Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anëtarësuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Çair
    Postime
    90

    Vaj halli për gazetarët dhe mediat tona

    VAJ HALLI PËR GAZETARËT DHE MEDIAT TONA

    Po jetojmë në kohë të mbrapshtë, kohë e prezantimit të thënieve publike që nxisin lexuesin e gazetave dhe shikuesin e emisioneve televizive... Nxitja reflekton pozitivisht sikur të na çonte drejt progresit objektiv, dhe do të ishte e pranueshme, e dobishme, ndërkaq nxitja që shkakton neveri dhe revoltë nuk do të karakterizohet me dobinë që jemi duke e pritur... Në këtë kohë qytetarët po e kanë mundësinë të dëgjojnë deklarata të lloj-llojëllojëshme nga politikanët aktual, po edhe nga analistët, saqë po merren edhe me interpretimin e tyre që është punë e frytshme..!! Mirëpo, kur qytetarët pa dallim cilës parti i takojnë, merren me interpretimin e ofendimeve që bëhen me qëllim apo pa qëllim nga politikanët aktual, atëherë punët nuk do të kurorëzohen me lavdi, e aq më keq kur ofendimet pranohen si akt i trimërisë dhe patriotizmit..!! Ofendimi vjen si rezultat i humbjes së qëllimit dhe aftësive për të arritur rezultate pozitive, e pse jo edhe kur humbet arsyeja..!! Të gjitha shkrimet, po edhe emisionet televizive që realizohen me fjalor estetik dhe me qëllim progresiv, i pranojmë me kënaqësi estetike... Por koha e re në vend se të na ofrojë mundësinë e progresit objektiv, po na ofron tendencën e partizimit të qëllimeve, synimeve dhe kërkesave kombëtare, që nuk na çojnë në rrugë të mbarë... Dhe këtë përshtypje e përfitova gjatë ndjekjes së emisionit debativ “Rruga Drejt...” në TV ALSAT-M, ku mysafir ishte lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti.

    Në të vërtetë, emisionet e tilla po i ndjekim me interes, sepse politika na ka helmuar të gjithëve deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, por në këtë emision për çudi udhëheqësi kishte ftuar edhe tre gazetarë, sigurisht për t’i ndihmuar (kështu e kuptova në fillim), mirëpo kur filluan gazetarët mysafirë ta drejtojnë emisionin, atëherë më lindi dyshimi... Jo pse do t’i parashtrojnë pyetje me karakter provokues, jo pse do t’ia humbin vlerën emisionit duke e vënë në margjina udhëheqësin, por pse do të turren me pyetje edhe kur do të përgjigjet lideri i BDI-së, saqë shkuan aq larg dhe u pozicionuan edhe si analistë dhe ekspertë për t’i dhënë me dije se si duhet të bihen vendimet politike, dhe si duhet të lëshojë pe Ali Ahmeti ndaj ofendimeve që ia bën Menduh Thaçi, me arsyetimin se duhet ta tejkalojnë vetveten liderët, dhe krejt normale qenka diçka që është e shëmtuar dhe neveritëse, krejt normale qenka kur politikanët sillen me papërgjegjësi ndaj votuesve shqiptarë, sepse kështu po e dashka politika moderne, ofendo dhe mashtro sa të duash për të qenë në qendër të vëmendjes... Udhëheqësit e emisionit nuk e drejtonin emisionin, por e rrënonin kur kërkonin nga Ali Ahmeti të heqë dorë nga Marrëveshja e Majit që doli si rezultat i heshtjes së partisë shqiptare në pushtetin e Gruevskit që bisedon me partitë shqiptare për të mos u marrë vesh, ngjashëm sikur filmat e Çarli Çaplinit (pa zë)...

    Dhe kërkonin ta përkrahë Marrëveshjen e Marsit, që po ashtu po ngjet se do të përfundojë në të njëjtën frymë (bën marrëveshje z.Gruevski për të fituar në kohë deri sa ta shpëtojnë identitetin), dhe nuk e drejtonin emisionin për t’i eliminuar parregullsitë dhe deklaratat mashtruese që po na i harxhojnë kohën në pritje të 60 ditëve, që po bëhen muaj e vite, edhe pse çdo të mirë që do të sjellin partitë shqiptare do t’i gëzojmë të gjithë shqiptarët... Nuk di pse nuk e drejtonin emisionin pa anime partiake, që vetëm e vërteta të hapë dyert e progresit dhe bashkërisht të arrihen qëllimet dhe synimet e shqiptarëve, por insistonin që të shkelin mbi urtësinë dhe sinqeritetin e Ali Ahmetit, sikur të ishte BDI pjesë e Qeverisë së Gruevskit... Dhe fare nuk u pranua asnjë rezultat i BDI-së nga nihilistët, edhe pse gjithherë e ka marrë legjitimitetin e popullit.

    Edhe pse gjatë qeverisjes ka lëshime, dhe do të ketë lëshime secila parti, sepse nuk po i gjykojmë lëshimet e partive sa janë në pushtet, prandaj nuk po ecim përpara si komb... Dhe nuk do të ecim drejtë, derisa i ashtuquajturi “debat universitar” për të cilin as që vlen të komentoj me shumë, por ata që e kanë parë në po të njëjtën natë por në MTV2 (apo thenë më shkurtë TV e PDSH-së meqë ka mbetë vetëm edhe llogoja të ndryshohet në TVPDSH), nuk kisha mundësi ta kuptoj se bëhej fjalë për debat (meqë ky mungonte) apo për tubim me militantë partiak..!! Ndërsa sa i takon udhëheqëses të këtij “debati” i preferoj të shikojë një dhe vetëm një emision në një TV të Shqipërisë, për ta kuptuar nivelin e vetë intelektual... Por, realisht, me keqardhje konstatoj se po ecim mbrapshtë, me mbrapshtitë tona që do t’na kushtojnë shtrenjtë, sepse kur pranohen ofendimet publike jemi të ofenduar të gjithë, po më tepër ofenduesi... Nuk jam i sigurt se në të ardhmen do të keni komoditet të tillë, sepse të urtit që ka urtësinë e vet do t’i imponohet një sjellje e nivelit të gazetarëve (udhëheqës të emisioneve). Gazetarët kur i kritikojnë me të drejtë dështimet e partive në pushtet atëherë sukseset do të jenë efektive, por kur u bëjnë lajka politikanëve në pushtet vetëm pse premtojnë dhe çelin gurëthemele sa për t’i mjegulluar sytë e shqiptarëve, atëherë e humb kuptimin roli i gazetarit që e ka për obligim të informojë drejtë dhe pa anime... Në fund të fundit, e ka për obligim gazetari t’i përmbahet kodit gazetaresk, dhe natyrisht ta vejë në thumb të keqen, por me qëllim që t’i hapë rrugë të vërtetës dhe vetëm të vërtetës edhe pse për dike do të ishte e hidhur...

    Burimi: www.lajmpress.com

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Manci, cka ka interesante ketu per te hapur teme speciale ?

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Gazetare s'ka me ... ku ka gazetare?!

    Te gjithe jane bere analista politike

    Gazetaret s'paguhen mire - kane "perparuar" veten ne analista dhe marrin leke nga politikanet qe keta t'i promovojne. Hajde qejf hajde...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Manci, cka ka interesante ketu per te hapur teme speciale ?
    shoki mos permend emrin tem ne forum se une u largova nga forumi vetem si rezultat i njorances se anetarve te tipit tend sepse une nuk duroj te mshaj motren dhe gruan askush vetem pse nuk jam simpatizant i nje partie qe je ti.

    sa veta jane ketu kunder politikes se pdsh_se nuk mbaj pergjithsi une.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manci : 31-03-2008 më 19:34
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

Tema të Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Në Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •