Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 62
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UNMIK u kundër zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë

    Prishtinë, 9 prill - UNMIK u përfundimisht do t'i thotë jo zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, sepse kjo paraqet shkelje të rezolutës 1244. Kjo do të jetë përgjigje ndaj kërkesës së Serbisë që në shtetin e ri të Kosovës t'i organizojë zgjedhjet e saja lokale. Zyrtarët e UNMIK-ut janë duke përgatitur përgjigjen në letrën e ministrit serb Slobodan Samarxhiq, i cili më herët kishte kërkuar leje nga administrata e KB për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në lokalitetet serbe në Kosovë. "Ne jemi duke e përgatitur një përgjigje ndaj letrës së ministrit Samarxhiq. Ne do të qartësojmë se nëse Serbia vendos të organizojë zgjedhjet lokale edhe në Kosovës, kjo paraqet shkelje të rezolutës 1244 dhe nuk do të kenë kurrfarë validiteti ligjor", tha zëdhënësi i UNMIK ut, Aleksander Ivanko. Ndërkaq sa u përket zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, UNMIK u, do të mbajë qëndrim neutral: as nuk i përkrah e as nuk i ndihmon në organizimin e tyre. Por UNMIK u ende nuk ka qëndrim të qartë se çfarë do të bëjë nëse Beogradi megjithatë synon t'i organizojë edhe zgjedhjet lokale. Sipas pikëpamjes së përgjithshme, pra edhe e të anëtarëve të Grupit të Kontaktit, mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe paraqet shkelje të rezolutës 1244. "Tani ne duhet t'ia kthejmë letrën ministrit Samarxhiq dhe të presim reagimin e Boegradit ndaj këtij qëndrimi", tha zëdhënësi Ivanko.
    QIK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ryker thotë se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë

    Prishtinë, 10 prill - Shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Joackim Ryker thotë se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë dhe ka bërë të ditur se çfarëdo përpjekje për t'i mbajtur ato në territorin kosovar do të shënojë shkelje të Rezolutës 1244. "Më duhet ta bëj shumë të qartë se vetëm UNMIK u mund të mbajë zgjedhje në Kosovë dhe zgjedhjet e tjera nuk do të kenë asnjë vlefshmëri këtu, gjithnjë përderisa nuk janë kërkuar nga UNMIK u", tha për BBC-në Ryker. Por në anën tjetër ai ka thënë se misioni ndërkombëtar as nuk do të pengojë dhe as nuk do të ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe edhe në territorin e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DASH kunder zhvillimit te zgjedhjeve serbe ne Kosove
    » Dërguar më: 11/04/2008 - 17:50

    Beogradi ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme edhe në Kosovë, përkundër faktit se Misioni i Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se një gjë e tillë do të ishte shkelje e Rezolutës 1244. Ne fakt kete qendrim e kundershton edhe Departmenti Amerikan i Shtetit

    WASHINGTON- Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet kunder mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne veri te Kosoves. Zedhenesi i ketij departamenti Shon Mekkormak ka deklaruar gjate nje konference per shtyp se Kosova është shtet Sovran. "Kosova është shtet sovran. Nuk i takon një shteti tjetër sovran që të mbajë apo organizojë zgjedhje në një shtet tjetër, gjithashtu sovran", tha Mekkormak duke komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme serbe në Kosovë.
    Zedhenesi i DASH komentoi gjithashtu njoftimet e shpërthimit te dhunës midis "shqiptarëve dhe forcave të rendit të Bashkimit Evropian" pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës. "Nuk janë njerëzit që jetojnë në Kosovë ata që janë të trazuar, ata që po konfrontohen ose po i kthehen dhunës. Në fakt, njerëz të këtillë janë duke ardhur nga jashtë dhe janë duke u dërguar nga individë dhe qeveri jashtë Kosovës për të shkaktuar vështirësi dhe telashe brenda në Kosovë" tha Mekkormak.
    Reagimi i Departamenti Amerikan te Shtetit vjen në nje kohë kur Beogradi paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme edhe në Kosovë, përkundër faktit se Misioni i Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se një gjë e tillë do të ishte shkelje e Rezolutës 1244. (em/REL)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: Zgjedhjet serbe në Kosovë janë të paligjshme

    Zgjedhjet serbe në Kosovë janë të paligjshme dhe nëse ndonjë grup parlamentar i Kuvendit të Kosovës kërkon që me ndonjë rezolutë të dënohen këto zgjedhje, unë do ta përkrahja, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Kryeparlamentari Krasniqi megjithatë tha se të drejtën për të penguar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë i ka UNMIK-u, deri në hyrjen ne fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    11 prill 2008 - 16:21:33
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zgjedhjet komunale të Serbisë në Kosovë konsiderohen jolegale, thotë UNMIK-u

    Prishtinë, 11 prill - UNMIK-u thotë se zgjedhjet lokale serbe në Kosovë do të ishin jolegale, thuhet në përgjigjen e administratës së KB ndaj kërkesës së qeverisë së Serbisë që më 11 maj të organizojë këto zgjedhje edhe në Kosovë. Zëdhënësi i UNMMIK-t Sven Lindholm ka deklaruar se letra e UNMIK-ut dërguar ministrit serb Samarxhiq është qëndrim zyrtar. "Zgjedhjet komunale të Serbisë në Kosovë konsiderohen jolegale në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit". Por ai ka shtuar se zgjedhjet parlamentare të Serbisë mund të mbahen edhe në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria dhe opozita deklarohen kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës

    Përkundër faktit se shefi i UNMIK-ut Joahim Ryker i ka fillimisht e ka cilësuar mbajtjen e zgjedhjeve komunale serbe në Kosovë - jo legjitime, dhe më pastaj ka ofruar bisedime që të arrihet një marrëveshje për mbajtjen e tyre z në 5 komuna me shumicë serbe, Qeveria dhe opozita në Republikën e Kosovës kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë mbajtjen eventuale të këtyre zgjedhjeve, duke thënë se do ta delegjitimojnë rezultatin e tyre që ato të mos mund të jenë valide në Kosovë.
    Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe përfaqësuesit e partive opozitare, kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë mbajtjen eventuale të zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, duke i konsideruar ato si të jashtëligjshme, si dhe kërkuan nga administrata e UNMIK-ut që të parandalojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

    Të përkujtojmë se shefi i UNMIK-ut, pas refuzimit të mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në territorin e Republikës së Kosovës, megjithatë ai ka ofruar bisedime me palën serbe në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për mbajtjen e tyre në 5 komuna me shumicë serbe; Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Novo Bërdë dhe Shtërpcë.

    Zëdhënësi i UNMIK-ut Sven Lindholm ka thënë dje për RTK-në se çdo vendim do të merret pas konsultimeve edhe me përfaqësuesit kosovar, mirëpo UNMIK-u ende nuk ka thënë se si do reagojë nëse Qeveria e Serbisë nuk pajtohet për marrëveshje dhe mban zgjedhjet e saj.

    Ndërkohë, zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi në një prononcim për RTK-në ka përjashtuar çdo tendencë të Qeverisë serbe për të mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë më 11 maj. Edhe në rast se Qeveria e Serbisë do të zhvillojë procesin zgjedhor të 11 majit nëpër komunat me shumicë serbe në Kosovë, Institucionet e Kosovës dhe ato të UNMIK-ut janë deklaruar se do ta delegjitimojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që ato të mos mund të jenë valide në Kosovë.

    Sipas Kuçit zgjidhja më e mirë për këtë, do të mund të ishte përmes vazhdimit të mandatit kryetarëve aktual të komunave me shumicë serbe. Ndaj paralajmërimeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë ka reaguar edhe opozita.
    | s.b & RTK staff |
    13 prill 2008 - 09:33:23

  7. #27
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    EDITORIAL- Ndërkombëtarizimi i zgjedhjeve serbe

    (më: 14/04/08) Nga KATOVICA

    Serbia ka vendosur dhe po synon që zgjedhjet e saj t’i organizojë edhe në territorin e një shteti tjetër, sovran dhe të pavarur, shteti i Kosovës. Dhe menjëherë e ka shndërruar këtë në një problem ndërkombëtar.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 majit në Serbi, janë shndërruar menjëherë në një problem ndërkombëtar. Kjo ka ndodhur rregullisht me të gjitha zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale, që janë zhvilluar në Serbi qysh nga viti 2000, kur në fuqi në Beograd erdhën forcat, të cilat u klasifikuan si demokratë. Qeveritë në Beograd vazhdimisht i kanë bërë zgjedhjet e tyre problem ndërkombëtar, në funksion të strategjisë serbe të presionit mbi faktorin ndërkombëtar, për të fituar diçka në favor të interesave të Serbisë. Me këtë taktikë i janë shkëputur lëshime dhe favore faktorit ndërkombëtar për Kosovën, për Malin e Zi, për integrimin në BE dhe në NATO, për mosbashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, për mosrealizimin e reformave demokratike në Serbi etj.
    Kjo po ndodh edhe tani, kur Serbia ka caktuar që më 11 maj të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale. Serbia ka vendosur dhe po synon që zgjedhjet e saj t’i organizojë edhe në territorin e një shteti tjetër, sovran dhe të pavarur, shteti i Kosovës. Dhe menjëherë e ka shndërruar këtë në një problem ndërkombëtar.
    Kjo duket në radhë të parë në debatin e nxehtë të krijuar brenda për brenda bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj zgjedhjeve serbe dhe përpjekjeve të Beogradit për t’i zhvilluar ato edhe në shtetin e pavarur të Kosovës. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi këto ditë, se zgjedhjet serbe nuk duhet të mbahen në territorin e Kosovës, sepse ajo është një shtet i pavarur dhe nuk mund të lejohen zgjedhjet e një shteti në një shtet tjetër. Zëdhënës të Bashkimit Europian mbajtën një qëndrim tjetër, duke deklaruar se Serbia ka të drejtë të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës. UNMIK-u, si administratë ndërkombëtare, zgjodhi një rrugë të mesme, duke deklaruar se Serbia nuk ka të drejtë të zhvillojë zgjedhje lokale në Kosovë, me përjashtim të pesë enklavave, ku ka shumicë serbe dhe këto zgjedhje duhet të zhvillohen nën juridiksionin e UNMIK-ut. Kurse për zgjedhjet parlamentare, sipas UNMIK-ut, mund të mbahen. Ndërkaq, Rusia ka shprehur qëndrimin, se Beogradi ka të drejtë të organizojë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territorin e Kosovës, të cilin Moska vazhdon ta quajë sovranitet të Serbisë.
    Sikundër shihet, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale serbe kanë shkaktuar një debat ndërkombëtar, i cili është larg së demonstruari një qëndrim unik për këtë problem. Ky ndërkombëtarizim i zgjedhjeve serbe i intereson Serbisë dhe Rusisë, për ta paraqitur si argument të pretendimit të tyre se njohja e Kosovës nga shtetet e perëndimit ishte e padrejtë dhe se për Kosovën duhen vazhduar bisedimet edhe më tutje, sikur nuk ka ndodhur gjë.
    Për hir të së vërtetës, duhet të nënvizohet këtu se vetëm SHBA në mënyrë të drejtë dhe realiste shprehën një qëndrim, që diktohet nga realiteti i ri i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe se asnjë shtet tjetër nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhjet e tij në territorin e një shteti tjetër. Brukseli, UNMIK-u, Moska dhe disa kryeqytete të tjera, pavarësisht se nga pozicione të ndryshme, po rreken të gjejnë argumente pro ose kundra brenda rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Por realiteti i ri i shtetit të Kosovës është dhe duhet të jetë kriteri përcaktues i qëndrimit që duhet mbajtur ndaj synimit të Serbisë për të organizuar zgjedhje serbe në Kosovë.
    Realiteti i shtetit të pavarur të Kosovës duhet të mbahet parasysh në formulimin e qëndrimit të BE-së ndaj zgjedhjeve serbe, pavarësisht se ende disa shtete anëtare lëkunden ta njohin atë. Brukseli nuk mund të konsiderojë situatën në Kosovë dhe raportet e Kosovës me Serbinë, njëlloj si përpara 17 shkurtit 2008. 18 shtete të BE-së, duke përfshirë shtetet kryesore të saj, e kanë njohur shtetin e Kosovës. Kjo do të thotë se nuk është realiste që, për hir të disa shteteve, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, BE të vazhdojë ta trajtojë çështjen e zgjedhjeve në bazë të koncepteve evazive të para 17 shkurtit. Asnjë shtet i BE-së nuk lejon organizimin në territorin e tij të zgjedhjeve nga një shtet tjetër anëtar i BE-së. Është gjë tjetër e drejta e shtetasve, që kanë shtetësinë e një shteti tjetër, të votojnë për zgjedhjet e atij shteti.
    Realiteti i shtetit të pavarur të Kosovës duhet të mbahet parasysh edhe kur formulohet qëndrimi i UNMIK-ut për këto zgjedhje. Me të drejtë, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ruker, tha më 10 prill, se në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB-së, vetëm UNMIK-u është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në territorin e Kosovës dhe çdolloj zgjedhje tjetër do të jetë e pavlefshme. Por UNMIK-u nuk duhet vetëm ta deklarojë, por edhe ta ndalojë çdo lloj përpjekjeje serbe në këtë drejtim. UNMIK-u e ka të qartë se tani jemi në një periudhë katërmujore të transferimit të kompetencave tek organet e zgjedhura demokratikisht të Kosovës dhe tek Euleksi.
    UNMIK-u bën një gabim jo vetëm protokollar, që mban marrëdhënie me një ministër të qeverisë së Serbisë, S.Samarxhiç, që quhet ministër për Kosovën dhe një aktor e provokator publik i vandalizmit në Mitrovicë. Së pari, ai është një ministër i një qeverie të shpërndarë dhe së dyti, ai nuk përfaqëson mendimin dhe nuk e ka mandatin e qeverisë serbe. UNMIK-u i pranoi atij muajin e kaluar edhe një letër, ku propozonte ndarjen funksionale të Kosovës në vija etnike, letër që nuk kishte as miratimin dhe as njihej nga ministrat demokratë të kabinetit serb. UNMIK-u i drejtoi edhe atij një letër javën e kaluar, lidhur me organizimin e zgjedhjeve. Rezoluta 1244 e KS, së cilës i referohet UNMIK-u, nuk i njeh të drejtë ndonjë guvernatori të vetëshpallur për Kosovën, si S.Samarxhiç, të komunikojë e të bëjë tratativa me UNMIK-un për çështje të sovranitetit të Kosovës.
    Siç ka ndodhur me gjithë zgjedhjet e kaluara serbe, parlamentare, presidenciale e lokale, edhe kësaj radhe po shfrytëzohet nga Serbia dhe disa aleate të saj në BE, çështja e përplasjes mes forcave europiane dhe anti-europiane në Serbi. Po kërkohet të shfrytëzohet Kosova dhe kompromiset kundër sovranitetit të saj, si rast për të konfirmuar mbështetjen ndaj forcave pro europiane. Në Bruksel qarkullon një mendim se, duke i bërë lëshime Serbisë në çështjen e organizimit të zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, mund të inkurajohet elektorati serb të përkrahë forcat pro europiane.
    Situatat dhe zhvillimet politike në Serbi, gjatë këtyre 8 vjetëve nga rrëzimi i Millosheviçit, nuk e paraqesin të bazuar një pretendim të tillë të disa qarqeve europiane tolerante ndaj Serbisë. Qëndrimi mospërfillës dhe arrogant i Beogradit ndaj Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, duhet të kishte shkundur disa portrete diplomatike në Bruksel, që kujdesen t’i bëjnë fresk diplomatik Serbisë. Një gjë rezulton nga marrëdhëniet e BE-së me Serbinë në këto 8 vjet. Indulgjenca e BE-së ka ndihmuar forcat nacionaliste dhe ka vënë në gjumë forcat demokratike, të cilat nuk janë përqendruar tek reformat dhe nuk janë përpjekur të fitojnë kuota në elektorat, por kanë pritur dhurata elektorale nga Brukseli.
    Është e rëndësishme të nënvizohet se, nëse përkrahet qëndrimi dhe strategjia serbe për të organizuar zgjedhje parlamentare dhe lokale në Kosovë, i bëhet një dëm i madh stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe rreth saj. Në një formë apo tjetër, lejimi i organizimit të zgjedhjeve lokale e parlamentare nga Serbia do të ishte një cenim i të drejtave dhe i integritetit e sovranitetit të një shteti të pavarur si Kosova, i cili është i njohur si i tillë nga 40 shtete, nga shumica e shteteve anëtare të NATO-s dhe të BE-së.
    Një gjë e tillë do të inkurajonte Rusinë në strategjinë e saj obstruksioniste të presionit diplomatik ndaj Europës dhe Ballkanit.
    Një gjë e tillë do të dëmtonte vetë forcat demokratike në Serbi dhe do t’i shërbente forcave radikale anti-europiane, për faktin e thjeshtë se pakica serbe në Kosovë është e orientuar nga lidhjet me forcat dhe partitë radikale e nacionaliste në Beograd. Duke kërkuar atyre të votojnë për zgjedhjet serbe, u shton kontingjentet e votave radikalëve dhe nacionalistëve anti –europianë në Beograd. Sondazhet në pakicën serbe në Kosovë, e kanë nxjerrë se mbi 90 për qind e atij minoriteti përkrah lidhjet me Rusinë dhe është kundër NATO-s e BE-së.
    Në një situatë të tillë është i rëndësishëm përcaktimi i një qëndrimi të qartë të faktorit ndërkombëtar, për mënyrën dhe format e pjesëmarrjes së pakicës serbe në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare e lokale serbe të 11 majit. Kjo është një çështje parimore dhe strategjike, sepse demokracia në Serbi mbështetet e forcohet duke demokratizuar jetën dhe shoqërinë në Serbi, dhe jo duke ushqyer iluzione nacionaliste e kolonialiste ndaj Kosovës.

    Paraqet,Sabri Selmani

  8. #28
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin

    Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

    Serbia mban zgjedhje në Kosovë deshi UNMIK u ose jo, thotë Koshtunica

    Beograd, 14 prill -

    Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka deklaruar se me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovës, Serbia do të legjitimojë atë si territor të saj. "Ne do të legjitimojmë se Kosova është pjesë e Serbisë përmes zgjedhjeve që do të mbahen atje, deshi UNMIK u ose jo", tha Koshtunica. Ai shtoi se Kosova "mbetet pjesë e Serbisë" dhe se vendet që nuk e kanë njohur atë janë shumicë.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    sabri po heret koke que me na e marr myzhden per qfar thot nji çetnik i flliqt
    qe siq po shifet ti je zedhenes i tyre per kosove e metohi siq e quani ju kosoven

    jo jo ne gjum je ne gjum se serbija nuk eshte kah sundon ma ne kosove ore bal
    po kfjellu e shkruej qiqka per shqiptaret e per sukseset e tyre e jo veq per vajtimet e shkieve se te shkoi koha tuj vajtue prej qe e shpallum Shtetin ore bal.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

    Serbia mban zgjedhje në Kosovë deshi UNMIK u ose jo, thotë Koshtunica

    Beograd, 14 prill -

    Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka deklaruar se me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovës, Serbia do të legjitimojë atë si territor të saj. "Ne do të legjitimojmë se Kosova është pjesë e Serbisë përmes zgjedhjeve që do të mbahen atje, deshi UNMIK u ose jo", tha Koshtunica. Ai shtoi se Kosova "mbetet pjesë e Serbisë" dhe se vendet që nuk e kanë njohur atë janë shumicë.
    sabri aga ja se qfar thot Qeverija e Republikes se kosoves qe e udheheq nji komandant i ishe UÇK-se z.Hashim Thaçi
    e lexoje e hiqu koshtunicave e graqanicave se per bes nuk kie mei pa ma kurr tuj sundue me kosoven
    e di qe ju bursistave te titos ju mungoin shum prandaj edhe qdo gje qe del nga graqanica se pari vjen per ta korigjue se pari ju te vetfundosjes e tani e shperndanni sipas deshires se juaj

    -----------------------------------------------------

    Qeveria dhe opozita deklarohen kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës

    Përkundër faktit se shefi i UNMIK-ut Joahim Ryker i ka fillimisht e ka cilësuar mbajtjen e zgjedhjeve komunale serbe në Kosovë - jo legjitime, dhe më pastaj ka ofruar bisedime që të arrihet një marrëveshje për mbajtjen e tyre z në 5 komuna me shumicë serbe, Qeveria dhe opozita në Republikën e Kosovës kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë mbajtjen eventuale të këtyre zgjedhjeve, duke thënë se do ta delegjitimojnë rezultatin e tyre që ato të mos mund të jenë valide në Kosovë.
    Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe përfaqësuesit e partive opozitare, kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë mbajtjen eventuale të zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, duke i konsideruar ato si të jashtëligjshme, si dhe kërkuan nga administrata e UNMIK-ut që të parandalojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

    Të përkujtojmë se shefi i UNMIK-ut, pas refuzimit të mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në territorin e Republikës së Kosovës, megjithatë ai ka ofruar bisedime me palën serbe në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për mbajtjen e tyre në 5 komuna me shumicë serbe; Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Novo Bërdë dhe Shtërpcë.

    Zëdhënësi i UNMIK-ut Sven Lindholm ka thënë dje për RTK-në se çdo vendim do të merret pas konsultimeve edhe me përfaqësuesit kosovar, mirëpo UNMIK-u ende nuk ka thënë se si do reagojë nëse Qeveria e Serbisë nuk pajtohet për marrëveshje dhe mban zgjedhjet e saj.

    Ndërkohë, zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi në një prononcim për RTK-në ka përjashtuar çdo tendencë të Qeverisë serbe për të mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë më 11 maj. Edhe në rast se Qeveria e Serbisë do të zhvillojë procesin zgjedhor të 11 majit nëpër komunat me shumicë serbe në Kosovë, Institucionet e Kosovës dhe ato të UNMIK-ut janë deklaruar se do ta delegjitimojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që ato të mos mund të jenë valide në Kosovë.

    Sipas Kuçit zgjidhja më e mirë për këtë, do të mund të ishte përmes vazhdimit të mandatit kryetarëve aktual të komunave me shumicë serbe. Ndaj paralajmërimeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë ka reaguar edhe opozita.
    | s.b & RTK staff |

    13 prill 2008 - 09:33:23
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •