Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    O Auslender une e kisha per lajme jo per porno.
    hahahahahahha, edhe unė e kisha fjalėn pėr Alsat si televizion. Lajmet i jep mire por gjithmonė te njėjtat, eshte pak e tepruar.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #12
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ndahet Nga Jeta Z. Vebi Velija, Presidenti I Televizionit "alsat"



    Familja Velija hapi dyert ne fshatin Gradec tė Gostivarit nė Maqedoni. Te aferm, miq, kolege, bashkepunetore dhe te njohur nga gjithe hapesira mbareshqiptare ngushelluan familjaret dhe moren pjese ne ceremonine e Lamtumires se Presidentit te ndjere te Televizionit Alsat, zoti Vebi Velija. Pas njė sėmundje tė rėndė, mbrėmė vonė nė Shkup, ndėrroi jetė nė moshėn 61-vjeēare zoti Vebi Velija, pronar i Korporatės Rajonale Ballkanike tė Industrisė dhe Konsulencės VEVE Group dhe i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Pėrmes angazhimeve tė tij nė ekonomi dhe me pjesėmarrjen personale nė trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndėrkombėtare ekonomike dhe politike, pėrmes sistemit tė Televizionit “Alsat” dhe Fondacionit “Velija” pėr kulturė, 61-vjeēari Vebi Velija nė vazhdimėsi nė dy dekadat qė kaluan, kontribuoi pėr zhvillimin e lirisė, demokracisė dhe bashkėpunimit rajonal nė tė gjitha sferat nė Ballkan.

    Grupi VEVE, i themeluar nga zoti Velija, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, u bė njėra nga kompanitė mė tė mėdha pėr tėrheqje tė investimeve tė huaja nė Ballkan, sidomos nė sektorėt e energjetikės, industrisė ushqimore, turizmit, transportit, telekomunikacionit etj. Ceremonia e varimit zhvillohet sot nė orėn 15:00, nė vendlindjen e tij, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Republikėn e Maqedonisė.

    Vebi Velija lindi nė vitin 1948, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Maqedoni. Ai studioi pėr ekonomi, ndėrsa e nisi biznesin e tij nė Kroaci nė vitin 1971. Mė pas, nė vitin 1981, ai i pėrqėndroi bizneset e tij edhe nė Vienė tė Austrisė. Ai ka qenė i pranishėm nė Shqipėri qė nė vitin 1990, duke themeluar biznese nė fushat e medias dhe telekomunikacionit, industrisė sė duhan-cigareve, industrisė sė pėrpunimit ushqimor, shėrbimeve financiare, ndėrtimtarisė, kėrkimit tė naftės dhe nė sektorin e energjisė.

    Zoti Vebi Velija ishte president i Veve Group, themelues i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Ai ka qenė President i Bashkimit tė Industrialistėve dhe Investitorėve tė Shqipėrisė. Velija themeloi Radiotelevizionin e parė Satelitor Shqiptar, rrjetin televiziv “Alsat”, i cili transmeton 24 orė programe nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė, si dhe nėpėrmjet satelitit nė Evropė, Amerikė, Kanada e me gjere.

    Televizioni Alsat u krijua fillimisht nė Tiranė si ekrani i parė mbarėshqiptar. Mė pas, ALSAT-M mori licensėn e parė tė njė televizioni kombėtar nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni, ndėrsa njė vit mė parė u mor edhe licensa e televizion Alsat nė Kosovė.Alsat ėshtė televizioni qė bashkoi tė gjithė shqiptarėt, ata nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, Preshevė si edhe nė mbarė botėn ku jetojnė.

    Po ashtu, Zoti Vebi Velija ishte themelues dhe kryetar i Fondacionit “Velija”. Fondacioni u themelua mė 13 korrik tė vitit 1994 dhe ekziston si shprehje e bindjes sė themeluesit tė tij se njė komb mund tė mbijetojė me pak ushqim, por kurrė me pak kulturė.Fondacioni “Velija” ėshtė organizatė nacionale jofitimprurėse qė funksionon pėrmes pėrkrahjes financiare tė themeluesit tė saj. Fondacioni Velija inicioi gjithashtu ēmimin vjetor ndėrkombėtar “Kadare”.

    Zoti Velija ėshtė autor i librave tė tillė si “Quo Vadis Albania”, njė monografi mbi vizionin e programit pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Shqipėrisė, apo “Mes Ekonomisė dhe Politikės”, njė pėrmbledhje diskutimesh, fjalimesh dhe dorėshkrimesh. Mes tė tjerash, Z.Velija ka qenė gjithashtu anėtar i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Paktin e Stabilitetit si edhe i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Iniciativėn e Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore.

    ALSAT
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    I vetmi televizion mduket, qe nuk jep seriala te tipit spanjollo-maxhupo-braziliano. Nje prej televizioneve me te mira
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    A mesuar nga ata te top chanelit ,klanit dhe te tjereve .

    mos ma ngucni AL SATIN e di qe ia keni lakmine por haj do ua bej hallall

  5. #15
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    E vetmja kronike qe ndonjehere shohe te ALSAT eshte "proēesi sportiv" qe me duket disi konstrutive ,per te tjera nuk munde te shprehem ne nje mendom konkrete pasi nuk e ndiek !!!
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Nje kanal i profilizuar per lajme me duket mjaft i mire,qe mjaft na nevoitet.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  2. Cili Televizion Ju Pelqen
    Nga Statistika nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-03-2006, 09:18
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 18:32
  4. Si e vleresoni ekzistencen tuaj:?
    Nga mesues nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-02-2003, 23:00
  5. Prezantuesi/ja me i suksesshem shqiptar ne televizion dhe spektakle?
    Nga Letersia 76 nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 24-12-2002, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •