Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Gallatat e klanit, te shkrijne por dhe pak te verteta

    Xhoana ne delegacion

    Midis tre delegacioneve shqiptare qe zbarkuan javen qe shkoi ne Santo Domingo te Republikes Domenikane, ai i kryetarit socialist Nano ishte me befasuesi. Pervec kreut socialist, ne nje delegacion zyrtar partiak socialist per here te pare merrte pjese edhe Xhoana Nano, e vluara e re e kryetarit e cila se bashku me Perparim Sanxhakun dhe nje cift biznesmenesh perbenin gjithe shpuren. Por ndersa Sanxhaku replikoi ne distance me Ministren e Jashtme Dade "Ajo dikur ka qene perkthyesja ime ne takimet e internacionales" Xhoi i ka percjelle pa shume komentepikpyetjet e shtypit te perditshem lidhur me pranine e saj ne delegacionin e PS

    Kadare: Milo fajtor

    Ne nje interviste te gjate per gazeten Korrieri, shkrimtari Ismail Kadare ka akuzuar pervec te tjerash edhe shthurjen e diplomacise shqiptare neper bote, dhe ka akuzuar ish ministrin e jashtem Paskal Milo si fajtor per kete degradim. Shume anetare te personelit te ambasadave shqiptare ne bote largohen menjehere nga detyra me te shkelur ne vendet e huaja dhe shpesh behen shkak diskretitimesh per Shqiperine. Ne intervisten e tij per Korrierin (i cili theu edhe nje rekord te tirazhit ate numer, me 20 mije kopje), Kadare foli edhe per krizen ne PS, por njekohesisht paralajmeroi nje fitore te se djathtes ne zgjedhjet e vitit 2005.

    Agolli behet tiranas

    Edhe cudira te ketij lloji ndodhin akoma. Dritero Agolli, devolliu me i devotshem i te gjitha koherave u propozua per t'u shpallur "Qytetar nderi" ne Tirane nga kryebashkiaku Edi Rama, dikur nje kritik i zellshem i Agollit. Ky propozim madje u be realitet me 26 nentor, diten e shpalljes se pavaresise ne Tirane, ne nje ceremoni, ku Rama i veshur kuqezi i dha titullin Agollit. Dhe meqe per cdo veper gjendet perhere edhe nga nje justifikim, per kryeqytetarine e nderuar te Agollit, vete shkrimtari solli si arsye kohen e gjate qe ai kishte shpenzuar duke jetuar ne kete qytet.

    Tare per Aston Villa

    Skuadra britanike e Premiere League, Aston Villa, ka shfaqur interes javen qe shkoi per futbollistin shqiptar te Brescias ne Itali, Igli Tare. Ndersa shuma qe i ofrohet shtatlartit te kombetares shqiptare mendohet te jete rreth 1 milione dollare, anglezet do te duhet te shpenzojne edhe rreth 25 miliarde lireta per te kenaqur klubin e Brescias me te cilin Tare ka kontrate te rregullt. Agjente te Aston Villas kane filluar bisedimet me klubin dhe nese bihet dakord per gjithcka, ne janar Tare do te veshe uniformen e bomberit te Aston Villas.

    Rugova: Skenderbeu proamerikan

    Me 28 nentor, dita e festes kombetare te Shqiperise, por e njohur si dita e flamurit per mbare kombin, ne Prishtine ka shenuar vendosjen e monumentit te Skenderbeut. Kjo ceremoni ka sherbyer edhe si shfaqja e pare ne publik te gjere e Ibrahim Rugoves, liderit te LDK-se pas zgjedhjeve te 17 nentorit. Rugova e ka quajtur Skenderbeun jo vetem mbrojtes te idealeve te lirise se shqiptareve dhe te shume popujve evropiane, por madje edhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjergj Kastrioti Skenderbeu vdiq me 1468, kohe kur Kristofor Kolombi akoma e ngaterronte Ameriken, kontinentin e zbuluar prej tij, me Indine.

    Berisha pret Miss SHBA-ne

    Te premten qe shkoi, kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ka qendruar per afro nje ore ne zyren e tij me Miss dhe Mister Ameriken. Ndonese vete Berisha tha se tema e bisedave kishte te bente me bukurine njerezore, edhe ky takim i sherbeu nismes me te fundit te ndermarre ne PD per gjetjen e rrugeve qe do te fusin opoziten ne parlament. Kjo ka rene ne sy, kur menjehere pas takimit me missin amerikan, Berisha u tregua me selektiv ne pranimin e fteses per takimin me liderin e PS-se me qellim zbutjen e klimes politike. "Nese kryetar i PS do te jete Nano, une do takoj Nanon, nese do te jete Meta, le te vije Meta", ka thene papritur Berisha.

    Koseni show me kokaine

    Drejtori i policise se Elbasanit, Edmond Koseni, ka ngjallur perseri dikutime te ashpra. Te henen qe shkoi midis nje morie telekamerash te ardhura edhe nga Tirana, koloneli i famshem ka asistuar direkt dhe ka qene madje edhe protagonist i "ekzekutimit" te nje sasie kokaine me vlere rreth 5.5 miliarde leke. Narkotiket te cilet i ishin kapur para nje viti dy trafikanteve, u hodhen ne ujerat e lumit Shkumbin, por vetem nje dite me vone ne faqet e medias u shfaqen dyshimet nese ajo kishte qene vertete kokaine apo niseshte. Koseni nuk ka bere ndonje koment por edhe nga peshkataret e Shkumbinit nuk kane ardhur sinjalizime per ndonje lajthitje masive te peshqve.

    Telekom, ceku 1 miliard

    Ndermarrja me e madhe strategjike shteterore, ajo e Albtelekomit do te nxirret ne shitje gjate vitit 2002 nga qeveria. Ndonese vlera e saj llogaritet minimalisht ne 1 miliarde USD, Albtelekomi ka rrezik te bjere ne duart e disa kompanive te dyshimta per shkak te kushteve qesharake financiare qe u jane vene pjesemarresve ne tender. Qeveria ka kerkuar qe pretendentet per blerjen e Albtelekom te mos kene me pak se 300 milione USD garanci, shume kjo e arritshme edhe nga kompanite nderkombetare te dores se dyte. Nga ana tjeter, drejtuesit e filialeve te Albtelekom, po ndjekin politika restriktive ne perhapjen e sherbimit, per te lene hapesira me te bollshme fitimi per bleresit e ardhshem.

    Melo jep doreheqjen

    Lajmi me i papritur per skenen shumengjyreshe te politikes shqiptare, ka qene ai i doreheqjes se Vasil Melos. Kryetari i PBDNJ-se, e njohur si partia aleate e PS e cila perfaqeson gjithe minoritetet ne Shqiperi, eshte menjanuar nga kreu i partise pas nje lufte te gjate dhe te heshtur brenda llojit. Vetem pak dite para largimit nga kryesia e PBDNJ, Melo ka deklaruar asnjanesine e partise se tij ne perleshjen e fundit ndersocialiste. Mirepo nje fraksionist brenda partise ka gjetur momentin per ta shpallur ate kryetar nderi dhe per ta vendosur PBDNJ-ne nen kontrollin e nje komisioni te inspiruar nga OMONIA.

    Enver Hoxha kandidat

    Enver Hoxha do te jete nje nga kandidatet per kryetar i deges se Partise Demokratike te Tiranes. Personi i cili mban fare rastesisht te njejtin emer me ish diktatorin komunist, eshte nje anetar i thjeshte i PD-se, emri i te cilit eshte propozuar nga njera prej nendegeve te partise ne rreth. Enver Hoxha demokrat, shkaktoi peshtjellim ne radhet e kryesise dhe shume prej anetareve te saj menduan se kihej te behej me nje shaka. U mendua madje edhe per privimin e tij nga e drejta e kandidimit deri ne nderrimin e emrit, por ky opcion u hodh poshte per te vertetuar shkallen e larte te lirise dhe demokracise ne PD.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    NGJARJA E JAVES

    Jane nisur per turizem te specializuar, por kane perfunduar tek ara e Tares. Ky ka qene fati i tre personazheve te mirenjohur: Arjan Konomi, keshilltar i presidentit Moisiu, Ilva Tare, drejtore e lajmeve tek Vizion Plus dhe Rudina Xhunga, gazetare, drejtuese e emisionit "Shqip". Ariani u propozoi dy vajzave nje udhetim ne Vuno, ku sipas tij ishte nje kishe interesante. Ilva dhe Rudina po gati ishin dhe keshtu moren rrugen. Gjendja e Volvos se Arjanit ishte shenja e pare qe ky udhetim s'do te ishte dhe aq entuziast. Prishet ne Lushnje dhe fale dashamiresise se Pilo Lales, pas disa oresh makina rregullohet. Aty rreth ores 8 te mbremjes arrijne te ngjisin majen e Llogarase, por zbritja mund te perfundonte ne tragjedi. Makina prishet perseri dhe Arjani mezi arrin ta ndaloje ne akullin qe kishte mbuluar rrugen. Erresire, ftohte dhe asnje shenje jete. Me ne fund, pas disa telefonatash gjendet fshatari i vetem i asaj zone, Tarja, qe i shoqeron ne "shtepine" e tij. E falenderojne dhe Rudina i rras Tares t'i mbante dhe lap topin qe nje zot e di pse e kishte marre me vete. Si perfundim bujten tek fshatari zemermire, qe ndau jo vetem ushqimet por edhe te vetmen dhome gjumi. Dhome i thencin se ajo kishte qene nje kthine me dy krevate dopio ku ishin varur qingjat e therrur qe kullonin gjak gjithe naten. Tarja nguli kembe qe tre miqte te flinin ne nje krevat, por ata nuk pranonin kurrsesi. "Jam njeri i pare une, i kuptoj keto gjera. Sa here shkoj ne Tirane shoh Palomen dhe Diegon dhe filloj qaj. Flini bashke se s'ka asnje problem, vend i lire eshte ky", thoshte Tarja, por miqte refuzuan. Ate nate te ftohte, minus disa grade, Ilva Tare dhe Rudina Xhunga fjeten ne nje krevat me gruan e Tares. Ndersa Arjani u shtri ne mes te te zotit te shtepise dhe djalit te tij. Gjashte fryme ne nje dhome. Mengjesi dhe krejt dita tjeter ishte perseri nje aventure, por kete here ne kthim. Volvo e Arjanit mberriti deri ne Tirane, megjithese la dy goma rruges. Nuk dihet nese kjo treshe ka planifikuar ndonje udhetim tjeter, por Arjani eshte i vendosur te nderroje makine.

    **********************

    PERMASAT E ERJONIT

    Gjate debatit te nxehte ne parlament, doktor Berisha shkembeu replika edhe me Erjon Bracen e ZP. Erjoni u nxeh keq dhe nuk po linte llaf pa i thene Berishes deri sa u ngrit Paloka dhe bertiti me te madhe mes parlamentit: "Mbylle gojen ore! U bere ti te shash Berishen qe je sa ai i Doktorit". Erjoni nuk denjoi t'i kthente pergjigje nje fyerje me permasa te tilla.

    *********************

    FORMACIONI LUFTARAK

    Pas sherrit te fundit ne parlament, Nano, i cili i ndoqi me qetesi dhe buzagaz gjithe perplasjet, vendosi te ndaje disa detyra mes deputeteve socialiste. "Here tjeter nuk duhet te jemi te papergatitur", tha Nano dhe filloi me propozimet. Agron Duka, megjithese me kembe ne allci, u vendos qe ne parlament te flase sa me pak dhe te ngrihet sa me shume. "Agroni te dale ne vijen e pare, tha Nano, aty ku ka qene Taulant Dedja. Ky perjashtohet nga konfrontimet fizike, pasi historikisht i ka nisur ai te gjitha sherret dhe ne fund e kane rrahur gjithmone".

    ****************************
    NJE PYETJE PER BEJTEN

    Kur e pyeten Andi Bejten se si kishte mundesi qe kryeministri Fatos Nano arrinte, megjithe punet e shumta, te ndiqte lajmet ne te gjitha kanalet televizive, te lexonte gazetat e madje te merrte ne telefon edhe pronaret, u pergjigj: "Nuk e di. Une per veten time njehere jam martuar".
    *******************************


    T"IA DHJESIM FMN

    Pasi presionet ne zyren e tij nga te gjithe nderkombetaret po shtoheshin dhe kur FMN, Banka Boterore e BE ende nuk kishin bere deklarata publike per t'iu kundervene politikave te qeverise shqiptare, Fatos Nano thirri ne zyre ministrin qe e ka te sigurte qe i thote vetem po, Kastriot Islamin. "Si do ja bejme o Kaci, i tha, si do t'i neutralizojme sulmet e tyre. Kaci u mendua, u mendua dhe iu pergjigj: "Dy rruge kemi o shef, ose te bejme nje gje qe s'e realizojme dot, pra te bejme sic po na thone, ose me qe po na e sjellin me maje te hundes, t'i fusim nje t'dhime perfundimtare".

    Nano nuk u mendua gjate dhe te nesermen e kesaj bisede emeroi Papadhimen.

Tema tė Ngjashme

  1. E Verteta
    Nga Albo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 19:57
  2. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  3. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23
  4. E verteta e fshehur!
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 07:05
  5. E Verteta
    Nga baobabi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •