Washington, 1 prill (presheva.com) – E përditshmja amerikane “Washington Post” ka botuar të martën një dokument sekret të nënshkruar para pak ditësh nga ana e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Serbisë Vuk Jeremiq dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. Sipas dokumentit i cili cilësohet sikur « Top Secret Slovenia » dhe që mendohet se është nënshkruar gjatë samitit joformal të fundit të Bashkimit Evropian i cili u mbajt të shtunën në Bërdo pri Kranju të Sllovenisë, dy protagonistët janë pajtuar që Lugina e Preshevës ta fitojë pas zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti një status « neutral », ngjashëm sikur Bërçkoja në Bosnje pas përfundimit të luftës së atjeshme në vitin 1995. “Washington Post” –i ka zbuluar se Jeremiqi ka negociuar në emër të kryetarit të Republikës së Serbisë, Boris Tadiqit i cili sikur kusht për mbështetjen e marrëveshjes ka shtruar kërkesën që Hashim Thaçi ta përdor ndikimin e tij ndaj liderëve politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës për t’i nxitur ata që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe kësisoji t’u ndihmojnë koalicionit të kryesuar nga Tadiqi për ta eliminuar nga pushteti kryeministrin në dorëheqje Vojisllav Koshtunicën. Burimet e gazetës kanë bërë të ditur se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i ekzekutivit kosovar ka biseduar në telefon me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha për t’i kërkuar që në emër të shtetit shqiptar t’i takojë sa më shpejtë që është e mundur përfaqësuesit më relevant politik të Preshevës dhe Bujanocit për t’iu « sugjeruar » që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe, takim ky i cili edhe është zhvilluar të hënën në Tiranë. Sipas së përditshmes amerikane, dokumenti « Top Secret Slovenia » nënvizon se nëpërmejt ministrit të tij, Tadiqi i ka premtuar Thaçit se ai personalisht do t’ia « sigurojë » së paku një mandat partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës të cilat do të merrnin pjesë në zgjedhjet parlamentare, qoftë edhe nëse u mungojnë votat e duhura. Në fund “Washington Post”-i ka njoftuar pa dhënë më shumë hollësi se marrëveshja midis Jeremiqit dhe Thaçit trajton edhe çështjen e strukturave paralele serbe në Kosovë « të cilat po menaxhohen nga njerëzit e Koshtunicës ».
























































Aprilili........ hehehehehe
Ndoshta vendi i kesaj do te duhej te ishte tek forumi per humor mirepo qe te dukej sa ma reale e vedosa ketu.