Plot 100 punetore te firmes “Bechetel Enka” jane helmuar nga ushqimet e konsumuara ne guzhinen e kampit te Repsit. Gjithcka ka ndodhur dje ne mesdite, por firma ka mbajtur kete situate ne fshehtesi dhe ka kuruar vete punetoret

Plot 100 punetore te firmes “Bechetel Enka” jane helmuar nga ushqimet e konsumuara ne guzhinen e kampit te Repsit. Gjithcka ka ndodhur dje ne mesdite, por firma ka mbajtur kete situate ne fshehtesi dhe ka kuruar vete punetoret.
Sipas burimeve mesohet se punetoret kane konsumuar mishin e mences cka ka sjelle me pas edhe shqetesime ne shendetin e tyre. Pasi jane diktuar simptomat e para te helmimit, firma “Bechetel Enka” ka marre me urgjence ilace nga Tirana.
Ne kete menyre 100 punetoret e helmuar kane marre mjekimin ne kampin e firmes duke mos deklaruar asgje per situaten. Aktualisht behet e ditur se shendeti i punetoreve gjate dites se sotme eshte permiresuar. Firma “Bechetel Enka” kryen punimet ne aksin Rreshen-Kalimash.
(News24/Balkanweb)