Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anëtarësuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136

    Të flasësh me heshtjen!

    Vazhdoj te te veshtroj e qete.Rreth e rrotull teje toka ka marre ngjyren e kadifenjte.Ti ke rrezuar shume, teper shume gjethe.Shpeshhere kam pyetur veten pse gjethet e tua kane ngjyren e kadifenje por smunda kurre te gjej nje pergjigje.Me vone, me kalimin e viteve kuptova se ishin te vetmet lote te tute qe ti leshoje ne mungese te fuqive per te ecur perpara.Ti vazhdoje te qendroje e vetme, e pa prekur, pa folur dhe duke u munduar te mos zhgenjeje veten ne cdo rreze drite.Ti sje njelloj si shoqet e tua.Ti gjithmone ja ke dale mbane vetem.Tek ty shoh te zbatuar deri ne perfeksion shprehjen se gjithkush qe ne momentin e pare qe vjen ne jete eshte vetem.Te vetmit miq te tute jane dielli qe cdo mengjes te dhuron shume rreze te arta, dhe hena qe te ledhaton gjethet dhe ne netet me re dhe ere.Ti vazhdon te rrethohesh me shume peme te tjera por asnjehere ske mundur te jepesh plotesisht ne gjithcka qe ben me to.Shpeshhere ndien ne zemer qe ti si perket ketij ambienti qe te rrethon, ne te vertete ti sperket askund. por pavarsisht nga kjo ti vazhdon te germosh me thonj cdo centimeter toke per te shtrire rrenjet e tua.Shume peme te tjera jane perpjekur te te afrohen por ti ke vendosur se deget e tyre sishin aq te gjata sa te arrinin te treteshin ne perqafim deget e tua.Ti gjithmone i ke besuar zemres tende dhe pse gjithmone ka qene e para qe te ka tradhetuar.Megjithate ti asnjehere sje rrezuar pavaresisht disfatave qe jeta te ka rezervuar perpara.Ti perseri i ke ringjallur deget dhe gjethet e tua pavaresisht nga sa i forte dhe i eger ka qene dimri qe ke pasur perpara.Por sot shoh qe jane shtuar gjethet e rena te tua. Shume larg teje qendronte pema nene,Ajo vazhdonte te qendronte ne heshtje por krenare sepse kishte nxjerre ne jete dike qe se trembnin vuajtjet dhe lotet.Fillova te mendoja pse asnjehere ti spranoje ne syte e saj se vuaje, se skishe me lot per te qare rrugen tende. Si neser,shume vite me perpara, ti leshove rrenjen e pare.Por askujt si duket e rendesishme kjo.Ndoshta sepse ti ske mundur te lulezosh si shume shoqe te tua.Ti ske mundur te sjellesh ne drite dicka per te cilen te mbahesh mend.I vetmi person qe po ben gati krahet te te perqafoje eshte pema nene.Ajo eshte i vetmi person qe si intereson se cke mundur te besh per tu mbajtur mend.Per te ti ke nje rendesi te vecante sepse je kopja e saj.Ajo eshte e afte dhe te te thoje se sa gjethe ke ti ne deget e tua.Dhe pse larg teje dhe ne mohimin tend per ti treguar ajo di gjithcka rreth teje.Di sa here te perkeledhelin rrezet e diellit, di sa here ti ke mbyllur syte ne perpjekje per te mbijetuar.Ne ato momente ka qene e vetmja gje qe ka frenuar eren te fryje rrotull teje ne friken e rrezimit te gjetheve te tua.Eshte perpjekur ti bej balle dhe tufanit me te rrezikshem vetem e vetem qe ti te mos kishe te ftohte.Por shoh qe me kalimin e viteve dhe ajo ka rene ne mendime.Kerkon te gjej arsyet pse pjella e saj vazhdon te qendroje e vetme.Kerkon tek vetja cdo gje te gabuar qe ka bere, ne friken e tmerrshme se mos do jesh ti vogelushe qe po paguan gjithcka ne vend te saj.Gjethet e saj kane filluar te zverdhen nga dhimbja por ty asnjehere ste thote cndien.Gjithmone te tregon pjesen e saj me te gjelbert me shpresen se ne kete menyre do te te japi kurajo.
    Dhe ne te vertete ka meriten kryesore ne faktin qe ti vazhdon te lulezosh akoma duke u perpjekur ti falesh tokes dhe shume gjelberim dhe lumturi.
    Te dyja e dime se dhe pas dimrit me me acar vjen serish behari.E dime qe ti do celesh perseri dhe gjethet e tua do marrin ngjyren e tyre naturale.
    Por kur te shoh keshtu, pa gjethe, me token ne ngjyren e kalbur, me hyn tmerri se ti sdo mund ti gjesh kurajon dhe forcat e nevojshme per ti dale perballe ketij dimri.E di qe ti ke shume nevoje te mbyllesh syte, te flesh, te harrosh gjithcka, te qetesohesh por une smund te kaloj rruges dhe te mos shoh egzistencen tende.Dhe pse e rrudhur dhe e plakur ne shpirt ti duhet tja dalesh mbane.Te pakten per hir te diellit qe po te buzeqesh dhe per hir te nenes tende qe po tund deget e saj me shpresen se vetem ne kete menyre dote mund te te fali gjelberimin qe te duhet te per te jetuar.
    Ti do behesh e forte dhe do rezistosh...

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ti do behesh e forte dhe do rezistosh...
    Per hir te te tjereve, per syte e tyre , per mos tu bere pesha e dikujt ... edhe pse brenda teje gjithçka eshte e vdekur. Nje qenie pa ndjenja trupi i te ciles "punon" per inertesi...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    studente22 , urime per ate qe ke shkruajtur me pelqen jasht mase .


    PS: Heshtja te vret me shum se fjala.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anëtarësuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136
    mesova te degjoj mes heshtjes.e cuditeshme!tani me trembin zerat ne koken time.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anëtarësuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136
    zerat vazhdojne te ulerasin.vazhdoj te ndiej te ftohte, shume te ftohte.pyes veten ka lidhje ndermjet zerave qe gjemojne ne koken time dhe ketij te ftohti te akullt qe ka kapluar shpirtim tim?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar më parë nga studente22 Lexo Postimin
    .pyes veten ka lidhje ndermjet zerave qe gjemojne ne koken time dhe ketij te ftohti te akullt qe ka kapluar shpirtim tim?
    Znjsh.studente...komplimente per shkrimin.Arrin te diferencohesh nga te tjerat...Me pelqen stili jot edhe pse ndjenja ankthit qe e pushton shkrimin tend me shume se letrar e kuptoj si lutje per mbrojtje.
    Studjon psikologji?
    Heren e fundit qe "kritikova" nje shkrim letrar...me futen duart ne fyt te gjitha shoqatat e te drejtave te grave,feministet e thekura,shtepiaket e deshperuara,apo ato qe i kishte lene i dashuri...une doja te isha thjesht konstruktiv dhe ndaj dhe ju...doja t'ju pyesjay shkrim eshte nje zbrazje e ndjenjave te momentit...apo ju kultivoni shkrimet tuaja?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anëtarësuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136
    shume faleminderit!
    nuk studioj per psikologji, komplet te kunderten.kam mbaruar per drejtesi.te them te drejten me pelqen te shkruaj gjithmone vetem ate qe me vjen ne mendime ne momente te caktuara.
    e urrej shiun kur bie!

Tema të Ngjashme

  1. Te flasesh falas me Voip Stunt
    Nga Mars_2006 në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 04:13
  2. Eksperimente me heshtjen
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 01:01
  3. Te flasesh per artin shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 06:07
  4. Si ta kuptojme heshtjen e shqiptareve?
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 19:39
  5. Te flasesh mire per Shqiperine
    Nga Vinny_T në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •