Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Një poezi e thjeshtë....

    Duke ju përqafuar të gjithëve, ju lutem mos bëni sherr dhe debate të cilat nuk japin asnjë frut. Në vitin 1995 Akademia Göethe e Gjermanisë i dha Dhira Lekës çmim të parë në takimin ndërkombëtarë të 10 AUTORËVE DISIDENTË TË ISHVENDEVE TË LINDJES. Dhora më kërkoj tekstin e një Ballade, për të marë pjesë në atë takim. Unë shkrova vargjet e mëposhtëme, të cilat i përktheu ose MË SAKTË i përshtati në gjermanisht I MADHI Robert Schwartz.
    Ju lutem lexojeni se me atë mesazh timin poetik desha të bëj të mundur për të gjithë se çfarë ËSHTË KRYESORE!
    Agimi



    ZHGËNJIMI I POETIT

    E dija botën shumë të sinqertë
    Dhe vehten time – një pjesëz të saj!
    Por kur zhgënjehesh, s‘qenka e lehtë
    Të ulërij apo të qaj?!……

    U fola njerzve gjithmonë ndër sy!
    Kaq hidhur vallë u erdhi vërtetë?….
    Zhgënjimi im, I madh për Ty
    Ndaj thashë: - Ti botë je e padrejtë!

    Ndaj kërkoj, sot po kërkoj
    Nga ju të gjithë një fjalë të ngrohtë
    Dhe nuk dyshoj, aspak s‘dyshoj
    Nuk ekziston një tjetër Botë….

    Dhe qielli, edhe toka
    Dhe bora lart në mal
    Dhe dielli do të thosha
    Dhe deti plot me val‘
    Dhe shiu me gjëmime
    Dhe era me furtunë
    Janë pjesë e botës time
    Ashtu siç jam dhe unë!

    Pra njerëz shumë ju dua!
    Më doni edhe Ju!!!
    Të gjitha dashuritë
    Shijojini këtu!
    Dhe flakni tej mëritë!
    Të bëhemi më të mirë
    Në doni që fëmijtë
    Të jenë vërtetë të lirë

    Agim Doçi

  2. #22
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Trofta!
    Jo per te bere debat, seriozisht e kam, se as une nuk i perkas me asnje partie politike ne Shqiperi, se kam 7 vjet pa ardhur, e kur kam ikur nuk me ka pas interesuar politika.
    Nje shoku im i ngushte ne shkolle te mesme po ashtu kishte ikur nga shkolla bashkume gjat trazirave, kapercy murin etj, dhe une e kuptoj dhe respektoj deshiren dhe te drejten tende per te mos dashur te punosh ne sherbim te ketij apo atij, mirepo si ushtarak nuk duhet te njohesh ngjyrime politike por komandant te pergjithshem, dhe nese nuk ishe ushtarak, atehere mund te mos punoje per ta, megjitahte zgjidhja ishte per tu larguar nga atdheu dhe kjo ishte zgjidhja jote, dhe per kete me duket se kemi diskutuar diku tjeter ke puna e azilit(lol).
    Problemi nuk qendronte fare ketu, per mua, perkufizimi i diaspores, dhe konteksti ne te cilin u perdor kjo fjale nga Frrok Cupi, eshte i ndryshem nga ai i disave. Tashi cohet kjo e vetequajtura diaspore dhe fillon te shkumezoje e te me quajn mua vjelles vreri, agjent i ketij apo atij etj.
    Si mund te bisedosh me gjakftohetesi me te tilla qenie?
    Prandaj se i dolem dhe Zotit Agim nga tema.
    Z Agim ju kerkoj falje ashtu dhe hapesit te temes.
    Moderatoret bojn mir ti shofin icik ofendimet.

    P.S. Trofta, dhe un kam pas vllain ish student ushtarak dhe ai osh ne Gjermani, pranej me beso nuk eshte e lehte ti boj ato komente mbi punen e azilit.
    Gjithe te mirat te gjithve.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Vajzë_Mistrece
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47
    Trofta,
    E ngaterrove dhe e zgjidhe po ti lemshin.

    U falenderoj te gjitheve qe moret pjese ne debat
    Pershendejte dhe fat kudo per te gjithe!

    miqesisht,
    vajze_mistrece
    Mbahu, Nëno, mos ki frikë,
    se ke djemtë n'Amerikë!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Zotit Agim Doci

    Pranoni komplimentat e mija personale dhe te miqeve qe ndjekom me shume interes kete kanal te mrekullueshem komunikimi ne gjuhen shqipe.
    Kam lexuar shkrimet e tua,dhe do t'ju bej nje verejtje eni vertet artist,artistet e thjeshte dhe veprat e tyre vijne ngadale pa rrokellime dhe jetojne me gjate sepse mbeten midis njerezve.
    Do te doja te dija me shume per ju aktualisht,angazhimet tuaja etj
    Me shume respekt
    FATJON SOFTA
    ROMA

  5. #25
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Z. Agim Doci.

    Z. Doci

    Duke patur shume besim se jeni nje poet i "kohes" megjithese me keto vargje qe i perkasin te kaluares dhe njekohesisht jane shume aktuale, do deshiroja tju thosha vec dy fjale.
    Ne rradhe te pare te gjithe jemi te ndergjegjshem qe mjerimi yne s'buron nga ne por nga klasa politike qe na drejton. Do te thoni ju z. Doci po ne jemi ata qe i zgjedhim... PO, ESHTE e DREJTE. Por ne duhet te jemi ata qe duhet tu tregojme rrugen sepse ata jane te verbuar ne shpirt, syte e tyre shohin vetem vjedhje, hajdutllek, hakmarrje. Por syte e ketij populli te varfer, por shume te pasur ne shpirt e ne mendje, duhet te shkojne larg, te kalojne muret e shoqerise tone shqiptare dhe te kerkojne nje shoqeri sa me afer ideales, europianes.
    Shume nga ne jetojne jashte atdheut dhe nje dite te gjithe do kthehemi, e ardhmja e Shqiperise ndertohet z. Doci duke e ndihmuar vendin tone nga cdo vend dhe ne cdo cast te jetes tone. Nuk mund te ndihmohet ky komb me te tilla vjersha me fjalor kaq bajat dhe me permbajtje qe s'kalon kufijte e ketij forumi dhe qe per mendimin tim s'duhet ti kaloj. Megjithese une mun te mos jem dhe aq i afte te ushtroj nje kritike letrare mbi ju (gjuha letrare ne gjimnaz s'ka qene nga lendet e mia te preferuara) do desha tju thoja qe mos te jeni kaq vulgar ne shprehjet tuaja dhe te perpiqeni poezite apo vjershat tuaja ti kalojne kufijte e bejteve shkodrane, pasi ketu s'keni te beni me njerez qe s'kane lezuar letersi dhe qe jane "te eger" ne mendime. Te gjithe perpiqemi te bejme dicka per vendin tone por s'shprehemi kaq vulgarisht...

    Duke shpresuar qe te mos ju ngelet qejfi dhe te mos ofendoheni nga "kritika" ime (pasi s'jam kriticist letrar, jam thjesht nje student per marrdhenie nderkombetare), ju lutem pranojini keto rreshta qe ju shkruajta me siper.

    Megjithate respekti im per personazhin tuaj mbetet ende shume i larte.

    Enri Hide
    Greqi. (student)
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #26
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Ah , se mos krijohen ekuivoke...

    Kritika ime i referohet poemes te dyte te botuar ne kete teme nga z. A. Doci.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Henrit miqësisht!...

    I nderuar Henri,
    Përshëndetje nga ana ime, dhe absolutisht nuk më ka mbetur hatëri nga vrejtjet e tua. Kjo sepse janë me vend. Nuk dua të justifikohem, por sipas "nivelit" të temës padyshim del edhe "niveli" i vargut.
    Shpesh për t'i ndenjur cinizmit (i pranuar nga të gjitha gjinitë letrare) hijshëm, duhet që krijuesi të shkruaj (zografisë) dhe shprehje apo vargje nën nivel. Kjo sepse "vepra" duhet asimiluar dhe "bluar" nga të gjithë llojet e "mokrrave". Nëse bëhet fjalë për krijime ELITË, unë nuk i përkas atij "sektori" sepse frymëzimi im qoftë në poezi, qoftë në parodizimin e fenomeneve shoqërore - deri aty arrin¨Nuk mund të kërkosh pendën e Molierit, të Shekpsirit, apo të Xhek Londonit që të përshkruajnë korrupsionin e Anastas Angjelit, apo poshtërsitë e politikanëve në pushtet. Ndaj futet bejtja ime, apo bejtet e Arben Dukës, apo të Dritero Agollit. Ti do të thuash :- pse e krahason vehten me të madhin Dritëro?....Jo për besë aspak! Driteroi është partiak, unë jam mirditas!
    Me respekt Agim Doçi

  8. #28
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    z. Agim

    Me erdhi shume mire kur konstantova qe ju dini te pranoni kritikat. Duhet ne fakt goxha guxim ta besh kete gje para nje publiku (dhe pse virtual).
    Ju uroj gjithe te mirat dhe nje jete sa me te gjate letrare.

    Enri (jo Henri )
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Perdor fjalen pushtetar sepse ata pushtetin me pushke e moren. Fjala pushtetar shqip duket sikur eshte bashkim i fjaleve -pusht- dhe -tradhtar = pushtetar.
    Dukej sikur tema fliste per vjedhjet qe behen nga pushtetaret tane. Doja te pyesja - A keni pare ndonje pushtetar tonin jashte shtetit? Ose ndonje femije te tyrin? Duket sikur nuk i ben pershtypje asnje lloj çmimi. Duket sikur femijet e tyre s'kane asnje problem ekonomik jashte shtetit. Probleme qe ne po na mbysin edhe pse kemi kohe ne emigrim. Si ka mundesi, ata kane nje rroge jo me te madhe se timen qe punoj si emigrant?!! Te pakten me sa di une shteti shqiptar nuk u paguan gjithe keto para. Apo kur vine jashte shtetit mbahen nga miqte e huaj?-Po ku i gjeten mor aman keta miq qe deri ne vitin'90 u çorren duke i share si kapitalist, imperialist qe pine gjakun e puntoreve dhe te popujve te vegjel.
    Frika qe ata kane bere para duke shitur vendin te vjen natyrshem!!(Lexova nje artikull qe Berluskonit do ti falnin nje vile andej nga jugu por jo vetem atij -thoshte artikulli). Eshte gjithmone çudi se si keta njerez qe deri dje ishin komunista te arsimuar dhe drejtues te atij sistemi sillen si te djathte dhe kane shume miq te djathte e te majte. Keta lloj karrieristesh qe si do qe te vi puna dalin te fituar.


    Per ta mbyllur-sa here ketu shahet ose nuk vihet ne drite per mire Sali Berisha disa vete qe duket sikur drejtojne forumin te hidhen ne kundersulm. Ore! Po e perseris -Kush hyn ne kete forum per te lexuar, per te shkruar eshte padyshim patriot ose dhe po te mos jete , do behet me zorr sepse do ti dalin plehrat qe ka nga koka. Eshte nje mrekulli per mua te kem nje vend si ky ku te them mendimin tim te thjeshte, por te lire ama!

    Faleminderit qe eksistoni o vellezer e motra!
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 23-12-2002 më 23:53

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    I dashur trofte, salmon apo qefull
    Me gjithe respektin qe kame per ju nje gje me cudit:
    Qe si anetare i denjte i kombit shqiptare vashdon te paraqesesh simptomat me sinjifikative te shqiptarit bazal dhe pse mundohesh ta paraqesesh veten si intelektual:
    1 Pergenjeshtrimi i realitetit
    2 Kalimi i fajit per inkopetencen tende personave te trete.
    Te dy keto symptoma jane te njohura qe boten mjeksore qe vine si rrjedhoje e traumes psiologjike, pra si popull i traumatizuar jetojme nje psikoz kolektive, po se kur do dalim jashte ksaj psikoze nje zot e di.
    Si i idhull neodiktatorial qe je, pse vashdon te pergenjehtrosh faktet qe ajo qe ndodhiu ne 97 ishte direkt pasoj e karagjozit sal dhe menyres direkt komiko-diktatoriale te tij per drejtimin e shtetit, plus ashtu si dhe Hitleri nuk denjoi te degjonte gjeneralet e tij qe te terhiqte ushtrine nga Stalingradi, ashtu dhe Ajatollah Berisha shkovi dhe na anetaresovi ne konferencen e islamikeve pa pyetur njeri dhe me shpejtesi te madhe dhe ne kundershtim me deshiren e shumicesh, qe te mesuar me propagande televizive ne vend te dritave, ujit dhe ushqimit, perplasen duart edhe per kete sukses te madh qe arriti partia, pavaresisht se sot e kesaj dite i vuajme pasojat e asaj gjeje qe nga citimi si vend baze i islamikeve terroriste ashtu dhe ne lidhje me anetaresimin ne Bashkimin Evropian, qe megjithese jemi me mire nga na ekonomike se bullgaria, prape as qe eshte diskutuar ndonjehere per futjen e shqiperise, te pakten deri ne 2020. Njeriu gabon per here te pare po nese e ben perseri te njejtin gabim, eshte budalla. Ktu futet dhe mungesa e deshires kolektive shqipatere per ti pare gjerat sic jane ne sy dhe per te tentuar per te haruar shume shpejt, pa analizuar, nxjerre perfundime ne menyre qe keto gjera te mos perseriten perseri. So i dashur, 97 ishte cmimi qe pagoi kombi shqipetyar per te rikthyer demokracine, si ishalla ka zen mend.
    Do ishte me mire te ngrije diskutime se si te improvin vleren e debatit ne shqiperi pa kaluar te sqepari, si te rrisim vlerat demokratike te shoqerise shqipatre, si te mos votojme me kolektivish si njeher e njekohe po te ndeshkojme demokratikisht ata qe nuk japin rezultat, si te shdukim kulturen e bimbashit dhe bashibozukut, te korruptuarit dhe gangsterit nga kokat e njerezve, se i te kuptojme qe nese i japim voten dikujt, nuk ja japim se po voton per 'baben' po sepse po lidhim nje kontrate me ate njeri dhe nese ai nuk deliver, piss him off.
    Keshtu i dashur, boll me me peralla me mujon dhe bajlozin,pranoi gjerat sic jane, auto rregullo veteveten, permirsoe psikiken tende dhe bej dicka pozitive, largoju partizanit dshe cetesh se pezes.
    Te fala
    sn0m

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kërkoj kontakt me Drilon Jahirin me origjinë nga Prishtina
    Nga GeNi_25 në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 14:07
  2. Dua Te Kem Kontakt Me Studente Psikologjie
    Nga tereza_11 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 19:25
  3. Dua te kem kontakt me nje student ose profesor psikologjie
    Nga tereza_11 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 19:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •