Gjon Mili: Fotografi i dritės
Njė dekadė pasi bota evropiane kishte parė shpėrthimin dhe utopinė e gėzimit futurist, nė Itali dhe mė pas nė Rusi, pra nė vitin 1934, Gjon Mili hap tė parėn ekspozitė personale nė vendin ku kishte shkelur 5-vjeē si fėmijė emigrant. Nėse ka ndonjė lidhje rrėnjėsh me futurizmin, fotografia e Milit, nuk ėshtė utopia, por zbatimi me sukses i shkencės dhe teknikės dhe shfrytėzimi i dritės dhe shpejtėsisė. Mili pat studiuar nė Institutin Teknologjik tė Masaēusetsit ku u diplomua inxhinier ndriēimi. “Padyshim qė Mili krijoi njė shkollė tė vetėn, sidomos nė hulumtimet e tij stroboskopike qė askush para tij nuk i kishte bėrė. Ishte pionieri i dritės stroboskopike”,- komenton Burim Myftiu fotografi kosovar, njė nga themeluesit e konkursit ndėrkombėtar tė fotografisė “Gjon Mili” nė Prishtinė. Si njohės i krijimtarisė sė Milit, ai ishte i pranishėm nė Tiranė me rastin e hapjes sė ekspozitės sė parė me riprodhime tė fotografit shqiptaro-amerikan. Mili ishte ai qė pėrdori flashin elektronik dhe dritėn stroboskopike tė shpikura nga profesori Harold Edgerton mė 1931. Njė nga krijimet ku e gjejmė kėtė dimension futurist tė Milit, e ekspozuar gjithashtu nė ekspozitėn e Tiranės nė GKA, ėshtė edhe fotoja e vitit 1942 ku ėshtė fiksuar predha e njė topi avioni kalibėr 37mm, me njė kohė ekspozimi prej njė tė miliontėn pjesė tė sekondės. Fotografi Myftiu e vlerėson nė veēanti kėtė shfrytėzim tė shpejtėsisė dhe lėvizjes qė Mili ka kapur sidomos nė skenė tek balerinėt, muzikantėt, apo sportistėt, duke na sjellė nėpėrmjet fotografisė atė qė zakonisht fotografia ėshtė e pafuqishme ta tregojė, pra tingujt, ritmin dhe vrullin.
Intervista
A kemi nė ekspozitėn e Tiranės njė ekspozitė qė e pėrfaqėson vėrtet dhe pėr herė tė parė krijimtarinė e Gjon Milit?
Ekspozita e prezanton krijimtarinė e Gjon Milit nė nivel, sepse janė zgjedhur punime qė kanė lėnė gjurmė nė fotografinė artistike gjatė karrierės sė tij. Puna kuratoriale e Roland Tashos, ka qenė mė tė vėrtetė e mirė, sepse ka arritur tė marrė nga krijimtaria perlat e Milit, pra atė profil tė punės sė tij qė ka qenė mė me peshė.
Fakti qė kėtu janė paraqitur riprodhimet, sa humbje kemi humbur nga “perlat” e artistit?
Ky ishte njė prezantim me tė drejtė autoriale tė riprodhimit tė veprave tė Gjon Milit, mirėpo riprodhimet janė tė mrekullueshme, ndryshe nga ē’e prisja.
Kur e keni njohur pėr herė tė parė krijimtarinė e Milit dhe ēfarė ju ka bėrė pėrshtypje?
Kam dėgjuar shumė vonė pėr tė, jo mė shumė se dhjetė vite. Nisa tė thellohem dhe tė lexoj monografitė e tij. Mė pas morėm njė iniciativė nė Kosovė nė 2001, pėr krijimin e Konkursit Ndėrkombėatar tė Fotografisė me emrin “Gjon Mili” ku marrin pjesė artistė nga gjithė bota.
Nė asnjė sferė tė arteve tė tjera shqiptarėt nuk janė prezantuar aq denjėsisht sa me punėn e Gjon Milit. Ai konsiderohet njė nga 100 fotografėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Ai ėshtė futur edhe nė enciklopedinė e fotografisė artistike botėrore, dhe nė pėrmbledhjen “Phaidon”, ndėr 500 fotografėt mė tė mirė, bashkė me njė foto tė Kel Marubit, “Dorėzimi i armėve”. Kėshtu qė ka dhėnė kontributin e tij dhe mburremi qė e patėm.
Ē’rol ka drita dhe si shfrytėzohet nė imazhet e zgjedhura nga Mili?
Gjon Mili ka qenė mjeshtėr i madh i dritės. Nėse fotografia ėshtė pikturim, vizatim me dritė, atėherė Gjon Mili ėshtė mjeshtėr i saj. Portretet e tij janė vėrtet unike, sidomos portreti i Pikasos ėshtė njė i tillė. Vetė ideja e pikturimit nė ajėr me njė burim drite ėshtė njė ide gjeniale. Mili pėrdori shumė stroboskopin qė tė krijonte fotografi qė nga ana teknike ishin njė mjeshtėri ndriēimi, pėr tė cilėn Mili kishte studiuar. Mirėpo ai u fut ndėr 100 fotografėt botėrore sidomos nė bazė tė pėrkushtimit ndaj fotografisė deri nė fund tė jetės. Gjithė shpenzimet e tij shkonin vetėm pėr fotografinė.
Mendoni se e shteroi deri nė fund metodėn stroboskopike?
E shfrytėzoi deri nė fund dhe nė ēdo mėnyrė tė mundshme pikturimin me stroboskop, me dritė artificiale dhe ėshtė njeriu qė ka bėrė mė shumė nė kėtė sferė. Kur pėrmendet fotografia me dritė stroboskopike dhe artificiale, ēdokujt i shkon mendja tek Mili. Ai ėshtė simbol i kėsaj lloj fotografie. Padyshim qė ai ka krijuar njė shkollė tė vetėn nė artin fotografik, sidomos nė hulumtimet e tij stroboskopike qė askush para tij nuk i kishte bėrė dhe ai mbetet pionier i saj.
Personalisht, nuk mė bėn mė shumė pėrshtypje kjo periudhė e krijimtarisė sė tij, se sa pjesa tjetėr e punės sė tij, kryesisht portretet.
Pėr shembull…
Pėr shembull portreti i Pikasos qė mban njė lule nė vesh. Ėshtė portret autentik. Fotografi e mirė ėshtė njė fotografi qė nuk harrohet. Prandaj mendoj se ēdokush qė e sheh kėtė fotografi nuk mund ta harrojė, pėr rrjedhojė, as Gjon Milin. Kjo foto ėshtė shumė eksentrike, sikurse ishte edhe krijimtaria e Pikasos. Ai sigurisht ka dashur tė bėjė njė portret qė tė jetė i jashtėzakonshėm, sikurse ishte i jashtėzakonshėm Pikaso. Dhe ia ka arritur qėllimit. Ėshtė shumė konceptuale pėr kohėn kur u realizua, dhe sot mbetet shumė moderne
Nė vitet 40-60, siē e tregojnė fotot e ekspozitės, ai ėshtė marrė shumė me artin skenik, me baletin, muzikantėt, teatrin. Ēfarė mendoni se e shtynte Milin drejt kėtij territori?
Nė tė vėrtetė Gjon Mili do tė dallohej nė fotografimin e balerinėve, e muzikantėve tė jazz-it. Ai arriti qė tė fotografojė me prapavijė tė zezė siluetat, mirėpo tė gjitha ato kishin njė shkėlqim qė na japin njė dimension artistik, sikurse aureolat qė krijonte rreth figurave, balerinėve, duke krijuar me kėtė teknikė sende tė pėsosura, minimaliste. E zeza me tė zezė, me aureolė qark duke paraqitur vallėzimin, lėvizjen, momentin artistik.
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė arkivi i tij 50-vjeēar u dogj, u shkatėrrua, nė vitin 1966. Mė pas ai u deyrua tė jetonte aty ku punonte nė “Life Magazine”, sepse nuk kishte ku. Dhe prej atij momenti u rrėnua prej dėshpėrimit, deri sa ndėrroi jetė. Tė gjithė negativat e tij u zhdukėn.
Cilat ishin marrėdhniet e tij me artistė tė tjerė tė kohės, si Pikaso, Henri-Cartier Bresson?
Henri-Cartier Bresson ēdo herė qė e takonte Gjon Milin do t’i thoshte: je njė shqiptar i ēmendur. Ai e konsideronte vėrtet gjeni Milin, pasi shqiptari kishte njė diapazon tė gjerė nga ēdo sferė e artit nė pėrgjithėsi. Ndėrsa Mili ia kthente: Ti je njė amator. Ishte njė shaka.
Mė ka ndodhur qė tė takoj njė fotograf tė “Life Magazine” i cili kishte punuar pėr 7 vjet bashkė me Gjon Milin. Nė Turqi jam takuar me njė nga fotografėt mė tė mėdhenj turq, Ara Gyler i cili e pat njohur personalisht Milin. Madje mė rrėfeu dhe njė bisedė mes tyre, kur Gyler kishte punuar nė “Life Magazine” dhe e pat pyetur Milin pėrse njė fotograf i madh si ai i shiste fotot e tij aq lirė. Mili i qe pėrgjigjur: kam nevojė tė jetoj. Kjo dėshmon se ishte njeri vėrtet i dalldisur pas artit dhe nuk i bėnte pėrshtypje gjė tjetėr, si psh tė bėnte pasuri.
Kortezi e Shekulli
Krijoni Kontakt