-
i/e regjistruar
Berisha e Topi, takim me Bush
Berisha e Topi, takim me Bush
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, ka vendosur te takohet ne Kroaci me presidentet e kryeministrat e vendeve qe do te paraqiten ne Bukuresht per te marre ftesen e anetaresimit. Lajmi eshte publikuar dje, nga Shtepia e Bardhe. Sipas deklarates se saj, Presidenti Bush do te shkoje ne Kroaci, ku do te takohet me Presidentin dhe Kryeministrin e ketij shteti dhe lideret e vendeve te ftuara ne Samitin e Bukureshtit me 2 deri 4 prill, per anetaresim ne NATO. Keshtu, pritet qe Presidenti Bush te takohet me homologun e tij shqiptar, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha si dhe drejtuesit e Republikes se Maqedonise. Takimi mesohet se do te zhvillohet ne Zagreb. Me deklaraten e Shtepise se Bardhe, lihet te kuptohet se ceshtja e fteses per anetaresim ne NATO e Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise, eshte paraprakisht nje fakt i kryer, pasi thuajse te gjitha vendet jane shprehur se mbeshtesin zgjerimin e aleances boterore ushtarake.
NATO
Kryeministri Berisha ne prag te samitit te NATO-s zhvilloi nje takim me Forcat e Armatosura me rastin e nderrimit te Komandes se NATO-s ne Tirane. Ne kete ceremoni ka marre pjese dhe kryepeshkopi i Kishes Autoqefale Ortodokse shqiptare, Fortlumturia e tij, Janullatus. Kreu i ekzekutivit e cilesoi javen e ardhshme, ne te cilen do te mbahet edhe samiti i NATO-s ne Bukuresht, si historike per te gjithe shqiptaret, duke qene se Shqiperia eshte optimiste se do te marre ftesen per anetaresim ne kete samit. "Eshte historike per NATO-n, sepse ajo shtrin hapesirat e saj ne mbrojtje te lirise dhe vlerave te demokracise. Eshte historike per Shqiperine dhe shqiptaret, sepse shpresojne te marrin ftesen, sepse ata shohin ne kete projekt realizimin e endrrave te tyre", deklaroi Berisha. Sipas kreut te qeverise, anetaresimin ne NATO e kerkojne me ngulm edhe qytetaret ne vend. Ai theksoi se shqiptaret te NATO shohin realizimin e endrres se tyre per integrim dhe po gjejne ne kete organizate, siguri. Berisha theksoi se qeveria te gjitha reformat qe ka bere per integrimin ne NATO i ka kryer ne mbeshtetje te plote te perfaqesuesve te aleances.
Gjate ceremonise se djeshme, Kryeministri Berisha shprehu vleresim te madh per punen e ushtrise tone si ne tragjedine e Gerdecit, ashtu edhe ne misionet paqeruajtese qe kjo ushtri ka kryer, duke qene nje shtysat kryesore per integrimin ne NATO. Sipas Berishes, FA-te e vendit rrezikuan edhe jeten e tyre per te ndihmuar te lenduarit e tragjedise se Gerdecit, po keshtu edhe per pastrimin e zones. "Anetaret e Forcave tona te Armatosura, ushtarake, komandantet e tyre me 15 mars operuan ne nje zone, ku fluturuan me mijera e mijera predha te kalibrave te ndryshme. Ata shkuan deri ne metrat e fundit afer kraterit te shperthimit, duke evakuuar me dhjetera te plagosur, duke deshmuar ne kete menyre sensin e vetemohimit", tha Berisha. Nga ana tjeter, kreu i qeverise vleresoi edhe arritjet e FA ne misionet krah te ushtrive te vendeve anetare ne kete organizate
(KJ)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alpost : 28-03-2008 mė 21:48
Arsyeja: vendosje foto
-
-
Egziston postimi i njejte tek kjo teme Ketu!.
Lexoni temat para se te vendosni te hapni nje teme te re per nje lajme qe ka teme perkatese ku mund te postohet!
Gjithe te mirat!
-
-
i/e regjistruar
lol nuk mund te jete teme permbledhese nje teme e tille.ky takim ka rendesi kombetare, dhe te gjithe duhet ta vleresojne .
mod te shikojne mundesine me te mire te sistemimit te temave
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt