SHQIPTARET, PJESE E HISTORISE SE FORMIMIT TE ODESES
Linguistja dhe historiania ukrainase, Nadjezhda N. Gicko-Shamova, hedh dritė mbi kontributin e shqiptarėve, pėrkrah kombėsive tė tjera, nė zhvillimet historike tė formimit tė rajonit tė Odesės nė Ukrainė. Bazuar nė lidhjet e saj me Shqipėrinė dhe shqiptarėt gjatė periudhės 1955-1960, si dhe nė fakte historike e referenca letrare tė kohės, znj. Gicko-Shamova pėrshkruan me njė ndjenjė dashurie e me realizėm figurėn e shqiptarit dhe rolin e tyre nė hedhjen e themeleve tė kėtij rajoni tė pasur buzė Detit tė Zi. Mendimet mbi historikun e themelimit tė Odesės, znj. Gicko-Shamova i shtjellon gjerėsisht nė esenė e saj historiko-letrare "E njoh vendin...", dedikuar vendlindjes sė saj, Odesės, botuar nė ukrainisht nė vitin 2004, nė Odesė, Ukrainė. Njė kopje tė kėsaj eseje, autorja Gicko-Shamova ia dhuroi me dashuri dhe nė shenjė respekti pėr shqiptarėt ish-ambasadorit tė Shqipėrisė nė Ukrainė, z. Sokol Gjoka. Ja ēfarė shkruan znj. Gicko-Shamova, ndėrmjet tė tjerash, nė esenė e saj:
Nė kėtė ese tė shkurtėr historiko-letrare bėhet fjalė pėr atė rajon, qė shtrihet veēmas kryqėzimit tė rrugėve botėrore. Ēdo lloj ngjarje qė ndodhte nė botė, nė vendin tonė dėgjohej si jehonė. Pėr kėtė cep tė rruzullit askush nuk e shkroi historinė konkretisht dhe tė dhėnat pėr kėtė vend na u desh ti mblidhnim pak nga pak, e kur u mblodhėn atėherė para nesh u shfaq njė histori ēuditėrisht interesante.
Historia e vendit tonė ėshtė e lidhur ngushtė me historinė e rajonit tė Novorosiskut, pasi vendi ynė shumė kohė pėrpara ishte pjesė e kėtij rajoni. Apollon Skalkovski, historiani i parė qė studioi rajonin e Novorosiskut nė librin e tij me titull "Gojėdhėna pėr rajonin e Novorosiskut", shkruan: Nėse si fillim i jetės sė Novorosiskut do tė merrej themelimi i Ukrainės nė vitin 1731, atėherė e gjithė historia e saj do tė zinte pak mė shumė se njė shekull. Dhe kjo, pėr vetė faktin se jetė ka pasur edhe nė kėtė rajon tė vogėl. Ne do tė njihemi edhe me tė. Fillimisht, si ka qenė ai shumė kohė pėrpara. Mė pas do tė njihemi me jetėn nė kohėt nė vazhdim.
Nė librin e tij tė dytė, kushtuar rajonit tė Novorosiskut, A.Skalkovski shkruan pėr rajonin tonė. "Nė jug tė Perandorisė Ruse, mes grykės qė formon Duna me kufijtė perėndimorė ukrainas, shtrihet njė shesh i gjerė i Rrafshinės, i pasur dhe pjellor nga natyra, pothuajse i zhveshur, i cili kėtu njihet me emrin Stepė. Larg nga Evropa, madje e formuar larg pjesės tjetėr tė botės ruse, kjo stepė e mbuluar me njė sėrė lumenjsh tė ndryshėm, pėrrenjsh, e mbuluar me kodra tė panumėrta, ka qenė e populluar qė nė lashtėsi". Ku ėshtė vallė kjo stepė pjellore? Ku janė lumenjtė? Por ky vend i bekuar ka vuajtur nga sulmet barbare tė tė ardhurve - pėrgjigjet A.Skalkovski nė librin e tij. Pėr cilin vend tė bekuar do tė flasim? Le tė kalojmė pėr bregun e majtė tė grykėderdhjes sė Dnjestrit dhe lumenjve tė tij deri te fari.
Vendi ynė nė tė kaluarėn
E njoh vendin ku gjithēka merr frymė lirshėm,
ku lumenjtė janė mė tė pastėr se argjendi...
N.Nekrasov
Odesa shtrihet nė brigjet perėndimore dhe jugore tė Detit tė Zi, nė lumin Dnjestr dhe pėrgjatė grykėderdhjes sė tij. Nga burimet qė nga lashtėsia dihet se nė ato kohė bregu jugor e pjesėrisht ai verior i Detit tė Zi ka qenė i pabanuar, pa marrė parasysh fiset endacake, tė njohur pėr barbarinė e tyre. Nė njė dokument historik thuhet se kolonia e istrianėve ka ekzistuar nė bregun verior tė Detit tė Zi qė nė kohėn e perandorit Adrian e se qyteti Istris dhe Karp u shkatėrruan kur ishin nėn perandorinė e Maksimilianit, d.m.th. rreth viteve 38 pas lindjes sė Krishtit.
Nė librin "Rusia piktoreske" shkruhet: Gjeneza e kolonive nė bregun e Detit tė Zi kryesisht i takon shek. VII-VI para lindjes se Krishtit. Vizitorėt e parė nė bregun e Detit tė Zi ishin grekėt, mė pas hunėt, bullgarėt, ugrėt, bizantinėt, hazarėt, italianėt, tatarėt, turqit. Rreth kėsaj shkruan gjithashtu dhe historiani i qarkut tė Odesės I.Stjempkovski: "Dihet se grekė tė shumtė qė nė lashtėsi popullonin brigjet veriore tė Detit tė Zi. Monumentet e Hersonit dhe Pontekapit, tė trashėguara nga rrėnojat e Olvisė, shėrbejnė si njė dėshmi e mirėfilltė pėr vendndodhjen e vėrtetė tė atyre kolonive. Kuptohet se tė gjithė qytetet e ndėrtuara nga grekėt nė bregun e Detit tė Zi, ne, edhe nė ditėt e sotme, nuk i njohim. Shpėrndarjen e kolonive greke historianėt e shpjegojnė me faktin se grekėt kėrkonin koloni tė reja, synonin zgjerimin e hapėsirės sė tyre tė jetesės. Prandaj, ata nė ato kohė praktikuan udhėtime. Gjatė kėtyre kėrkimeve grekėt u vendosėn me vėshtirėsi nė brigjet e Detit tė Zi.
Ekziston njė lloj legjende: "Deri para argonautėve askush nuk mund tė depėrtonte nė Detin e Zi. Hyrjen nė Bosfor e mbyllnin shkėmbinj tė ērregullt. Nė hyrje tė kėsaj ngushtice ngriheshin dy shkėmbinj, qė nuk lejonin tė futeshin anijet nė det. Ata bashkoheshin nė njė pikė dhe kur kalonin anije i dėmtonin ato. Argonautėt me kėshillė tė profetit Fipija lėshuan para vetes pėllumba. Shkėmbinjtė u bashkuan, u thėrrmuan dhe mbetėn pėrgjithmonė kėshtu. Qė nga ajo kohė rruga detare u hap. Historianėt e lashtėsisė Strebon dhe Polibi i pėrmendin kėto shkėmbinj nė hyrje tė Bosforit. Prandaj, legjenda e ka njė bazė reale. Nė Bosfor, nė tė vėrtetė ka disa shkėmbinj, tė cilėt veēanėrisht nė kohė me stuhi, mezi vihen re. Mes kėtyre shkėmbinjve ka pasur dy dalje: njė e rreme, pak e dukshme, ndėrsa tjetra e drejtpėrdrejtė, por pėrsėri e vėshtirė pėr tu gjetur. Lundėrtarėt qė nuk e njihnin mirė kėtė rrugė rrėshqisnin dhe mbyteshin. Kjo ishte arsyeja qė argonautėt Detin e Zi qė i priste kaq keq e quajtėn Ponto Aksinski (deti jomikpritės). Kur i kaluan tė gjitha pengesat dhe zbuluan sekretin e "shkėmbinjve dinakė", atė e quajtėn Ponto Evksinski (deti mikpritės).
Po pėrse pa pritur detin Evksinski filluan ta quajnė Deti i Zi? Pėr kėtė ka disa variante. Le tė marrim njėrin nga ta. Fjala "i zi" lidhet me fjalėn iraniane "akshajnje", e cila kur pėrkthehet do tė thotė "i errėt, i zi". Nga kjo fjalė grekėt nxorėn fjalėn "aksajnje", ndėrsa mė vonė "aksinski", e prej kėtej doli emėrtimi "deti Aksinski" qė gjatė pėrkthimit do tė thotė i Errėt dhe nė tė njėjtėn kohė i Zi. Grekėt nė kėto fjalė pėrfshinė dhe fjalėn "i errėt" nė kuptimin jomikpritės. Historiani i njohur Strebok, lidhur me kėtė shkruan: "Ky det ishte i palundrueshėm dhe quhej Aksinski, pėr shkak tė tufaneve dimėrore dhe egėrsisė tė fiseve, veēanėrisht tė skifėve, sepse kėta tė fundit i vrisnin tė huajt, i hanin mishin, ndėrsa kafkat i pėrdornin nė vend tė kupave". Vetėm me kėto kushte ata ngrinin qytetet dhe kėshtjellat e tyre. "E gjatė shekullit VI para e.s. brigjet veriore dhe lindore tė Detit tė Zi mbuloheshin nga njė varg i dendur qytetesh e kolonish tė grekėve tė lashtė. Ndėrsa nė ultėsirat e Tirsės (Dnjestrit) lindi Ofiusa Nikonij"...
Qytetet e ngritura greke ekzistonin si rezultat i njė bashkėpunimi tė ngushtė me fiset vendase. Kjo ėshtė arsyeja pse kultura dhe mėnyra e jetesės sė grekėve tė vjetėr nuk mund tė mos linin gjurmė nė jetėn e popullsisė paqėsore, edhe pse marrėdhėniet mes fiseve paqėsore dhe grekėve jo gjithmonė ishin tė qeta. Kryesisht ka pasur pėrplasje, pėr shkak tė barazisė sė ekzistencės. Nė kohė paqeje, fiset vendase dhe grekėt merreshin me agrokulturė, me blegtori, gjueti, me artizanate, me tregti. Grekėt sillnin zbukurime, enė tė shtrenjta, sende luksi, erėza e nė shkėmbim tė tyre merrnin bukė, peshk, lėndė tė parė pėr bujqėsinė etj. Interesi pėr tokat tona u rrit gjithnjė e mė shumė. Pėr kėto toka filluan tė interesoheshin jo vetėm tregtarėt dhe lundėrtarėt, por edhe shkencėtarėt, historianėt, gjeografėt. Kėshtu, nga tė dhėnat e historianėve dhe gjeografėve tė lashtėsisė u bė e njohur se niveli i Detit tė Zi ishte mė i ulėt nė krahasim me detet Marmara dhe Mesdhe. Prandaj, pėr njė kohė tė gjatė, Deti i Zi konsiderohej liqen dhe uji nė tė ishte i ėmbėl. Kur deti u ngrit nė nivelet e sotme u pėrmbytėn banorėt bashkė me qytetet bregdetare.
Tek A.Skalkovski ne gjejmė kėtė shėnim: Pas grekėve "ā¦pjesa jugore e rajonit tė Novorosiskut, nga Oēakovi, duke filluar nga Haxhibej e mė poshtė deri nė Dnjestr dhe portet e tij ishin nėn pushtetin e turqve". Turqit ishin "ā¦armiq tė betuar, dinakė, tė pathyeshėm, dėmprurės si polipi, tė rigjeneruar pas prishjes". Edhe turqit nuk kishin marrėdhėnie tė mira me vendasit. Ata vazhdimisht zhvillonin luftėra midis tyre. Fiset vendase janė fise endacake e mė pas banorėt e Zaparozhnjės ruajtėn kufijtė, por ata nuk zhvillonin beteja me turqit si forca tė organizuara. Lufta e tyre me turqit kishte karakterin e sulmeve dhe goditjeve tė papritura. Kėto sulme gjithmonė ndillnin luftėn me Poloninė. Turqit nuk shkuan mė tej nė Evropė, pasi i trembeshin njė prapavije kryengritėse. Kėshtu, banorėt e Zaparozhnjės luajtėn rolin e tyre tė madh historik nė luftėn me pushtuesit dinakė. Por, nga viti 1788 jugun e Novorosiskut filluan ta ēlironin trupat ruse dhe "ā¦me ndėrhyrjen ruse ky rajon fitoi paqen".
Popullimi i vendit tonė
Historiani i parė i vendit tonė, A.Skalkovski, shkruan: "Nė jug tė Perandorisė Ruse, mes grykės sė Dunės dhe kufirit perėndimor ukrainas shtrihet sheshi i madh i rrafshinės, i pasur dhe pjellor nga natyra, pothuajse i papyllėzuar, i cili quhet Stepė. Larg nga Evropa e kulturuar, e larguar madje edhe nga bota tjetėr ruse, kjo Stepė, e mbuluar kryesisht me lumenj, pėrrenj, me bregore tė panumėrta, nė lashtėsi ishte e papopulluar, e pazhvilluar, shėrbente si strehė vetėm pėr popujt endacakė, ose si fushė beteje pėr kozakėt trima. Kjo stepė, nė gjysmėn e parė tė shek. XVII, ishte njė shkretėtirė e vėrtetė dhe sipas disa dokumenteve, me kėtė zonė identifikonin Zaparozhnjėn ose disa vende kufitare me Dnjeprin. E kujt ishte Ukraina atėherė? Kjo ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet. Tri shtete, tė fuqive krejt tė ndryshme, kishin pretendime ndaj saj.
Nga Perėndimi, nė cilėsinė e princave tė mėdhenj lituanez, sipas tė drejtės sė fituar nė shek. XVI, ndėrsa mė vonė me hyrjen nė fuqi tė traktateve tė bėra me Turqinė nė shek. XV-XVII princat Olgerd, Kejstut ose Vitovt, e konsideronin veten zot tė gjithė rajonit qė shtrihej nga liqeni Ovidijev deri nė Oēakov". Nga shumė dokumente ne mėsojmė se nė lashtėsi nga kėto anė jetonin popuj endacakė. Mė pas u dukėn grekėt, tė cilėt u zhdukėn me ardhjen e turqve. Duke studiuar dokumentet, ne mėsojmė se pas periudhės helene nė vendin tonė erdhėn popuj tė kombėsive dhe tė klasave tė ndryshme: ukrainas, moldavė, rusė, bullgarė, fshatarė, mikroborgjezė, endacakė, tė pastrehė dhe pronarė tė vegjėl tokash. Faktikisht, territori ynė fillon tė popullohet nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe tė organizuar nga koha e ēlirimit tė kėtij rajoni nga zgjedha turke, prandaj dhe tė dhėnat mė tė plota dhe mė tė detajuara pėr popullimin e vendit tonė i takojnė pikėrisht kėsaj periudhe.
Fillimisht popullimi ishte spontan. Nė stepat e lira u dyndėn, kryesisht bujkrobėrit, pasi u liruan nga skllavėria. Ja ēfarė shkruan lidhur me kėtė V. Zagorujko: "Kreu i Zaparozhnjės, tė cilin qeveria e ngarkoi tė luftonte kundėr arratisjes nė stepat ukrainase tė bujkrobėrve, nxori urdhra pėr kapjen e tė arratisurve. Mirėpo, duke qenė tė interesuar pėr krahė pune, jo vetėm qė nuk u pengua arratisja, por vetė i joshėn bujkrobėrit e Levoberjezhnit dhe i strehuan ata". Por ky ėshtė njė popullim spontan.
Kur "Rusia u bė njė nga shtetet mė tė fuqishme tė botės, filloi tė ēlirohej jugu i vendit", filloi tė bėhej njė popullim mė i organizuar i vendit tonė, veēanėrisht u popullua periferia e qyteteve - porte tė reja si Hersoni. Nikollajevi e mė pas Odesa. Ja pėrse historia e popullimit tė vendit tonė lidhet ngushtė me historinė e ēlirimit tė tij.
Mė vonė u bė popullimi i tokave tona me tė huaj. Popullimin e tokave ruse me tė huaj e filloi Pjetri. Ai ftoi serbėt tė ishin pjesė e popullsisė nė Rusi, tė cilėt shquheshin si kavalierė tė famshėm. Me ta u organizuan regjimentet kusare.
Serbėt emigruan me familjet dhe kur filluan tė ēliroheshin tokat e jugut, d.m.th. nė rrethinat e Odesės, ato u vendosėn nė ultėsirat e Dnjestrit. Popullimin e tokave tona me tė huaj e vazhdoi Ekaterina. Pasi hipi nė fron, Ekaterina II nxitoi ti bėnte tė ditur Evropės, mė datė 14 dhjetor 1762, se "Rusia hap dyert e veta tė mikpritjes dhe ofron fushat e veta pjellore pėr furnizimin me ushqim, madje edhe pėr gjysmėn e Evropės". Ajo iu drejtua madje gjithė rusėve qė jetonin jashtė kufijve, duke braktisur vendin pėr arsye tė ndryshme, qė tė ktheheshin lirisht, pa frikė, nė shtėpitė e tyre tė mėparshme ose tė zgjidhnin qytete tė tjera, ku tokat ishin me bollėk, ndėrsa gjithė tė huajve u bėri thirrje tė vinin nė Rusi dhe tė vendoseshin aty ku dėshironin. Ky rregull pėr migrimin dhe emigrimin u bė ligj dhe pėr Novorosiskun. Kėshtu filloi dhe kolonizimi i parė ushtarako-agrokulturor me tė huaj nė Stepė. Bashkė me koloninė ushtarake aty filluan tė vendoseshin edhe bullgarėt, qė kohėt e fundit kishin dalė nga zgjedha turke. Fillimisht ata donin tė vendoseshin nė Poloni, por pasi morėn vesh pėr favoret e Ekaterinės II qė u bėnte atyre qė besonin nė njė fe, nxituan pėr nė Novorosisk. Para se tė populloheshin tokat e reja, qeveria ruse, qė nė vitin 1752, ngarkoi kolonelin Kapnist dhe kolonelin inxhinier Djebokset "tė pėrpilonin hartėn e detajuar tė rajoneve ruse dhe atyre pėrtej Dnjestrit 2". Shpejt u paraqit "harta e pėrgjithshme, qė pėrfshinte pėrshkrimin nga Kievi nėpėr lumin Dnjepėr e deri nė Oēakov dhe nėpėr Stepė deri nė detin Azov me shėnimin e linjės Ukrainase 3" , qė ishte "miratuar me njė akt tė lartė dhėnė Kroacisė, mė datė 22 janar 1752", nėpėrmjet tė cilit u miratua fillimi i vendosjes sė serbėve (edhe gjatė Pjetrit I) dhe gjatė sundimit tė Ekaterinės II. Popullimi i tokave jugore vazhdoi pėr disa vite. Nė Kiev u krijua njė komision i veēantė pėr emigrimin dhe pėr mbushjen e tokave me emigrantė. Autoritetet e Novorosiskut, qė merreshin me emigrimin, i pranonin tė gjithė ata qė dėshironin tė popullonin tokat e reja. Nuk dihet pse kjo ishte e ndaluar pėr polakėt.
Duke e shfaqur veten si njė mikpritėse e kujdesshme e Rusisė, Ekaterina nuk harroi dhe izraelitėt, "tė padurueshėm nė tė gjithė Novorosiskun". Me anė tė njė urdhri mė datė 16 nėntor 1760, ajo u dha tė drejtėn e shtetėsisė tė gjithė izraelitėve qė kishin emigruar nė rajonin e Novorosiskut. Tė gjithė emigrantėve iu bėnė lehtėsime tė mėdha. Ata "morėn ndihma nė para nga arka e shtetit, bukė dhe madje kishin tė drejtė tė merrnin dru nė DaēŠ°t publike", madje i pėrjashtuan nga taksat pėr 30 vjet. Qeveria, duke iu frikėsuar zjarreve qė ishin aq shkatėrruese nė vendet ku shtėpitė ndėrtoheshin prej druri dhe duke kursyer drutė qė nė Novorosisk ishin me pakicė, kėrkonte qė shtėpitė tė ndėrtoheshin mundėsisht prej guri. Por, meqenėse nė rajonin tonė nuk kishte as dru as gurė (ende nė Odesė nuk ishin hapur katakombet), shtėpitė i ndėrtuan me argjilė. Gėrmuan njė rreth tė madh toke, derdhėn nė tė ujė me bollėk, e shtruan me ēimento dhe kashtė dhe e pėrzien mirė. Kėtė e quajtėn ēamur. Kjo fjalė ėshtė me prejardhje shqiptare (nga autori: ēa-ndėrtoj, ēaj-mur- mur). Zakonisht nė kėto ēamure mblidheshin grupet folklorike. Fjala "ēa" nė gjuhėn shqipe do tė thotė: ndėrtoj, pres, ēaj; fjala "mur" pėrkthehet mur dhe sė bashku do tė thotė "ndėrtoj mur". Nga ky argjil bėnin rula, me tė cilėt modelonin shtėpinė. Mė pas, nė tė gjithė fshatin filluan tė ndėrtonin ēamure tė ndėrtuara ndryshe. Kėto shtėpi ishin mė tė thjeshta, mė tė ngrohta dhe tė qėndrueshme deri nė 100 vjet. Edhe pse emigruan shumė njerėz nė Novorsijsk vend kishte me bollėk. Nga maja e Ingulės deri nė det mbeti njė hapėsirė e pamasė e Stepės, e prandaj emigrimi vazhdoi deri nė vitin 1823.
Popullimi u bė kėshtu: njė pjesė e Ukrainės u popullua deri nė Pjervomajsk, mė pas shkoi pėrtej Bugut deri nė Dnjestr, e mė pas pėrtej Dnjestrit, nė Besarabi. Nė Besarabi emigrimi u bė vetėm atėherė kur nė perandorinė e Aleksandrit I nė vitin 1806 Turqia (pėrfundimisht) i dha Rusisė Besarabinė 2. Pėrveē kėsaj, duke shpėtuar nga tiranėt e vet, nė vendin tonė u turrėn tė varfrit nga Polonia, Bullgaria e Moldavia. U krijuan tė ashtuquajturat ferma tė lira. E nė fund tė gjysmės sė dytė tė shek. XVII, nė tokat tona u krijuan kolonitė afėr Dnjestrit dhe afėr Detit tė Zi. Nė vitet 70-80 tė shek. XVII me kėtė masė emigrantėsh u bashkuan edhe grekėt e shqiptarėt. I gjithė ky popullim pėrbėnte dhe embrionin e pjesės sė re tė rajonit tė Novorosiskut.
Nga tė gjithė emigrantėt unė do tė ndaloj mė hollėsisht nė ata qė vinin nga Greqia, Shqipėria, Gjermania, sepse ata pėrbėnin pjesėn mė tė madhe tė emigrantėve. Nė periudhėn e luftės me Turqinė, qeveria ruse vendosi tė dėrgonte flotėn ushtarake detare nė Detin e Zi, qė tė dilnin nė prapavijat e armikut. Kjo flotė u formua dhe nė krye tė saj qėndronte konti Grigor Orllov. Flota detare ruse arriti Arkipelagun nė vitin 1768 dhe nė atė kohė aty zhvillonin luftėn me turqit grekėt dhe shqiptarėt. Nė kohėn e qėndrimit nė Arkipelag flota ruse e kontit Orllov i ftoi grekėt dhe shqiptarėt tė bashkėpunonin me trupat e tij kundėr armikut. Grekėt dhe shqiptarėt e lanė atdheun e tyre dhe kaluan nėn flamujt rusė. Ata krijuan njė milici detare me emrin batalioni greko-shqiptar, komandant i parė i tė cilit ishte majori Kostandin Naponi.
Nė betejė grekėt dhe shqiptarėt shquheshin pėr trimėri dhe burrėri. Me kėtė ata tėrhoqėn vėmendjen e Suvorit dhe Potjemkinit, tė cilėt ndėrmorėn mbrojtjen e tyre dhe kujdeseshin plotėsisht pėr ta. Pasi mori vesh pėr luftėrat e tyre guximtare edhe Ekaterina II tregoi kujdes tė veēantė pėr ta. Pėr grekėt ne dimė shumė, ndėrsa pėr shqiptarėt, qė janė kaq larg, nuk dimė pothuajse asgjė.
Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl malor, e pozicionuar nė vendbashkimin e Evropės me Ballkanin. Kufizohet nė veri me Jugosllavinė, ndėrsa pėrmes detit Adriatik, nė jug me Italinė. Lidhur me madhėsinė e vendit tė tyre shqiptarėt bėjnė shaka: "e vogėl dhe e rrudhosur, por nėse e sheshon ajo zė gjithė Evropėn". Ata e quajnė veten shqiptarė nga emri i vendit Shqipėri, qė nė pėrkthim do tė thotė "vendi i shqiponjave". Kjo ėshtė e vėrtetė dhe nė kuptimin e drejtpėrdrejtė dhe nė kuptimin figurativ: tė gjithė shqiptarėt janė shumė kurajozė, guximtarė dhe sypatrembur, gjė pėr tė cilėn i donte dhe Potjemkin, Suvorov, siē do ta shohim mė tej.
Lidhur me kombėsinė e shqiptarėve A.Skalkovski shkruan: "Ata e quajnė veten shqiptarė, sepse pjesa mė e madhe pėrbėhet nga arnautė dhe shqiptarė tė emėrtuar shqiptarė". Shqiptarėt kanė njė veshje kombėtare tė jashtėzakonshme, qė ngjan shumė me veshjen kombėtare tė grekėve.
Shqiptarėt kanė hyrė nė histori me emėrtimin "arnautė". Fjala "arnautė" vjen nga emri Arianit, zotit tė fundit tė shqiptarisė, qė pas vdekjes sė Skėnderbeut (1467) pak nga pak e pushtoi Muhamedi" - sundues turk. Prandaj, shqiptarėt nuk e nderojnė Arianitin, sepse mendojnė se ai ėshtė fajtor qė turqit pushtuan Shqipėrinė. "Shqiptarėve qė shėrbenin nė trupat e portit Otoman, turqit i quanin arnautė" 1. Turqit i quanin shqiptarėt arnautė me pėrbuzje, sepse e konsideronin popull i nėnshtruar. Kjo ėshtė arsyeja pse shqiptarėt fyhen kur i quajnė arnautė. Pasi luftuan nėn flamurin rus, ata fituan njė autoritet tė madh. Nė vitin 1778, nė gadishullin e Krimesė, mes tatarėve shpėrtheu njė revoltė. Pėr qetėsimin e saj u dėrguan forca ruse dhe shqiptare. Gjatė betejės shqiptarėt treguan shembuj tė ēuditshėm tė trimėrisė dhe kurajos. Ja, dikur ata u bėnė tė njohur pėr Potjemkin dhe Suvorovin. Qė nga ajo kohė Suvorov i mori nėn mbikėqyrjen e vet dhe kujdesej mbi "organizimin e trupave shqiptare, madje iu drejtua edhe Ekaterinės II, qė atyre ti jepej tokė, rrogė, ti ndihmonin nė ndėrtimin e banesave".
Nė vitin 1778, Suvorov iu drejtua Ministrisė Ushtarake me kėrkesėn: "Pėr hir tė Zotit, shumojini shqiptarėt, ose nė fund ata do tė zhduken si ushtria e lashtė e Maklemburit. Me kė tė martohen ata kėtu? Njė lule nuk sjell pranverėn, ata janė trima, janė tė paktė nė numėr, le tė shumohen".
Shqiptarėt, me dėshirėn e tyre, aty ku emigruan grekėt e Mariupolit, nė Qarkun e Azovit, lidhėn krushqi me ish-krishterėt e Krimesė pėr ripėrtėritje". Greko-shqiptarėt emigruan nė grykėn e lumit Kalmica (nė lashtėsi Kallka) nė epiqendrėn aktuale tė zjarrit tė qytetit tė lashtė Adamak dhe themeluan qytetin-port Mariopul, ndėrsa nė rrethinėn e tij ndėrtuan mė shumė se 20 fshatra tė bukur. Shqiptarėt ndihmuan Sovorovin aktivisht nė pėrkthimin e grekėve dhe ushtrisė nė rajonin e Novorosiskut. Kur pushtetarėt u dėbuan nga Krimeja nė vitin 1784 ata i porositėn tė ruajnė brigjet jugore tė Krimesė. Pėr kėtė atyre iu dhanė toka nė Ballakllavė, ku iu prezantua edhe ky qytet, i cili, pas dėbimit tė hirejve, ra pėrfundimisht.
Shqiptarėt emigruan nė kėtė qytet dhe nė rrethinat e tij. Pėrveē kėtij qyteti ata ndėrtuan edhe shtatė fshatra tė vegjėl mes Ballakllavės dhe Jaltės, nė tokėn qė i dhuruan bashkė me rrogėn. Po nė kėtė tokė ndodheshin rreth 6000 (djesjatin) tė kėtij pylli tė shtrenjtė kaq tė rrallė nė kėto vende. Nė rrethinat e Ballakllavės dhe Jaltės ata krijuan fshatra tė tillė si: Kadėjka, Karani, Alsi, Kaka, Kamari, Ballta-Cokrak, Autka, Kjermjenēik.
Pasi emigruan nė kėtė rajon, shqiptarėt u fuqizuan. Pėrgjithėsisht merreshin me ekonomi bujqėsore. Ata kultivuan, e ndoshta sollėn nga Shqipėria, farėn e grurit tė tyre. Ky lloj gruri u ruajt deri nė kohėn tonė dhe u emėrtua "arnautka". Ky grurė pėrdoret te ne me shumė ekonomi, sepse ėshtė lloji i grurit qė rron mė shumė. Nga kėto anė numėrohen mė shumė se 2660 shqiptarė luftarakė. Nė provincėn e Tavriēeskit numėroheshin 1308 burra dhe 1194 gra. Nė stafin e administrimit tė qytetit Taganrogsk ishin 67 burra dhe 67 gra. Ata kishin detyrė ruajtjen karantino-kufitare tė bregut jugor tė bregdetit tė Krimesė.
Shqiptarėt ishin besnikė tė traditave dhe zakoneve tė veta kombėtare. Ata ishin shkolluar nė jugun luftarak. Visheshin nė njė mėnyrė tė lirshme: fustanella tė shkurtra, tė zbukuruara, shallvare shumė tė ngushta, opinga (si tipi i opingave ruse), nė kokė mbanin kėsula me lajle dhe jelekė tė qėndisur. Shqiptarėt dallohen dhe nga gjuha, qė nuk futet nė asnjė grup gjuhėsor. Shqiptarėt qė emigruan nė Ballakllavė "i quanin batalion i kėmbėsorisė sė Ballakllavės greke" 1. Nė kėtė batalion pas pėrfundimit tė luftės nė vitet 1828-1829 u bashkua njė numėr i vogėl i grekėve, qė ishin rob lufte.
Kur u zhvillua lufta me turqit, oficerėt rusė nuk dalluan nuancat: greke-shqiptare. Prandaj pėrdornin atė emėr qė ishte mė i njohur. Qė kėtej edhe grekėt dhe shqiptarėt i quanin thjesht grekė, pėr mė tepėr se nga pamja e jashtme ata ngjanin shumė. Nė disa dokumente ne hasim emėrtimin e batalionit greko-shqiptar, thjesht grek, nė tė tjerat thjesht shqiptar.
Nga kėtu duhet tė mbajmė parasysh se nėse bėhet fjalė pėr kėtė batalion, atėherė duhet tė kujtojmė se ai pėrbėhej nga dy popuj: grekė dhe shqiptarė. Pėr kėtė batalion, A.Skalkovsi nė librin e pėrmendur tregon: "Njė pjesė e emigrantėve grekė, qė kishin ardhur nga Arkipelagu, shėrbenin nė flotėn e Detit tė Zi, pjesa tjetėr nė tokė. Nė tė gjithė kompaninė, nė vitet 1787-1791, grekėt dhe shqiptarėt u bėnė tė njohur dhe pėr De-Ribasin pėr zellin e kryerjes sė shėrbimit dhe trimėrinė nė beteja, i cili komandonte flotiljen vozitėse tė Detit tė Zi dhe nė tė kishte oficerė e timonierė grekė. Edhe Potjomki i pėrkrahte shqiptarėt, i respektonte pėr burrėrinė e tyre, pėr zellin dhe kujdesej shumė pėr ta. Kėshtu, kur u mor Haxhibeu, ai u kujdes qė tokat rreth tij tu jepeshin shqiptarėve dhe ata u vendosėn qė tė shėrbenin nė ushtri. Shqiptarėt, falė pėrkujdesjeve tė Suvorovit dhe Potjomkit, ishin tė favorizuar dhe nga Ekaterina II, e cila nxori jo vetėm njė shkresė, siē do ta shohim mė vonė, pėr pėrkujdesje ndaj tyre.
Autoritet edhe mė tė madh nė qeverinė ruse gėzonin grekėt. Nė fillim tė kėsaj eseje thuhet se grekėt janė kolonitė mė tė lashta nė brigjet veriore pėrgjatė Detit tė Zi. Ata jetuan nė rajonin tonė deri nė zgjedhėn turke, ndėrsa pas ēlirimit tė territorit nga turqit, numri i kolonive greke u rrit. Kėshtu, grekėt dhe shqiptarėt pėrbėnin pothuajse popullsinė kryesore tė rajonit tė Novorosiskut nga tė gjitha kolonitė e huaja. Asnjė nga emigrantėt e shteteve tė tjera nuk kishte tė drejta dhe favore tė tilla nga qeveria ruse, si grekėt. Ata i quanin grekėt si vėllezėrit mė tė mirė, ndėrtuan shkolla pėr ta dhe madje taksat doganore i paguanin mė pak se tė tjerėt. Grekėt kishin institucionet e veta, bankat, gjimnazet, dyqanet, drejtuesit e tyre pėr kolonitė greko-shqiptare. U ndėrtua njė kishė e veēantė, ajo e Trinit, ku shėrbesa bėhej nė gjuhėn greke e zhvillohej nga kleri grek. Grekėt banonin kryesisht pėrgjatė Azovit, nė Krime, por njė pjesė e konsiderueshme e tyre ishte nė Odesė.
Pėr kolonitė greke A.Skalkovski shkruan: "Kėtu duhet pėrmendur dhe ndarja e fundit e kolonive greke, jo tė rėndėsishme pėr nga numri e as pėr nga funksioni, por tė njohura nga ne, sepse pikėrisht pėr to ishte krijuar qyteti Haxhibej, tashmė Odesa jonė e lulėzuar. Ky ėshtė i ashtuquajturi batalioni i Odesės". Kur qeveria e Rusisė filloi tė mendonte pėr popullimin e tokave tė Oēakovskit, tė ndėrtonte qytete, porte, fshatra, atėherė guvernatorit tė Ekaterinanosllavit, gjeneral-majorit Vasil Kahovski, tė cilit pas vdekjes sė carit Potjomkina iu dha i gjithė rajoni i Novorosijskit i marrė nga ta, iu ngarkua detyra e krijimit tė qyteteve". Rajoni u inspektua, u nda nė disa qarqe dhe pastaj filloi tė popullohej. Nė popullimin e rajonit tonė mori pjesė aktive dhe De-Ribas. "Sapo u themelua Odesa (1794) guvernatori i saj, admirali De-Ribas, paraqiti nėpėrmjet kontit Zubov projektin pėr krijimin nė kėtė qytet tė njė popullsie tė pėrbėrė nga grekė, tė cilėt me kalimin e kohės do tė kompletonin flotėn lundruese, ose njė brigadė te veēantė e formuar mė parė nga ata qė besonin nė njė fe". Nga ana e vet dhe konti Zubov i dorėzoi njė raport De-Ribasit me projektin pėr krijimin e njė batalioni greko-shqiptar dhe kolonizimin nė rrethinat e Odesės. 4 Pėr ti stimuluar dhe pėr tė shtuar popullatėn nė zotėrimet e veta jugore, Ekaterina II miratoi kėto projekte mė 12 prill 1795. Batalioni shqiptaro-grek filloi tė formohej nga shqiptarėt e grekėt qė ndodheshin atėherė nė Odesė. 90 veta i zgjodhėn pėr shėrbim luftarak, detar nė njė divizion tė veēantė, pjesa tjetėr populloi rrethinat e Odesės, madje deri nė Ovidiopol. Grekėve dhe shqiptarėve iu dhanė 75 000 djesjatin tokė. Nga kjo kohė divizioni filloi tė shkrihej, sepse shumė kėrkonin tė largoheshin nga shėrbimi ushtarak dhe tė shkonin nė vendbanime. Vetėm nė Odesė me lekėt e arkės sė shtetit pėr banesa tė pėrkohshme shqiptarėve iu ndėrtuan mė shumė se 50 shtėpi dhe baraka tė veēanta. Siē dėshmojnė dokumentet, kėto shtėpi dhe barake ishin tė ndėrtuara nė rrugėt qė tani quhen Mallaja dhe Bolshaja Arnautskaya nė Odesė.
Po nė kėto rrugė ishin ndėrtuar dhe baraka pėr kėtė divizion. Po pėrse i quanin kėto rrugė Balshaja dhe Mallaja Arnautska? Aurnautska, sepse kėshtu i quanin shqiptarėt, arnautė. Po pse Bolshaja dhe Mallaja? Sigurisht, jo pėr nga gjatėsia e rrugėve, por krejt pėr njė arsye tjetėr. Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl malor, fusha pothuajse nuk ka. Nė kėtė vend ka njė sėrė kontrastesh: veriu dallon nga jugu pėr nga klima, zakonet, traditat, nga gjuha, nga kostumet popullore, nė karakterin e njerėzve, nė shtat. Kėshtu, nė veri njerėzit janė tė gjatė, me njė shtat tė plotė dhe tė shėndetshėm, nė jug janė tė shkurtėr, tė imėt, por tė gjithė ata janė tė fuqishėm, trima dhe me karakter tė fortė. Nė batalionin greko-shqiptar ata i dallonin vetėm nga gjatėsia. Tė gjatėt dhe trupmėdhenjtė i pėrzgjidhnin pėr lundrim, tė shkurtrit pėr shėrbim ushtarak. Sipas shtatit ata i ndanė edhe nė rrugėt e Odesės. Tė mėdhenjtė (shtatlartėt) nė njė rrugė, tė vegjlit (shtatshkurtrit) nė tjetrėn. Rrugėt ishin bėrė dhe nuk kishin akoma emra. Mė vonė filluan ti quanin rruga e arnautėve tė vegjėl dhe rruga e arnautėve tė mėdhenj. Kėshtu, qyteti i ri, i sapolindur, jo vetėm u popullua, por edhe iu vunė emrat rrugėve.
gazeta shqip 29-4-2008
Krijoni Kontakt