxitur tė fillonin njė kryengritje tė armatosur kundėr regjimit. Nėse kjo ishte e vėrtetė ose jo, ishte oficeri i CIA-s dhe specialist pėr ēėshtjet sovjetike Heri Rozicki, qė zbuloi se disa persona tė stėrvitur, me sa duket ruajalistė, ishin hedhur nė Shqipėri nė vitin 1947. Aksioni kryesor si njė pėrpjekje e pėrbashkėt nuk filloi nė vitin 1949. Megjithatė, planifikimi filloi nė fillim tė 1948-s 24). Para se tė nisej pėr nė Stamboll nė janar 1947, Kim Filbi u tha se pėrparėsia e tij kryesore ishte Bashkimi Sovjetik dhe tė mos i kushtonte vėmendje tė madhe Ballkanit. Arsyeja me sa duket ishte se mbeturinat e SOE-s ishin akoma aktive nė rajon. Rodni Denis, i cili ishte futur nė MI 16 mė 1937-n dhe kishte marrė njė OBE pėr punėn e tij tė dyfishtė nė Seksionin 5, po operonte si sekretar i parė i zyrės britanike pėr Lindjen e Mesme nė Kajro, kur njė operacion nė shkallė tė gjerė ndaj Shqipėrisė porsa ishte parashtruar pėr diskutim. Mė vonė ai i tha Nikolla Bethėllit se sipas mendimit tė tij ishin brejtjet e fundit tė SOE-S. Pėr njė moment, vite pasi SOE ishte shpėrndarė, u kthye aty ku ishte me agjentėt nė terren dhe nė Ballkan, zona e saj e preferuar. Me sa duket anėtarė tė Grupit tė Shkretėtirės Afatgjatė, tė cilėt kishin pasur mė shumė luftime nė Shqipėri se SOE, ishin tė parėt qė u afruan pėr njė mision tė tillė, por ishin ose indiferentė, ose skeptikė rreth kundėrrevolucionit 25).


    17 dhe 19. Robin Ėinks, Cloak and Goėn; Scholars in America’s Secret Ėars, Collin Harvill, 1987, f. 394-5, f. 226

    18 dhe 20. Jon Halliday, Thė Artful Albanian;Kujtimet e Enver Hoxhės, Chato 1986, f.81; Ėinks, f.393-5, Philby, f.16
    21. Rothėell, f. 359
    23 dhe 24. Rostzke, f. 172; Richard Deacon, A History of thė Russian Secret Service, Nel . 1975, f. 279
    25. Philby, f. 142. Bethell, Speis and Other Secrets, f.299, verrier, f. 68

    Titulli ėshtė redaksional
    Pėrgatiti: Matilda Arapi


    24 Prill 2008-gazeta Albania


    ---------------------------------------------------------------------------------------------




    Deshtimi i operacionit “Valuable” per te rrezuar Enver Hoxhen


    Operacioni “Valjuebėl”, siē e mori emrin aksioni kundėr Shqipėrisė sė Hoxhės, ishte njė operacion i SOE-s, ose mė saktė, njė operacion i MI (R)-it, qė pasqyronte aventurėn e pasuksesshme tė vitit 1941 dhe qė kishte karakteristikat e njė numri aventurash tė Seksionit D. Fillimisht, dora drejtuese ishte ish-drejtori i SOE-s, gjeneral-majori Sėr Kolin Gabėns, perceptimi i qartė dhe i veēantė i tė cilit pėr komunizmin vetėm pėrforconte pozitėn e tij ndaj detyrės sė marrė. Nė janar tė 1948-s ai mbajti njė leksion nė Institutin e Shėrbimeve tė Bashkuara Mbretėrore mbi sukseset e kohės tė luftės sė Operacioneve Speciale. Shefi i MI16-s, Sėr Stjuart Menis, me sa duket nuk ishte aspak entuziast rreth fillimit tė operacionit tė madh paraushtarak, por ai ra dakord si njė mėnyrė pėr t’i mbajtur tė kėnaqur ish-njerėzit e SOE-s qė kundėrmonin, ishin tė neveritshėm e kishin vrull, tė cilėt akoma gėzonin njė farė influence nė rrethinat e zbulimit 26). Dega e Operacioneve Speciale qė drejtohej nga Harėld Pėrkins dhe e pėrbėrė nga personeli i SOE-s, qė akoma ishin tė fshehur brenda MI6-s, ishte themeluar pikėrisht pėr kėtė situatė, por shpejt u bė e qartė sė mungonin burimet pėr realizimin e njė operacioni kaq tė madh. Duke e kuptuar se njė gjė e tillė mund tė realizohej kur lufta mori fund, Gabėns caktoi Xheri Holdsuorthin nė njė detyrė tė re, qė tė krijonte njė shoqatė me operativė tė SOE-s. Shqetėsimi urgjent i Gabėnsit ishte qė tė vendoste njė sistem, me anėn e tė cilit persona me njė kualifikim tė veēantė tė mund tė kontrolloheshin menjėherė nė rast tė njė lufte tė re, ose situate tė jashtėzakonshme. Holdsuorthi, i cili kishte qenė anėtar i Seksionit D dhe nė fund tė luftės ndiqte operacionet nė Itali dhe Ballkan nga qyteti i Barit, ndihmoi qė nė vitin 1947 tė themelohej nė Najtsbrixh Klubi i Forcave Speciale. Klubi vepronte si pikė kontakti pėr ish-operativėt e SOE-s dhe si bazė rekrutimi pėr operativėt e ardhshėm 27). Megjithėse zyrtarisht i dalė nė pension, Gabėns mbante marrėdhėnie me MI6-n dhe mė 1948-n, ai dhe shokė tė tjerė hynė nė bisedime me Emerin me idenė pėr realizimin e njė operacioni nė Shqipėri. Emeri, qė nė atė kohė po bėnte pėrpjekje tė pasuksesshme pėr tė hyrė nė Parlament si kandidat konservator, u zgjodh nga Gabėnsi dhe Menzisi jo pėr shkak tė sė kaluarės dhe lidhjeve tė tij gjatė luftės, kishte shumė njerėz qė shėrbenin si ushtarakė tė rregullt, sepse ai ishte i vlefshėm dhe i angazhuar 28). Nė atė kohė Shqipėria po kalonte njė periudhė ndryshimesh rrėnjėsore politike, shumė pak prej tė cilave ishin tė njohura prej Perėndimit. Nė kundėrshtim me propagandėn perėndimore, marrėdhėniet ndėrmjet Tiranės dhe Moskės pothuaj nuk ekzistonin dhe Stalini ishte i kėnaqur qė pėr Shqipėrinė tė kujdesej Titoja, i cili e trajtonte atė si njė shtet klient. Nga mesi i vitit 1947 Hoxha mori takim me Stalinin, takim i cili i dha shpresė tė distancohej nga Titoja, por Koēi Xoxe, personi numėr dy i PKSH-sė dhe ministėr i Brendshėm, me zell punonte me jugosllavėt. Pėrjashtimi i Shqipėrisė nga Byroja Informative, i vetmi vend komunist qė u trajtua nė kėtė mėnyrė, u interpretua nga Ambasada Britanike nė Beograd si njė shenjė se Shqipėria shpejt do tė aneksohej nga Titoja. Udhėheqėsit komunistė shqiptarė qė vizituan Beogradin pėrshkruheshin nga zyrtarėt britanikė si tė parėndėsishėm ose absurdė. Kur Koēi Xoxe spastroi njė numėr pėrkrahėsish tė Hoxhės, u duk se federimi i Shqipėrisė me Jugosllavinė dhe ndoshta edhe me Bullgarinė, nuk ishte shumė i largėt. Ēarja e Stalinit me Titon dhe mbėshtetja qė Shqipėria i dha Byrosė Informative, nė vitin 1948, e lejoi Hoxhėn tė ndryshojė rolet me Koēi Xoxen, i cili pėr pak sa nuk e eliminoi atė. Lajmet e papritura pėr pėrjashtimin e Jugosllavisė u pritėn me festime tė mėdha nga Hoxha dhe bashkėpunėtorėt e tij, dhe Shqipėria ishte kėshtu nė gjendje tė dilte nga influenca jugosllave 29). Prishja me Beogradin e la ekonominė shqiptare nė njė gjendje tė pasigurt dhe gjeografikisht tė izoluar. Ajo ishte pa miq nė Ballkan dhe nuk pati njė angazhim tė sigurt tė sovjetikėve nė mbrojtje tė saj, pasi Jugosllavia prishi aleancėn me tė. Njė ndjenjė paranoje nė rritje u pasqyrua nė propagandėn qė bėhej nėpėrmjet njė serie gjyqesh model me spiunė. Diplomati francez Menant raportonte pėr njė shqetėsim tė pėrgjithshėm nė vend dhe pėr spastrime zyrtarėsh qė kishin ndonjė lidhje me Jugosllavinė. Sigurimi, Shėrbimi i Fshehtė Shqiptar, kontrollonte ēdo aspekt tė jetės sė pėrditshme. Gjatė shtatorit Menant raportonte se nė radhėt e fiseve nė Shalė dhe Hot, nė Veri tė vendit, ishte bėrė kryengritje dhe aktivitet gueril tė frymėzuara nga jugosllavėt 30). Titoja mė 1948-n pa dyshim donte tė rrėzonte Hoxhėn nė mėnyrė qė tė mund ta fuste Shqipėrinė nė federatėn jugosllave. Hoxha e dinte kėtė dhe dyshonte se Titoja ishte i lidhur me Britaninė, armiken tradicionale tė Shqipėrisė. Gjatė atij viti njė shqiptar pranoi se njė ish-oficer i Shėrbimit tė Posaēėm Ajror, SAS, Ficroni Meklein, e kishte paguar pėr tė vrarė Hoxhėn. Meklein konsiderohej nė Shqipėri si njė kriminel lufte nga mė tė kėrkuarit, mbi bazėn se ai kishte organizuar kalimin e Titos nė Perėndim, duke ndryshuar drejtimin e tij. Reixhinėld Hebėrt ka mendimin se meqė Ficroi ishte aleat i Titos, Hoxha duhet tė kish ardhur nė deduksionin se Britania po manipulonte Titon pėr tė realizuar qėllimin e saj pėr tė destabilizuar Shqipėrinė. Hoxha e kishte nxjerrė pėrfundimin. Ai e dinte se britanikėt ishin prapa tij dhe se Titoja po ndiqte njė rrugė tė ndryshme. Mė e natyrshme se kjo ishte qė ai t’i lidhte kėto dy anė dhe tė shikonte Ficroi Meklein si njė emines gris. Ka mundėsi gjithashtu, shton Hebėrt, qė shqiptarėt ngatėrronin Ficroin me Billi Meklein, i ngjashėm kaq shumė me Ficroin nė shumė drejtime, i cili kishte qenė mjaft kohė nė vend 31). Xhuliėn Emeri filloi punėn pėr krijimin e njė grupi ekspertėsh nė emėr tė MI6-s, qė e siguroi atė se nė dispozicion tė tij viheshin fonde tė mjaftueshme. Mbas kthimit nė Londėr nga njė vizitė qė bėri nė Greqi, Emeri kishte embrionin e njė plani. Unė e kisha kuptuar sa pranė ishin komunistėt nė rrėzimin e qeverisė greke. Unė kisha bėrė njė farė studimi tė lėvizjeve guerile nga 1939-a deri mė 1945-n dhe ishte e qartė se e vetmja mėnyrė pėr tė shpartalluar atė ishte tė godisnim nė strehėt e sigurta qė ata kishin nė anėn tjetėr tė kufirit, ose duke i ndjekur kėmba-kėmbės, gjė qė ėshtė mė normale, ose duke nxituar njė lėvizje guerile kundėr qeverisė qė furnizon strehimet.

    26. Verrier, f.67, Royal United Services Institute Journal
    27. Verrier, f.62 Thw men and Woman of thw Special Operatiomn Executive
    28 BBC 1, Thė cost of Treachery
    29 Hibbert, f. 221
    30. P ro fo 371/72117
    31 MC lynn, f. 301-2

    Titulli ėshtė redaksional
    Pėrgatiti: Matilda Arapi/Perlat Caushi -gazeta Albania 25-4-2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 28-04-2008 mė 04:36

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Perse deshtuan britaniket dhe amerikanet per rrezimin e Enverit


    Ahmet bej Zogu, i shpallur mė 1928-n Mbreti Zog, ishte anėtar i njė familjeje tė fuqishme nga krahina e Matit nė Shqipėrinė e Mesme. Katėr vjet mė parė ai kishte rrėmbyer pushtetin, - disa raporte japin mendimin se kėsaj ia arriti me ndihmėn e Zbulimit Ushtarak Britanik, - duke pėrmbysur peshkopin ortodoks Fan Noli, i cili u pėrpoq tė kryente reforma sociale, duke pėrfshirė rindarjen e tokės, qė e kishin tjetėrsuar bajraktarėt, tė cilėt kontrollonin vendin. Duke sunduar me njė luks tė papėrmbajtur, qė ishte dukshėm nė kontekst me popullin e tij, Zogu ndoqi, siē e quan Julian Amery, njė diktaturė liberale tė mrekullueshme, megjithėse tė tjerė me pėrvojė e kanė konsideruar atė nė fakt partizan i pushtetit absolut. Kur Italia pushtoi Shqipėrinė nė prill tė 1939-s, mbreti u arratis (sė bashku me njė arkė me florinj tė plaēkitur nga thesari kombėtar), pėr tė mėrguar nė Francė, por me mundjen e Francės ai ishte i detyruar tė shkonte nė Londėr, ndonėse jo si njė monark i dėbuar nga fuqitė e boshtit prej njė vendi aleat, por si njė refugjat privat. Nė mėrgim nuk kishte asnjė qeveri shqiptare dhe nuk kishte asnjė perspektivė pėr ta formuar atė. Ndikimi i tij nė Forin Ofisin mbėshtetej nė trysninė qė i bėhej nga njerėz privatė, siē ishte zonja Aubrey Herbert, burrit tė sė cilės dikur i ishte ofruar – si dhe mjaft politikanėve tė tjerė perėndimorė - Kurora Shqiptare 1). Gjithashtu nuk kishte asnjė perspektivė pėr njė revoltė tė brendshme kundėr italianėve. Ēėshtja qėndronte se pėr Shqipėrinė mungonin tė dhėnat zbuluese dhe ato qė kalonin nėpėrmjet M16-s pothuaj ishin tė pabesueshme - njė pakėnaqėsi e pėrgjithshme qė zgjati edhe gjatė Luftės sė Ftohtė. Ato pak tė dhėna zbuluese kanalizoheshin nėpėrmjet Kajros tek Margaret Feni’ Hallėk (Margaret Fani Hasluck), e cila bėnte krahasimin e copėzave tė informatave, tė cilat pothuaj nuk kishin asnjė dobi. Nėpėrmjet atyre qė jetuan dhe punuan nė kohėn e mbretit Zog para lufte, ekzistonte pikėpamja e pėrbashkėt se fati politik i Shqipėrisė pėrcaktohej nga pronarėt e mėdhenj tė tokave gegė, sesa nga toskėt e Jugut. Ēelėsi pėr ndonjė kryengritje kundėr italianėve nė Shqipėri nė vitin 1941 mendohej se shtrihej nė Veri, midis kryetarėve tė fiseve gegė, tė nxitur prej jugosllavėve. Sipas specialistėve pėr ēėshtjet shqiptare, Sėr Rexhinald Hebėrt, i cili shėrbeu nė radhėt e SOE-s gjatė luftės nė Shqipėri dhe mė vonė si diplomat nė Forin Ofis: Pėrllogaritjet treguan se ishin tė gabuara nė tė gjitha aspektet 2). Elizėbet Barker (Elizabeth Barker), nė artikullin “Politika Britanike nė Europėn Juglindore gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, shkruan se vendi i vogėl i humbur malor”, nė skajin veriperėndimor tė Gadishullit Ballkanik, me popullsi diēka mė pak se njė milion banorė, dukej tamam vend i pėrshtatshėm pėr eksperimentimin e parė britanik pėr tė inkurajuar njė luftė guerile nė rajon. Plani u drejtua nga Seksioni D i M16-s si dhe nga specialistė jo tė mirėfilltė tė luftės tė udhėhequr nga Kolin Gabėns (Colin Gubbins) nė MI(R). Agjentėt e seksionit D, si Xhuliėn Emeri nė Beograd, rekretuan mėrgimtarė nė Greqi dhe Turqi, duke pėrfshirė dhe njė nga pėrkrahėsit mė tė fuqishėm tė Zogut nė veri, Abaz Kupin, i cili u rezistoi me armė invaduesve italianė pėr disa orė. Pastaj ata dislokuan depo armėsh nė kufirin me Greqinė. Mė 7 prill 1941, njė kėshilltar nė xhandarmėrinė e Zogut dhe oficer nė seksionin D Dejrėll Okli-Hill (Dayrell Oakley- Hill) udhėhoqi nga Kosova pėr nė Shqipėri; kryetarėt e fiseve veriore, Gani Kryeziu dhe vėllain e tij, sė bashku me njė forcė prej treqind vetash. Atyre nuk u premtoi askush pėr ndihma dhe furnizim edhe revolta e tyre shpejt u shua. Shqipėria provoi se ishte mė pak e gatshme apo e pėrshtatshme pėr njė gjė tė tillė sesa fqinjėt e saj. Rexhinėld Hebėrt mė vonė shkroi se problemi ishte se vendi ishte i prapambetur politikisht, nacionalizmi ishte i pazhvilluar dhe fshatarėt nuk ishin nė gjendje tė shėrbenin 3). I vetmi grup qė kishte mundėsinė reale pėr tė organizuar njė rezistencė koherente ishte Partia Komuniste Shqiptare, e cila u formua me ndihmėn e dy komunistėve jugosllavė nė nėntor 1941, ku Sekretar i Pėrgjithshėm u zgjodh Enver Hoxha. Hoxha u kthye nga Parisi, ku ishte student mė 1936-n, tashmė njė person shumė i zoti e i aftė nė aspektin mafioz tė politikės komuniste. Mė 1942-shin PKSH formoi Lėvizjen Nacional Ēlirimtare. Nė tė u pėrfshinė njė numėr nacionalistėsh, mė i shquari prej tė cilėve ishte pronari i tokave Abas Kupi, megjithėse ai shpresonte tė grumbullonte popullin rreth kauės monarkiste. Nacionalistėt nuk donin tė thellonin armiqėsinė me komunistėt nė interes tė frontit tė rezistencės. Po ashtu, komunistėt nė interes tė frontit tė rezistencės. Po ashtu, dukej se Hoxha ishte mė shumė i interesuar tė siguronte epėrsinė e PKSH-sė nė rezistencėn shqiptare sesa tė tėrhiqte gamėn sa mė tė gjerė tė mundshme tė ndjenjave nacionaliste kundėr okupatorit 4). Nė gusht tė vitit 943, qeveria e Musolinit ra dhe kapitullimi solli nė Shqipėri njė revoltė kombėtare. Nė pėrgjigje, gjermanėt dėrguan nė Tiranė njė divizion parashutistėsh. Mbas marrjes sė masave tė rrepta, shumė shqiptarė u larguan nė male dhe u bashkuan me partizanėt e LNĒ. Gjatė vjeshtės ata udhėheqės nacionalistė tė cilėt qėndruan jashtė LNĒ, formuan partinė e tyre, Ballin Kombėtar. Balli Kombėtar, njė organizatė pasive, donte tė evitonte shkatėrrimet e panevojshme duke pritur ditėn e kryengritjes kombėtare nė kohėn qė gjermanėt do tė pėrballeshin me disfatėn pėrfundimtare. Balli Kombėtar, i udhėhequr nga njė ish-diplomat, Mithat Frashėri dhe Abaz Ermenji, ishe kundėr monarkisė dhe italianėve, por kėrkonte qė Shqipėria tė mbante krahinat e aneksuara nga fuqitė e boshtit. Nė nėntor Kupi u pėrjashtua nga LNĒ dhe formoi njė lėvizje tė tretė, Legalitetin, qė shpalli besnikėrinė e tij ndaj mbretit Zog. Gjermanėt luajtėn njė taktikė tė zgjuar nė Shqipėri. Tė pafuqishėm pėr tė ruajtur mė tej trupat e tyre, gjermanėt vendosėn tė qetėsojnė Shqipėrinė me anė tė pajtimit politik. Ata lejuan njė grup politikanėsh tė vjetėr tė para luftės pėr tė fshirė institucionet italiane dhe bėnė thirrje pėr njė Shqipėri tė tipit nacionalist e republikan tė pėrfaqėsuar nga Balli Kombėtar. Pėr tė qeverisur “Shqipėrinė e Madhe”, gjermanėt ngritėn njė Regjencė tė pėrbėrė nga tre persona, tė cilėt nuk kishin bashkėpunuar me italianėt, ish-kryeministrin e paraluftės Mehdi Frashėrin, i cili u caktua Regjent Madhor, Lef Nosi dhe Anton Arapi. Nga radhėt e bajraktarėve dhe nacionalistėve asnjė udhėheqės nuk ngriti zėrin pėr tė protestuar kundėr gjermanėve dhe tė ashtuquajturės qeveri nė Tiranė 5). Gjermanėt krijuan njė ushtri shqiptare tė komanduar nga gjeneral Preng Previzi dhe njė xhandarmėri nė vartėsi tė ministrit tė Brendshėm, Xhafer Dava, banor i Kosovės, krahinė e aneksuar nga Jugosllavia. Nė Kosovė gjermanėt krijuan njė shoqatė me prijėsit e fiseve vendase, qė mori emrin “Lidhja e Prizrenit”, me president Xhafer Davėn. Katėr batalione me shqiptarė nga Kosova u zgjeruan dhe krijuan njė divizion SS special, qė mori emrin Skėnderbeg, hero shqiptar i shekullit tė pesėmbėdhjetė. Ai u pėrdor nė operacione kundėr LNĒ dhe partizanėve jugosllavė tė Titos 6). Oficerėt e parė ndėrlidhės tė SOE-s nė Shqipėri ishin ushtarakėt profesionistė, nėnkoloneli Dejvid Smajli dhe Nil Meklein. Mbasi hynė nga Greqia, pėrfundimisht ata gjetėn shtabin e Enver Hoxhės dhe vendosėn kėshtu lidhjet me LNĒ. Tepėr konservatorė dhe antikomunistė nė pikėpamjet e tyre, ata kishin nė mėnyrė tė padiskutueshme simpati pėr nacionalistėt. Sė bashku me njė djathtist tjetėr, Xhuliėn Emeri, djali i Leos, sekretar Shteti pėr Indinė dhe njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Uinston Ēurēillit, ata formuan grupin e njohur me emrin muskėtierėt, qė ndihmuan Ballin Kombėtar dhe lėvizjen e Legalitetit me Abaz Kupin nė krye. Kolegėt e tjerė ishin Elėn Heėr, njė Estone i vjetėr dhe djali mė i vogėl i lordit Listouell Toni Nill, Xhon Hibėrdin. Entėni Northrop dhe Piter Kemp, tė cilėt dukeshin se kishin antipati pėr tė gjithė ata nė SOE, qė kishin pikėpamje progresive. Ata ishin nė minoritet, por kishin influencė brenda SOE-s 7).


    1 dhe 7. Bethell, Betayal, f.12-16
    2. Reginald Hibbert, Albėenia’s National Liberation Struggle: Thė Bitter Victory, (Lufta Nacional Ēlirimtare e Shqipėrisė) Pinter, 1991 f. 15, 31, 46, 54, 77 dhe 130-1; artikull recensionues nga Barry Baldėin, INS, 1992
    5 dhe 6. Seton-Waston, f.142; Hibbert, f.64 dhe 145

    Titulli ėshtė redaksional
    Pėrgatiti: Matilda Arapi
    22 Prill 2008-gazeta Albania

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Agjentet britanike ndahen ne dy grupe per Enver Hoxhen


    Mė 17 dhjetor 1943, gjeneral-brigade i SOE-s, E. M. Trocki Dejvs, raportonte nė shtatmadhėri se Balli Kombėtar dhe zogistėt janė duke bashkėpunuar me gjermanėt, tė cilėt po i pėrdorin duke i caktuar tė ruajnė rrugėt kryesore si policė qytetesh dhe si udhėheqės patrullash pėr tė hapur rrugėn pėr patrullat gjermane, duke u dhėnė atyre armė nė sasi tė mėdha. Ai shtonte se ndėrkohė qė ata kishin premtuar pėr tė luftuar okupatorėt, asnjėherė nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė. Kam mendimin se qėndrimi i Aleatėve duhet tė bėhet menjėherė publik, pėr t’u treguar kuislingėve, tradhtarėve dhe atyre qė nuk i kundėrvihen gjermanėve se ata do tė marrin ndėshkimin e duhur nga Aleatėt nė kohėn e duhur. Dejvisi rekomandonte njohjen e LNĒ si e vetmja organizatė rezistence. Bile muskėtierėt ishin tė detyruar tė pohonin se nacionalistėt bashkėpunojnė me gjermanėt dhe se ne mund tė jemi tė detyruar tė bashkėpunojmė ekskluzivisht me partizanėt si forca e vetme ushtarake qė ia vlen tė mbėshtetet nė vend. Tri javė mė vonė, Dejvisi i shpėtoi njė prite tė ngritur nga njė grup pronazist i Ballit Kombėtar. Njė specialist shqiptar spekuloi: ”Mos ndoshta ndokush nė anėn e Aleatėve dėshiron tė heqė qafe kėtė pėrkrahės tė LĒN?”8). Fillimi i vitit 1944, qė shėnon krijimin e njė koalicioni nacionalist, bashkoi Mehdi Frashėrin, Abaz Kupin e tė tjerė si pjesė e njė orvatjeje pėr tė shtypur komunistėt. Pa dyshim qė pati njė bashkėpunim indirekt me kolaboracionistėt nacionalistė. Kupi nė Tiranė ndėrhyri nė emėr tė organizatės sė tij nė politikėn kolaboracioniste tė kryeqytetit. Sipas dokumenteve gjermane, Kupi mori takimin me zyrtarėt gjermanė dhe u tha atyre se ai nuk do t’i luftonte ata, bile edhe sikur tė kishte njė zbarkim tė forcave aleate. Emisari gjerman nė Tiranė konfirmoi se ekzistonte njė bashkėpunim me Ballin Kombėtar, tė pėrbėrė nga ekstremistė, tė cilėt kanė denoncuar misionin britanik tė Billi Mekleinit pėr dhėnien bolshevikėve tė njė kontributi tė rėndėsishėm moral dhe material... Smajli dhe Emeri shiheshin si agjentė tė maskuar tė Internacionales sė Tretė. Oficeri i SOE-s dhe aktor nė ngjarjet, Entėni Kuejll (Anthony Quale) nė njė raport pėrmbledhės mė 30 prill 1944, e pėrshkruante Ballin Kombėtar si njė aglomerim i padisiplinuar individėsh qė i bashkon vetėm urrejtja pėr Komunizmin 9). Njė raport i gushtit 1944, i pėrpiluar nga Zyra amerikane e Shėrbimeve Strategjike (OSS) mbi Shqipėrinė, me titull “Kushtet politike tė brendshme” pohonte se Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe Mithat Frashėri janė me gjermanėt... Tani janė duke u ndėrmarrė masa antisemitike. Njė dokument i kapur SS zbulonte se Deva ishte pėrgjegjės pėr internimin e “Ēifutėve, komunistėve dhe partizanėve” nė kampet e shfarosjes si dhe pėr inkursionet ndėshkimore nga Divizioni SS Skėnderbeg. Territori i vogėl malor kishte pak ēifutė, kėshtu qė tė paktėn ishin ata qė u kapėn dhe u pushkatuan, megjithėse Kristofor Simpsėn shton se “jo pėr mungesė tė pėrpjekjeve nga ana e organizatės sė Ballit Kombėtar dhe Divizionit SS SHQIPTAR”, tė cilėt u implikuan nė njė seri spastrimesh antisemitike, qė pėrmblidhte rreth 800 njerėz, shumica e tė cilėve u internuan dhe u masakruan. LĒN e quante Devėn pėrgjegjės pėr masakrėn nė Tiranė tė 4 shkurtit 1944 dhe pėr mizoritė e tjera tė kryera nga Gestapoja nė bashkėpunim me xhandarmėrinė shqiptare 10). Entėni Kuejll pėrfundonte se nacionalistėt djathtistė, tė cilėt vlerėsoheshin pothuaj si kuislingė, janė duke parė me shqetėsim tė ardhmen se kush do t’i shpėtojė ata nga hakmarrja e partizanėve kur gjermanėt do tė largohen nga Shqipėria? Ngurrimi i nacionalistėve pėr tė luftuar, shkruan Rexhinėld Hebert, nė kushte historike, ishte i pafalshėm dhe ndėrkohė qė lufta po i afrohej fundit, nuk iu fal dhe ata korrėn njė shpagim tė tmerrshėm. Lėvizja partizane nacional-ēlirimtare, forcat kryesore i kishte nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut dhe ishte e dobėt nė malet e Veriut. Sidoqoftė, me vazhdimin e luftės, partizanėt u shtuan nė forca dhe filluan tė lėvizin drejt Veriut, duke i kėrcėnuar nacionalistėt 11). Ndėrkohė, misioni CONSENSUS II, qė pėrfshinte Mekleinin, Smajlin, Emerin dhe ata qė kishin ngelur nga njė mision tjetėr Slenderin u kthyen mė 1944-n nė Shqipėri, kohė kur raporti i forcave ish-nė favor tė komunistėve. Sidoqoftė, muskėtierėt, duke menduar pėr botėn e pasluftės deshėn qė tė rritnin ndihmėn pėr antikomunistin Kupi dhe forcat zogiste, nė verilindje tė Tiranės. Por, gjatė verės njėsitė e BK-sė ishin integruar nėn komandėn gjermane, ndėrsa Lėvizja e Legalitetit e Kupit vlerėsohej nga Shtabi Britanik i Kajros jo si njė faktor ushtarak. Ndonėse nuk kishte ndonjė mbėshtetje pėr kthimin e Zogut, Kupi vazhdonte tė kėnaqej me intrigat e tij dhe gjermanėt lejuan njė nga pėrkrahėsit e tij, bajraktarin gegė nga Veriu Fiqiri Dine, tė organizojė njė qeveri tė sponsorizuar nga gjermanėt, e cila nuk pati jetė tė gjatė 12). Tė vetmit nacionalistė nė Shqipėri qė pėrqafuan me gjithė zemėr idenė e ndėrtimit tė Shqipėrisė sė ardhshme duke luftuar gjermanėt qenė vėllezėrit Kryeziu, Gani, Seit dhe Hasan. Megjithatė, lėvizja “Kryeziu” u shtyp menjėherė, duke eliminuar kėshtu tė vetmen rezistencė jokomuniste ndaj gjermanėve nė Veri. Kur u bė e qartė se forcat gjermane do tė evakuoheshin nga fundi i gushtit, Kupi u bashkua me gjeneral Preng Prevein dhe Fiqiri Dinen pėr tė planifikuar njė sulm ndaj gjermanėve, por forcat e tyre, nė mėnyrė tipike u tretėn. Nė ditėt e fundit tė fushatės, njė tufė heterogjene e pėrbėrė nga zogistė dhe ballistė, Fiqiri Dinia dhe Preng Previzi, si dhe gjashtėdhjetė trupa shqiptarėsh tė armatosur, u bashkuan me misionin britanik “Consensus”. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, duke njohur prejardhjen e shqiptarėve te tė cilėt ishin atashuar Meklein, Smajli dhe Emeri, qė Hoxha dhe komunistėt, nė fakt e shikonin me dyshim dhe armiqėsi misionin “Consensus”. Rezistenca e nacionalistėve ishte njė iluzion 13). Nė vjeshtėn e vitit 1944, forcat gjermane po tėrhiqeshin jashtė vendit dhe ishte e qartė se komunistėt e kishin fituar luftėn civile. Megjithatė, Emeri kishte besim se loja nuk ishte humbur: “Unė isha nė Shqipėri nė njė moment kritik. Me njė ndėrhyrje tė vogėl britanike ose amerikane ne do tė mund ta ruanim Shqipėrinė nė Perėndim. Kjo ėshtė nė fund tė fundit ajo qė ne bėmė nė Greqi. Forcat britanike shtypėn rezistencėn komuniste duke sjellė nė fuqi gjeneral Zervėn dhe tradicionalistėt. Nė Londėr Uor Ofis pohonte se ishte jashtė mundėsive tė Britanisė tė ndalonte njė qeveri komuniste qė do tė drejtohej pėr ndihmė nga Jugosllavia dhe Rusia”. Pėr kėtė ne duhet tė synojmė tė forcojmė qė tani pozitat me partizanėt, me qėllim qė pas luftės tė jemi nė gjendje tė influencojmė nė qeverinė partizane. Rezultati ishte se Emeri dhe Smajli ishin tė detyruar tė abandononin Kupin. Mė vonė ai mori rrugėn e tij sė bashku me Ihsan Toptanin, njė tregtar i pasur shqiptar. Enver Hoxha u njohu vėllezėrve Kryeziu kontributin dhe ndihmėn e dhėnė nė krahinėn e Kosovės dhe pėr kėtė u ofroi atyre njė vend nė qeverinė provizore, por ata refuzuan. Seiti pėrfundimisht u evakuua nga Komanda e Misionit Ndėrlidhės Britanik nė Itali 14). Viskaunt Bill Herkant, i cili ndiqte operacionet e SOE-s qė nga Bari me Forcėn 399, kur u vendos nė Tiranė, ku me sytė e tij pa nga afėr regjimin e ri, e vlerėsoi Hoxhėn si njė njeri me karakter tejet tė rėndė: I dhjamosur, rrumbullak, njeri i vetėkėnaqur me njė fytyrė bardhoshe tė kuqėrreme. Ai flet frėngjisht mirė, por ka njė sjellje tė pakėndshme. Viskont Herkant e gjeti Hoxhėn tė rrethuar nga njė amalgamė komunistėsh dhe banditėsh tė zakonshėm. Ai i tha gazetarit amerikan Sajrės Soullsbėrgėr se nė fund ishte vendosur tė pėrkrahej Hoxha sepse grupimi i tij dukej mė i mirė nga kjo farė e keqe. Megjithatė, nuk kaloi shumė, qė e Djathta tė zhvillonte teorinė e saj konspirative, ashtu siē bėri me Jugosllavinė dhe Titon. Piter Kemp e vuri ēėshtjen e muskėtierėve nė krye tė librit tė tij “Pa ngjyra e pa kreshtė”. Shqipėria ishte njė sakrificė plotėsisht e panevojshme qė iu bė imperializmit sovjetik. Ishte iniciativa britanike, armėt dhe paratė britanike qė ushqyen rezistencėn shqiptare nė vitin 1943, ashtu siē ishte dhe politika britanike mė 1944-n qė i dorėzoi njė fuqie armike nderin tonė dhe miqtė tanė 15). Rexhinėlld Hebėrt e hodhi poshtė kėtė si njė mashtrim tė pareshtur nga njerėz tė cilėt nuk mundėn tė kuptojnė ēfarė kishte ndodhur: “Thelbi i ēėshtjes qėndron nė pretendimin se ishte ndihma britanike qė solli udhėheqėsit partizanė nė pushtet nė Shqipėri - nėse ndihma britanike do tė shkonte nė rrugė tjetėr Shqipėria do tė ishte sot njė demokraci properėndimore”. Dhe Smajli lė tė kuptohet se ishin komunistėt, urithėt, liberalėt, majtistėt dhe sentimentalėt nė SOE dhe nė radhėt e shokėve tė tij, oficerėve britanikė tė ndėrlidhjes, qė ishin fajtorė pėr kthimin e komunistėve shqiptarė kundėr pėrpjekjeve mė tė mira tė tij, ato tė Bill Mekleinit dhe Xhuliėn Emerit. Heėrt parashikon kundėrargumentin dhe bile nė njė mėnyrė tepėr ironike, se ishte Smajli ai qė armatosi dhe stėrviti Brigadėn e parė Partizane mė 1943-shin dhe ishte kjo brigadė, qė udhėhoqi pushtimin e Veriut mė 1943 dhe qė mundi tė mbijetojė nga pėrpjekjet e gjermanėve pėr ta shpartalluar atė gjatė dimrit. Smajli e pėrshkruan arritjen e kėsaj brigade nė Veri si ditėn mė tė zezė tė vitit 1944. Ishte njė e vėrtetė e pakėndshme qė LĒN kishte mbėshtetjen popullore dhe se njė forcė revolucionare shpėrtheu nė Shqipėri mė 1944-n dhe kjo ishte forca kryesore qė i dha fitoren e pushtetit tė Enver Hoxhės. Siē pohon Hebėrt, nuk ishte ndihma britanike, por dhuna dhe shkatėrrimi italian dhe gjerman qė sollėn revolucionin nė Shqipėri... Arritja katastrofale e Hitlerit, qė solli komunizmin nė Lindje dhe Qendėr tė Europės, u shtri edhe nė Shqipėri 16).

    8, 9 11 dhe 12. Hibbert, f. 101, 107, 139, 150 dhe 197; Bernard J.Fischer, Abaz Kupi and British Inteligenc in Albania, 1934-44
    10. OSSR dhe A RAPORT l38836, Albania:Political and Internal Conditions
    13, 14, 15 Hibbert, Bethell, Viscount Harcount f. 58 dhe 204-5




    23 Prill 2008-gazeta Albania

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Plani sekret pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga kthetrat sovjetike


    Stephen Dorril

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Njė operacion kundėr strehės specifike tė Shqipėrisė do tė prishte planin e Stalinit pėr tė kontrolluar hyrjen nė Adriatik... Ai po armatoste ishullin e Sazanit nė afėrsi tė bregdetit shqiptar, me nėndetėse dhe raketa mbėshtetur nė modelet gjermane V-2, tė afta qė tė arrinin tokėn italiane. Pavarėsisht kėtij pretendimi tė pazakontė, qė ishte pothuaj dezinformim, lobi i Emerit ra nė marrėveshje me ministrat dhe zyrtarėt britanikė32). Shqipėria u pėrmend e para nė njė mbledhje tė nėnkomitetit tė Luftės sė Ftohtė tė Komitetit tė Rusisė, qė u mbajt mė 25 nėntor 1948. Nė mbledhje morėn pjesė zyrtarė tė lartė tė Forin Ofisit Ivon Krpetrik, Raxhėr Mekins, sekretari personal i Bevėnit, Frenk Roberts, kryetar i Komitetit tė Bashkuar tė Shėrbimit tė Zbulimit, Uilljam Hejtėr si dhe shefi i Forcave Ajrore, Lordi Tedėr, i kryesuar nga ndihmėsnėnsekretari i Shtetit dhe ekspert pėr ēėshtjet sovjetike, Gleduin Xheb, i cili gjatė luftės kishte drejtuar SOE-n. Komiteti mori nė shqyrtim dokumentin, “Politika britanike ndaj orbitės sovjetike nė Europė”, tė pėrgatitur nga Robin Henki, njė tjetėr ndihmėsnėnsekretar. Ai propozoi qė politika britanike duhet tė kalojė njė ofensivė pėrveē luftės sė armatosur. Kripetrik kishte mendimin se nė situatėn aktuale tė gjendjes financiare dhe duke patur parasysh opinionin publik, do tė ishte mė mirė tė filloheshin operacionet nė njė zonė tė vogėl dhe sugjeroi qė pėr kėtė tė merrej nė konsideratė Shqipėria. A nuk do tė jetė e mundur qė tė fillohet njė luftė civile prapa Perdes sė Hekurt dhe me njė mbėshtetje tė kujdesshme tė japė tė njėjtat rezultate si dhe ato tė rusėve nė Greqi? Henki habitej nėse nuk do tė ishte e mundur tė aranxhoheshin punėt e rezistencės nė Shqipėri. Ai e dinte se ekzistonte njė opozitė ndaj regjimit dhe ėshtė e mundur qė ajo tė shfrytėzohet. Anėtarėt e tjerė vunė nė dukje vėshtirėsitė pėr tė punuar me lėvizjet klandestine dhe duhej patur kujdes qė asgjė tė mos bėhej pėr tė rrezikuar potencialin pėr zhvillime tė tjera si grindja e Titos me Byronė Informative. Mbledhja formoi njė nėnkomitet pėr tė shqyrtuar propozimet e Henkit pėrsa u pėrket ēėshtjeve tė diskutueshme. Nė fund tė mbledhjes, Lordi Tedėr pohoi se ai mendonte qė ne duhet tė synojmė pėr tė fituar luftėn e ftohtė, me tė cilėn ai kuptonte pėrmbysjen e regjimit sovjetik brenda njė kohe prej pesė vjetėsh. Komiteti nuk arriti nė pėrfundime tė veēanta rreth Shqipėrisė, por vendosi qė qėllimi i ynė kryesor, sigurisht qė duhet tė jetė ēlirimi i vendeve tė orbitės sovjetike me ēdo mjet, pėrveē luftės. Taktikat duhet tė pasqyrojnė operacionet e kohės sė luftės tė SOE-s, nxitja e pakėnaqėsive, e rrėmujės sė brendshme dhe mundėsisht e konfliktit 33). Nė shqyrtimin e njė operacioni kundėr Shqipėrisė, Komiteti i Rusisė vendosi mė 16 dhjetor se nuk mund tė bėnte fjalė pėr tė ndėrmarrė njė aksion pa i koordinuar punėt me Shtetet e Bashkuara, megjithėse koordinimi me amerikanėt pėrsa u pėrket veprimeve subversive. Kundėrmasa do tė ishte e njė shkalle modeste pėr shkak se problemi kryesor ishin burimet nė rėnie tė Britanisė. Shoku i Emerit dhe ish-kolegu, Billi Meklein, qė porsa ishte rekrutuar pėr operacionin ndaj Shqipėrisė, u kėshillua nga njė zyrtar i Forin Ofsit se minjtė e kishės nuk fillojnė dot luftėrat 34). Synimet e Emerit u bėnė tė njohura publikisht mė 22 janar 1949 nė “Time end Tide”. Ai shkruante se pozita e shtetit shqiptar ėshtė veēanėrisht e pasigurt. Ka mungesa tė theksuara ushqimi, njė pjesė e banditėve janė akoma nėpėr male dhe lajmet pėr spastrimet e kohėve tė fundit tregojnė se Partia Komuniste Shqiptare ėshtė e pėrēarė thellė ndėrmjet stalinistėve dhe titistėve. Ndaj njė revolte popullore do tė ishte e vėshtirė tė mbrohej regjimi ekzistues. Anton Logoreci, njė shqiptar katolik antikomunist me pikėpamje liberale dhe udhėheqės i njė grupi tė vogėl tė mėrguarish tė vendosur nė Angli qysh nė fillim tė luftės, i kundėrshtonte analizat e Emerit. Anton Logoreci, shefi i seksionit shqiptar tė pėrtej detit i BBC-sė nė kohėn e luftės, i shkroi “Time and Tide”, ku denonconte, siē e pėrshkruante ai, njė ide naive dhe dritė shkurtėr, destabilizimin e regjimit tė Hoxhės. Rexhinėld Hebėrt, i cili kishte jetuar nė Veri tė Shqipėrisė, jashtė rrethit relativisht tė ngushtė tė Kupit, e konsideronte tė pamundur tė besohej se nė vitin 1949 ishin krijuar rrethana tė favorshme pėr njė kryengritje popullore. Ai gjithashtu mendonte se departamentet e ndyra mashtruese tė agjencive tė zbulimeve perėndimore disponojnė dokumente fragmentare qė kanė tendencėn tė shtrembėrojnė vlerėsimet zbuluese tė brendshme dhe proceset politike. Ishte punė pa mend tė bazoje eksperimentin pėr destabilizim nė vlerėsimin qė i bėnin Shqipėrisė muskėtierėt 35). Nė kundėrshtim me kėshillėn e zėdhėnėsit tė tij nė Komitetin e Rusisė, Frenk Roberts, sekretari i Jashtėm Ernist Bevėn, vendosi qė koha ishte e pėrshtatshme pėr tė mbėshtetur njė projekt pėr tė shkėputur Shqipėrinė nga orbita. Mė datė 23, Roberts i tha komitetit se shefi i tij e kishte miratuar planin. Kryeministri Klement Eli u informua rreth operacionit dhe kishte dhėnė, me sa duket, pėlqimin e tij verbal. Bevėni e kufizoi marrjen dijeni pėr vendimin dhe ekzekutimin vetėm tek Etli, Kancelari i Thesarit dhe pak persona tė zgjedhur nė Uajtholl, kryesisht sekretari i Kabinetit, Normėn Bruk. Me t’u dhėnė leja zyrtare nga Bevėni dhe Bruk, Menis siguroi se brenda MI6-s, me qėllim qė tė ruhej sekreti i operacionit se dhe mundėsia pėr ta mohuar plotėsisht, hollėsitė e tij iu besuan njė grupi shumė tė vogėl profesionistėsh, tė cilėt kėrkuan qė njė numėr invalidėsh eprorė tė pėrjashtoheshin. Operacioni u mbikėqyr nga njė komitet i ngritur posaēėrisht, i kryesuar nga ndihmėskryetari gjeneral-brigade Xhek Istėn, Herėld Pėrkins si kryesuesi i operacionit dhe njė zėvendės, Xhesikė Olldrixh 36). Brenda MI6-s, filozofia e fushatave subversive gjatė luftės nga SOE po fitonte terren, megjithėse deri tani tė mėrguarit ishin pėrdorur vetėm propagandė dhe operacion zbulimi. Operacioni “Vajuebėl” ishte njė pėrjashtim i rrallė. Personeli i SOE-s besonte se agjentė tė stėrvitur mirė mund tė organizojnė njė operacion tė mbėshtetur nga guerilėt, i cili do tė furnizohet pastaj nga hedhjet me parashutė. Ndėrkohė, ata do tė bashkohen me grupet lokale, tė cilėt pėrfundimisht do t’i ēojnė drejt njė lufte civile tė plotė. Shqetėsimi se kjo do tė nxiste rusėt do tė ishte justifikim i mjaftueshėm pėr operacionin. Por ēfarė do tė ndodhte nėse revolta antikomuniste do tė shtrihej nė tė gjithė Ballkanin? Tė gjitha bazat e perandorisė satelite ruse mund tė shkatėrroheshin nga njė kryengritje qė kishte zanafillėn nė njė operacion tė vogėl guerilas 37). Nė studimin e tij mbi operacionin shqiptar Nikollės Bethėll argumenton se fillimi i veprimeve sulmuese ishte vepėr politike e shoshitur me kujdes e bazuar nė idenė se Stalinit do t’i bėjė pėrshtypje vendimi i Perėndimit pėr tė vepruar ushtarakisht kundėr tij, madje nė njė shkallė tė vogėl dhe nė njė post tė avancuar tė perandorisė sė tij. Kjo do tė bėnte qė ai tė mendohet dy herė para se tė fillojė tė ndėrmarrė veprime agresive tė mėtejshme. Rastėsisht mund tė ndodhte gjithashtu qė Shqipėria tė shkėputej nga orbita sovjetike, duke i dhėnė fund sundimit tė ashpėr tė Enver Hoxhės dhe krijimi i njė qeverie tė butė dhe mė pak kundėrshtues ndaj Perėndimit. Ēėshtja qėndronte se nė Shqipėri nuk kishte ndonjė simptomė tė ndonjė interesi real pėr njė kryengritje masive. Shefi i Misionit Ushtarak Britanik nė Greqi Monti Udhaus argumentonte se Bevėni ishte mashtruar nga raportet e pasakta mbi forcėn e rezistencės ndaj komunizmit brenda vendit. Biatris Hojzėr kujton se hipoteza e gabuar e MI6-ės ishte pjesėrisht pėr shkak se hipoteza e gabuar e MI6-ės ishte pjesėrisht pėr shkak tė mungesės tė informacionit nga dorė e parė rreth vendit pėr shkak se nė Shqipėri nuk kishte misioneve diplomatike britanike apo amerikane dhe duhej mbėshtetur nė raportet Franceze tė cilat ishin tė dyshimta dhe tė dorės sė dytė. Veē kėsaj, nė lidhje me Shqipėrinė, Udhaus kujton se Bevėni ishte kundėr kompromisit dhe ishte pėr tė mos falur kurrė qeverinė komuniste pėr minimin e torpendinierėve Britanikė nė Kanalin e Korfuzit mė 1946. Ai kėshtu dha njė ndėshkim tė nėnkuptuar pėr shpėrthimin e njė orvatje katastrofike tė pasuksesshme pėr tė futur agjentė antikomunistė nė Shqipėri me shpresė pėr tė rrėzuar qeverinė pėr tė cilėn nuk kishte shanse pėr tė dalė me sukses 38).


    35. Logoreci obit;29.9 90; Reēension i Hibbertiut pėr librat e Bethėllit dhe Smajlit
    36. PRO FO 371/77623; Heuser, f.77; Verrier, f. 67-8
    37 dhe 38 Bruce Page, David Leitch dhe Phillip Knightley; Thė//// spy ////ėho betrayed a generation, f. 212; 15.9 .94

    Titulli ėshtė redaksional
    Pėrktheu: Perlat Ēaushi
    Pėrgatiti: Matilda Arapi





    26 Prill 2008-gazeta Albania

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Katėr misteret qė shoqėruan Koēi Xoxen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 08:38
  4. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  5. Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės
    Nga Fjala e drejte nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •