Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Ne Pamir te Taxhikistanit,ka gjurme te Ilirve??

    Lubotan Koli :

    Nje veshtrim per etnine Pamuke :

    "Atlantida' te reja pellazgo ilire po dalin mbi siperfaqe. Nje filozof kish thene: 'Nese kujtesa shtypet me force nga jashte, rikthimi i kesaj kujtese nodh herdo kurdo vecse me rrembyeshem'. Mbase edhe e njejta gje po ndodh edhe me shqiptaret; qyteterimi i mahnitshem i tyre poellazgo ilir, i cili ose u pervetesua nga te tjeret ose u tjetersua dhe u fsheh ne menyre qe shqiptaret mos te kishin mundesine te merreshin me historine e tyre.

    Por, e kaluara pellazgo ilire po rikthehet ne kete mijevjecar me hove te rrembyeshme. Zbulohen burushet ose hundezaket ne Hunze te Pakistanit (pasardhes te komandanteve ilir te Lekes se Madh). Zbulohen kalashet ne Nuristan midis Afganistanit dhe Pakistanit, edhe keta pasardhes te ushtarave te Lekes, madje epirotas ose thene me shqip, came te vertete. Per t'ua hequr skepsat, mjafton qe te shihni nje valle te tyre qe quhet vallja 'Tsiam'. Kjo valle nga kalashet behet ne perkujtim te nje atedheu te lashte te lene me mijera kilometra larg dhe te nje rikthimi te mundshem ne kete atdhe. Atedheu i enderruar i kalasheve eshte pikerisht 'Tsiami' pra lumi Tiam i Camerise, prej se cilit sic thote edhe Cabej doli eponimi Cam ose Cameri.

    Ekspedita e Lekes ne Azine qendrore ka lene edhe gjurme te tjera. Nje gjurme e tille me siguri eshte edhe Pamiri. Pamiri eshte nje krahine e gjere malore dhe rrafshnalte ne Taxhjikistan ne veri te Afganistanit dhe Pakistanit.

    Makrotoponimi 'Pamir' del sheshazi se eshte me rrenje ilire. Pra, kur formacionet e lodhura ushtarake te Lekes se Madh po ngjiteshin malesive te Baktrianes dhe Sogdianes kishin pare me ne fund nje lugine te gjere. Nje pamje te mire. pra, fjala 'Pamir' eshte shqipe: pa mire = pame mire, ose 'shoh mire'.

    Nje kerkim i shpejte ne internet nxjerr te dhena edhe me marrafrymese. Ne webin zyrtar te pamirianeve, pranohet se ushtaraket e Lekes se Madh e kane sunduar kete rajon. Pra, ketu vjen ne fjale mundesia se grupe te caktuara etnike te Pamirit mund te kene prejardhjen prej ushtarve te Lekes. Per me teper shih: http://pamirs.org/history.htm

    Shihet qartazi, se pamirianet ( e kam fjalen per keta pamirianet ilire, nese i permbahemi ketij supozimi dhe jo pamirianet e tjere per shkak se Pamiri ngerthen shume etnitete te ndryshme) jane race e bardhe. Madje, edhe veglat e tyre muzikore sikur perngjasojne me ato te shqiptareve. Ne dyert e shtepive skalitkan dy brire te perdredhur cjapi, simbol me te cilin identifikohej Leka i Madh. Veshtrojeni me vemendje forumiste vecmas kete video ne youtube, http://www.youtube.com/watch?v=mwvEMj0WSqM dhe do te keni mundesine edhe te degjoni tingullin e nje vegle te ngjashme me cifteline.

    Nje gazetar shkencor i huaj kish bere nje studim marramendes ku shpaloste fakte interesante. Ne Kinen Perendimore ku eshte provinca e Ksijangut ku jeton populli ujgur (kjo krahine kerkon vetevendosje deri ne shkeputje prej Kines) eshte gjetur nje mumje qe daton prej disa mijevjecaresh. Kjo mumie e hedh perfundimisht si te pasakte se Kina perendimore eshte populluar prej te verdheve mongole. Kjo mumie eshte e races se bardhe. Kjo tregon se raca e bardhe ka populluar kete pjese te Kines prej motesh qe smbahen mend.

    Aristidhi Kola flet se dardanet kane qene kolonizatoret me te fuqishem ilir. Gjurme te tyre hasen edhe sot ne Tibet. Madje, ne rrjedhen e lumit Hind eshte nje vend qe quhet Dardanistan, ku jeton nje popull i bardhe xehetar, ngjashem sic kane qene dardanet e lashte, xehteraet me te njohur te lashtesise.

    Mate Aref thote se shumica e popujve ne Azine qendrore dhe pjese te Kines kane qene te emerurar prej pellazgeve te cilet i kane pushtuar keto vende.

    per shembull: ne Kinen perendimore eshte nje popull qe e quan veten ujgur. Nga shqipja: 'uje + gur' cka i pershtatet konfiguracionit gjeografik te Ksinjangut.

    Nje popullsi nepaleze sot e kesaj dite e quajne veten 'gurka' pa pasur kurrfare kuptimi ne gjuhen e tyre. Une mendoj se 'gurka' rrjedh nga fjala shqipe 'gur' pra popull qe jeton ne gur, sepse edhe Leka i Madh sic thote Arriani arriti ne nje vend te quajtur Gur.

    Emri i vargmaleve Himalaje eshte thjeshte pellago shqiptar i perberre nga fjalet: 'Maje malesh', pra malet te njepasnjeshme te thepisura.

    Ne Pakistanin veriperendimor jane nje sere vargmalesh qe quhen Hindokush. Cabej thote se pyetesori 'Kush' eshte ekskluzivisht i gjuhes shqipe. Pra, ekspedita e lekes se Madh ne kerkim te gjetjes se Lindjes, kur kishin hipur ne ato male kane shtruar pyetjen: 'ku eshte lindja, pra hindokush.

    Ceshtja e mreterive pellazge ne Azi te cilat jetuan per tre shekuj mbas vdekjes se Lekes eshte shume interesante. Dosido, ato mu per shkak se kane qene te vecuara jane ruajtur prej pushtimeve te njepasnjeshme. Pikerisht, keto mbreteri te panjohura iliro - pellazge duhen te jene baza e kerkimeve shkencore te cilat do ta pasurojne dhe tregojne madheshtine e qyteterimit pellazg.

    Shume dashamir te gjuhes e historise shqiptare shpeshhere kane bere nje gabim, sepse nuk kane pasur informacion sa e si duhet. Kur kane pare gjurme pellazge ne Azine qendrore, ata kane menduar se pellazgo iliret vine nga Azia qendrore (shih per kete te Shqiperia c'ka qene e Sami Frasherit ku thote se pellazget erdhen nga mes'i Azise').

    Zbulimi i Hunzes dhe gjuhes burush, lugines Kalash, pashtuneve dhe Pamirit tregon qartesisht se pellazget nuk jane nje popull indoeuropian, por ata jane nje popull qe djepin e vet te lindjes e ka ne Ballkan, gjegjesisht ne Shqiperi. Prej kesaj strehe te pathyeshme, pellazgo iliret kane pushtuar boten, pra ata i jane drejtuar Azise per ta perhapur qyteterimin e tyre. Ne Kinen jugperendimore eshte nje krahine e madhe e quajtur Junan (Yunnan) qe sipas nje profesori te huaj rrjedh prej fisit te joneve. Jonet ishin nje nga fiset pellazge qe me vone u greqizuan (por vete emri 'jone' tregon se ata jane race e perbashket me pellazget).

    Nga provat e sjellura me lart, sidomos nga fotografite, vertetohet plotesisht se emri Pamir/Pomir ka nje analogji te perkite me shqipen:

    Pamir= Pamje + Mirė ~~~~~Pamje e mirė; shoh mirė

    (Kjo sepse teksa ushtaret iliromaqedonas te Lekes se Madh po capiteshin maleve te rrepta te Sogdianes (Veriu i Afganistanit te sotshem) ishin sterlodhur se tepermi nga ato vargmale thuajse pa mbarim. Kur eshte shfaqur pllaja-lugina e asaj qe sot quhet Pamir, ushtaret e Lekes duhet te jene gezuar padyshim teksa e kane kundruar nga majat e Hindokushit pllajen e asaj qe quhet Pamir. Prandaj, ata duhet te kene thene: sa pamje e mire

    Ne videon qe solla, une pata bere komente me postuesin e asaj videoje. Ai ishte nje i ri nga Pamiri (mosha e tij ishte diku 19-20 vjec) dhe studionte me burs diku ne Pekin ne mos u gabofsha. Ai tha se ne pamirianet jemi krenar per stergjyshin tone Leken e Madh. Une pyesja per shume gjera, dhe nder te tjerash e pyeta edhe si e quanin ata Pamirin. Ai me tha se pamirianet e quajne Pamirin me emrin POMIR.

    Edhe ky makrotoponimi i dyte ka perqasje dhe etimologji ne gjuhen shqipe sepse:

    POMIR = alb. PO + Mirė ~ (menyra habitore) ~ english(so nice!).

    Disa fjale :

    Baba - Tate
    Nene - Nan
    Une - Un
    Hark - Ark
    Shale( e kalit) - Sal
    depo - ambar

    Une kam pasur fatin e mire qe te flas me ate pamirianin edhe ne MSN. E kam pyetur per shume gjera dhe une si kureshtar qe jam, e pyeta edhe per gjuhen e tij.

    Ai tha se BABAIT i thonte: TAT (veretjeje: kjo eshte e ngjashme me ate si e quajne te atin/babain arbereshet ne Itali/ zoti tat shih poezine O e bukura More). E pyeta si e thone Nenes ne pamiriance. Ai me tha: NAN. S'ka nevoje te behen komente.

    Por kur e pyeta me tutje, si thone vellaut, motres, numrat prej 1 deri ne dhjete, ndryshonin teresisht. dhe nga kjo perfundova se pamirianet e kane ruajtur racen dhe deri diku kujtimin per stergjysherit e tyre ilir, mirepo gjuha e tyre ishte humbur gati krejtesisht, dhe kjo eshte e nenkuptueshme sepse Pamiri gjendet aty ku puthiten kulturat dhe qyteterimet nga me te ndryshmet (arabe, kineze, mongole, taxhike, iraniane e cmos tjeter).

    http://cene-alb.com/?p=10523
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Krejte shenjat qe jane pamur ne vizatime te ketije populli,jane me origjine ilire,punimet,dhe shtepijat,veglat muzikore,vallet,krejte jane identike me te shqipetareve,deri te veshja.mirepo,fetyrat,jane komplete te shqipetareve,posaqerishte te moshes se re,dhe shume identike.Mirepo gjuha,ashte humbur,dhe nji gja duhet ditur,se kesi llji te popullates,ashte plote turkia,plote bullgaria,plte serbija plt shqypnija,te gjithe ne perqindje mbajne shume gene shqipetare,asimilimi,ashte perfekt.Shihet shume mire,kure miret parasysh se ushtaret ilir,nga 5 000 ushtare ne nji vend,ne sherbim te romes,shihet qarte se sa ashte europa me prejardhje Shqipetare,qytetet te medhaja te europes,jane plot me prejardhje shqipetare-ilire,kete e thojne te gjithe,prandaj nuke ashte qudi,se si u asimiluen,pase 2 400 vjeteve,ne kroaci dhe bosnje u asimiluen per 300 vjet.Kurse ne viset e turkis greqis cikli ende nuke ashte permbyllur.Nji zote e dine,sa force e madhe ishim,shume thojne se ma shume se india.Mirepo europa dhe amerika,bajne afer 1 miliard njerez,kurse luftat te ndryshme dhe pushtimet,shkatruen popullin tone.Mjerim i madhe sa ndryshime.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Tumė dardane nė Peshter, Novi Pazar

    Tumė dardane nė Peshter, Novi Pazar

    Njė ekip i arkeologėve ka zbuluar nė rrafshnaltėn e Peshterit njė tumė dardane tė vjet 3 mijė vjet.

    E mėrkure 27 Tetor 2010 17:27



    Nė lokalitetin Pruzhan nė Peshter, arkeologėt e muzeut Ras tė Novi Pazarit, kanė zbuluar urnat pėr djegien e kufomave, tė cilat supozohet se janė mė tė vjetra se 3 mijė vjet.

    Arkeologėt supozojnė se urnat u takonin dardanėve.

    Ekipi i arkeologėve tė muzeut Ras ka zbuluar nė rrafshnaltėn e Peshterit nė fshatin Pruzhn njė tumė dardane tė vjet 3 mijė vjet.

    Drejtoresha e muzeut Ras, Dragica Premoviq-Aleksiq, ka deklaruar se kjo tumė ėshtė shfrytėzuar 1 mijė vjet para epokės sė re, transmeton Koha.net.

    “Janė zbuluar varreza kufomash tė djegura, tė cilat pas djegies nė turrėn e druve janė varrosur nėpėr urna”, ka deklaruar Premoviq-Aleksiq. Kėto kanė qenė vende varrezash, kurse nė bazė tė karakteristikave tė urnave mund tė thuhet se kėto varreza i pėrkasin kohės sė vonė tė bronztė, ka shtuar ajo.

    Sipas fjalėve tė saj, nė tumė janė katėr skelete, kurse pėr nga pėrkatėsia etnike, bėhet fjalė pėr dardanėt.

    “Nė kėtė kohė tė bronzit, banorėt e parė tė njohur tė kėtij territori janė dardanėt. Ky ėshtė njė fis, qė ka jetuar nė hapėsirėn e Maqedonisė, Serbisė sė Jugut, Kosovės deri kėtu te ne, e ne jemi kufiri jugperėndimor i tyre.

    “Dardanėt ishin njė fis i madh e i fuqishėm, njėri nga mė tė vjetrit nė hapėsirėn e Ballkanit”, ka thėnėPremoviq-Aleksiq.

  4. #4
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Feqi po per cfar viti flitet.
    Para epokes se krishtit o mbas krishtit.
    Duhet me percaktu koha .
    Ore qe dardanet kan qene tigra lufte sdushohet perse dhe vet Roma merte skllavet dhe luftataret me te mire kan dal nga ato trulle,.
    Boll te permendim Imperatorin Aureliano qe shpetoj romen.
    Por keta"ilir "mos jane nje pjese e ushtareve qe Roma kishte dispozicion ne cdo provinc qe e kishte pushtuar,e te cilet ai i conte ne lufte .
    Ku vend mund te jete fronti ku Roma donte qe te pushtonte?

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    P A M I R I
    ZGJIDHJA E NJĖ ENIGME ILIROMAQEDONASE

    Ku ėshtė Pamiri? - Vėshtrim gjeografik

    Krahina malore e Pamirit ėshtė njė nga viset mė magjepsėse tė Azisė Qendrore. Pamiri pėrfshin njė sipėrfaqe tė gjerė vargmalesh e pllajash qė njihen rėndom si Malet e Pamirit ose Pllajat e Pamirit. Pamiri gjendet nė juglindje tė Taxhikistanit tė sotėm, pikėrisht nė provincėn autonome tė Gorno-Badakhshan e cila pėr njė kohė tė gjatė kėrkon shkėputje prej pjesės tjetėr tė Taxhikistanit.


    Leka i Madh dhe Pamiri

    “…Arnautėt, ose Shqiptarėt, si pasardhės tė drejtpėrdrejtė nga Ilirėt dhe Maqedonasit” (Journal of the Royal Anthrpological Institute of Great Britain and Ireland - 1879, fq. 232)

    "Epirotėt, Ilirėt dhe Maqedonasit e vjetėr rilindėn nė mesjetė si raca bashkohore shqiptare” (Great races of mankind - John Clark Ridpath, 1893, fq. 209)

    Nė krahinėn e Pamirit qenėsojnė dhjetėra bashkėsi tė pėrveēme etnike tė dallueshme njėra nga tjetra por qė e quajnė vetėn me etnonimin ‘Pomirian’. Disa prej kėtyre bashkėsive etnike shquhen nga tė tjerat nga vetė fakti se janė tė racės sė bardhė. Pėr njėfarė kohe sundoi mendimi se popullsitė e Pamirit duhen tė jenė me zanafillė iraniane. Njėra ndėr bashkėsitė e pėrveēme etnike nė Pamir njihet me emrin Uakhan qė numėron diku 15.000 frymė.

    Ėshtė pėr t’u shėnuar se njė pjesė e Uakhanėve jetojnė edhe nė Hunzė tė Pakistanit, ndėrsa pjesa tjetėr e uakhanėve janė tė ngjashėm jo vetėm antropologjikisht me kalashėt por kanė edhe pikėtakime gjuhėsore. Ngjashmėrisht, sikur qė hunzakėt dhe kalashėt e cilėsojnė vetėn pasardhės tė ushtarėve tė Lekės sė Madh ose Iskandarit siē e kanė tė ngulitur nė vetėdijėn e tyre, poashtu edhe uakhit e quajnė vetėveten si pasardhės tė Lekės sė Madh (Pėr mė tepėr shih: Njė udhėtim nėpėr Pamirin afgan ‘A JOURNEY TO THE AFGHAN PAMIR’. Fushata e paharrueshme gjurmuese e sipėrmarrė nga etnologu i guximshėm danez Ole Olufsen nė vitet 1898-99 shėnon disa kėnde tjera tė prejardhjes sė mundshme tė popullsive tė Pamirit nga ushtarėt e Lekės sė Madh. “Leka i Madh njihet nga tė gjithė popujt e Azisė Qendrore si Iskandar, dhe sundimtarė tė ndryshėm tė luginave tė Pamirit e cilėsojnė vetėn si pasardhės tė Iskandarit’ - shkruan Ole Olufsen nė librin e tij tė vyeshėm ‘Pėrgjatė Pamirit tė panjohur; ekspedita e dytė daneze 1898-99’.

    Leka i Madh

    Siē e kemi vėnė nė dukje edhe mė parė, pushtimet e Lekės u bėnė mė tė zorshme nė malėsitė e Baktrisė dhe Sogdianės nga ku fiset e atyshme sulmonin nė mėnyrė tė befasishme dhe tė ērregullt ushtrinė e Lekės e cila edhe ashtu ishte e pakėnaqur me kuturisjet e udhėheqėsit tė tyre qė nuk dinte pėr ndalje. Sidoqoftė, pas luftėrave tė rrepta Leka arriti tė zaptojė kėto krahina tė pabindura nė tė cilat ai la njė pjesė tė garnizioneve tė tij pėr tė ruajtur rendin si dhe lidhi martesė me bijėn e njė prijėsi vendas e cila njihet me emrin Roksana. Natyrisht, njė lidhje e tillė e krushqisė i detyrohet mė shumė arsyejeve politike, sepse duke u lidhur martesa synohej paqėsimi i atyre krahinave. Kemi pėrmendur gjithashtu se pas vdekjes sė Lekės sė Madh asnjėri nga ushtarėt e tij nuk u kthye nė atdhe; ushtarėt e tij mbetėn nė garnizionet ku ishin, garnizione tė cilat duhet tė jenė bėrė pjesė e mbretėrive tė veēuara tė ushtarėve tė Lekės nė Azinė Qendrore. Privilegji i tė qenurit klasė sunduese e ushtarėve tė Lekės sigurisht se u krijonte edhe epėrsi; dhe pikėrisht kjo epėrsi e tė sunduarit mund tė jetė njėra nga arsyejet e moszhdukjes sė identitetit iliro-maqedonas tė ushtarėve tė mbetur nė kėto vise tė harruara. Ėshtė fare e pavend tė thuhet se bashkėsitė etnike qė e quajnė vetėn pasrėndėse tė Lekės e kanė ruajtur tė pandryshuar identitetin e tyre burimor, ama fatmirėsisht nuk janė pėrzier me raca tė tjera.
    Aristidh Kola nė librin e tij ‘Arvanitėt dhe prejardhja e grekėve’ shkruan se: ‘Rreth 6 mijė ushtarė ilirė, pas vrasjes sė Klitit nga Aleksandri i Madh, e veēuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endėn nėpėr Braktanė, derisa pėrfunduan nė Kafiristanin e sotėm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior’. Ndėrkaq, njė pohim po kaq tė sigurt e gjejmė gjithashtu edhe tek historiani romak Justini i cili duke folur pėr caktimin e hisenikėve tė Perandorisė Maqedonase pas vdekjes sė Lekės thotė se: ‘Iliri Pito u vu nė krye tė Medisė sė Madhe..’ (M. Junian Justini, Epitoma Historiarum Philippicarum Pompei Trogi, Libri XIII, 4, 13). Ndonėse Media e Madhe dhe Baktria ndodhėn larg njėra tjetrės, fakti i pasqyruar nga Justini na jep arsyeje tė mendojmė se edhe ushtarėt e thjeshtė ilir duhen tė jenė vendosur pikėrisht nė kėto vende, varėsisht ku gjendeshin ata: nėpėr garnizione, fortifikata, pika kyqe malore e rrugore, etj.


    Gjurmė tė tjera tė Lekės sė Madh nė Pamir

    Ekspedita tė ndryshme turistike nėnvizojnė faktin se diku nė vargmalet e Pamirit gjendet liqeni Iskandarkul (vėrejtje: Iskandar ėshtė shndėrrim lindor i emrit Aleksandėr, i emėrtuar pas Lekės sė Madh). Ky liqen ėshtė njėri prej mė ngjashnjyesve nė mbarė Azinė Qendrore. Kėndej pari duhet tė ketė kaluar Leka i Madh duke synuar pushtimin e Samarkandit. Nė viset rreth e pėrqark gjėllijnė shumė tregime legjendare mbi kultin e Lekės sė Madh.


    Njė tjetėr dėshmi e pranisė sė mėvonshme tė Lekės sė Madh nė kėto treva ėshtė edhe qyteti i Khujandit, i cili edhe pse nuk ndodhet bash nė Pamir por pėrtej Pamirit diku nė Taxhikistanin Verior i cili ėshtė themeluar nga Leka i Madh dhe ėshtė quajtur si Aleksandria e largėt. Mbase njė qytet i themeluar nga Leka i Madh logjikisht duhet tė ketė qenė i populluar nga ushtarėt e Lekės sė Madh, sepse Leka i Madh synonte qė tė mos linte prapashpine mundėsi pėr kryengritje kundėrmaqedonase nga fiset vendase. Nė librin interesant ‘Azia Qendrore: Kazakistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Kirigistani’ tė grupit tė autorėve Bradley Mayhew, Greg Bloom, John Noble, Dean Starnes nė faqen 368 flitet se Aleksandria e largėt (dmth Khujandi i sotshėm) ishte ngulimi (avanposti) mė i largėt nė lindje i ushtrisė sė Lekės sė Madh. ‘Nė tė vėrtetė, Leka nuk u zgjerua edhe aq shumė nė Samarkand por trupat e tij u kthyen sėrish dhe Aleksandri i Madh vendosi tė ndėrtoi njė kala tė fuqishme nė anėn e Khujandit modern, i cili strategjikisht ishte i pėrsosur pėr mbrojtje dhe pushtim’ (http://www.discovery-tajikistan.com/arc ... 5/win7.php).
    Ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė tė qartėsohet njė gjė sa i pėrket gjurmėve tė Lekės sė Madh nė kėto vise tė Pamirit e gjetiu. Hulumtues tė ndryshėm e pranojnė gjerėsisht faktin e pranisė sė padiskutueshme tė ndikimit tė Lekės sė Madh, si nė qytete tė vjetra, rrugėkalime, liqene, madje ndonėse nė mėnyrė mė tė kursyer edhe popullata pinjolle tė ushtrisė sė Lekės sė Madh. Keqindentifikimi ka tė bėjė me keqparaqitjen e kėtyre gjurmėve si mbeturina tė ushtrisė ‘greke’ ose kulturės ‘greke’. Nėse qytetet janė ndėrtuar sipas stilit arkitektonik tė Greqisė sė Lashtė kjo nuk flet aspak se qytetet e Lekės sė Madh nė Azi janė greke. Sot qytetet qė ndėrtohen gjithandej botės bėhen sipas stilit tė ndėrtesave tė larta amerikane; por kjo nuk i bėn qytetet amerikane. Pjesa mė e madhe e ushtrisė sė Lekės sė Madh ishte e pėrbėrė nga popullsi jo greke, siē ishin maqedonėt, fiset ilire e thrake dmth tė sė njejtės gjuhė. Kjo edhe ėshtė afėrmendėsh pėr shkak se Leka i Madh e ka pasur precedanin e shpėrthimit tė qytet-shteteve greke kundėr Lidhjes sė Korintit dmth kundėr Maqedonisė.
    Sipas Lawrence A. Tritle nė librin e tij ‘The greek world in the fourth century’ fq. 123, thotė se Filipi (i ati i Lekės) me fitoren nė Kereonė morri kontrollin e gjithė qyteteve greke dhe se parandaloi njė marrėveshje greko-perse. Gjatė tėrė kohės, shtetet e nėnshtruara greke nėn sundimin e Lekės mezi prisnin tė kryengritėshin kundėr maqedonėve. Nė librin interesant ‘Greek mercenaries: from the late archaic period to Alexander” Matthew Trundle nė fq. 8 dhe 52 pėrmend se mbreti pers Dari angazhoi mbi 50.000 mercenarė grekė kundėr Lekės sė Madh. Prandaj, dosido Leka i Madh nė ushtrinė e tij nuk mund tė jetė mbėshtetur gjithaq nė trupat greke: vendin mė tė rendėsishėm padyshim se e kanė zėnė maqedonėt, ilirėt e thrakasit qė ishin tė njė trungu etnik.
    Kėtu gjen vend thėnia kuptimplotė e studiuesit tė zellshėm britanik pėr shqiptarėt Wadham Peacock nė librin e tij tė shkėlqyer ‘Albania: the Foundling State of Europe" (London 1914) ku shkruan se: ‘njerėzit tė cilėt mėsyen mbi Babiloninė, Persinė dhe Indinė ishin stėrgjyshėrit e shqiptarėve’. Diodori i Sicilisė i cili jetoi nė kohėn e Cezarit dhe Augustit romak ka lėnė njė fragment shumė tė rendėsishėm qė mund tė na ndihmojė sadopak ta pėrforcojmė mendimin tonė. Diodori thotė se: ‘grekėt qė ishin vendosur nė Baktri dhe Sogdianė, e qė pėr njė kohė tė gjatė kishin duruar me hidhėrim qendrimin e tyre midis njerėzve tė racave tė tjera, tani kur u pėrhapen fjalė se mbreti ka vdekur prej plagėve tė marra, ngrenė krye kundėr maqedonėve. Ata krijuan njė bandė prej 3000 burrash dhe kaluan nėpėr vuajtje tė mėdha gjatė rrugės sė kthimit tė tyre pėr nė shtėpi. Mė vonė ata u masakruan nga maqedonėt pas vdekjes sė Lekės’ (Libri XVII 99.5-6)

    Lidhjet me shqiptarėt

    Pamiri pėrnjėfarė kohe ėshtė cilėsuar nga mbėshtetėsit e teorisė indo-europiane tė gjuhėve si djepi i gjuhėve indo-europiane! Mė pas, ky ‘djep’ ėshtė zhvendosur edhe nė vende tė tjera, gjė qė flet pėr pasigurinė e madhe tė tezės indo-europiane. Mirėpo, a thua pėrse u pandeh pėr njėfarė kohe Pamiri si djep i gjuhėve indo-europiane? Ky cilėsim i Pamirit ėshtė jo i merituar dhe ėshtė shkaktuar nga mosnjohja e historikut tė gjuhėve qė fliten brenda Pamirit. Asnjėherė nuk i ėshtė dhėnė rėndėsi faktit tė qartė se nė Pamir kanė qenė vendosur fise iliro-maqedone tė Lekės sė Madh. Mė vonė, gjuha ilire e pėrhapur nėpėr Pamir ėshtė menduar se ėshtė gjuha bėrthamė, ndėrkohė qė gjuha bėrthamė duhet kėrkuar nė hapėsirėn danubo-egjeane nė Ballkan ku jetonte i ndarė nė fise populli pellazg.
    Zanafilla e gjuhėve qė fliten nė Pamir duhet kėrkuar nė Iliri. Pamiri fatkeqėsisht pėrgjatė historisė ėshtė kredhur nga dyndjet prej mė tė ndryshmėve tė pushtuesve mongol, iranian etj. Gjithsesi, kėto pushtime duhet tė kenė pasur ēmimin e vet: ato i kanė zhdukur emėrtimet ilire ose nėse nuk i kanė zhdukur atėherė kanė krijuar pėrzierjet nga mė tė ndryshmet, qė mund t’i ngatėrrojė edhe studiuesit mė tė mirė. Dimė, se emrat e maleve - oronimet, lumenjėve e rrjedhave ujore - hidronimet janė mė tė qendrueshme nga ndėrfutjet gjuhėsore; si tė tilla duke e njohur aftėsinė e qėndrueshmėrisė sė kėtyre toponimeve atėherė i duhen dhėnė rėndėsi mė shumė pėr tė njohur mė mirė Pamirin. Nė kapitullin pėr Hunzėn kemi nėnvizuar se toponimi - etnonim Hunza ka njė shpjegim tė bindshėm qė e jep gjuha shqipe dmth ‘Hundė e vogėl’ lugina - pllajė e cila ka trajtėn e njė hunde tė rrethuar nga malet. Janė hedhur disa shpjegime tė ndryshme mbi kuptimin etimologjik tė fjalės ‘Pomir’ mirėpo kjo nuk i ka dhėnė fund mirė shpjegimit tė plotė shkencor tė emėrtimit ‘Pamir’. Pikėrisht, ky mosrrumbullakėsim i etimologjisė sė Pomirit kėrkon domosdo - shmėrisht edhe shpjegime tė tjera.
    Njė shpjegim goxha bindės mund ta gjejmė sėrish nga gurra fjalėsore e gjuhės shqipe, madje nė dy mėnyra. Zakonisht, nė literaturėn historike dhe etnografike Pamiri njihet me po kėtė emėr, edhe pse banorėt vendas e quajnė Pomir. ‘Pamir’ nė gjuhėn shqipe mund tė zbėrthehet nė dy fjalė: ‘Pa (Pamje) Mir (E Mirė) pra pamje e mirė, gjė qė ka njėfarė logjike. Le ta bėjmė njė pėrfytyrim sado modest: ta zėmė se jemi ushtarėt e Lekės sė Madh. Malet e pafundme tė Hindokushit duhet t’i kenė lodhur me tė vėrtetė ushtarėt e Lekės, mirėpo zbutja e terrenit malor dhe shfaqja e pllajave tė magjishme e tė pakufishme bėri qė ushtarėt e Lekės tė kishin para syve tė tyre njė pamje tė mirė. Pra, Pamir = Pamje e Mirė. Varianti tjetėr ‘Pomir’ aspak nuk bie nė kundėrshtim me kuptimin e tė parit, sepse Pomir nė gjuhėn shqipe mund tė zbėrthehet edhe si Po + mirė. Qė tė dy variantet etimologjike tė gjuhės shqipe pėrputhen plotėsisht me tė vėrtetėn dhe ndjenjėn e mirė qė shkakton kundrimi i pllajės nga malet e Hindokushit.
    Nė aspektin etnografik, popullsitė e Pamirit ose Pomirit shfaqin njė larmi trajtash tė llojndryshme qė meritojnė njė vrojtim tė posaēėm. Nė dyert e shtėpive pamiriane skaliten dy brirė tė pėrdredhur cjapi ose dhie, qė mund tė shihet edhe nė Hunzė ose nė luginėn Kalashe. Natyrisht, dukuria e ruajtjes sė kėtij simboli dybrirėsh qė ėshtė i lidhur pashmangshėm me Lekėn e Madh dhe helmetėn e tij me dy brirė dhie (sipas Plutarkut) ėshtė ēėshtje qė do trajtim mė tė gjėrė.


    Shkurtimisht, le tė pėrmendim se kjo ndihmon edhe mbėshtetėsit e teorisė sė Dhul Qarnenit, personazhit legjendar tė pėrmendur edhe nė Kuran, qė e identifikojnė me Lekėn e Madh. Dhul Qarnain nė arabisht ka kuptimin e ‘Dy Brirėshit’. Natyrisht, engima ‘Dhul Qarnain’ nuk ėshtė zgjidhur ende sepse ka interpretime nga mė tė ndryshmet, mirėpo simboli i dybrirėshit i ruajtur besnikėrisht nė etosin pamirian, ofron njė perspektivė tjetėr nė mbėshtetje tė ithtarėve tė Lekės sė Madh. Tjetėr aspekt qė nguc vėmendjen tonė ėshtė edhe pėrdorimi i disa veglave muzikore qė janė tė ngjashme me lahutėn shqiptare.

    Shkruar nga: Salih Mehmeti - Prishtinė, 08. 05. 2010

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Foto te femijeve nga Pamiri.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pamir..

    me pa mire..

    pamje mire..
    ose me ba mire..

    besoj ky eshte shpjegimi i emrit te kesaj zone madheshtore per nga natyra..
    apo jo..

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Pjese e shkeputur nga teksti larte

    ‘Pamir’ nė gjuhėn shqipe mund tė zbėrthehet nė dy fjalė: ‘Pa (Pamje) Mir (E Mirė) pra pamje e mirė, gjė qė ka njėfarė logjike. Le ta bėjmė njė pėrfytyrim sado modest: ta zėmė se jemi ushtarėt e Lekės sė Madh. Malet e pafundme tė Hindokushit duhet t’i kenė lodhur me tė vėrtetė ushtarėt e Lekės, mirėpo zbutja e terrenit malor dhe shfaqja e pllajave tė magjishme e tė pakufishme bėri qė ushtarėt e Lekės tė kishin para syve tė tyre njė pamje tė mirė. Pra, Pamir = Pamje e Mirė. Varianti tjetėr ‘Pomir’ aspak nuk bie nė kundėrshtim me kuptimin e tė parit, sepse Pomir nė gjuhėn shqipe mund tė zbėrthehet edhe si Po + mirė. Qė tė dy variantet etimologjike tė gjuhės shqipe pėrputhen plotėsisht me tė vėrtetėn dhe ndjenjėn e mirė qė shkakton kundrimi i pllajės nga malet e Hindokushit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •