Ateistėt nė parim janė kundėr ēdo ideje qė ka bazė teiste, e aq mė tepėr kur ato janė fetare. Sdo mend se do tė kundėrshtojnė ēdo iniciativė tė popullit qė buron nga teistėt ose fetarėt. Por, ajo qė mė shumė mė habitė, janė priftėrinjtė dhe motrat e nderit qė parapėlqejnė edukatėn seksuale para asaj fetare.
Njerėzimi ka dy drejtime, i treti nuk ekziston. Njėri ėshtė ateist - teist dhe tjetri fetar. Programet ndėr njerėz ose janė me prejardhje qiellore ose njerėzore. Si kjo e dyta, kemi me miliona. Kėto ndryshojnė nė formė dhe pėrmbajtje, por nė esencė mbeten njė. Ato vazhdojnė tė janė nė kundėrshtim permanent me fetarėt.
Sdo mend se shoqėritė qė kanė dalė nga regjimet ateiste parapėlqejnė edukimin ndryshe nga teistėt. Por kur ėshtė nė pyetje programi qiellor i pastėr, kėto dy drejtime i bashkojnė forcat e tyre dhe rreshtohen nė njė strategji. Komunizmi, si dhe shumė ideologji simotra ēoroditėse qė polli njerėzimi, vazhdojnė tė janė prezente dhe shumė tė fuqishme. Por ajo qė neve na intereson janė shqiptarėt. Ska dyshim se ish komunistėt kanė bėrė aleancė me teistat shqiptaro-krishterė. Kjo thuajse, ēdo ditė vėrehet nė mediat elektronike, tė shkruara etj.. Kėtė aleancė tė heshtur e shohim edhe nė tubime tė ndryshme. Aty ku duhet tė jepet mendimi pėr problemet kombėtare ftohen vetėm priftėrinjtė, ndėrsa hoxhallarėt anashkalohen.
Shikuar nga ky kėnd, shqiptarėt qė ndjekin mėsimet e islamit nė njė farė mėnyre duken sikur tė janė armiqtė e vendit. Natyrshėm pyesim, pse duhet tė trajtohen myslimanėt si pengues i zgjidhjes sė problemit kombėtar. Cili ėshtė argumenti elitėssonė? Shqiptarėt musliman edhe pse tė anatemuar, kanė zemėr tė madhe, dhe janė shumė modestė. Ata nuk luftuan pėr mburrje, por pėr mbrojte tė vendit, detyra tyre ishte sikur e secilit individ qė e ndiente veten shqiptar, prandaj edhe pse postuar nga niveli duhur kombėtar kryen detyrėn kundėr shfarosjes.
Nėse dikush, muslimanėt i sheh tė prapambetur, duhet ta kuptojė se feja islame nuk i la prapa, por mos qasja e tyre nė edukim e mirėfilltė, si shumė shqiptarė. Okupimet nė njė anė dhe neglizhenca nė anėn tjetėr ishin dy faktor shumė tė mėdhenj qė jemi kėto qė jemi sot. Sidoqoftė tė dy grupet duhet tė kenė durim. Nėse elita jonė ka qėllime njėmend tė mira, duhet ti gėlltisė mangėsitė e vėllezėrve dhe motrave tė tyre, sepse i pėrkasin njė trungu (qofshin fetarė, teistė ose ateist). Pėr hirė tė sė ardhmes, elita duhet tė jetė mė konstruktive, ajo duhet ti afrojė bashkėkombėsit e vet. Ajo, mjerisht jo vetėm qė nuk i afron nė tryezė me ta, por ajo i neglizhon, pėr tė mos thėnė i dėbon nė mėnyrė tė vrazhdė. Vrazhdėsia nuk sjell harmoninė dhe mirėqenien e shumė dėshiruar nga tė gjithė ne, ajo vetėm sa na lė prapa edhe mė shumė. Ndarja hap korridore tė reja prej tė cilave mund tė futen erėra tė shpėrbėrjes ose zhdukjes.
Kemi shfarosje qė vijnė nga jashtė, sikur ai serb, dhe nga brenda, qė i quajmė vetėshkatėrrime. Shfarosja e jashtme pėr njė periudhė kohore mbase ėshtė ndėrperė, por shfarosja e brendshme ėshtė mė e rrezikshme se ajo e jashtmja. I Dėrguari Allahut, kur po kthehej prej njė beteje ngadhėnjimtare, qytetarėt ia uruan fitoren, ai ju tha: Lufta pėr tė cilėn ju mendoni se pėrfundoi ishte shumė mė e lehtė se, lufta tė cilėn e kemi pėrpara. I thanė: po cila ėshtė ajo luftė? Tha: lufta me vetveten. Sipas kėsaj, lufta me serbėt do tė duhej tishte shumė mė e lehtė se lufta jonė e brendshme, pra edukimi gjeneratave.
Priftėrit lobojnė pėr edukimin seksual nė dėm tė atij fetar
Nė shumė vende hasim tė flitet pėr edukimin seksual dhe fetar. Ajo qė ėshtė mė rrėqethėse ėshtė edukata fetare, pėrballė e ka edukatėn seksuale-sa analogjizėm idiotesk. Pėrpiluesit e programeve shkollore mendojė se edukata seksuale ėshtė e dobishme se sa fetare. Pėr ti manipuluar popullin, kėrkojnė lobe ndėr priftėrinjtė shqiptarė, sikur kjo e fundit tani intervista me priftin Nosh Gjolaj nė gazetėn Express e datės 21.06.2005 e shumė tė tjera tė mė hershme.
Priftėrinjtė katolik edhe pse teistė, nė kėtė rast iu janė bashkuar politikės ateiste (ish-komunistėt). Islamistėt kanė parimet e tyre, ndryshimi politikave gjeografike, nuk i bėn ata qė ti ndryshojnė parimet e tyre. Islami ėshtė revelatė pėr mbarė njerėzimin. Qenia njerėzore kishte nevojė pėr udhėzimin e Zotit, prandaj ai nuk ka kompetenca ti ndryshojė ato udhėzime. Njeriu ėshtė i lirė ti pranojė ato udhėzime ose ti mohojė, por jo ti ndryshojė. Prandaj muslimanėt tek e fundit nuk mbajnė pėrgjegjėsinė pėr vetėshkatėrrim. Secili bėn si tė dojė, dikush mendon tė shpėrblehet nė kėtė botė e tjetri nė botėn tjetėr, por secili duhet ta ketė parasysh qė mos tė bėhet barė, pengues dhe i dėmshėm pėr tjetrin. Fatkeqėsisht shumica e elitės shqiptare duke menduar se po i mbrojnė tė krishterėt, muslimanėt po i diskriminon.
Prandaj ky debat
Pėrgjegjėsia e njė muslimani ėshtė tė mos qėndrojė inferior e as indiferent, ai ka tė drejtė morale sa edhe njė jomysliman qė ka lindė nė kėtė hapėsirė gjeografike. Disa padrejtėsisht mendojnė se muslimanėt me ēdo kusht duan ta fusin edukimin fetarė, pastaj synojnė shoqėrinė musliame, tė tėrėn. Jo, ate qė muslimanėt duan ėshtė qė tu lihet hapėsira alternative islame. Populli duhet ta gėzojė kėtė tė drejtė, e ta sheh mendimin alternativ. Tani mė, nuk jemi nė sistemet njė alternativ qė sundoni vendin.
Alenca e heshtur midis ateistėve dhe priftėrinjve shqiptar
Nė emėr tė mbrojtjes sė krishterėve, ateistat kanė bėrė aleancė midis tyre. Duke filluar nga presidentėt, kryeministrat (nė Kosovė e Shqipėri), pastaj liderėt nė Maqedoni. Kundėr kujt ėshtė kjo aleancė? Cili ėshtė qėllimi tyre? Kėto dhe shumė pyetje tė tjera qė mund tė dalin nė kėtė kontekst na bėjnė tė dyshojmė pėr ditė mė tė mira.
Ateistėt nė parim janė kundėr ēdo ideje qė ka bazė teiste, e aq mė tepėr kur ato janė fetare. Sdo mend se do tė kundėrshtojnė ēdo iniciativė tė popullit qė buron nga teistėt ose fetarėt. Por, ajo qė mė shumė mė habitė, janė priftėrinjtė dhe motrat e nderit qė parapėlqejnė edukatėn seksuale para asaj fetare. Ata qė shfaqin neveri ndaj seksit na mėsojnė se edukata seksuale, ėshtė para asaj fetare nė shkollat tona,-ēfarė ironie! Hiqen se kanė frikė nga pėrhapja e homoseksualitetit! Nga kush po i dėgjojnė kėto fjalė, nga ata qė nuk e njohin natyrshmėrinė e seksin.
Por shtrohet pyetja, cila ėshtė aleanca midis shqiptarėve tė krishterė dhe ateistė (komunistė)? Aleanca ėshtė kundėr shqiptaro-muslimanėve. Marrim guximin tė themi kėtė ngase priftėrinjtė evropian duke filluar qė nga shtetet Skandinave e deri nė kufijtė ballkanik. Kėta kanė bėrė pėrpjekje qė fėmijėt e tyre tė mėsojnė edukimin fetarė, dhe pas konsultimeve me ateistėt e bashkėkombėsve tė tyre, ranė nė ujdi qė edukimi fetarė tė zhvillohet nėpėr shkollat laike. Pra, cila ėshtė arsyeja fetare e priftėrinjve tanė qė nuk dakordohen me priftėrinjtė tjerė nė botė!? Pra, kėtu nė pyetje politika vendore, ėshtė frika. Krishterėt si minoritet ndėr shqiptarė, mohojnė edukimin fetarė nė shkolla, dhe parapėlqejnė edukatėn seksuale nė vend tė asaj fetare. Por kjo nuk ndodh nė Evropėn e civilizuar.
Kush ėshtė humbės?
Sdo mend se humbės mbeten shqiptarėt (pa marrė parasysh se nė ēka besojnė). Shqiptarėt nė vija tė trasha janė mbi 80% musliman, mungesa e edukimit fetarė do ti bėjė ata tė duken si popull me bisht (ashtu si na thoshin mė herėt edhe serbėt). Elita jonė mendon ndryshe, populli ndryshe gjithashtu edhe krishterėt tanė ndryshe. E tėrė kjo disharmoni rezulton nė mos seriozitet dhe strategji pa adresė. Tė krishterėt mundėsitė i kanė shumė mė tė volitshme, pėr edukimin e fėmijėve tė tyre, nė objektet e kultit, sepse numri kishave nė proporcion me besimtarėt ėshtė i mjaftueshėm. Ndėrsa muslimanėt kushtet i kanė shumė tė pa volitshme, sepse numri i xhamive nė proporcion me besimtarėt ėshtė shumė i vogėl. Mungesa fetare ka nxjerrė individė tė papėrgjegjshėm, evropianėt ia kanė frikėn, pėr shkak tė trafikimit tė drogės, femrave dhe fėmijėve. Ne me njė shkop magjik nuk mundemi ta shndėrrojmė kėtė popull tė edukuar. Populli kthesat i merr shumė ngadalė, prandaj kur ai ka lirinė e plotė tė edukimit dhe ka disa alternativa tė zgjedhjes ai do tė vetėdijėsohet dhe do tė shkojė andej nga i duket mė mirė. Sot vetėdija njerėzore ka arritur nė atė nivel, saqė nuk pengon alternativat ndėrnjerėzore, por si duket ne jemi shumė larg kėtij niveli.
Zgjidhja
Kisha kėrkuar nga elita shqiptare, para se ti jep kėshillat pėrfundimtare pėr edukatėn seksuale dhe atė fetare le tė merren me leximin e Kuranit dhe librave tė tjerė edukativ. Kurani ėshtė libri i cili ia dha tė drejtėn e gruas mė shumė se askush tjetėr mė herėt. Kurani dhe praktika e Muhammedit s.a.v.s. na mėsoi edhe pėr edukatėn seksuale. Muslimanėt aspak nuk janė kundėr edukimit tė lėndės seksuale, por kundėrshtimi vjen pėr formėn qė i ofrohet shoqėrisė sonė, gjegjėsisht fėmijėve tanė.
Shkruan: Muhamed Jusufi
Krijoni Kontakt