1. Sė pari duam tė dimė diēka nga biografia juaj, kush ėshtė Albin Kurti, duam tė dimė pėr shkollimin tuaj dhe sa kohė ke qė merresh me politikė?
Kam lindur nė Prishtinė mė 24 mars 1975. Shkollėn fillore dhe Gjimnazin Xhevdet Doda i kam mbaruar nė Prishtinė kurse Fakultetin e Elektroteknikės nė Universitetin e Prishtinės. Nė verėn e vitit 1997 jam inkuadruar nė Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP). Kam qenė gjithashtu edhe anėtar i Kėshillit Organizativ tė protestave paqėsore dhe tė padhunshme studentore pėr lirimin e objekteve universitare tė uzurpuara me dhunė nga Serbia qė udhėhiqej prej regjimit tė Milosheviqit. Mund tė thuhet se qė prej atėherė ka nisur veprimtaria ime politike.
2. A mund tė na tregoni, kur u themelua dhe pėr ēfarė arsyeje u themelua Lėvizja VETĖVENDOSJE? Pėr ēka angazhohet Lėvizja e juaj, konkretisht?
Rrjeti i Aksionit pėr Kosovėn (KAN) ėshtė formuar nė vitin 1997. Ai u ringjall nė konferencėn "Drejtimet e reja" tė mbajtur nė Prishtinė nga 8-13 korrik 2003. Nė kėtė mėnyrė KAN e siguroi vazhdimėsinė me anė tė njė fillimi tė ri. KAN ishte lėvizje e aktivistėve tė rinj, qė pėr mision kishin ndryshimet shoqėrore dhe krijimin e qytetarisė aktive. Aktivitetet pėrqendroheshin nė tri fusha kryesore: ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut dhe drejtėsisė sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN pėrbėhej edhe prej shumė anėtarėve ndėrkombėtarė. Me 12 qershor 2005 nė muret qė rrethonin ndėrtesėn e UNMIK-ut, aktivistėt shkruan parullėn "JO NEGOCIATA, VETĖVENDOSJE", qė solli nė transformimin e KAN-it nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. Shkrimi i parullave vazhdoi gati nė tė gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovės, dhe pastaj lėvizja filloi me pėrdorimin e metodave tjera kreative e tė padhunshme sikurse janė aksionet simbolike, tubimet e shumta publike, bllokadat e deri te demonstratat masive. Shėrbimi Policor i Kosovės nė bashkėpunim me policinė ndėrkombėtare arrestoi e burgosi (ndėrsa gjykatat dėnuan) qindra aktivistė, pėrfshirė edhe mua kėtu. Qershori i vitit 2005 ishte momenti i duhur. Pėr Kosovėn po pėrgatiteshin negociata me Serbinė qė medoemos do tė pėrfundonin nė kompromise e zgjidhje gjysmake. Nė vend tė negociatave tė cilat e vėnė nė kompromis lirinė, Lėvizja jonė kėrkoi qė populli i Kosovės tė ketė mundėsi tė vendos pėr vetvete, si don ai tė jetė i qeverisur dhe nga kush. Pra, Lėvizja VETĖVENDOSJE! kėrkoi referendum gjithėpopullor nė Kosovė, si e vetmja zgjidhje e drejtė dhe paqėsore pėr tė vendosur pėr statusin e Kosovės. Ne me tė drejtė konsideruam se Kosovės nuk i mungon statusi porse popullit tė Kosovės i mungon liria; se Kosova nuk ėshtė problem porse ajo ka njė problem qė quhet Serbi (dhe UNMIK).
3. Ju keni qenė udhėheqės i studentėve demonstrues tė Universitetit tė Prishtinės, nė 1 Tetorin e lavdishėm tė vitit 1997; kjo qe shkėndija e parė e fillimit tė luftės ēlirimtare, ju e thyet bllokadėn e pacifizmit joaktiv nė krye me I. Rugovėn i cili atėbotė thėrriste me atė zėrin e tij tė mekur ju lutemi mos e provokoni situatėn?! Me sa kemi dėgjuar atėbotė ishin paraqitur dhe nė radhėt e studentėve zėra pro-dhe kundėr atyre demonstratave, a mund tė na evokoni kujtime si fitoi krahu pėrparimtar, pra, krahu juaj pėr ta thyer atė status-quo qė e ngulfaste lirinė e Kosovės?!
Sigurisht se kishte studentė tė influencuar e tė mashtruar nga LDK-ja madje edhe nėpėr disa udhėheqje tė degėve tė UPSUP-sė. Megjithatė ata ishin pakicė dhe ishte me rėndėsi qė e gjithė udhėheqja qendrore e UPSUP-sė dhe Rektorati ishin tė pavarur nga LDK-ja e cila atėbotė dėshironte ta ruante status quo-n.
4. Pas atyre ngjarjeve dramatike, keni hyrė edhe nė radhėt e UĒK-sė nė krahun politik tė saj, dihet, keni qenė edhe sekretar i Zyrės sė UĒK-sė, me qendėr nė Prishtinė; pėrkrah simbolit tė rezistencės sonė, Adem Demaēit. Nė muajin prill tė vitit 1999 ju ka arrestuar regjimi kriminal i S. Millosheviqit; a mund tė na thuani, cila ishte aktakuza e atėhershme? Pastaj, nė dhjetor tė vitit 2001, u liruat nga burgu; si erdhi deri tek lirimi juaj?
Nė gusht tė vitit 1998 kam filluar punėn nė zyrėn e pėrfaqėsuesit tė pėrgjithshėm politik tė UĒK-sė, Adem Demaēit, si sekretar i zyrės. Me 2 mars 1999 kemi dhėnė dorėheqje meqė nuk jemi pajtuar me dokumentin e Rambujesė. Gjatė bombardimeve tė NATO-s kam qėndruar nė Prishtinė. Mė 27 prill 1999 policia serbe mė arrestoi. Me 10 qershor, me tėrheqjen e forcave serbe nė Serbi sė bashku me tė burgosurit tjerė shqiptarė jam transferuar nė burgjet serbe. Mė 13 mars 2000 nė Nish, mė kanė dėnuar me 15 vjet burg nėn akuzėn e rrezikimit tė integritetit territorial dhe sovranitetit tė Jugosllavisė. Si rezultat i presionit ndėrkombėtar dhe i pėrpjekjes sė Koshtunicės (i cili atėbotė ishte kryetar i RFJ-sė) pėr ta ndrequr imazhin para ndėrkombėtarėve nė kontrast me Milosheviqin jam liruar mė 7 dhjetor 2001. Nė fakt, kam qenė nė burg njė vit e pesė muaj gjatė periudhės sė Milosheviqit dhe njė vit e dy muaj gjatė asaj tė Koshtunicės. (Gazetarėve tė huaj shpesh u them se prandaj) Koshtunica ishte pėr nja tre muaj mė i mirė se Milosheviqi.
5. Ju edhe pas lirisė sė Kosovės jeni arrestuar dhe burgosur nga drejtėsia demokratike e UNMIK-ut, disa herė nė Kosovė. A mund tė na sqaroni: ēfarė dallimi kishte burgosja e juaj e atėhershme nga regjimi i Serbisė me burgosjet aq tė shpeshta nėn regjimin e UNMIK-ut?
Kushtet dhe trajtimi nė burg janė shumė tė ndryshme. Nė kohėn e Serbisė (dhe sidomos gjatė bombardimeve tė NATO-s) burgjet ishin kampe pėrqendrimi nė tė cilat na jepnin njė herė nė ditė fare pak ushqim kurse torturat ishin sistematike. Pas pėrfundimit tė luftės, nė burg nuk kam pasur maltretime (pėrveē ndonjė provokimi me produkte ushqimore tė Serbisė aty-kėtu). Motivi i burgosjes ėshtė i njėjtė: izolimi nga zhvillimet politike dhe pamundėsimi i veprimtarisė politike.
6. Tani dėshiroj tė kalojmė tek rrethanat e sotme tė gjendjes nė Kosovė. Me 17 shkurt 2008 Kuvendi i Kosovės e shpalli Kosovėn shtet tė pavarur dhe demokratik. Ēka mendoni ju z.Kurti, ēfarė fshihet pas harresės sė politikanėve kosovarė kur me atė rast nuk u pėrmend fare fjala sovranitet?! Kush ėshtė nė Kosovė sovrani sipas jush, populli, qeveria, ndėrkombėtarėt apo Kosova ska sovran fare?
Nė Deklaratėn e Pavarėsisė pėrmendet fjala sovranitet mirėpo Hashim Thaēi nuk e lexoi fare atė fjalė ditėn kur u shpall pavarėsia! Kush e di se kujt krejt pėrpiqej qė ti pėlqente! Apo ndoshta auto- censura e tij ėshtė zhvendosur tashmė thellė nė domenin e sė pavetėdijshmes?! Nė 25% tė territorit ku janė enklavat serbe nė Kosovė tė kontrolluara prej strukturave paralele tė Serbisė, sovranitetin dhe pushtetin e ndajnė UNMIK-u, KFOR-i dhe ato struktura tė Serbisė. Ndėrkaq, nė pjesėn tjetėr tė Kosovės, sovranitetin e ka UNMIK-u (pėrmes policisė ndėrkombėtare dhe SHPK-sė qė e ka nėn komandė tė veten) dhe KFOR-i. Pra, sa i pėrket sovranitetit dhe ushtrimit tė pushtetit nė tėrė territorin e Kosovės, pėrkatėsisht mungesės sė kėtyre, nuk ka ndryshuar puna edhe pse ėshtė shpallur e njohur pavarėsia.
7. Shoqatat e dala nga lufta ēlirimtare e kanė kundėrshtuar rreptė flamurin partiak tė LDK-sė, dhe tė propozuar nga i ndjeri I.Rugova! Dihet, ky flamur u prit me shumė indinjatė nga shumė qarqe pėrparimtare; bile qe djegur nė rrugėt e Prishtinės. A kishte reagime atėbotė dhe nga Lėvizja VETĖVENDOSJE? Mirėpo, ngjarjet e mė vonshme treguan se: kjo fatkeqėsi u pėrsėrit, pra, mė 17 shkurt 2008, u realizua ndryshimi i Flamurit tė Kosovės, pra, erdhi nė fuqi, njė flamur tėrėsisht i ndryshėm nga Flamuri ynė kombėtar!!! Flamurin e ndryshuan krejtėsisht, tani po e hapin konkursin dhe pėr ndryshimin e himnit tė tij a janė kėto elemente demokratike pėr njė shtet tė ri qė pretendon tė jetė shtet demokratik? Tani Shoqatat e dala nga lufta ēlirimtare kanė heshtur! Mirėpo, ne na intereson: tė dimė - ēfarė qėndrimi do tė ketė Lėvizja VETĖVENDOSJE, rreth kėtij ndryshimi, a do ta pranojė kėtė flamur, a do tė pajtohet me kėtė shkelje flagrante tė identitetit tonė kombėtar, apo do tė ketė reagime tė arsyeshme?!
Kėtė flamurin e Kosovės ne e kemi quajtur Flamur tė Shkombėtarizimit. Flamuri e paraqet Kosovėn si joshqiptare. Shqiptarėt e Kosovės nuk janė vetėm njė nga gjashtė komunitetet (tė simbolizuara me yje). Ne pėrbėjmė mbi 90% tė popullatės. Flamuri i i Kosovės i ka dy ngjyra tė flamurit serb (kaltėr dhe bardh) dhe asnjė nga flamuri shqiptar (as tė kuqen e as tė zezėn). Flamuri i Kosovės ėshtė i ngjashėm me atė tė Bosnjės sė ndarė: i ka ngjyrat e njėjta me tė. Flamuri i Kosovės ėshtė i ngjashėm me atė tė Qipros sė ndarė: e ka hartėn e vendit tė vizatuar nė tė. Ky nuk ėshtė flamur i Kosovės pėr nė BE por flamur i BE-sė nė Kosovė. Ai do tė mund tė ndėrrohet vetėm duke pasur edhe votat e 2/3 tė deputetėve minoritarė. Pra, ky flamur e meriton epitetin Flamur i Shkombėtarizimit. Edhe flamuri i I.Rugovės ka qenė i papranueshėm pėr neve. Madje, ai ka qenė i papranueshėm edhe pėr PDK-nė e cila tash e pranoi njė flamur edhe mė larg atij shqiptar! Heshtja e Organizatave tė dalura nga Lufta e UĒK-sė ka qenė e paarsyeshme.
8. Kam dhe njė pyetje lidhur me kėtė ēfarė mendoni ju: nga kush kishte presione udhėheqja kosovare apo vullnetarisht e pranuan, pa asnjė presion evropian apo serbian, kėtė flamur?! Kur po shihet qartė se ky flamur nuk ka madje as njė ngjyrė tė Flamurit tonė, pa lėre mė shqiponjėn krenare?!
Presionet politikanėve qė kryesojnė partitė dhe institucionet e Kosovės u vijnė nga tė gjitha anėt. Dhe, presionet nė politikė janė normale. Problemi qėndron se kėta politikanė duke mos pasur mė parime dhe ideale nė njėrėn anė, dhe duke qenė tė korruptuar e shantazhuar nė anėn tjetėr, nuk mund tė kenė as rezistencė ndaj kėtyre presioneve.
9. Siē lajmėroi RTK-ja mė datė 10.3.2008, misioni i UNMIK-ut, nė anėt kufitare me Serbinė, nuk do tė mbarojė sė shpejti nė Kosovė pse ngjanė kjo? Nga disa anė UNMIK-u, e nė disa anė tė tjera tė Kosovės EULEX-i, plus qeveria me Kosovėn e pavarur dhe sovrane siē po deklarojnė politikanėt e sotėm?!!!
Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės nė Deklaratėn e Pavarėsisė e kanė futur edhe Rezolutėn 1244! Kjo ėshtė arsyeja pse ato e tolerojnė UNMIK-un dhe sundimin e tij edhe tash. Njėkohėsisht, mu kjo ėshtė arsyeja legale pse PSSP-ja, Joachim Ruecker, nuk intervenoi ndaj Deklaratės sė Pavarėsisė.
10. Kushtetuta e Kosovės, po shkruhet kėto ditė, sa jeni tė kėnaqur me kėtė Kushtetutė a keni pėr tė thėnė diēka pro-apo kundėr saj? Ka ndonjė nen qė ju gėzon apo ka ndonjė nen qė nuk ju dėshpėron?! Dhe, sa mund tė realizohet kjo Kushtetutė kur Kosova po udhėhiqet nga EULEX-i, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovės?!
Kėtė Draft-Kushtetutė e kemi quajtur Udhėzim Administrativ pėr Planin e Ahtisaarit. Ajo na e mohon ēdo gjė tė rėndėsishme: Identitetin tonė kombėtar, Demokracinė dhe fuqinė ekzekutive, Sovranitetin dhe integritetin territorial, Gjyqėsorin e pavarur, Barazinė para ligjit, Demokracinė shoqėrore, Tė drejtėn e pronės. Kjo Draft-Kushtetutė me qėllim e ka lėnė Planin e Ahtisaarit kah fundi: pra, prej nenit 143 e tutje nė mėnyrė qė njerėzit tė mėrziten duke lexuar gjėra qė duken jo edhe aq keq dhe mandej mbase tė mos e lexojnė atė pjesė fare. E, Plani i Ahtisaarit nė mėnyrė normative dhe kategorike ndodhet mbi kėtė Draft-Kushtetutė nė tė cilėn nuk figurojnė dy fjalėt mė tė rėndėsishme pėr njė shtet tonin tė ri: fjala shqiptar dhe fjala ushtri.
11. Pėr shumė vite, rezistenca paqėsore kundėr Serbisė, e trumbetuar si shpėtimtare, nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova, por ajo doli e pa suksesshme, a nuk keni drojėn qė kjo rezistencė juaja po ashtu paqėsore, nuk do tė japė rezultate tė dėshiruara?! Ku qėndrojnė dallimet midis asaj rezistence paqėsore dhe rezistencės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE?
Problemi i rezistencės paqėsore tė LDK-sė dhe Ibrahim Rugovės ishte se ajo ishte rezistencė pasive. Pėr pasojė ajo degradoi nė pėrshtatje me kushtet e robėrisė. Rezistenca e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ėshtė shumė aktive. Ajo tashmė ka dhėnė rezultate. Jo vetėm duke i ngadalėsuar proceset politike negative por edhe, ta zėmė, duke e organizuar fshatin Cėrnicė e duke e larguar nga komuna e Parteshit. Ne, nuk mendojmė se aktualisht lufta e armatosur ėshtė zgjidhja: jo vetėm pėr shkak tė humbjeve e dėmeve nė njerėz por edhe pėr shkak se do tė humbisnim territor me vetė faktin se lufta do tė zhvillohej nė tokėn tonė, nė oborrin tonė. Natyrisht qė neve na nevojitet ushtria dhe pėr kėtė gjė besojmė qė TMK-ja duhet menjėherė tė shpallet ushtri dhe tė nis bėrja e saj. Fakti qė Kosova nuk ka ushtri pėr ta mbrojtur veten, e josh dhe inkurajon Serbinė pėr obstruksione drejt njė agresioni tė ri.
12. Lėvizja VETĖVENDOSJE!, e dimė qė e ka shtrirjen e vet nė Kosovė, nė qytete dhe katunde, por duam tė dimė qė kjo Lėvizje a e ka shtrirjen e vet nė trojet tjera shqiptare nė Kosovėn Lindore (Preshevė, Bujanoc, Medvegjė), pastaj, nė Iliridė (Shkup, Tetovė)? Pastaj, a shtrihet organizimi juaj dhe nė Malėsinė e Madhe, Plavė, Guci, e deri nė Ulqin etj. A i ka kaluar kufijtė shtrirja juaj organizative dhe nė Shqipėrinė e andej Drinit? Sa e keni pėrkrahjen nga Tirana? A keni degė atje? A keni degė tė Lėvizjes Vetėvendosje dhe nė diasporė?
Po, ne kemi aktivistė tė Lėvizjes sonė edhe nėpėr trevat e banuara me shqiptarė jashtė Kosovės. Mirėpo ende nuk kemi Qendra tė mirėfillta atje pėr shkak tė mungesės sė numrit tė mjaftueshėm tė aktivistėve nga radhėt e kuadrit intelektual. Lėvizja VETĖVENDOSJE! e ka Qendrėn e vet edhe nė Tiranė. I kemi nėntė Qendra nė Diasporėn tonė nė vendet perėndimore.
13. Kush e financon Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, pėr tė mbajtur tė gjallė veprimtarinė e saj, kur dihet se duhen mjete pėr veprimtari nė favor tė vetėvendosjes, pėr parullat, gazetėn etj?
Ne financojmė veten tonė me pagesėn e anėtarėsisė sonė. Secili anėtar deklarohet nėse do tė mund tė paguajė 2, 5 ose 10 euro nė muaj pėr Lėvizjen. Kemi edhe anėtarė tė cilėt i paguajnė edhe nga 50 euro nė muaj meqė u punojnė familjarėt nė diasporė apo kanė paga solide nė Kosovė. Mirėpo, anėtarėt qė i takojnė shtresės sė varfėr nuk paguajnė fare, d.m.th. pagesa e anėtarėsisė nuk ėshtė kusht pėr tė qenė anėtar. Ka edhe ndonjė ndėrmarrės apo zejtar tė vogėl qė na ndihmon me shėrbime tė kohėpaskohshme.
14. Pse nuk shkove nė takimin, kur z.Thaēi ju ftoi mė 17 shkurt 2008 Zyrėn e UĒK-sė nė Prishtinė, gjegjėsisht Pėrfaqėsuesin e pėrgjithshėm Politik tė UĒK-sė, Adem Demaēi, i cili shkoi me disa shokė, por Ju edhe pse dihet se ishit sekretar i tij munguat nė atė takim?
Kisha bindjen se ftesa e Hashim Thaēit pėr ish-Zyrėn e UĒK-sė nė Prishtinė nuk po bėhej si rezultat i ndėrrimit tė qėndrimit tė tij por i lakmisė pėr tė pėrfituar pėr vete sa mė shumė dhe pėr tė shfrytėzuar pėrshtypjen pozitive qė ka populli pėr neve.
15. Ka zėra nė opinion se lėvizje, organizata qeveritare dhe joqeveritare, por dhe parti pėrparimtare do tė ishte mė mirė tė bashkohen nė njė parti apo front ta quajmė si tė duam, atėherė do tė artikulohej mė fuqishėm me mjete paqėsore zėri i vetėvendosjes, referendumit, pra i lirisė sė vėrtetė tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare a mund tė na thoni pse nuk po arrihet ky bashkim?
Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka pasur bashkėpunim me shumė organizata tė ndryshme gjatė kėtyre dy viteve e gjysmė. Mirėpo, kėto bashkime nuk kanė qenė bashkime statike strukturash por bashkime dinamike nė aktivitete tė pėrbashkėta. Ne jemi tė gatshėm dhe tė hapur pėr bashkėpunim mirėpo duhet tė kemi kujdes qė nuk mund tė ketė bashkim sidomos me ata qė e pranojnė Planin e Ahtisaarit.
16. Gjendja nė Mitrovicė dhe nė pjesėt tjera tė Kosovės, ku jetojnė serbėt tė mbyllur nė enklava, ėshtė tejet e rrezikshme, a mund tė ketė rreziqe tė reja nė tė ardhmen nė Kosovė dhe mė tej? Apo, Serbia do tė heshtė, pėr faktin se nuk ka humbur shumė sovranitet nga Kosova me paketėn e Ahtisarit?
Serbia duket se aktualisht ka njė strategji tė katėrfishtė pėr Kosovėn: Nė Veri tė dobėsohet kufiri me Serbinė dhe tė pėrforcohet ai nė lumin Ibėr; Nė Anamoravė dhe Graēanicė bėhen pėrpjekje pėr forcimin e institucioneve dhe strukturave tė Serbisė drejt ndėrlidhjes territoriale; Nė veriperėndim tė Kosovės synohet kthimi i serbėve pėr sajimin e komunave tė Osojanit dhe Gorazhdecit; kurse, pjesa tjetėr e Kosovės tė bėhet jofunksionale pėrmes enklavave mė tė vogla dhe zonave tė veēanta rreth kishave e manastireve ortodokse. Qeveria e Kosovės nuk duket se ka kurrfarė plani pėr tiu kundėrvėnė strategjisė sė katėrfishtė tė Serbisė ndėrsa UNMIK-u e KFOR-i nuk kanė vullnet, gatishmėri e as interes pėr ta bėrė Kosovėn me sovranitet dhe integritet territorial. Ata do tė intervenojnė eventualisht nėse gjendja rrezikon tė bėhet edhe mė e keqe por jo pėr ta bėrė atė tė mirė, p.sh. jo pėr ta bashkuar veriun e Kosovės me Kosovėn. Serbia sigurisht se do ta pranojė Planin e Ahtisaarit por me njė emėr tjetėr, ca mė vonė, por me njė pėrmbajtje edhe mė tė volitshme pėr tė (pas negociatave tė reja qė po i kėrkon).
17. A do tė pajtohet edhe Rusia me kėtė lloj pavarėsie me mbikėqyrje tė Kosovės, apo reagimet e saj janė vetėm trille politike sa pėr t“u hequr mė tej se ende ėshtė ajo Rusia e fortė qė pėrbėnte dikur fuqinė e njė superfuqie botėrore?
Rusia ėshtė nė ngritje. Ajo nuk do tė mund tė bėhet sėrish BRSS. Mirėpo, gjithsesi ėshtė nė ngritje. Vladimir Putin udhėhiqet nga njė nostalgji pansllaviste dhe ai po e pėrdor njėlloj centralizmi etatist mbi Rusinė e pasur me gaz e naftė por edhe ēėshtjen e Kosovės dhe Serbinė pėr tu ngjitur sa mė lartė nė skenėn politike botėrore. Rusia e ka thėnė qartė se pajtohet vetėm me atė qė pajtohet Serbia. Kjo ėshtė njė mėnyrė dinake me tė cilėn Rusia po e shfrytėzon Serbinė.
18. Si e komenton faktin e dezertimit tė SHPK-sė kur serbėt i dogjėn pikat kufitare tė Kosovės?
Sė pari, SHPK-ja nuk ishte e mjaftueshme pėr tu marrė me atė sfidė. Duhej ose njėsitė speciale tė policisė ose ushtria. Sė dyti, SHPK-ja nė veri pėrbėhet kryesisht prej serbėve tė cilėt jo vetėm qė nuk i ndalin protestuesit zjarrvėnės por madje iu ndihmojnė atyre.
19. Zėdhėnėsi i FBKSH-sė, Gafurr Adili, ka deklaruar se tri komunat nė veri tė Kosovės, deri nė vitin 1956 ishin nėn administratėn e Republikės sė Serbisė dhe ato duhet kthyer Serbisė, por jo edhe Mitrovicėn veriore dhe ato t“i kėmbejmė me Preshevėn, A do tė pajtoheshit ju me kėtė alternativė tė tij? Si e projekton Lėvizja VETĖVENDOSJE!, zgjidhjen e kėtyre tri komunave: Albanikut (ish-Leposaviqit), Zveēanit dhe Zubin Potokut?
Sė pari, Kosova duhet ta bėjė menjėherė TMK-nė ushtri tė Kosovės. Sė dyti, SHPK-ja duhet tė vendoset nėn kontrollin e Ministrisė sė Rendit dhe tė bėhet polici e Kosovės. Vetėm mė pas, pra vetėm atėherė kur politika nė Kosovė tė ketė forcė, do tė mund tė shohim se deri ku mund ta shtrijmė pushtetin dhe sovranitetin dhe me ēfarė mėnyrash. Aktualisht Qeveria e Kosovės jo vetėm qė nuk e kontrollon as Luginėn e Preshevės dhe as veriun e Kosovės por as pjesėn tjetėr tė Kosovės meqenėse skemi ushtri tonėn kurse SHPK-ja qė financohet nga buxheti i Kosovės ndodhet nė kuadėr tė Shtyllės sė Parė tė UNMIK-ut.
20. Maqedonia, ende nuk e njohu pavarėsinė e Kosovės; si duket ajo po ka pretendime territoriale ndaj Kosovės, dihet rasti me Debėlldehin, ēfarė mendoni ju a ka rrezik qė kjo pjesė e atdheut tė na zhvatet , pra Kosova tė ri-copėtohet?
2.500 hektarė nė Debėlldeh Maqedonisė ia ka dhuruar Grupi Negociator i Kosovės atėherė kur e ka pranuar Planin e Ahtisaarit. Marrėveshja e vitit 2001 ndėrmjet Beogradit dhe Shkupit pėr tokėn e Kosovės u pranua plotėsisht nga Grupi Negociator i Kosovės. Kjo gjė ia ka bėrė tė mundur arrogancėn shtetit tė Maqedonisė. Nuk duhet tė harrohet edhe fakti qė Beogradi tradicionalisht ka ndikim nė Maqedoni.
21. E kishe njė akuzė tė padrejtė nga gjykata e UNMIK-ut, dihet se nė mungesė tė mbrojtjes suaj nga avokatėt shqiptarė e fituat lirinė, a mund tė na tregoni, kjo ēėshtje a konsiderohet e mbyllur njėherė e pėrgjithmonė, apo, ka rrezik qė do tė ndiqesh prapė po pėr atė akuzė nga drejtėsia e gjykatave tė Kosovės?
Procesi gjyqėsor kundėr meje nuk ka pėrfunduar. Ai ėshtė pezulluar pėrkohėsisht. Nė vendimin e tij tė fundit, gjykatėsi italian Maurizio Salustro ka kėrkuar ndihmė prej PSSP-sė, Joachim Ruecker, dhe prej kreut tė Departamentit tė Drejtėsisė, Robert Dean, se si tė veprojė mė tutje. Ndėrkohė, nėse arrijnė qė tė gjejnė ndonjė avokat qė mė mbron atėherė sigurisht se do ta vazhdojnė procesin kundėr meje.
22. Si e komentoni kthimin e policėve rumunė nė Kosovė, pėrderisa kontigjentet e tyre i vranė dy tė rinj tė Kosovės dhe pėr mė tepėr kur Rumania, ende nuk po e njeh
pavarėsinė e Kosovės?
Kjo ėshtė dėshmi se Kosova nuk ka njė qeverisje vetanake e sovrane. Kjo ėshtė dėshmi se UNMIK-u vazhdon tė sundojė me Kosovėn duke e bėrė pavarėsinė (e shpallur e tė njohur) pa substancė, pa pėrmbajtje. Rumania jo vetėm qė nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės por ajo madje ėshtė shprehur kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Pėr mė keq se kaq, Ministri i Punėve tė Jashtme tė Rumanisė, Adrian Cioroianu, ka deklaruar se Kosova juridikisht ėshtė pjesė e Serbisė dhe se ushtarėt rumunė nuk do tė jenė pjesė e misioneve ndėrkombėtare tė cilat Kosovėn e shohin si entitet tė pavarur! Pra, nuk ishte aspak i rastėsishėm refuzimi i policėve rumunė qė tė shkojnė nė veri tė Kosovės pak javė mė parė sikurse edhe intervenimi i tyre kriminal me 10 shkurt 2007.
23. ...Dhe, pyetja e fundit, a ke ndonjė mesazh pėr shqiptarėt brenda dhe jashtė atdheut?
Tė mos pranojnė kurrfarė autoriteti nė mėnyrė jo kritike. Tė organizohen pėr tė drejtat dhe lirinė e tyre.
Intervista u dha per pėr Albania Today - Shqipėria Sot
Krijoni Kontakt