Duke u bazuar ne ate se qka na mesojne kristianet, mund te konlkudojme dhe njekohesishte te ''siguroj'' se te gjithe do shkojne ne parajse pa marr parasysh krimet e renda qe kane bere...thene shkurt (per me kene ma i kjarte) ti mund qysh nga neser te vrasesh/masakrosh/torturosh nga 50 veta ne dite, dhe se prape se prape do shkoshe ne parajse me gjithe te tjeret....KJO ESHTE QKA MESON FEJA KRISHTERE, e jo mendimi im...
P.s o panielo, po shihet kush ka nevoje per t'kuptuarit e gjerave me ''shtruar''...andaj Zoti te udhezoft o burr, se keq i keni punet , derisa i shoqeroni Atije shok...
per tmira
besi
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtë I Shenjtë...
Ti nuk e kundershtove kete qe thash une apo ?? , nese po atehere e ke kundershtuar doktrinen e kristianeve mik i dashun...ska pse filozofohet ketu eshte pytje me se e leht nga e cila mund te mirret pergjigjeje edhe me e leht pra:
Pyetje:
pse u ''flijua'' Isai a.s (Jezusi) ?
Pergjigjeje:
per ti marr mi vete te gjitha mekatet e njerzimit, ne menyre qe ata (qe te gjithe) te kene mundesi te shkon ne Parajse.
gjithmone duke u referuar kristianeve.
p.s e nese ti me shok nuk jeni ne gjendje ta kuptoni doktrinen e fese suaje, atehere sju ka fajje askushe tjeter, perpos atyre qe qpiken kket fe me plote kunderthenje.
per tmira
besi
Te dish dicka per dike nuk do te thote se e njeh ate
Ju dini per Jezusin per nuk e njihni fare Ate .
Tek tundimi i Jezusit se pari tek vargu 1 thuhet se Ai u drejtua nga vet Perendia qe te shkonte ne shkretetire qe te tundohej nga djalli dhe patjeter qe te mposhte vet djallin ne fakt Jezusi thot se erdhi per te shkaterruar veprat e djallit.
Vargu tjeter Dhe pasi agjeroi 40 dite +40 nete ne fund e mori uria
Eshte normale pasi vet Jezusi erdhi si njeri ne toke dhe kjo verteton filipianet kap2 qe thot se Ai e zbrazi veten e tij dhe u be mish pra njeri dhe me para ishte cfare pergjigja tek ungjilli i gjonit 1 (Perendi)
vargu tjeter thote se njeriu nuk rron vetem me buke por edhe me cdo fjale te Perendise Pra po thote per njeriun dhe po i drejtohet djallit duke hedhur poshte doktrinen e tij mashtruese dhe tundimin e tij per te ngrene buke.
Nuk po thote se une jam njeri por se agjerimi eshte pjese e jetes se besimtarit
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Kjo që thoni ju e heq plotësisht drejtësinë e Zotit, ZOTI ËSHTË I DREJTË! Zoti mundet, nëse do, të falë mëkatet që janë bërë ndaj tij, e për mëkatet reciproke, ka thënë që ti falim ne njëri-tjetrit – nëse duam. Mendoj që ky është një mendim shumë i gabuar në krishterim, një rrënjë e së keqes. Bëj ç’të duash, pendohu, një vizitë tek prifti për tu rrëfyer dhe çdo gjë është OK. Mund të japësh urdhër dhe të marrësh pjesë në shfarosjen e një populli të tërë, një pendim i sinqertë, një vizitë te prifti dhe çdo gjë është OK.
Do të dëshiroja të dija, nëse dikush beson në Krishtin e në anën tjetër (ndoshta edhe me bekimin e kishës) kanë vrarë, kanë dhunuar, kanë djegur, kanë plaçkitur, në fund janë penduar, ku është vendi i këtyre?
Respekt!
O.
Ishte gabimi ne tastjere, doja te thoja Anti-semitizmi e jo semitizmi.
Ne histori eshte shkruar se ne shtetet muslimane me halife duke filluar nga halifet e pare te krishteret kane qene pjese e shtetit dhe kane patur detyra te rendesishme ne drejtim. Te krishteret kane qene (jo se u ishte lene te merren te krishteret me kete pune pasi ka patur edhe muslimane) ministra thesari, ministra te puneve te jashtme dhe pa vulen e tyre nuk behej asnje hap. Se kush kane qene keta te krishtere jane rregjistruar sakte ne dokumenta historike. Ne keto dokumenta historike jane shenuar edhe rrogat qe kane pas marre, jane shenuar edhe pasurite qe kane patur, jane shenuar edhe numri i sherbetoreve qe kane patur.
Pikerisht ne kohen e halifateve ata hebrenj kane jetuar jeten me te qete dhe jane forcuar politikisht, kur kontrollin e kane marre te krishteret e sidomos ne Jeruzalem hebrenjte kane qene te shtypur. Kete mund ta shikosh ne c'faredo libri ku permendet historia mijera vjecare e hebrenjve.
Une nuk jam i zellshem per te shkruar ne kete teme, persa thashe me lart mund te kerkoje gjithsecili dhe te sjelle faktet. Edhe ti mesia4ever shiko nese jane te verteta apo jo. (nuk me pelqen te shkruaj ne tema fetare vetem per faktin sesi perdridhen fjalet dhe fillojne sharjet dhe fyerjet)
Jo vetem ne Spanjen katolike por ne gjithe europen.Inkuizicioni ka qene gjyq politik, dhe e kane keqperdorur kishen katolike dhe besimin krishter si mbulese per t'i vrare kundershtaret dhe armiqte e tyre. Perderisa ne Spanjen katolike persekutoheshin hebrenjte, Polonia po shtet me shumice katolike i merrte ne mbrojtje hebrenjte e Spanjes.
Nqs e permende spanjen dhe polonine per argumentin fetar atehere pse nuk shikon si kane jetuar hebrenjte ne jeruzalemin e krishter?
Me respekt
beqar
me shume respekt oktapus
nuk e ke kuptuar mire pergjigjjen qe i kisha shkruajtur angel-it
nese ti e pranon Jezusin ne jeten tende nuk do te thot qe tani ti ke te drejte te mekatosh apo mekate te medha ashtu ti si i ke cekur , por qe ne momentin qe ti pranon Jezusin ne jeten tende ateher jeta e jote do te ndryshoi dhe besimi yt nese eshte i sinqerte ti do te keshe nje jete frymore me Perendine kjo qe do te thote Ai cdo dite do te jete ne zemren tende dhe do te bej te lire nga mekati dhe Satanai ti ateher dote jesh femije i Perendise nga ana frymore , dhe jeten tende do ta ballancoi vete Perendia dhe ti do te jesh i shpetuar me ane te hirit dhe jo nga veprat qe te mos mburret askush para Perendise .
Zoti është dashuri
Krishterprizren,
sipas krishterimit, të pranosh Jezusin do të thotë:
Sipas kësaj nuk je përgjegjës para ligjit, nuk do të përgjigjesh për mëkatet, të gjithat do të të falen nëse pendohesh. Kësaj i nderuar i duhet vetëm pakëz kripë nga ndonjë mendje djallëzore dhe ja ku e kemi një holokaust të dytë. Kuptimi i këtillë i krishterimit, nëse kësaj i shtojmë edhe indulgjencat (nëse ende janë në qarkullim), e liron njeriun nga çdo përgjegjësi. Kjo gjatë historisë është përdorur si alibi apo si vizë për krime të shumta që janë bërë gjatë historisë. Çdokush që pranon Jezusin, kushdo që është ai, është i pastër nga mëkatet sepse Jezusi i ka marr ato. Unë kurrsesi nuk mund të shoh këtu drejtësi! Duke qenë se ka besuar në Jezusin (bile të gjithat i ka bërë edhe me bekimin e kishës), sa është i drejtë takimi në parajsë në mes të Sllobodan Millosheviqit në njërën anë dhe Adem Jasharit me familjen e tij në anën tjetër? Bëra një gabim, sipas kësaj logjike (të krishtere) ky i fundit nuk e ka vendin aty sepse nuk e ka pranuar Jezusin në mënyrën tuaj... po e riformuloj pyetjen: Sa është i drejtë takimi në parajsë në mes të Sllobodan Millosheviqit dhe Pal Mark Palucës (luftëtarit të UÇK-së)? Apo takimi në vendin e njëjtë në mes të Hitlerit dhe viktimave çifute të Luftës së Dytë Botërore?1 Te clirohesh nga MEKATI dhe denimi i MEKATIT
2 Te jesh i cliruar nga ligji dhe jo nen gjykim te tij
Zoti është i drejtë krishterprizren, e unë këtu nuk shoh drejtësi!
Respekt!
O.
Krijoni Kontakt