Close
Faqja 2 prej 400 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 3991

Tema: Enigmat

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Meqenėse ditėve tė fundit, enigmatėt - gjėzėtarėt shqiptar nga e gjitha bota, mė kanė dėrguar disa anagrame - ndėrrrimore tė mrekullueshme, e shoh tė arėsyeshme e pėr hirė tė lexuesve tė Forumit Shqiptar, edhe njė herė t'i parashtroj rregullat e anagramit - ndėrrimorit, pėr t'i josh edhe tė tjerėt qė ta pėrvehtėsojnė kėtė enigmė - gjėzė shumė atraktive.

    ANAGRAMI - NDĖRRIMORI
    Anagrami - ndėrrimori, si enigmė, ėshtė mjaft i popullarizuar nė botė, si pėr nga pėrpiluesit, ashtu edhe pėr zgjedhėsit. Nė enigmatikėn kosovare, anagrami ėshtė paraqitur shumė vonė, mirėpo pėr njė kohė shumė tė shkurtėr dhe nė mėnyrė marramendėse ka pėrparuar.
    Fjala anagram, rrjedh prej fjalės greke ANA=KUNDĖR /nga mbrapa/ dhe GRAMMA = SHKRONJĖ E SHKRUAR. Prandaj, definicioni pėr anagramin kishte me qenė: Fjala ose fjalia e cila edhe kur lexohet nga ana e kundėrt /anasjelltė/ ka kuptim tė njėjtė ose ndonjė kuptim tjetėr, kėshtu ėshtė pėrdorur nė fillim definicioni mbi anagramin.. Ndėrsa sot, me anagram nėnkuptojmė: ēdo fjalė e cila formohet me anagramim /me ndėrrimin e vendit shkronjave/ nga fjala ose nga fjalia e dhėnė dhe formohet fjala ose fjalia krejtėsisht tjetėr dhe me kuptim tė ri.
    Anagrami si enigmė, parashtrohet nė vargje dhe me shkrim, por nga enigmatėt mė tepėr preferohet nė vargje. Zgjidhja e anagramit, pėrherė kėrkohet nė shkronjat e potencuara, ndėrsa vargjet ndihmojnė nė gjetjen mė tė lehtė tė anagramit.
    Deri mė tash janė tė njohur disa lloje tė anagramėve: anagrami lokogrif, rrokjeanagram, anagram i zgjėrura, anagram vello (i mbėshtjell), anagram i cunguar. Nė anagramet bėjnė pjesė edhe: kartvizitat, adresat enigmatike, adresat e rrejshme etj.


    O ABAS! SOT NE TRE
    nga presidenti jemi nderuar,
    me Ēmimin "Nderi I Kombit"
    ai ne na ka dekoruar.

    Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar shkrimtarit dhe publicistit argjentinas me prejardhje shqiptare, Ernesto Sabato, tė cilin nė fillim tė vitit 1996, presidenti I atėhershėm I Shqipėrisė, e dekoroi kėtė shkrimtar sė bashku me Ismail Kadarenė poashtu shkrimtar yni I madh si dhe Ibrahim Kodrėn, piktorin e madh shqiptar I cili jetoi dhe veproi nė Itali (tashmė I ndjerė).

    Ky ndėrrimor I vjershėruar u thur atė ditė kur iu nda ky ēmim I lartė tri personaliteteve tona dhe u botua pas dy-tri ditėve nė gazetėn "Bujku".


    SA KA LINDUR E MĖSOI
    jeta kėtė djalė tė ri,
    se skena duhej
    ta merrte nė gji.

    Rrallė kėsi burrash
    do tė lindė Ama,
    qė nė sy tė botės,
    tė na shtohet fama.

    Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar aktorit tė madh shqiptar, I cili jetoi dhe veproi kryesisht nė Austri. Ky ndėrrimor u botua nė numrin eksperimental tė Stilit, I cili doli nė gjysmėn e vitit 1994.


    DERISA MALI KA
    trungun shqiptar,
    prore ndėr ne
    do ketė poetė kombėtar.
    (ndėrrimor kushtuar Ismail Kadaresė)


    QE LIS MALI MA

    i mire kombėtar,
    l e rrit
    nė kėtė truall shqiptar.

    (ndėrrimor kushtuar Ismail Qemalit)


    DARDANI E RE MOJ!
    pėr Tyky arbėr,
    nė Itali shkoj,
    qė atje me penė
    pėr ty tė luftoj'.

    (ndėrrimor kushtuar Jeronim De Radės)


    N'ĒETAT TONA tė pajtimit,
    ėshtė njė burrė
    trim e bujar,
    qė popullin tone
    e bashkoi mbarė.



    Ky ndėrrimor u botua nė mars tė vitit 1990 nė revistėn "Horizonti dhe iu kushtua Anton Ēettės, njeriut I cili bėri shumė pėr ēėshtjen tone kombėtare. Ky ndėrrimor u thur asokohe pėr tė lartėsuar pėrms kėtyre vargjeve veprėn sa humane aq edhe patriotike – atė tė pajtimit tė gjaqeve, nė krye tė sė cilės ishte tashmė I ndjeri, por I pavdekshmi baca Anton.

    DAJA! - "MESHARI"
    nė letėrsi qe i pari,
    po gjaku i trimit,
    ėshtė mu si altari,
    ndaj atij kudo lart
    t'I ngritet lapidary.


    Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar Legjendarit tone, Adem Jasharit, komandantit tė Ushtrisė sonė tė lavdishme – Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė krye tė sė cilės ishte deri nė rėnien heroike tė tij. Ky ndėrrimor u postua nė faqen elektronike tė Radio Projekt 21, tė cilin e e redakton dhe e pėrgatit kolegu ynė Adem Gashi, I cili jetn dhe vepron nė Danimarkė.


    N'NATO PUSHKA
    Shėrben pėr paqe,
    E fjali e poetit
    Shėron si ilaēe.


    Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar shkrimtarit tone tė shquar Anton Pashkut. Ky ndėrrimor u thur dhe u botua nė "Bujku" menjėherė pas vdekjes sė tij.

    Janė kėta ndėrrimorė tė vjershėruar tė botuar kėto dy dekadat e fundit, me tė cilėt jam munduar ta lartėsoj veprėn e kėtyre personaliteteve tona, perms vargjeve.



    Xhevat RUHANI

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Anagrami - ndėrrimori i Rexhep HASANIT

    NDĖRRIMOR AKTUAL (J=P)

    (130-vjet nga e kaluara historike e kauzes sone)


    ZQ; TITAN! SHI, PREJARDHJE ILIRE...
    (zgjidhja: Lidhja Shqiptare e Prizrenit)
    (AUTOR:"SAGITARIUS")


    Anagrami - ndėrrimori i Riza BERBATOVCIT

    DH. L. PRISHTINA, PEJA, QIREZI - TRE
    yje nė qiellin e ndritur kosovar
    festojnė pėrvjetorin e madh
    tė historisė sė kombit shqiptar.

    _____
    Tė pėrcolla nė ēdo hap,
    Kishe sy qiell nė verė;
    Tė pėrvidhesha rrugės sate -
    Mė shikoje nganjėherė!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Anagrami - ndėrrimori i Agim METBALĖS


    QE PISHTAR - REPRIZA LIDHNI TEJ,
    Kudo qė jeni o shqipėtarė;
    Ta pėrkujtojmė Prizrenin -
    Me tė gjithė ata atdhetarė!

  4. #14
    I nderuari Agim, sot vizitova faqen tėnde dhe pashė se disa nga kolegėt kishin botuar disa ndėrrimorė me temė LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT. Edhe unė kam bėrė tre, por kėsaj radhe po ta dėrgoj vetėm njė. Ja dhe ndėrrimori.

    DHE PREJ PISHTARIT LAN ZEQIRI
    u nis lajmi mė i miri
    trokiti dhe nė shumė dovlete,
    -T’i bėjmė bashkė katėr vilajete.
    Kaloi mal e kaloi kodėr,
    Nga Prizreni deri nė Shkodėr
    Pushoi pak n’ kala t’ Kaninės,
    T’ Manastirit e tė Janinės.
    E tha haptazi – ashiqare:
    -Ylli e hėna kurrė n’ trojet shqiptare!
    Se n’ shqiptari ka burra tė dheut
    Qė duan “shkabėn” e Skėnderbeut!


    Besoj se ju e kuptoni, por megjithatė po jap pak shpjegime pėr lexuesit: Lidhja Shqiptare e Prizrenit pra ua bėri tė ditur shumė "dovleteve"- shteteve se shqiptarėt duan tė jenė kompakt, pra tė bėhen bashkė tė katėr vilajetet: Prizreni, Shkodra, Manastiri dhe Janina. Dhe kėtė kauzė tė tyre jam munduar pėr ta shprehur figurativisht: "Ylli e hėna" qė nėnkupton flamurin turk- kurrė mė nė trojet shqiptare, se aty e ka vendin falmuri i Skėnderbeut-d.m.th flamuri shqiptar. Pra shqiptarėt donin njė Shqipėri tė lirė, me tė cilėn ata do tė administronin.

    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta,
    Adem Gashi,
    Redaktor i shkrimeve nė www.radioprojekt.dk
    Danimarkė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 12-06-2008 mė 17:18

  5. #15
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin

    (130-vjet nga e kaluara historike e kauzes sone)

    Anagrami - ndėrrimori i Riza BERBATOVCIT

    DH. L. PRISHTINA, PEJA, QIREZI - TRE
    yje nė qiellin e ndritur kosovar
    festojnė pėrvjetorin e madh
    tė historisė sė kombit shqiptar.

    _____
    Tė pėrcolla nė ēdo hap,
    Kishe sy qiell nė verė;
    Tė pėrvidhesha rrugės sate -
    Mė shikoje nganjėherė!

    Pėrshėndetje, Agim.
    Tė pėrgėzoj pėr temėn dhe kontributin qė keni dhėnė nė shpejgimein dhe sensibilizimin e enigmatikės si lėmė dhe si veprimtari argėtuese.
    Unė jam autori i kėtij anagrami (e kam dhėnė kėtė anagram te tema pėrkatėse nė sektorin e lojėrave dhe rebuseve).
    Desha ta bėj njė pėrmirėsim.
    Nuk ėshtė "yje nė qiellin kosovar" por "yj nė qiellin kosovar".

    Sepse fjala yll pos shumėsit yje-yjet e ka edhe yj-yjtė. E pasi qė e kishim fjalėn tre (nė gjininė mashkullore) mė duhej shumėsi yj i fjalės yll.

    Vizito blogun tim ku i kam disa punime dhe disa shkrime (mendime personale). Blogun e gjen nė profilin tim.

    Mė bėre tė qesh qė ia ke shtuar edhe vargjet nga nėnshkrimi (signature) im nga Hotmaili. Gjithsesi, ato vargje i kam shkruar unė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mister Enigma : 14-06-2008 mė 22:01
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Falenderoj kolegun enigmatin - gjėzėtarin Adem Gashi dhe Mister Enigma - Riza Berbatovcin, pėr anagramet e postuar kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prirenit e nė kėtė drejtim, ftoj enigmatėt - gjėzėtarėt nga Shqipėria, ta pėrvehtėsojnė kėtė enigmė mjaftė atraktive, pastaj t'u prezentojnė nė revistat enigmatike edhe lexuesve tė vet.

    Nė vijim, po i postoj edhe disa anagrame- ndėrrimore.

    Anagrami - ndėrrimori i dyfisht, kushtuar Kryemjeshtrit tė enigmatikės - gjėzėtarisė Xhevat Ruhanit


    TUNA, XHEVAHIR ėshtė,
    Ky i madhi enigmat – gjėzėtar;
    Gjėzat e tij tė nduarnduarshme –
    Janė perla – margaritarė!

    XHAN, VURA HITE pėr ty,
    Nė letėr e kujtesė –
    Edhe si mik edhe si gjėzėtar –
    Ti meriton mė shumė pėr besė!

    Zgjidhja: Xhevat Ruhani

    Anagrami i dyfisht, kushtuar enigmatit Driton Sejdiut

    SITI JO DENDUR,
    Ashtu me mjeshtri;
    Enigma – gjėza tė qėlluar –
    Me plot dashuri!

    Ato U DREJTON DISI,
    Me zeėė e pedanteri;
    Nė faqet e “Fjalėkryqit” –
    Brilantina pėr histori!

    Zgjidhjariton Sejdiu

    Anagrami - ndėrrimori, kushtuar enigmatit - gjėzėtarit Riza Berbatovcit

    CITOVE BRE BIZAR,
    Enigma – gjėza tė ēuditshme;
    Tė kam lakmi pėr nder –
    Pėr punėn e frytshme!

    Zgjdidhja:Riza Berbatovci

    FARA, RISHĖNIM bėri,
    Me ėndje njė gjėzėtar;
    Ndėrrimorin e bukur –
    Pėr kėtė shkrimtar!

    Zgjidhja:Naim Frashėri

    PAK ARTIN ASAJOI
    Ndėrskena e holle?
    Po, gjatė jetės sė vetė –
    kjo e madhe aktore!

    Zgjidhjaatarina Josipi


    A, HASIN PISHTARIN?
    Mė pyeti Dokleati
    O, po? Nė historinė tonė-
    ėshtė shėnuar emri i kėtij demokrati!

    Zgjidhjaasan Prishtina

    Nė STILIN FINAL ANON?
    Jo moj e dashur Marė;
    ky ka qenė burrėshteti –
    e shkrimtarė i madhė!

    (Fan Stilian Noli)

    BRITMA I HASI nė jehonė,
    Jehona u shkep anėembanė;
    Veprat e tija plotė vlerė –
    Letėrsia nė gji i mbanė!

    Zgjidhja:Sabri Hamiti

    MENDIME HIT i ka,
    Kjo punė nuk diskutohet;
    Ky shkrimtar gjakovar –
    Nga tė gjithė adhurohet!

    Zgjidhjain Mehmeti

    JA ARTI – PASION KA!
    Thonin pėr kėtė aktore;
    Derisa ajo ndėr skena –
    Aktronte nė mėnyrė madhėshtore!

    Zgjidhjaosipa Katarina

    E ANA, TAKTI
    Te kjo kėngėtare;
    Pėrherė kishte –
    Rėndėsi tė madhe!

    Zgjidhja:Anita Take

    ENI, NISI BOTA shqiptare,
    Delegatė si nga toka mbinė;
    Ikėn pėr nė Vlorė –
    E shpallėn pavarėsinė!

    Zgjidhjasa Boletini

    U LULI – GACA, HIRI!
    Ky poet u djeg pėr letėrsi;
    Fėmijėve libra plotė perla –
    U ka lėnė me dashuri!

    Zgjidhja:Ali Huruglica

    SHUTAT O TRISKA,
    Dėshiron me mall;
    Nė koncertet e veta –
    Ky tenori ynė i madh!

    Zgjidhjaastriot Tusha

    DASHJA IME RA,
    Para pėrmendores;
    Komandantit respekt –
    Pėr sakrificėn e fitores!

    Zgjidhja:Adem Jashari

    LANA, QUNI KRISI,
    Boksat nė pėrsosje;
    Kundėrshtarin e dėrmoi –
    Deri nė alivanosje!

    Zgjidhjauan Krasniqi

    LIRA, TELA... MAHI
    S’ka me kėtė kėngėtare;
    Si meteor shndrit –
    Ndėr skena shqiptare!

    Zgjidhjaerita Halili
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 16-06-2008 mė 10:28

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Terminologjia e enigmatikёs nё gjuhёn shqipe


    (Mė) shumё zhurmё pėr pjesemarrjen ekipit tė Kosovės nė Kampinatin botėror nė zgjidhjen e enigmave logjike.

    Do te perpiqem sado pak te ndihmoj debatin, rrahje mendimesh te flluar nga Dritoni qe lidhet me perkthimin, shqiperimin e disa termave te enigmatikes , veēan anagramin, palindromin, rebusin, ananim etj.Lidhur me kete si ilustrim i mire i natryres se debatit mund te sherbej nje segment analizes ne faqen e Koha per Kulture i publicistit V.Surroi qe ia ben librit te Daniel Gilbert, “Te marresh ne thua mbi lumturine”(Stumbling on Happiness, Vintage Books,N.York). “Para 50 vjetesh, nje pigme i Afrikes i quajtur Kenge doli per here te pare nga xhungla e dendur ne nje fushe te hapur, i shoqeruar nga nje antropolog. Ne largesi do te shihnin nje kope bizonesh, ca pika te vogla te zeza ne sfondin e qiellit te kalter dhe pigmeu i cili shikonte me kersheri te pёrqėndruar. Ne fund iu kthye antropologut dhe e pyeti se ēfare insektesh ishin ato. “kur i thashe Kenges se insektet ishin ne fakt bizonė, ai u shkul gazit dhe me tha qe te mos i thosha genjeshtra budallaqe”. Antroplogu nuk ishte as budalla e as qe gėnjente. Shpjegimi psikologjik i Gilbertit eshte se projektimi i ardhmerise behet duke u mbėshtetur ne kujtesen mbi te kaluaren dhe perceptimin e te tashmes “.
    Rrahje mendimesh dhe shkembimi i lirė e i hapet i mendimeve per nje ēeshtje siē eshte emertimi i enigmave, gjezave ne gjuhen shqipe, mendoj une do te duhej bere ne takime, kongrese, kampionate te enigmateve gje qe kjo kerkon qasje, organizim serioz e profesional duke i ftuar ekspertet perkates te gjuhes dhe njohes te mire te enigmave. Nuk them se nuk duhet te shkembejme mendime dhe nepermjet te internetit. Konsolidimi, perforcimi, rregullimi i terminologjise se enigmave ne gjuhen tone duhet bere me fakte, terme te evidencuara, te botuara, te standardizuara dhe kodifikuara nga ekspertet kompetent. Per mua, tani nuk ėshte perparesi terminologjia e enigmave, por organizimi dhe gjetja e garuesve per pjesemarrje ne kampionatin boteror ne zgjidhjen e enigmave logjike. Ēeshtja e emertimit te enigmave nuk eshte brengė dhe detyre vetem enigmateve. Nje ndihmese te madhe ne perforcimin e emertimeve enigmologjike ne gjuhen shqipe perveē pervojave vetanake, jane me vlere pervojat kroate, sllovene, italiane, gjermane, portugeze etj.
    Jane per t’u pershendetur dhe perkrahur nisjativat e Dritonit dhe Ademit per te shkembyer mendime, propozime dhe zgjidhje te mundshme per emertime te enigmave, gjezave te ndryshme, por vetem kjo nuk majfon per te gjetur zgjidhje, perkthim/shqiperim te mirfillte. E mbeshtese plotesisht perkthimin/shqiperimin e enigmave nga gjuha e huaj, por gjithhere nuk eshte aq e lehte te behet nje gje e tille. Jam per perdorimin paralel te emertimeve ne shqipe dhe gjuhe e huaj deri ne konsolidimin, shpjegimin dhe gjetjen e zgjidhjes me te mire. Kjo arrihet ne ate menyre qe krahas perkthimit te behet konkretizimi me nje shembull perkates te enigmёs ne gjuhen tone, perndryshe do te krijohet paqartesi. Gjithashtu, me rendesi te veēante eshte organizimi ne Shoqata, mbajtja e garave, kampionateve kombetare, nderkombetare dhe ne kuader te ketyre aktiviteteve perforcimi i emertimeve ne gjihen shqipe.

    Eshte i njohur ndikimi i ndersjelle i enigmave tё gjuhёve te ndryshme nё njёra-tjetrёn.Enigmatika shqiptare- si pjese e enigmatikes evropiane- mori gjate zhvillimit te saj ndikime nga gjezat, enigmat latine, greke, gjermane, ēeke, anglo-amerikane, por dhe ndikimet simultane nga te gjitha anet ne kete kohe te rritjes se pashmagshme te komunikimeve nderkombetare dhe qarkullimi i njerezve dhe ideve.

    Me respekt
    Zijadin Hasani

  8. #18
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Tungjatjeta, Agim!
    Faleminderit pėr anagramin kushtuar meje.
    Dua tė ta kujtoj qė mbiemri im nuk ėshtė Berbatovci por Bėrbatovci.
    Gjithsesi e kam parasysh qė nuk mund ta shkruajmė gjithmonė shkronjėn Ė pasi qė mungon nė tastierė por mė shumė e pata fjalėn pėr anagramin ku do tė tė rekomandoja qė ta pėrfshije shkronjėn Ė nė vend tė E-sė.
    Me respekt, Riza Bėrbatovci alias Mister Enigma.

    Pėrndryshe sikur ta kisha mbiemrin Berbatovci do tė dilte njė anagram i mrekullueshėm RABIT BREZOVICA.
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Enigmatė – gjėzėtarė tė nderuar,

    Enigmati – gjėzėtari Driton Sejdiu, nė “Fjalėkryq”, hapi temėn pėr debat: “Pėr enigmatėt qė e duan shqipen” – pastaj me shkrime dhe propozime nė kėtė drejtim, janė paraqitur Dr. Kadri Bicaj, Xhevat Ruhani, Adem Gashi, Driton Sejdiu (aty kėtu, me ndonjė akuzė tė panevojshme por tė kapėrcyeshme).

    Tekonologjia dhe zhvillimi i shkencės, me hapa shumė progresive, ishin faktorėt relevant, tė cilėt kanė determenuar nė paraqitjen dhe pranimin nė pėrdorim zyrtar tė shumė fjalėve – termėve tė gjuhėve tė huaja, me ēka gjuhėt amėtare tek tė gjitha kombet, objektivisht nė njė masė, kanė humbur “sovranitetin” e dikurshėm, duke apsorbuar fjalėt – termėt e huaj nė tė gjitha fushat, nga shkenca, kultura, arti etj. e nė kėtė kontekst, as enigmatika – gjėzėtaria, nuk ka patur mundėsi tė veēohet.

    Me kėnaqėsi tė veēant, i lexova shkrimet e enigmatit – gjėzėtarit D. Sejdiu, Dr. K. Bicaj, A. Gashi, Xh. Ruhani, e nė kėtė drejtim, hetohet ēartazi se janė krijuar dy “bloqe” enigmatėsh – gjėzėtarėsh, njėri cili kategorisht mban qėndrimin qė nė fjalorin enigmatik - gjėzėtarisė, duhet tė pėrdoret nocioni – termi enigmė–a–at dhe nė vijim tė gjitha nocionet dhe termėt qė dalin pastaj nga kjo fjalė bazike, dhe “bloku” tjetėr, qė ėshtė pėr pėrdorimin e nocionit - termit shqip, gjėzė–a–at dhe nė vijim tė gjitha nocionet qė dalin nga kjo fjalė bazike..
    Nė ndėrkohė, sėrish i kam konsultuar tė gjitha fjalorėt dhe leksikonet, duke filluar nga Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe, nga grup autorėsh tė Akademisė sė Shkencave tė RPSH, Tiranė 1980, Fjalor fjalėsh dhe shprehjesh tė huaja, tė leksikografit Mikel Ndrecaj, botim i 1986-tės, Leksikonin e Klajiqit, fjalorėt mė tė vjetėr etj. dhe se pa dilema, fjala enigmė–a–at, rrjedh prej fjalės greke, qė nė pėrkthim bukval, do tė thotė gjė e errėt.

    Nė fjalorin e sotėm tė gjuhės shqipe (faqe 430) fjala - nocioni enigmė–a–at, pėrkufizohet – definohet, si diēka qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta kuptuar, pėr ta zbėrthyer a pėr ta shpjeguar, diēka mjaftė e errėt dhe e pa qartė; gjėegjėzė, gjėzė; ndėrsa fjala – nocioni gjėegjėzė, pėrkufizohet – definohet si pėrshkrim i tėrthortė e i ngjeshur (zakonisht nė vargje) i njė sendi ose i njė dukurie, qė jepet dikujt pėr ta gjetur se ēfarė do tė thotė; gjėzė, ndėrsa fjala - nocioni kashelashė, definohet – pėrkufizohet si gjėegjėzė, gjėzė.

    T’ju them sinqerisht, gjatė punės sime shumėvjeēare nė fushėn e enigmatikės – gjėzėtarisė, jam luhatur shumė herė nė pėrdorimin e nocioneve - termėve pėr llojet e ndryshme tė enigmave – gjėzave, por nė fund, jam orientuar dha kam pėrdorur vazhdimisht termin enigmė–a–at dhe tė gjitha fjalėt nocionet qė dalin nga ky nocion bazik, e kėtė qėndrim e kam formuar duke u mbėshtetur edhe nė gazetat dhe revistat ditore e periodike, tė cilat botoheshin atėbotė.

    Apriori, pėrkrahi propozimin e enigmatit – gjėzėtarit Adem Gashit, qė nė fjalorin enigmatik – tė gjėzėtarisė, tė futet emėrtimi shqip pėr enigmė–a–at, si gjėzė-a-at dhe tė shqipėrohen tė gjitha llojet e enigmave – gjėzave qė mund tė shqipėrohen, mirėpo, pas konsultimit paraprak me gjuhėtarėt eminent dhe institucionet reelevante nė kėtė fushė, e mė pastaj, tė zyrtarizohen nė fjalorthin enigmatik – gjėzėtarisė, nga ana e Bordit tė Fedreatės tė Enigmatėve – gjėzėtarėve tė Kosovės.
    Pėrkundėr kėtij qėndrimi, unė do ta shpreh mendimin personal (jam jurist dhe nuk posedoj njohuri tė mjaftueshme nė gjuhėsi), do tė kthehem nė pikėnisje se a duhet tė pėrdoret nocioni – termi enigmė–a–at, apo gjėzė–a–at, te unė flen kjo dilemė: shqipėtarėt qė nga kohėra shumė tė hershme, kanė parapėlqyer dhe sajuar kashelashet, si enigmė shumė tė preferuar, tė cilėn e kanė kultivuar me gjelozi tė skajshme nėpėr oda, ndėrsa me fillimin e arsimimit dhe emancipimit, e sidomos nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, kashelashet, janė emėrtuar edhe si gjėegjėzė apo gjėzė, e kėto tri sinonime, nė vazdimėsi i kanė pėrdorur enigmatėt – gjėzėtarėt dhe tė gjitha revista e gazetat shqiptare nė tė gjitha trojet, ndėrsa nė anėn tjetėr, enigmatika – gjėzėtaria, pos [COLOR="DarkOrchid"]kashelashit[/COLOR[COLOR="Magenta"]]-gjėegjėzė[/COLOR]-gjėzė, nė vete ngėrthen edhe shumė enigma – gjėza tė tjera, qė nė kėtė rast, nuk e shoh tė arėsyeshme t’i numroj tė gjtha me emėr.

    Sipas mendimit tim, kėtu qėndron dilema, tė cilėn duhet sqaruar definitivisht.

    Pra, [COLOR="Blue"]enigmė [/COLOR[COLOR="Magenta"]]– gjėegjėzė [/COLOR]– gjėzė, kėtė “Trekėndėsh tė Bermudeve”, apo kėtė “nyje tė trefisht”, duhet ta zgjidhin gjuhėtarėt eminent, bashkė me institucionet pėrkatėse kompetente, e me zgjidhjen e kėsaj “nyje” kryesore, pastaj do tė zgjidhen tė gjitha “nėnnyje”, apo nocionet qė lidhen me nocionin bazik tė fjalės enigmė-a-at, apo gjėzė–a-at.

    Ju pėrshėndes tė gjithėve, me dėshirė qė tė pėrpiloni sa mė shumė enigma – gjėza.


    Agim METBALA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 17-06-2008 mė 10:49

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Pėr lexues dhe sajues tė anagramit - ndėrrimorit, nė vijim edhe disa anagrame me njė sqarim plotėsues tė vogėl.


    ZEMRA – SHKILE tė keqen,
    Kėshtu thoshte ky poet;
    Me vargjet e tij –
    Porosinė la vet.

    Ugjidhja. Azem Shkreli

    IKU – BRILANT i vėrtetė,
    Me bindje supozoj;
    Kėtė veprimtar –
    Historia do ta vlerėsoj!

    Zghidhja:Albin Kurti

    ILIR R. – FAMA FITON,
    Tha ky basketbollist;
    Nėse nė terren –
    Lufton me mish e shpirt!

    Zgjidhjalorian Miftari

    Njė plotėsim i vogėl


    Te anagrami – ndėrrimori, parapėlqehet qė nga shkronjat e mėdha dhe fjalė tė dhėnur, nga tė cilat edhe kėrkohet zgjidhja, ato duhet tė jenė tė lidhur nė mėnyrė biologjike me personalitetin, ngjarjen apo sendin qė kėrkohet si zgjidhje.
    Pėr ilustrim, po e paraqesim anagramin – ndėrrimorin, kushtuar shkrimtarit Petro Markos – MAKRO TROPE... lexuesin e ofrojnė nė kėrkimin e zgjidhjes se shumė trope e figura stilistike, sigurisht qė i pėrdorin shkrimtarėt e kur i lexon vargjet ndihmėse nė vijim, nuk ka dilema se mė lehtė do ta zgjedh anagrmain – ndėrrimorin.
    Mirėpo, nė anėn tjetėr, enigmatėve – gjėzėtarėve, ēdo herė, nuk u lejohetu kjo mundėsi, nga vet kombinimi i papėrshtatshėm i shkronjave tė emrit dhe mbiemrit tė njė personaliteti, ngjarje historike, apo sendit tė anagramuar.
    Pra, edhe njėherė po e potencojmė se fjalėt e dhėnė si pyetje (me shkronjat e mėdha), duhet tė jenė tė lidhur ngusht – me profesionin apo diēka tė veēant me personalitetit e anagramuar, nė njė mėnyrė, tė pėrshkruhet ngjarja historike apo sendi i anagramuar.

    Nė vijim, anagrami – ndėrrimori, kushtuar shkrimtarit Petro Markos.

    MAKRO TROPE pėrdori,
    Nė shkrimet e veta;
    Ky poet do tė rojė –
    Sa tė jetė kjo jeta!

    Zgjidhja:Petro Marko



    Nė vazhdim, po jamin edhe njė anagram – ndėrrimor , nė sistem tė pėrshkruar si mė sipėr, kushtuar aktorit tonė tė famshėm, Aleksandėr Mojsiut.

    SKENA, ROL, MĖSIU SA DI,
    Nė teatra tė botės mbarė;
    Fitoi famė tė madhe-
    Ky aktorė shqipėtar!

    Zgjidhja:Aleksandėr Mojsiu

Faqja 2 prej 400 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Enigmat - Gjėegjėzat
    Nga Agim Metbala nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 2223
    Postimi i Fundit: 30-10-2009, 15:37
  2. Enigmat - Gjėzat 3
    Nga Agim Metbala nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 900
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 23:52
  3. Enigmat - Gjėzat 2
    Nga Agim Metbala nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1071
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •