Veprat e Apostujve
Autori: Luka
Tema: Pėrhapja triumfuese e Ungjillit nėpėrmjet fuqies se Frymės se Shenjte
Data e Shkrimit: Afėrsisht viti 63 pas Krishtit
Sfondi
Libri i Veprave, ashtu si dhe Ungjilli i Lukes, i drejtohet nje njeriu e emrin "Teofil". Megjithėse autori nuk identifikohet me emėr ne asnjėrin prej kėtyre librave, dėshmia unanime e krishterimit te hershem dhe evidenca e brendshme qe mbėshtetet nga te dy librat provojnė qe autori ėshtė Luka, "mjeku i dashur (Kolosianet 4:14).
Fryma e Shenjte e shtyu Luken t'i shkruante Teofilit per te pėrmbushur nje nevoje qe kishte lindur ne kishen e johebrenjve per nje shtjellim te plote te fillimeve te krishterimit:
1. "Traktati i mėparshėm" qe eshte ungjilli i tij mbi jetėn e Jezusit dhe,
2. Kjo e fundit (Veprat e Apostujve) qe eshte nje shtjellim tek Veprat mbi derdhjen e Frymės se Shenjte ne Jerusalem dhe zhvillimi i mėvonshėm i kishės se hershme. Duket qarte qe Luka ishte nje shkrimtar i talentuar, nje historian i kujdesshėm dhe nje teolog i frymėzuar.
Veprat pėrfshijnė ne mėnyrė pėrzgjedhėse tridhjete vjetet e para te historisė se kishes. Si historian i kishės, Luka gjurmon fillin e ungjillit nga Jerusalemi deri ne Rome, duke pėrmendur tek Veprat jo me pak se32 vende, 54 qytete, 9 ishuj te Mesdheut, 95 persona te ndryshėm me emra te lloj-lloj zyrtaresh dhe administratoresh qeveritar duke regjistruar titujt e tyre te sakte. Arkeologjia vazhdon te konfirmoje saktėsinė e mahnitshme te Lukes ne te gjitha hollėsitė e tij. Si teolog, Luka pėrshkruan me zgjuarsi te mprehtė rendesine e pėrvojave dhe ngjarjeve te ndryshme ne vitet e para te kishės.
Ne fazat e para, Shkrimet e Dhiatės se Re pėrbenin dy koleksione:
1. Katėr ungjijtė dhe,
2. Letrat e Palit.
Veprat e Apostujve luajtėn nje rol te domosdoshėm si nje lidhje bashkuese midis dy koleksioneve dhe me te drejt i pėrket rendit te sotėm kanonik. Kapitujt 13-28 japin sfondin historik te nevojshėm per te kuptuar ne mėnyrė me te plote shėrbesėn dhe letrat e Palit. Pasazhet me "ne" te Lukes tek Veprat (16:10-17; 20:5--21:18; 27:1--28:16) zbulojnė pjesėmarrjen e tij personale ne udhėtimet e Palit.
Qėllimi
Luka ka te paktėn dy qėllime ne shtjellimin qe i bėn historisė se fillimit te kishės.
1. Ai tregon se ungjilli u zhvendos ne mėnyrė triumfuese nga kufijt e ngushte te Judaizmit ne boten e johebrenjve megjithe kundėrshtimin dhe pėrndjekjen qe ndeshi.
2. Ai zbulon rolin e Frymės se Shenjte ne jetėn dhe misionin e kishės, duke theksuar pagėzimin me Frymėn e Shenjte si garanci e Perėndisė per t'i dhėnė fuqi kishės, per te shpallur ungjillin dhe per te vazhduar shėrbesėn e Jezusit. Luka regjistron ne mėnyrė te dukshme tre raste ku pagėzimi me Frymėn e Shenjte u shoqėrua me te folurit ne gjuhe te panjohura (2:4; 10:45-46; 19:1-7). Konteksti i kėtyre pasazheve tregon se kjo ishte nje norme per krishterimin e hershem dhe pėrbėn nje model te vazhdueshėm te Perėndisė per kishėn.
Vėshtrim
Ndėrsa ungjilli i Lukes regjistron "te gjitha gjerat qe Jezusi nisi edhe te beje edhe te mėsojė" (Veprat 1:1), Veprat pershkruajn ēka vazhdoi te bėnte dhe te mėsonte Jezusi pas ngjitjes se Tij, me ane te fuqisė se Frymės se Shenjte qe vepronte brenda dhe nėpėrmjet dishepujve te Tij si dhe kishės se hershme. Kur Jezusi u ngjit ne qiell (1:9-11), udhėzimi i Tij i fundit per dishepujt e Tij ishte te presin ne Jerusalem derisa te pagėzoheshin me Frymėn e Shenjte (1:4-5).
Vargu kyē i Veprave (1:8) pėrmban nje pėrmbledhje te shkurtėr teologjike dhe gjeografike te librit: Jezusi u premtoi dishepujve qe ata do te merrnin fuqi kur t'u vinte Fryma e Shenjte, fuqi per te qene dėshmitarėt e Tij:
1. Ne Jerusalem (kapitujt 1-7),
2. Ne gjithė Juden dhe Samari (kapitujt 8-12) dhe
3. Deri ne skajin e dheut (kapitujt 13-28).
Ne kapitujt 1-12 pika qendrore per shtrirjen e mėtejshme te kishės ėshtė Jerusalemi; instrumenti njerėzor me i rendesishem ne keta kapituj te cilet Perėndia e pėrdori per te pėrhapur ungjillin eshte Pjetri. Ne kapitujt 13-28 pika qendrore e misionit te kishės eshte Antiokia ne Siri; instrumenti kryesor njerėzor qe pėrdori Perėndia per te pėrhapur ungjillin midis johebrenjve eshte Pali. Veprat pėrfundojnė papritur me Palin ne Rome i cili po pret gjyqin pėrpara Cezarit. Megjithėse rezultati gjyqit lihet pezull, libri pėrfundon me nje shėnim triumfues me Palin, qe megjithėse akoma i burgosur, predikonte "mbretėrinė e Perėndisė dhe mėsonte gjerat e Zotit Jezu Krisht me shume guxim dhe pa u penguar" (28:31).
Karakteristika te veēanta
Veprat karakterizohen nga nėntė veēori kryesore:
1. Kisha: Veprat zbulon burimin e fuqisė se kishės ne natyrėn e vėrtetė te misionit te saj, bashke me parimet qe duhet te drejtojnė kishėn ne ēdo brez.
2. Fryma e Shenjte

ersoni i terte i Trinisė pėrmendet ne mėnyrė te veēanet pesėdhjetė here; pagėzimi me Fryme dhe shėrbesa e Frymės se Shenjte jep fuqi (1:8), gėzim (4:31), frike te shenjte te pėrditshme (5:3,5,11), menēuri (6:3,10), udhėzim (16:6-10), dhe dhunti Frymėtore (19:6).
3. Mesazhet e kishės se hershme: Luka regjistron me mjeshtri ligjėrimin e frymėzuar nga Pjetri, Stefani, Pali, Jakobi dhe te tjere, duke dhėnė informacion brenda kishės se hershme qe nuk gjenden gjetke ne Dhjaten e Re.
4. Lutja: te krishterėt e hershem iu pėrkushtuan ne mėnyrė te rregullt dhe te zjarrte lutjes, qe ne disa raste zgjaste gjithė natėn dhe jepte rezultate te mėdha.
5. Shenjat, mrekullitė dhe ēuditė: kėto manifestime shoqėroheshin me shpalljen e ungjillit me fuqinė e Frymės se Shenjte.
6. Pėrndjekja: shpallja e ungjillit me fuqinė e Frymės se shpeshherė zgjonte kundėrshtimin nga ana e fetarėve dhe e te pafeve.
7. Hebrenjtė dhe Johebrenjte: gjate gjithė Veprave ungjilli me pare shkonte tek hebrenjtė dhe pastaj tek Johebrenjte.
8. Gratė: gratė pėrmenden ne mėnyrė te veēante, sidomos ato qe ishin te pėrfshira ne punėn e vazhdueshme te kishės.
9. Triumfi: asnjė barriere (kombėtare, fetare, kulturore ose racore) dhe asnjė kundėrshtim ose pėrndjekje nuk mund ta ndale pėrparimin e ungjillit.
asopaj
Krijoni Kontakt