Fotografi mė i famshėm shqiptar nė 100 vjetėt e fundit ėshtė korēar
Gjon Mili konsiderohet fotografi shqiptar mė i suksesshėm nė botė pėr 100 vitet e kaluara. Botimi nė vitin 2000 i fotografisė sė tij "Pikaso" nė albumin "The Photo Book" tė shtėpisė botuese prestigjioze tė Londrės "Phaidon" ėshtė njė argument mė tepėr pėr kėtė pėrfundim. Njė komision i specializuar ka zgjedhur dhe paraqitur nė kėtė album 500 fotografė nga 59 vende tė botės me krijimet e tyre qė nga fillimet e kėtij arti (rreth 150 vite mė parė) deri nė fund tė shekullit tė kaluar.
Po kush ėshtė Gjon Mili, ky fotograf i pėrmasave botėrore qė deri para 10 - 12 vitesh ishte, jo pėr faj tė tij, i panjohur dhe i padėshiruar pėr Shqipėrinė e asaj kohe? Rrjedh nga njė familje korēare dhe ka lindur nė Korēė me 1904, ende pesė vjeē, bashkė me familjen emigroi nė Rumani, ku jetoi deri sa kreu shkollėn e mesme, e mė vonė mė 1923 shkoi nė SHBA. Aty u mor shpejt me artin fotografik em entuziazmin e njė artisti tė ri me fantazi tė begatė, duke u bėrė specialist nė fushėn e teknikave tė reja tė fotografimit. Pasi u dimplomua nė Institutin e Teknologjisė sė Masashusetsit si inxhinier ndriēimi, ai u dallua me punėn e tij nė ndėrmarrjen "Westinghouse" qė prodhonte paisje elektrike. Mė 1937 mori titullin profesor dhe pėrdori pėr herė tė parė "Flashin elektronik" dhe aty "dritėn stroboskopike" tė shpikura nga profesori Exherton (Harold Edgerton) me tė cilin edhe bashkėpunoi. Emri i Gjon Milit "shqiptaritt gjenial" (the genial albanian) sipas dramaturgut Shon O'Kejsi (Mili - Photographs and Recolections, Boston, 1990) pėrmendet nė shumė botime serioze nė botė mbi artin e fotografisė, qoftė me riprodhime tė fotove tė tij, po ashtu edhe me diskutime, komentime, madje edhe duke i marrė si shembull pėr ilustrimin e pėrfundimeve studimore (Feininger, Gautrand, Kismaric etj) fotografi dhe studjuesi ynė i njohur i artit grafik, Piro Naēe shkruan pėr tė: "Ai ishte serioz deri i rreptė pėr shkencėn e ndriēimit dhe pėr kėrkimet fotografike" (Skena dhe Ekrani, 3/198 . Mili ka punuar si gazetar dhe fotoreporter sidomos nė revistėn e njohur "Life" puna me tė cilėn e bėri tė vizitonte vende tė ndryshme dhe tė fotografonte figura tė njohura nė to. Mė 1934 hapi ekspozitėn e parė vetjake, ndėrsa tė fundit mė 1980 nė Nju Jork me rastin e 75 - vjetorit tė lindjes, ku u paraqitėn 140 fotografi nga e gjithė krijimtaria e tij. Shoqata "New York Graphic Society" botoi pėr nder tė tij albumin "Mili - fotografi e kujtime". Ai ka lėvruar me sukses shumė zhanre tė fotografisė si portretin, peisazhin, reklamėn, foton dokumentare, politike, atė tė arteve (teatėr, kinema, koncerte, vallėzime, sportive) etj. Nė librin e Susan Kismaric "Americans Politicans" - photographs from 1843 to 1993 - tė botuar nga "The museum of Modern Art", Nju Jork, 1994, ndėrmjet shumė fotografive gjejmė edhe dy krijime me temė politike tė Milit. Fotografia "Pikaso i famshėm duke vizatuar me dritė" siē e quan Michel Frizot nė librin e tij "New History of Photography", Paris, 1998, ėshtė bėrė me sugjerimin e Milit nė vitin 1949 nė vilėn Valauris nė Francėn e Jugut. Atje jetonte dhe punonte piktori i madh. Mili e ka realizuar fotografinė me dy shpejtėsi drite. Piktori ka vizatuar nė ajėr me njė llambushkė njė centaur, veprim i bėrė nė errėsirė tė plotė me abturatorin e aparatit stroboskopik hapur, kuptohet me kohėzgjatjen e duhur, pastaj pa lėvizur aparati dhe pa xhiruar bobina e filmit ėshtė mbyllur obturatori, ėshtė ndriēuar njė mjedis (hapur dritarja nė tė djathtė tė figurės) dhe me kohėzgjatje marramendėsisht tė shkurtėr (disa tė mijtat e sekondės) ėshtė bėrė impresionimi mbi tė njėjtin kuadėr filmi i personit me mjedisin. Nga ky kombinim ka dalė fotografia. Fotografi dhe studjuesi i shquar gjerman Andreas Feininger shprehet pėr fotografinė se "megjithė fokusimin e pėrsosur, jep idenė e lėvizjes" (La nuova tecnica della fotografia, Romė, 1991). Edhe qėndrimi i piktorit nė njė pozicion tejet kalimtar, e thekson idenė e lėvizjes. Syri i djathtė i piktorit, megjithėse nuk ėshtė nė boshtin optik tė fotografisė, pėrbėn qendrėn e gravitetit kompozicional tė saj ku "ngec" shikimi qė nė sekondat e para tė kqyrjes sė saj. Nuk ėshtė shikimi i qetė me "sy depėrtues qė duken sikur ēpojnė letrėn ku janė stampuar" (G. Clavenzi, Specchio, 24. 6. 2000) i fotografit tė njohur amerikan Arnold Newman bėrė Pikasos. Nė rastin e Mlit kemi njė sy tė djathtė tė piktorit, fiksuar nė njė gjendje shpėrthyese, nė rezonancė tė plotė me mjedisin dhe sidomos me figurėn e centaurit. Fotografia e Pikasos duke pikturuar centaurin, i cili nė mitologjinė e lashtė greke ishte njė pėrbindėsh gjysėm njeri e gjysėm kalė dhe qė simbolizonte pasionet e egra dhe tė papėrmbajtura, ėshtė bėrė afėrsisht nė tė njėjtėn kohė kur njė pėllumb i bardhė i pikturuar nga ai ishte kthyer nė "pėllumbin e paqes", si simbol i propagandės kundėr luftės qė zhvillonin forcat e majta nė Europė, tė udhėhequra nga Bashkimi Sovjetik me demagogjinė e tij tradicionale. Vėrtetė figura e Pikasos bėn t'i rritet "fusha manjetike"kėsaj fotografie, por nuk duhet lėnė pa pėrmendur fakti se Gjon Mili ka fotografuar edhe personalitete tė tjera tė shquara tė artit e kulturės botėrore si regjizorin Hickok, aktoren Helen Vaigel (e shoqja e Brehtit), piktorin Matis, dramaturgun Shon O'Kejsi, filozofin De Kiriko, dirigjentin dhe kompozitorin Pablo Kazals, kėngėtarin Pol Robson, artisten Sofia Loren etj. Gjithashtu Mili ėshtė fotografuar nga artisti i shquar i fotografisė francezi Henri Kartje - Breson, gjatė nė bisede ku pasqyrohet vitaliteti i tij. Pėrmasat epersonalitetit tė Gjon Milit shtohen po tė kemi parasysh edhe disa fakte me karakter atdhetar si mosndryshimin e emrit dhe tė kombėsisė si dhe pėrdorimin e "gjuhės shqipe, tė cilėn e fliste dhe e shkruante aq bukur", siē thekson P. Naēe, vlerėsimi qė bota e artit fotografik ka bėrė dhe bėnpėr fotografin me origjinė shqiptare Gjon Mili, na ngjall njė krenari tė natyrshme pėr bashkėkombasin tonė dhe na nxit qė tė kėtė figurė tė shquar ta bėjmė tė njohur gjerėsisht nė vendin tonė dhe dashamirėt e kėtij arti tė pėrfitojnė nga krijimtaria e tij artistike dhe shkencore.
Krijoni Kontakt