Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    " Te Qenit Bir I Perendise".

    Ne vazhdim te temes mbi "Shpetimin" , po sjell perseri para jush te dashur te krishtere, temen me titull: "Te qenit bir i Perendise".
    Nga te gjitha shkrimet qe jane sjelle rreth temes se "Shpteimit", gjithmone e me teper arij te kutpoj dhe te dal ne perfundimi se: te deshmosh te qenit bir i Perendise, nuk eshte fuqi dhe deshmi qe vjen prej njeriut, por eshte Deshmija e Fryemes se Perendise, i cili i deshmon frymes tone se ne jemi Bij te Perendise.
    E si mund te deshmoje te qenit bir i Perendise , ai qe nuk ka Frymen e Perendise?
    "Faleminderit Zoti Jezus, qe ke vendosur ne zemeren time nje deshmi kaq te madhe dhe nje nder kaq te mash , sa une shqiptari i pervojtur dhe i endur ne rruget e mekatit , nje dite te quhem bir i Perendise. Cdo e mire vjen prej Perendise, dhe une i jam mirnjohes deri ne vdekje Zoti Krisht qe me thesarin e tij me dha nje pasuri dhe nje emer qe te quhem : i krishtere dhe bir i Perendise. Amin."
    Perse Jezusi, ne lidhje me hyrjen ne mbreteri te Perendise, mori shembull femijen? Arsyet jane te shumta, por nje prej tyre eshte fakti se: Gjea me e lehte per femijen eshte: te deshmoje atesine e tij. Por pyetja ime eshte: ku e mbeshtet ky femije kete deshmi, cila eshte SIGURIAJa dhe FUQIA qe e ben kete femije te vendosur per te te deshmuar dhe pranuar atesine e tij?
    Do te kisha deshire, qe gjithsecili prej jush tja drejtoje kete pyetje vetvetes, dhe te shohe ne thelb te zemeres, se, ku e gjen fuqine dhe sigurine shpirti i tij , per te deshmuar dhe pranuar atesine e tij? Mesoni nga Femija.
    Ne kete teme do te ndalem kryesisht ne dy ceshtje:
    Ceshjta e pare eshte: "bir i Perendise".
    Dhe ceshtja e dyte eshte: "Rruga e biresimit"
    Gjate trajtimit rreth temes mbi "shpetimin" , krahas shkrimeve qe ne thelb te tyre permbajne zbulesen dhe mesimin e Perendise, gjithashtu kane ardhur dhe shkrime te rrezikshme, te cilat japin nje rruge te "PASIGURT" shpetimi, te kundert me ate te bibles. Perballe ketij fakti , ashtu sic thote edhe Astirti me te Krishterin, cdo besimtar i krishtere duhet te qendroje ne lutje, ne menyre qe mesime te tilla te rrezikshme te humbasin nga ky forum i krishtere . Pasi keto mesime jane te rrezikshme kryesisht per ata qe i predikojne, por edhe per ata qe i ndjekin dhe i pasojne.
    Duke mosnjohur Perendine dhe duke mos pasur deshmine e tij ne Zemer, shume shpejt mund te dalesh ne konkluzione dhe perfundime te gabuara. Shume njerez e lexojne biblen, si dhe shume te tjere e njohin permbajtjen e saj, por vetem bijte e Perendise ushqehen prej saj, dhe vetem bijte e Perendsie deshmojne te verteten e saj.
    #Te jesh bir i Perendise.
    Apostulli Pal tek letra e pare e korinthasve na jep nje zbulese te madhe ne lidhje me bijte e Perendise dhe bijte e botes. Pali ben nje ndarje "Drrastike"midis natyres se bijve te Perendise dhe natyres se bijve te te botes. Ai bijte e Perendise i quan : njeres Frymore, ndersa bijte e botes i quan , njerez te Mishit ose natyrore.
    Ne kap:2, varg.14. te letres se pare te korinthasve , Pali na deshmon se, njeriu i botes nuk eshte ne gjendeje qe te pranoje dhe te kuptoje gjerat e Frymes, sepse per te jane MAREZI. Ne te njejtin llogjike tek dhejte virgjereshat , Jezusi na tregon se Pese prej virgjereshave shin "Budallaqe" . Por ne cfare ato ishin BUDA:LLAQE? Pikerisht kete pergjigje na e jep apostulli Pal nepermejt ketij vargu, kur thote se: njeriu "Natyror" ( i botes) nuk mund te rroke gjerat e Fryems, sepse per te jane MAREZI (budallallek.) Budallalleku i virgjereshave qendronte ne faktin se, ato ishi ne "MISH" dhe qendronin ne dituine e "MISHIT", e cila eshte Budallallek per Perendine , dhe keshtu ato nuk mund te rroknin dote gjerat e Frymes. Kete fakt tek virgjereshat Budallaqe, Jezui e tregon ne momentin e ( mos)marjes se VAJIT ne ENE. Ato se pari nuk kishin ENE , dhe se dyti nuk moren VAJ per LLambat e tyre. Ato nuk mund ta kuptonin ( per shkak te MAREZISE dhe BUDALLALLEKUT )dhe ta pranonin rolin fondamental te ENES dhe VAJIT, sepse ky veprim per to ishte nje Marrezi( BUDALLALEK). Prandaj Jezusi i quan ato virgjeresha Budallaqe, te cilave ne thelb ju mungonte e VERTETA, Jezus Krishti.
    Cfare do te thote te qenit Frymor, simbas fjales se Perendise?
    Te qenit Frymor do te thote: te lindesh prej Perendise, te jesh nje krijese e re ne Krisht , si dhe te jesh bir i Perendise dhe trashegimtar i mbreterise qiellore.
    Le te shohim se cfare bibla dhe Fryma na shpjegon rreth ketij fakti.
    kryesisht do te ndalem tek ungjilli pas Gjoni:3:3--6.
    Vazhdon.
    Ps. Te dashur te krishtere, do te kisha deshire qe te di nese keto shkrime kane qene me te vertete nje ndihmese dhe mesim per ju drejt njohjes se shpetimit te Perenidse.
    Lutuni per mua se dhe une lutem per ju. Krishti ju bekofte,
    Deshmuesi i Krishtit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Te qenit bir i Perendise.

    Kryesisht do te ndalem tek Gjon:3:3.
    Jezusi i tha Nikodemes: " Ne te vertete ne te vertete po te them se, nese njeriu nuk lind prej se lartmi, eshte i pafuqishem qe te shohe mbreterine e Perendise."
    Kjo deshmi e Jezusit , eshte fondamentale dhe e pandryshueshme per cdo njeri qe deshiron te hyrej ne Mbreteri te Perendise. Me kete dua te them se gjithshka qe ne bibel ka te beje me Shpetimin, duhet pare dhe konceptuar duke u mbeshteture plotesisht ne kete thenie dhe deshmi te Jezus Krishtit. Nese nje i krishtere, nuk e mer parasysh , ose nuk e njeh kete deshmi te JEzusit , ai nuk eshte gje tjeter vecse nje Virgjereshe Budallaqe, qe mendon se erresira e llambes se tij eshte drite. Pas kesaj deshmije themelore te Jezusit vjen pyejta: Si mund te lindesh prej se lartmi? Ai njeri i cili i ben kete pyetje Perendise , eshte drejt rruges se shpetimit. Por se pari eshte e rendesishme qe ta njohesh Perendine , dhe ta pranosh ate ne zemeren tende. Per te mare nje mesim me te mire rreth ketij fakti, le te shohim se si veproi Nukodema, per te hyre ne mbreterine e Perendise.
    Nikodema shkoi naten tek Jeszusi dhe i tha: "Mesues ne e dime se ti je nje mesues i ardhur nga Perendia , sepse askush nuk mund te beje shenjat qe ti ben nese Perendia nuk eshte me te."
    Kjo deshmie Nikodemes, eshte nje pranim i hapur qe ai i ben birit te Perendise, Zotit Krisht. Pra ky eshte kushti i pare dhe fondamental per cdo te krishtere. Pa njohur dhe pranuar Birin e Perendise ne zemren tuaj, nuk ka shpetim dhe paqe me
    Perendine. Shikoni Nikodemen: Ai sapo pranoi se JEzusi eshte I derguari( Meisa) prej Perendise, mejnehere Zoti Krisht i zbulon atij te fshehten e Mbreterise se Perendise. Jezusi i tregon atij , ceshtjen me themelore , se si duhet te jete ai,i cili deshiron qe te hyje ne kete Mbreteri, duke qene i lindur prej Perendise ( dhe jo i adaptuar). Por le te ndalemi pak tek biseda e JEzusit me Nikodemen , dhe te shohim se cfare JEusi i thote. PAsi Jezusi i tregoi Nikodemes se , ai qe hyn ne mbeteri te Perendise duhet te linde prej se lartmi, Nikodema nga ana e tij nuk e ndalon pyejten e tij , por vazhdon dhe i thote Jezusit se: Si mund te linde njeriu perseri e te hyje ne barkune nenes? Nikodemi duke qene ne njohuri te mishit, dhe duke mos njohur misterin e Perensie ne lidhje me kete gje, fillon ta mbeshtet arsyetimin e tij ne llogjiken njerezore. Pra ai ju kthehet menyrave tokesosre per te shpejguar gjerat qiellore. (E njejta gje ndodh shpesh here edhe ketu ne forum, ka plot te krishtere qe me llogjiken e tyre mishore kerojne te shpjegojne misteret dhe gjerat e Fryemes).
    Padituria e nikodemit ne lidhje me kete mister, nuk ishte nje faj per te. Por nese ai nuk do ta pranonte deshmine dhe zbulesen e thene nga goja e JEzusit, atehere ai mbetej nje fajtor , qe ne vend te mencurise perzgjodhi Budallallekun. ( ky eshte nje shembull i mire per te kuptuar ndryshimin midis virgjeresha ve te mencura dhe budallaqe). Njeriu duke mospranuar Jezusn ne zemren e tij, mohon mundesine per tu bere i Mencyr simbas diturise se Perendise, dhe keshtu ai me vullentine tij te lire , ka perzgjedhur te qenit e tij , nje "virgjereshe budallaqe".
    Le te veshtrojme me kujdes veprimet e Nikodemes. A u largua Nikodemi prej prezences se JEzusit, pasi Jezusi i foli rreth lindjes prej se lartmi? Perkundrazi Nikodema kembenguli per te mesuar te verteten. Ky moment eshte shume i rendesishem per cdo te krishtere. Mesoni nga Nikodema. Ai keroi prej JEzusit qe te njohe "MENYREN" se si Lind njeriu prej se lartmi. Por me e rendesishme eshte se, Nikodema jo vetem qe kerkoi ta dije menyren se si njeriu lind prej se lartmi , por edhe e pranoi ate qe Jezusi i tha. Pikerisht ketu qendor edhe mesimi i Nikodemes per cdo te krishtere.
    Me pas JEzusi i tegoi nikodemes , Menyren se si lind i krishteri prej se lartmi, dhe ne vargun e peste Jezusi i thote: . ".. Ai qe nuk lind prej UJIt dhe FRYMES , nuk mund te hyje ne Mbreteri te Perendise."
    Vazhdon.
    Deshmeusi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Te qenit bir i Perendise.

    Vazhdim.
    Ne vargune peste Jezusi i thote Nikodemes:
    " ...ai qe nuk lind prej ujit dhe Fryems, nuk mund te hyje ne mbreteri te Perendise."
    KEtu JEzusi na tregon se, e vetmja menyre per te hyre ne mbreteri te Perendise, vjen nepermejt LINDJES, e cila kryhet me ane te "UJIT" dhe "FRYMES se Perendise". Persa i perket kesaj deshmije te JEzusit, duhet thene se kjo deshmi eshte nje nga "SHTYLLAT" fondamentale te besimit kristjan. Pra cdo i krishtere duhet te mbeshtet plotesisht mbi kete "SHTYLLE" , sa here qe ai flet mbi shpetimin dhe hyrjen ne mbreteri te Perendise.
    Jezusi na nxjer ne dy perfundime: E para: hyrja ne mbreteri te Perendise eshte vetem per ata qe kane LINDUR prej se lartmi. Dhe e dyta: Ai qe Lind prej se lartmi, ka HYRE ne MBreteri, pra eshte pjese e mbretrise se Perendise.
    Ne vargun 6-te, Jezusi thote:
    " Cka lindur nga mishi eshte mish, dhe cka lindur nga Fryma eshte fryme."
    Jezusi ketu na perforcon edhe njehere ndryshimin qe ekziston midis njeriut te Perendise( te rilindurit) dhe njeriut ne mish( i parilinduri).Po keshtu Jezusi na tregon se , ai qe lind nga Fryma , i tille mbete deri ne fund, sepse " cka lindur nga Fryma eshte fryme" dhe jo MISH", sepse nuk ecen pas MISHIT por pas FRYMES. Por le te shtjellojme me poshte kete deshmi te Jezusit.
    Se pari le te shohim se cfare JEzusi na tregon me Faktorin "UJE".
    Persa i perket faktorit "UJIT" , duhet thene se edhe ketu perpalasen nje sere doktrinash.
    Orthodhokset mesojne se, kur i krishteri hyn ne uje per tu pagezuar, uji nuk eshte me nje uje i zakonshem, por ai mer dhe ka nje veti pastruese, per te pasturar mekatin e Adamit tek njeriu, dhe klodi thote: ky eshte shpetimi i pare.( nuk e di se sa lloj shpetimesh ka). Por a eshte keshtu?
    Protestantet mesojne se , uji gjate procesit te pagezimit eshte thejsht nje simbol me ane te te cilit demostrojme vdekjen dhe ringjalljen e te krishtirt se bashku me Krishtin? Por a eshte keshtu? Le te shohim me konkretisht ne bibel se cfare eshte uji per te krishterin, gjate momentit te LINDJES se tij prej se lartmi.
    JEzusi na tregon se, "UJI" eshte nje nder faktoret "kyc"qe verpon ne LINDJEN e besimtarit te krishtere.
    Faktitkisht ketu kemi te bejme me nje "LINDJE" , dhe per kete na nevoitet nje shembull konkret ndaj njohurise se procesti te LINDJES. Qe te krijojme nje sens rreth ketij Faktori , eshte mire qe te shohim se cfare rol luan Uji, gjate procesit te LINDJES se femijes prej GRUAS.
    Femija qendron ne barkun e nenes i rethuar nga nje mase UJI. Pasi femija , ka mbushur kohen e plote te FORMIMIT, ai eshte gati per te LINDUR. Ne momentin qe gruas i vijen dhimbjet e te lindurit, Uji luan faktorin vendimtar, i cili garanton LINDJEN (DALJEN dhe ARDHJEN e tij ne BOTE ) normale te femijes . Uji i jep ploteisisht mundesi femijes, qe te "RReshqase" dhe te DALE jashte barkut te nenes pa probleme. Gjate kohes se lindjes, nese "Uji" do te dale me perpara (kjo quhet " renia e ujrave") se femija te linde, atehere kemi te bejeme me nje lindje jonormale, dhe duhet me pajteter nderhyrja e mjekut, pasi nena nuk mund ta linde dot femijen, dhe femija nuk mund dale jashte, se nuk ka kush ta "ndihmoje",( gje te cilene ben uji). Keshtu nese nuk kemi nderhyrjen e mjekut(operacionin), atehre femija destinohet qe te vdese brenda ne bark te nenes. Pra mesimi qe marim ne kete rast eshte : LINDJA e FEMIJES ose DALJA dhe ardhja e tij e tij ne BOTE , vjen dhe kryhet : PERMES UJIT. Pra tani ne kemi krijuar nje sens ne lidhje me ate cka JEzusi na deshmon tek Nikodema, se: vetem me ane te Frymes se Perendise, dhe PEREMS UJIT i krishteri LIND, qe do te thote : DEL dhe vjen ne jete te perjetshme, jo si pjestar i botes, por sipjestar i mbretirse se Perendise. Pra ketu kemi te bejme me ardhjen e nje krijese te ndryshme nga ajo tokesore dhe mishore. NEse shohim lindjen e femijes, qe pame tek shembulli pak me siper, arijme ne konkluzion se, qysh ne momentin qe femija lind, ai eshte bere pjesetar i BOTES ne te cilen do te jetoje. Ne te njejten menyre duhet te arsyetojme edhe per LINDJEN e te krishterit prej se lartmi. Menjehere sapo ai LIND prej se lartmi, qysh ne ate moment ai ka erdhur ne jete te Perejteshme, dhe eshte bere pjesetar i Mbreterise se Perjetshme te Perendise. Mbreteria e Perendise per te krishterin e lindur prej se lartmi, fillon qysh ne toke. Per kete Jezusi tha: Ruaji o Ate sepse ata nuk jan nga bota..Pra Perendia na konsideron pjesetare te Perendise , qysh ne momentin qe ne kemi lindur ne Krisht.
    Por le ta shohim kete fakt tek populli i perzgjedhur i Perndise, Izraeli. Gjate kohes qe Hbrenjte ndodheshin ne Egjipt, ata ishin ne kohen e formimit si komb. Krahasojeni kete gje me momentin kur femija formohet ne barkune nenes. Edhe pse ai eshte nje krijese e gjalle ne bark te nenes , ai aktualisht nuk eshte bere akoma nje "PJESETAR" i BOTES. Pra per te ardhur deri ketu, i duhet te "KALOJE: dhe te "DALE" permes "UJIT". A ndodhi i njejti fenomen edhe tek Izrailitet? ATa gjate gjithe kohes ne Egjipt ishin duke u formuar si komb, por ata u bene nje KOMB , pasi KALUAN dhe DOLEN permes UJIT te detit. Ky eshte momneti i LINDJES se ketij kombi te perzgjedhur te Perendise. Dhe gjeja me e rendesishme eshte se, Sapo Izrailitet dolen nga "UJI" Fryme a Perendise i udhehoqi ata naten dhe diten, ne formen e kolenes se Zjarit qe i ndriconte naten, dhe formen e kolones se rese, pergjate dites. Ky fakt ka rendesi teper te madhe ne kendveshtirmin e LINDJES se njeriut kristian. Jezusi ja permend Nikodemes te dy keta faktore: Edhe UJIN, edhe FRYMEN e Perendise. Ashtu si Izraeli, icili DOLI PERMES UJIT dhe u UDHEHOQ PREJ FRYMES drejt tokes se premtuar, po keshtu edhe i krishteri LIND permes UJIT, dhe udhehiqet prej Frymes se Perendise drejt mbreterise se Peremtuar. Izrailitet edhe pse u enden nepere shkretetire per 40 vjet, ata ishin te HYRE ne token e premtuar. Po keshtu edhe i krishteri i cili ka LINDUR PERMES UJIT dhe FRYEMS, edhe pse ai jeton ne kete bote( nje shkretetire e thate nen mekat) ai eshte i hyre ne Mbreteri te Perendise. Mbreteria ka erdhur ne mesin tuaj, ju tha Jezus iJudenjve Mat:12:28. Mbreteria e Perendise per te krishterin e rilindur , fillon qysh ketu ne toke.
    # Lindja e kristjanit perems Ujit dhe Fryemes.
    vazhdon
    Deshmeusi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •