Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Zvicra edhe zyrtarisht pro pavarsisë së Kosovës

    Zvicra per ndarjen e Kosoves nga Serbia, Rej: Ne s'mund te presim aq gjate sa nderkombetaret

    BEOGRAD (18 Qershor) -"Zvicra eshte e angazhuar per ndarjen formale te Kosoves nga Serbia". Deklaraten per nje Kosove te pavarur Ministrja e Jashtme, Mishlen Kalmi Rej ua ka bere te ditur dje zyrtareve serb. Rej ka deklaruar se qendrimin e saj ia ka percjelle Presidentit te Serbise, Boris Tadic gjate bisedimeve qe ka patur me te ne Beograd. Kjo eshte hera e pare qe nje zyrtar i larte i nje shteti europian te deklaroje hapur ne Beogard se vendi i saj angazhohet qe Kosova edhe formalisht te mos jete me pjese e Serbise. Shefja e diplomacise zvicerane ia ka sqaruar qendrimin e vet kryetarit Tadic se vendi i saj nuk mund te prese per nje kohe te gjate sic po presin disa anetare tjere te Bashkesise Nderkombetare.

    "Propozimi i Zvicres,- ka thene Rej,- eshte qe Kosoves t'i jepet pavaresia". Kryediplomatja zviceriane e ka shprehur kete qendrim dhe per televizionin B92 te Beogradit. Ajo u shpreh se pavaresia formale nga Serbia nuk nenkupton shkeputjen e plote te lidhjeve me Serbine dhe Malin e Zi e as qe kjo nenkupton pavaresine e plote dhe te pakusht. "Ekzistojne forma te ndryshme te pavaresise formale qe mund te zbatohen", thote ajo dhe shton se ndoshta eshte e mundshme te realizohet edhe ndonje forme e bashkepunimit midis Kosoves e Serbise dhe Malit te Zi mbi parimin e konfederates.

    Kalmi Rej ka theksuar se presidenti Tadic pas ketij qendrimi eshte munduar ta binde se nje Kosove e pavarur do te shkaktonte ndarje te reja ne Ballkan, duke shtuar se kjo do ta nxiste edhe kriminalitetin e organizuar ne mbare Evropen e do te krijonte probleme te sigurise ne rajon.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Zvicra dhe pavarësia e Kosovës

    Shkruan: Zef Ahmeti

    Zvicra, vendi helvetik, që në gjirin e saj jetojnë rreth 200.000 shqiptarë njihet si vend neutral dhe i matur sa i përket diplomacisë ndërkombëtare. Diplomacia zvicerane ka qenë e pranueshme për shumë vende në konflikt. Ndihma e Zvicrës që i ka dhënë Kosovës arrin shumën mbi gjysmë miliardi franga zvicerane.

    Kërkesa e ambasadorit zviceran në OKB Peter Maurer, në mbledhjen që po mbahej për Kosovën në fund të muajit maj (2005), për pavarësinë e Kosovës, pasi që, sipas tij, kthimi i Kosovës nën sovranitetin serb nuk është as i dëshirueshëm e as real, ishte një ndihmë shumë e madhe për politikën kosovare.

    Akuzat që i drejtohen ministres për Punë të Jashtme e Zvicrës, Calmy Rey, nga partitë e majta zvicerane, të cilat në gjirin e tyre e kanë edhe një numër serbësh që kanë fituar nënshtetësinë, se kinse kërkesa për njohjen e "pavarësisë formale të Kosovës" ka qenë i ngutshme, Calmy Rey e ka refuzuar si të pabazë, dhe dhe ka deklaruar se Zvicra ka vënë vetëm «gurin e vogël» të saj parat ë tjerëve, duke aluduar në qëndrimin e diplomatit zviceran në OKB. Për ta sqaruar pozicionin e Zvicrës, Clamy Rey shkoi e zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Beogradit ku sqaroi qëndrimin e Zvicrës rreth çështjes së statusit të ardhshëm të Kosovës, edhe pse ajo paraprakisht është kritikuar ashpër nga Beogradi, por edhe gjatë takimit është refuzuar kërkesa e Zvicrës. Pas takimit në Beograd mediat zvicerane shkruan kinse ministresha Calmy Rey ka relativizuar qëndrimin e saj. Kjo, tani para udhëtimit në Kosovë, po del si e pasaktë, dhe që ajo edhe mëtutje qëndron në pozicionin fillestar.

    Calmy Rey mendon se të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e pakicave duhet të arrihet patjetër, porse ajo ka refuzuar formulën e lënë në Kosovë nga ish kryeadministratori Steiner, standardet para statusit. Dhe kjo arsyetohet me argumentin, se nuk mund të arrihen standarde "kurë nuk dihet ardhmëria"! ajo duke preferuar dialogun direkt mes palëve, vlerëson njëkohësisht se ai do të jetë «shumë i vështir« dhe se diskutimet për statusin e Kosovës duhet të zhvillohet paralelisht me demokratizim.

    Një nga arsyet kryesore, pos të tjerash, që e ka shtyrë diplomacinë zvicerane të kërkojë pavarësinë formale të Kosovës është interesimi i Bernës që t`i ndihmojë kosovarët në Kosovë e jo në Zvicër. Qetësia në Kosovë dhe rajon do ta ndalte edhe numrin e mërgimtarëve dhe me këtë edhe vështirësitë e reja që lidhen me kosovarët në fushën e integrimit, shkuljeve të ndryshme të ligjit. Kjo bazohet edhe në përvojën shumëvjeçare sidomos në vitet e `90 ta. Zvicra nuk donë më që të rritet numri i shqiptarëve në Zvicër. Stabiliteti në rajon do të ndikonte në uljen emigrimit. Kurse ata që tashmë shijojnë pasuritë e shtetit helvetik, t`i integrojë sa më shumë e më mirë, por njëkohësisht ekziston interesimi i largimit të të gjithë elementeve kriminele nga Zvicra së bashku me ata që kanë fituar pension invalidor për shkaqe psikike.

    St. Gallen 27 korrik 2005
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Beri buje te madhe kjo zonja Calmy Rey.
    Lexova se serbia perjetoi nje `hard attack` kur mori haberin!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •