Meqenėse ditėve tė fundit, enigmatėt - gjėzėtarėt shqiptar nga e gjitha bota, mė kanė dėrguar disa anagrame - ndėrrrimore tė mrekullueshme, e shoh tė arėsyeshme e pėr hirė tė lexuesve tė Forumit Shqiptar, edhe njė herė t'i parashtroj rregullat e anagramit - ndėrrimorit, pėr t'i josh edhe tė tjerėt qė ta pėrvehtėsojnė kėtė enigmė - gjėzė shumė atraktive.
ANAGRAMI - NDĖRRIMORI
Anagrami - ndėrrimori, si enigmė, ėshtė mjaft i popullarizuar nė botė, si pėr nga pėrpiluesit, ashtu edhe pėr zgjedhėsit. Nė enigmatikėn kosovare, anagrami ėshtė paraqitur shumė vonė, mirėpo pėr njė kohė shumė tė shkurtėr dhe nė mėnyrė marramendėse ka pėrparuar.
Fjala anagram, rrjedh prej fjalės greke ANA=KUNDĖR /nga mbrapa/ dhe GRAMMA = SHKRONJĖ E SHKRUAR. Prandaj, definicioni pėr anagramin kishte me qenė: Fjala ose fjalia e cila edhe kur lexohet nga ana e kundėrt /anasjelltė/ ka kuptim tė njėjtė ose ndonjė kuptim tjetėr, kėshtu ėshtė pėrdorur nė fillim definicioni mbi anagramin.. Ndėrsa sot, me anagram nėnkuptojmė: ēdo fjalė e cila formohet me anagramim /me ndėrrimin e vendit shkronjave/ nga fjala ose nga fjalia e dhėnė dhe formohet fjala ose fjalia krejtėsisht tjetėr dhe me kuptim tė ri.
Anagrami si enigmė, parashtrohet nė vargje dhe me shkrim, por nga enigmatėt mė tepėr preferohet nė vargje. Zgjidhja e anagramit, pėrherė kėrkohet nė shkronjat e potencuara, ndėrsa vargjet ndihmojnė nė gjetjen mė tė lehtė tė anagramit.
Deri mė tash janė tė njohur disa lloje tė anagramėve: anagrami lokogrif, rrokjeanagram, anagram i zgjėrura, anagram vello (i mbėshtjell), anagram i cunguar. Nė anagramet bėjnė pjesė edhe: kartvizitat, adresat enigmatike, adresat e rrejshme etj.
O ABAS! SOT NE TRE
nga presidenti jemi nderuar,
me Ēmimin "Nderi I Kombit"
ai ne na ka dekoruar.
Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar shkrimtarit dhe publicistit argjentinas me prejardhje shqiptare, Ernesto Sabato, tė cilin nė fillim tė vitit 1996, presidenti I atėhershėm I Shqipėrisė, e dekoroi kėtė shkrimtar sė bashku me Ismail Kadarenė poashtu shkrimtar yni I madh si dhe Ibrahim Kodrėn, piktorin e madh shqiptar I cili jetoi dhe veproi nė Itali (tashmė I ndjerė).
Ky ndėrrimor I vjershėruar u thur atė ditė kur iu nda ky ēmim I lartė tri personaliteteve tona dhe u botua pas dy-tri ditėve nė gazetėn "Bujku".
SA KA LINDUR E MĖSOI
jeta kėtė djalė tė ri,
se skena duhej
ta merrte nė gji.
Rrallė kėsi burrash
do tė lindė Ama,
qė nė sy tė botės,
tė na shtohet fama.
Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar aktorit tė madh shqiptar, I cili jetoi dhe veproi kryesisht nė Austri. Ky ndėrrimor u botua nė numrin eksperimental tė Stilit, I cili doli nė gjysmėn e vitit 1994.
DERISA MALI KA
trungun shqiptar,
prore ndėr ne
do ketė poetė kombėtar.
(ndėrrimor kushtuar Ismail Kadaresė)
QE LIS MALI MA
i mire kombėtar,
l e rrit
nė kėtė truall shqiptar.
(ndėrrimor kushtuar Ismail Qemalit)
DARDANI E RE MOJ!
pėr Tyky arbėr,
nė Itali shkoj,
qė atje me penė
pėr ty tė luftoj'.
(ndėrrimor kushtuar Jeronim De Radės)
N'ĒETAT TONA tė pajtimit,
ėshtė njė burrė
trim e bujar,
qė popullin tone
e bashkoi mbarė.
Ky ndėrrimor u botua nė mars tė vitit 1990 nė revistėn "Horizonti dhe iu kushtua Anton Ēettės, njeriut I cili bėri shumė pėr ēėshtjen tone kombėtare. Ky ndėrrimor u thur asokohe pėr tė lartėsuar pėrms kėtyre vargjeve veprėn sa humane aq edhe patriotike – atė tė pajtimit tė gjaqeve, nė krye tė sė cilės ishte tashmė I ndjeri, por I pavdekshmi baca Anton.
DAJA! - "MESHARI"
nė letėrsi qe i pari,
po gjaku i trimit,
ėshtė mu si altari,
ndaj atij kudo lart
t'I ngritet lapidary.
Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar Legjendarit tone, Adem Jasharit, komandantit tė Ushtrisė sonė tė lavdishme – Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė krye tė sė cilės ishte deri nė rėnien heroike tė tij. Ky ndėrrimor u postua nė faqen elektronike tė Radio Projekt 21, tė cilin e e redakton dhe e pėrgatit kolegu ynė Adem Gashi, I cili jetn dhe vepron nė Danimarkė.
N'NATO PUSHKA
Shėrben pėr paqe,
E fjali e poetit
Shėron si ilaēe.
Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar shkrimtarit tone tė shquar Anton Pashkut. Ky ndėrrimor u thur dhe u botua nė "Bujku" menjėherė pas vdekjes sė tij.
Janė kėta ndėrrimorė tė vjershėruar tė botuar kėto dy dekadat e fundit, me tė cilėt jam munduar ta lartėsoj veprėn e kėtyre personaliteteve tona, perms vargjeve.
Xhevat RUHANI
Krijoni Kontakt