Afrim Deliu ka humbur 4 anëtarë të familjes dhe ka të tjerë të plagosur por nuk mund të kthehet nga Afganistani
TIRANË- Afrim Deliu është një nga komandot shqiptare që po lufton në Afganistan në emër të atdheut. Ai është dërguar mijëra kilometra larg shtëpisë, në një terren tmerrësisht të rrezikshëm, për të bërë pjesë në një nga koalicionet më të mëdha ushtarake të momentit. Gjatë kësaj kohe në familjen e tij ka ndodhur një tragjedi e rëndë pasi katër të afërm kanë humbur jetën në shpërthimin e Gërdecit. Nëna e tij, Korja, vdiq dy ditë më parë në spitalin e Brindizit. Ajo kishte djegie të gradës së tretë në pjesën më të madhe të trupit dhe nuk mundi të mbijetojë. Babai i tij Qemali është plagosur rëndë nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes. Edhe ai është dërguar për kurim të specializuar në Itali dhe gjendja shëndetësore është shumë e rëndë. Nusja e vëllait të tij, Liljana ka humbur jetën në shpërthim. Trupi i Liljanës, e cila ishte edhe shtatzëne u gjet nën gërmadhat e shtëpisë së saj. Gruaja kishte shkuar që të gjente djalin e saj të vogël, i cili kishte mbetur brenda shtëpisë por nuk doli më prej andej. Pak ditë më pas u gjet edhe trupi i fëmijës trevjeçar, Flavio Deliu. Djali i Liljanës kishte mbetur në gërmadhat e shtëpisë, të cilat i kishin marrë jetën. Në të njëjtat gërmadha u gjet edhe trupi i pa jetë i kunatit të saj, Jetmir Deliut. Një tmerr brenda tragjedisë së Gërdecit.
Të gjitha këto lajme i janë përcjellë edhe Afrimit, i cili ndodhet duke i shërbyer atdheut të tij në Afganistan. Ndoshta ai po lufton me të njëjtat armë dhe municione që janë trafikuar nga Shqipëria në këtë vend. Por kur Afrimi ka kërkuar të vijë në Shqipëri e t'i qendrojë pranë familjes së tij ai është përballur me indiferencën e shtetit. "I kemi dhënë lajmin dhe reagimi i parë i tij ishte: Si janë gruaja dhe fëmijët që banojnë në Laprakë? I shpjeguam se shpërthimi nuk ka arritur deri në Laprakë por që familja e tij në Gërdec ka pësuar humbje të mëdha",- kanë pohuar burimet e Ministrisë së Mbrojtjes. Ata i kanë shpjeguar se si i ka vdekur nëna, i është plagosur babai, i ka vdekur nusja e vëllait, nipi e gjithçka nga tragjedia që i ka ndodhur familjes së tij. "Ai nuk mund të kthehet në Shqipëri pasi ka një kontratë që e detyron të shërbejë në Afganistan. Afrimi kërkoi që të vinte në Shqipëri por kjo nuk mund të bëhet. Duhet që ne të gjejmë një avion të veçantë për të dhe kjo ka shumë kosto. Nëse ai do të kthehej me avionë të tjerë, atëherë do t'i duheshin viza transiti e gjëra të tilla. Pra ai nuk mund të kthehet por shokët e tij të repartit po i qëndrojnë afër dhe po i japin mbështetje morale",- kanë pohuar eprorët e tij nga Afganistani. E në këto kushte ky njeri po përjeton dramën më të madhe të jetës së tij teksa është duke i shërbyer atdheut indiferent.
Morgu: Deri tani janë 21 viktima të identifikuara
Mjekësia Ligjore ka bërë të ditur dje se numri i viktimave nga tragjedia e Gërdecit është 21 dhe jo 24, siç është raportuar në media gjatë ditëve të fundit. Bilanci i viktimave është bërë pasi kanë ardhur përgjigjet e ADN-së për disa trupa që ndodheshin në morg. Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë pohuar se mbetjet që ndodheshin në morg i përkasin dy prej viktimave të identifikuara të tragjedisë. Ato janë të Shefki Canit dhe Arben Hasës. Sipas tyre, nga morgu kanë kaluar 17 viktima ndërsa katër të tjerë kanë vdekur në Itali. Burimet e Mjekësisë Ligjore kanë shpjeguar se tashmë në morg nuk ka më asnjë viktimë të paidentifikuar pasi analizat e ADN-së kanë zbardhur të gjitha identitetet. Kjo deklaratë hedh dyshimet se në rrënojat e tragjedisë së Gërdecit ndodhen ende trupa viktimash. Familjarët e tyre vazhdojnë që t'i kërkojnë ato ndërsa autoritetet shtetërore ende nuk kanë asnjë të dhënë të saktë për vendndodhjen e tyre. Deri tani janë të paktën dy femra, të cilat ende nuk dihet se ku janë që pas shpërthimit të tmerrshëm të 15 marsit. Ato janë Shqip Alhasa dhe Velie Lepi.
LISTA E 21 VIKTIMAVE TË IDENTIFIKUARA
Jetmir Ballazhi
Rajmonda Durda
Muhamet Hoxha
BesimÇanga
HysenCani
Jetmir Deliu
Roland Alla
LilianaDeliu
Flavio Deliu
Reshit Kruja
AzemMeliundërroi jetë në spital, Itali
IlirianMalçi
ZilieKaca
EndriDvorani
ArbenHasa
Muhamet Azizi
Bukurie Cani
Nafie Laci ndërroi jetë në spital, Itali
Kore Deliundërroi jetë në spital, Itali
Shefki Cani
ZelfieAhmetindërroi jetë në spital, Itali
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Komente nga lexuesit marre nga shekulli....
Bythqirat
nardi
Bythqirat do zoterojne gjithmon Shqiperin.
Ne duhet ti fshijme nga faqja e dheut keta politikan qe femijet e tyre i bejne te shetisin boten dhe ata qe i sherbejn atdheut nuk i konsiderojn fare.
Shteti te siguroje kthimin e Z. Deliu prane Familjes
Oliona, CA, U.S.A
Me cfare llogjike dhe paturpesie burimet e Ministrise se Mbrojtjes deklarojne se Z. Deliu nuk mund te kthehet ne Shqiperi sepse nuk ka mundesi marrje vize? Po Shteti Shqiptar perse nuk ia siguron keto Viza Tranziti Z. Deliu? Jam e sigurt qe kaq mundesi monetare dhe detyrime morale dhe humanitare ky Shtet i ka ndaj ketij Ushtaraku qe po is sherben ketij Shteti, si dhe Familjes se tij, qe u be pre e moskokecarjes se ketij Shteti ndaj Kontratave te lidhura te Punes! Ama c'i siguron Shteti kur do politikanet me viza, bileta avioni apo avion brenda dites!
Ne fund te gjithe jemi numura per keta gjakpiresa
ismail shkembi
Jam shume afer dhimbjes te ushtarit tone ne afaganistan.Por nuk me cudit aspak fakti qe shteti jone i koruptuar nuk ben asgje per kete sepse ndryshe nuk do quej i koruptuar nga mafja ,nga nga banditet si Delijorgji e compani.Qeveria jone ben te pa munduren ndryshon edhe ligje ne interes te banditeve,por nuk mund te mendoje per te ndihmuar nje ushtarin tone heroik.Flasin cdo dite nga mengjezi deri ne darke per hyrjen ne nate por nukdine sjelljen ne raste te tilla te antareve te natos .Munt te permendim disa raste ne dy vitet e fundit qe kane ndodhur ne Itali kudhe une banoj.Le qe harova avione te vecante vihen ne dispozicion te Saliut dhe familjes se tij per festa e vizita neper bote, keshtu eshte edukuar nga ish pacienti i tij Enveri doktori personal berisha.
Injoranca e paftyre e shtetit shqiptare.
Agron Kokuqi
Ngushellime z.Afrim Deliu.Ngushellime dhe Familjes te mbijetuar te tije.
Turp per shtetin shqiptare.Po kush e perben shtetin shqiptare ? Keta qe 50 vjete ecen ne rrugen e te degjeneruareve dhe sote jane po ato.Ceshte kjo pergjigje ? Kushton shrejnte nej Aeroplan ? dmth jeta e njerezve eshte pa vlere.E mer i mjere popull....
Gjarperinjeve komuniste te paftyre.
Te poshterit,te degjeneruarit dhe te paftyre kane qene dhe do te jene keta si PD apo PS ,dhe atyre kelysheve te tjere qe ju mban hera komunizem.
Krijoni Kontakt