Une mendoj se kam qene mjaft i qarte dhe i sakte ne pyetjet mia dhe mbeshtetjen e tyre nga bibla. Po ti sjell shkurtimisht pyetet:
Deshmuesi - 1-Cfar eshte Jezusi per ju: krijese apo cfare..?
driniluka-[COLOR="Red "]Sqarohu pak me mire ketu se nuk dua keqkuptime, por gjithsesi eshte krijese frymore.[/COLOR]
Pergjigjet Deshmuesi:
Ketu jam sqaruar fare mire dhe qarte dhe pyetja eshte shume e qarte. Pra ju pohoni se Jezusi eshte KRIJESE frymore. Kjo eshte blasfemia me e madhe qe ju beni ndaj Perendise. Bibla na njeh vetem me Krjuesin dhe krijesen. Pali tek Rom:1:24-25.
" Prandaj edhe i dha Perendia ata ne ndryesire me ane te deshirimeve te zemrave te tyre, qe te cnderojne trupat e tyre ne mes tyre. Te cilet NDRUAN te VERTETEN e Perendise( e Verteta eshte Jezusi) ne ginjeshter, edhe NDERUAN e ADHURUAN KRIJESEN me teper se KRIJUESIN, i cili eshte i bekuar perjete Amin."
Nese JEzusi do te ishte krijese, gjithmone simbas jush, atehere perse nxenesit e tij e ADHURUAN? Dhe pyetja tjeter eshte: Perse Jezusi i lejoi dishepujt et tij qe te adhuronin porsi Perendi, kur simbas jush ai ishte vecse nje krijese?
Porbelem serioz dhe mjaft i rende per ju. Lexo tek Mat:28:9:
" Edhe duke vajtur tju jepnin lajmin nxenesve te Jezusit, ja Jezusi (i ringjallur) tek u takua me to dhe ju tha: Gezohuni. Edhe ato i erdhen prane i zune kembet dhe ju FALEN."
No coment!
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Deshmuesi-2- cfar do te thote per ju: ne fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte Perendi. Fjala u be MISH dhe ndenji tek ne, dhe ne pame Lavdine e tij si LAvdi e te vetmelinduri prej Atit Perendi?
Driniluka-
Vargjet e thone shume qaret, jane si qumeshti per fmijet nuk ka nevoje per komente te shumta se dele nga e verteta pastaje ( por ver re se thote ishte perendi edhe nuk thote ishte Perendia {GR EITANAI THEOS NUK THOTE EITANAI O THEOS edhe nese di pak greqishet duhet ta dish shume mire ndryshimin nga itane .... edhe itane o ...}
Pergjigjet Deshmuesi:
Une di Greqisht shume mire, por ju them se ustallaret tuaj nuk e kuptojne dot greqishten. Lojet e fjaleve qe ju perdorni jane vertet te mjerueshme. Fakti eshte se, ju ne ungjillin pas Gjonit, vendoseni direkt para se Vertetes. Tani cfar ndodh me ju dhe ustallaret tuaj qe lozin me gjuhen greqishte. Germa "O", ne greqisht, vendoset para nje emri, vetem per ta shquar emrin, dhe jo per ti ndryshuar origjinen, vertetesine, dhe pesonalitetin. Mos valle kur ti ne shqip e digjon fjalen Perendi, dhe Perendi-a, mer dy lloj kuptime te kunderta???
Tani po ta sjell kete varg ne gjuhen origjinale.
" En arki ito o LOGOS, ke o LOGOS ito para toTHEO, ke THEO ito o LOGOS..."
E di ti driniluka se ai qe jep kete deshmi, (Gjoni) njeh dhe beson vetem nje PERENDI?? E di ti se kur Gjoni thote fjalen: " THEOS", na deshmon vetem Perendine JAHVE, Perendine e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit?? E di ti se kjo deshmi nuk eshte nga farisenjte apo judenjte, por nga ai qe jetoi, e pa dhe e preku Fjalen Perendi?? E di ti se deshmija qe jep gjoni nuk vjen nga njeriu, por vjen nga Perendia???? Ja pra ju jeni vecse te mjere.
Fakti qe ju cuditeni kur gjoni thote: "dhe Perendi ishte Fjala",deshmon qarte se ju nuk njihni Perendine e Vertete, Une Jam.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Deshmuesi- 3- Perse Filipi kerkoi nga Jezusi qe ti zbulonte Atin Perendi, dhe nuk e kerkoi kete gje nga Pjetri, priftrinjte apo kryeprifti ne Izrael?
Driniluka- [COLOR="Red"]Sepese Jezusi ishte ai qe erdhi nga laret edhe nuk ishte Pjeteri ose dikush tjeter.[/COLOR
Pergjigjet Deshmuesi:
Mendoj se nuk je ndalur tek qellimi i Filipit. Pra ben loje fjalesh. Filipi dhe apostujt, nuk kishin thjesht nje kurshtje qe te dinin dicka rreth Atit Perendi. Fjala: na "trego" Atin, ne greqisht kjo fjale eshte:"deikson", qe ne thelb do te thote na e ZBULO konkretisht . Kristoforidhi, i cili ka bere nje perkthim te drejtperdrejte te ungjillitn nga elenishtja origjinale, kete fjale e ka perkethyer: na e "defto" Atin. Fjala: "defto" ne shqip, eshte fjala qe i afrohet me teper fjales greke: "Deikson"(dhikson). Pra me kete dua tju them se, qellimi i apsotujve drejtuar Jezusit, nuk ishte thjesht qe ata te mernin nje informacion fjalesh rreth Atit Perendi. Thene drejt, ata deshin "sy" per te pare Atin konkretisht. Nga pyetja qe Jezusi i beri Filipit dhe apsotujve, kuptohet fare qarte kjo gje. Ja si i tha Jezusi Filipit:
"Kaq kohe jam me ju, dhe ti nuk me ke NJOHUR Filip?"
Cfar kishte parasysh Jezusi me fjalet: "nuk me ke njohur"? Natyrisht qe nuk kishte parasysh pamjen e tij FIZIKE . Dmth te qenit e tij NJERI.
Atehere une pyes: Meqense Filipi kerkoi nga Jezusi, qe Ai tju deftente Atin, atehere: perse Jezusi ju tha apsotujve qe te fokusoheshin drejt njohjes se Personit te tij? Faktikisht shohim se, Filipi kerkonte prej Jezusit, qe Ai tju deftente Atin, dhe jo Jezusin. Pra sic e sheh driniluka, Jezusi nuk eshte ashtu sic ju e njihni, dmth krijese. Ai eshte Fjala Perendi, Personi i dyte i Trinise, prandaj dhe dhe VETEM permes Tij, ne dhe apostujt mund te SHOHIM dhe te NJOHIM Atin Perendi. Arsyeja se perse Jezusi i tha Filipit: "akoma nuk me ke njohur", deshmon fare qarte se Ai dhe Ati jane NJE. Pra nese njeh Krishtin ke njohur Atin, se Ai dhe ati jane NJE.
Ju kini sy dhe nuk shihni, kini veshe dhe nuk digjoni, kini zemer dhe nuk besoni. Ky eshte konvenciali im per "grupimin" tuaj fetar. Marrezia me e madhe eshte, te mendosh se ju jeni deshmitaret e Jehoves. Ju qe mohoni Birin nuk kini as Atin.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Deshmuesi- 4- Perse Filipi dhe apsotujt, e besuan JEzusin, kur Ai i tha: kush me ka para mua ka pare Atin.... Une dhe Ati jemi NJE, dhe perse apostujt nuk menduan dhe dyshuan si ju?
Driniluka-
Sepese edhe ketu ku jame une edhe me pyete dikush qe kerkon te njohe babain time per ti thene dicka ose ti jape dicka edhe une i theme se kur bisedone me mua eshte sikur te bisedoshe me babain tim eshte njesoje edhe une edhe ai jemi nje Ti ne car perfundimi dele ? Se une nuk arrije ta kuptoje Edhe ne nuk dyshojme se Jezusi e imitoje Atin Perendin e vetem edhe te vertete ne menyre te persosur sa e dha shume qaret se kush kishte paree ate ishte si te kishte pare Atin.
Pergjigjet Deshmuesi:
Ketu del fare zbuluar dhe krejt i konfuz. Mos ngatro hunden me gojen. Nese dikush kerkon te NJOHE personalisht babane tend, ti nuk mundet ti thuash: nese me ke pare mua ke NJOHUR babane tim. Shiko se cfar dokra keput zoteri? Te arrish ne nje konkluzion te tille ne te cilin arrini ju, se pari tregon se ju nuk njihni aspak Perendine, bile jeni te paket dhe ne llogjiken tuaj. Shiko se cfar kerkon Filipi nga JEzusi. Ai i keron Jezusit qe ti DEFTEJE ATIN. Pra jo thjesht te dije se cilat jane mendimet e Atit. Shiko si i tha JEzusi:
"Ai qe me ka PARE mua ka PARE ATIN."
Vetem nje i verber si ju mund te ngatroje sensin dhe kuptimin e fjaleve te Krishtit, pasi Jezusi ketu na flet per nje NJOHJE direkt dhe personale te apsostujve me Atin. Vetem JEzusi e kishte mundesine dhe aftesine qe tju zbulonte Atin, pasi vetem Ai eshte nje me ATIN. Nese do te dish se si eshte uji, mbaj nje akull ne dore, dhe shume shpjet do ta shohesh ujin, sepse uji dhe akulli jane nje.
Jezusi ju jep nje ZBULESE te gjalle Apostujve dhe kristianeve te vertete, ne menyre qe ata ta shohin dhe ta njohin personalisht dhe konkretisht Atin Perendi. Pra te kene mardhenie dhe jete te perjetshme me te. Perse vetem Jezusi? Kjo sepse njeriu duke qene mekatar, nuk mud ta shohe Perendine, pasi Ai eshte Fryme. Kete e sqaron Perendia tek biseda me Mojsine. Por Perendia e di se njeriu ndodhet ne kete pamundesi afrimi, njohjeje dhe bashkimi me Te, per shkak te renies se tij ne mekat dhe vdekje. Prandaj Ai e VESHUI NJERIUN, dmth Fjala Perendi u mishezua, si e vetmja menyre per ta shpetuar ate, dhe per te qene se bashku perjetesisht.Amin.
Le te shohim se cfar bene apostujt, pasi Jezusi ju tha: Kush me ka pare mua, ka pare Atin. Duhet thene se, apostujt nuk menduan si "grupimi" juaj fetar, sepse nuk dyshuan ne fjalet dhe Personin e Jezusit. Ata, dhe te gjithe te krishteret e vertete, permes Krishtit shohin dhe besojne Atin Perendi. Kur Jezusi i tha Filipit se, kam kaq kohe me ju dhe ti Filip ende nuk me ke njohur, nuk i ftoj ata qe te fokusoheshin ne fizikun e trupit te tij njerozor. Jo. Ai i ftoj apostujt qe ata te shihnin Perendine, kur Ai i tha FURTUNES: NDAL, dhe ajo ju bind duke u ndalur. KUR Ai i tha te VERBERIT: SHiko, dhe syte ju hapen. Kur Ai tha ulokut COHU dhe EC, dhe i cali rendi. Kur Ai i tha kurves nga magdala: te jane falur mekatet, dhe ato ju falen. Kur Ai ju tha apsoutjve: UNE kam pushte ta jap jeten dhe ta mar perseri, dhe ashtu ndodhi. Pra ky eshte kendveshtrimi qe JEzusi na fton qe te shohim dhe te njohim se kush Ai eshte. Sepse Ati eshte ne Birin dhe Biri ne Atin, une dhe Ati jemi NJE, tha Jezusi. Kjo eshte deshmi e Krishtit dhe jo e deshmuesit apo e kujdo tjeter.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Deshmuesi- 5- Perse judenjte vendosen ta vrasin Jezusin, me akuzen se, Ai e barazon veten me Perendine?
Driniluka-
Ata kerkoni ta vritenin sa ai thoshte se ishte Bir i Perndisae edhe kete e kam lexuar deri kur isha femije.
Pergjigjet deshmuesi:
Prape po e keqperdor biblen. Qellim i farisenjve per te vrare Jezusin me gure, nuk ishte thjesht vetem sepse ai thoshte: Ati im eshte Perendia. Keshtu e kupton ti vargun, per faktin se nuk e njeh kush eshte Jezus Krishti, sepse mendon se Ai eshte krijese. Qe te bindesh per kete, lexo tek Gjon:8:41. Kur Jezusi ju tha farisenjve se, ati i tyre eshte satani.
Ja si i thane Jezusit farisnjete:
" Ne skemi lindur prej kurverie, nje Ate kemi, Perendine.."
Nese ec simbas llogjikes tende, atehere ne duhet ti quajme farisenjte bij te Atit. Perse judenjte nuk moren gure qe ti vrisnin keta farisenj, te cilet e quanin Perendine Atin e tyre, sepse simbas teje ky ishte qellimi i gureve?? Pra e sheh se nuk eshte ky qellimi dhe arsyeja se perse farisjnte deshin ta vrisnin JEzusin. Arsyeja e plote se perse farisenjte deshin ta vrisnin Jezusin, ishte se, Ai e BARAZONTE VETEN e tij me Perendine. Pra ketu del pyetja: Ishte Jezusi Perendi, apo njeri?? Farisjnte dhe ju, e shihni dhe e pranoni si krijese, prandja dhe hidhni "guret" ndaj Krishtit.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Deshmuesi- 6- Prese Jezusi ne plot raste, perpara judejnve deshmoi se emri i tij eshte JAHVE, qe do te thote UNE JAM, kur dihet se ky emer i perket vetem Perendi se Izraelit?
Driniluka-
Une nuk e kam lexuar ne asnjeUngjille dicka te tille edhe nese nuk ke prova nga Bibla per kete

.... eshte e kote te flase se po ben nje blasfemi shume te madhe.
Pergjigjet Deshmuesi:
Te kam sjelle vargun, por keshtue eshte kur nuk e njeh ungjillin dhe Krishtin.
Lexo Gjon:52-59. ku Jezusi tha: nese dikush e ruan fjalen time nuk vdes perjete, dhe farisnjte i thane:
" Abrahami vdiq dhe profetet, dhe ti thua nese dikush i ruan fjalet e mija nuk do te provoje vdekje perjete. Mos valle je ti me i madh se ati yne Abraham?"
Ketu shohim se judenjte,( ashtu si dhe ju), e shikonin Jezusin ne pozitat e njeriut, dmth krijeses, dhe nuk mund te kuptonin se si ky marangoz, i cili kishte lindur mijera vjet pes abarahmit, te thoshte fjale te tilla. Por Jezusi ju tha:
"Para se te lindej Abrahmi "UNE JAM". (Judenjte) Ngriten gure qe ti hidhnin kunder tij..."
Ketu lind pyeta: Perse judenjte moren gure per ta vrara Jezusin? Dihet se vrasja me gure behej gjithmone kur shkelej ligji dhe blasfemohej kunder Perendise. Arsyje qe i detyroi judenjte qe te mernin gure per te vrara JEzusin ishte, se, Jezusi e deshmoi vetveten para judenjve, me emrin e Perendise uke ju thene:
"UNE JAM" qysh perpara Abrahamit.
Po keshtu lexo tek gjon:18:5-6. kur vajten qe te arrestonin Jezusin ne kopshtin e gjenesaretit, ku Jezusi ju tha rojeve:
" ke kerkoni? Ata i thane: Jezus Nazarenasin. Jezusi ju tha: UNE JAM.....pasi ju tha atyre se UNE JAM, ata u terhoqen prapa dhe RANE PERDHE..."
Tani pyes: Perse judnjte me te digjuar fjalet e Jezusit qe tha: "UNE JAM", u terhoqen prapa dhe rane perdhe?? Cfar ishin keto fjale per Judejnte?
Nje ndodhi te tille e kemi kur Mojsiu shkoi ne malin shejnte, dhe populli i Perendise u terhoq poshte malit dhe ra perdhe, kur digjoi Perendine UNE JAM. Ja pra jduenjte me te digjuar emrin e Perendise, u trehoqen prapa dhe rane PERDHE, sepse para Perendise cdo gju do te perkulet.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Deshmuesi- 7- Perse nuk i besoni fjalet qe Jezusi ju tha apostujve: shkoni dhe predikoni ungjillin.... dhe pagezoni ne emer te Atit, Birit dhe Frymes se Shenjteruar?
Driniluka-
Ne si Deshmitaret e Jehovait ate po bejme tani edhe me shume se 100 vjete me pare ndaje shkojme edhe shtepi me shtepi edhe hame kaqe te shara nga njerez te pa fytyre qe edhe e mbajne veten per ΅«besimtare» edhe kane hedhur balte mbi emerin e Perendise te verteten per Jezusin edhe Frymen e Shenjte
Pergjigjet Deshmuesi:
Nuk eshte mire tju shpetosh fakteve ne kete menyre kaq te ulet. ti deshrioje te dije ne bibel, se ku flitet per Trinine e Shenjte. Une ta solla kete fakt, te then nga goja e Krishtit. Tani te pyes: E pranon kete deshmi te Jezusit, i cili na deshmon TRININE e Shenjte?
Edhe une kam shkuar dhe shkoj neper shtepi, por si i derguar nga Krishti, dhe jo nga njeriu.
Ju shkoni neper shtepi, per jo per hesap te Perendise, por per hesap te "grupimit" fetar, "kulla e barit"
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
deshmuesi- 8- Jezusit ju tha apsotujve: " ju me thoni mesues dhe Zot dhe vertet une jam", perse ju nuk e bosoni kete, por perkundrazi i mesoni njerzit se Jezusi eshte krijese.
driniluka-
Kete ta kam sqaruar edhe me pare. Edhe ne kete e besojme edhe e nderojme Jezusin si Zoterin tone por por mos u ngaterro me Perendine
Pergjigjet deshmuesi:
Fjala Zot, ketu nuk ka kutpimin e afendikojt apo zoterise qe eshte mbi ty. Ketu kemit e bejem me nje SOVRAN, me Zotin Krijuesin Perendi.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Deshmuesi- 9- Pali tek romaket i quan te humbur dhe drejt ferrit, te gjithe ata qe adhuran krijesen dhe jo Krijuesin. Pyetja eshte: nese Jezusi do te ishte krijese, ashtu sic ju mesoni, atehere: perse JEzusi i lejoi dhe i inkurajoi dishepujt e tij qe ta adhuronin ashtu sic adhuronin Perendine Jahve?? Driniluka-
Me jepe vargje se Jezusi nuk e lejoje kurr nje gje te tille, por si ta kam thene edhe me pare mos e ngaterro me nderimin me adhurimin edhe respektin.
Pergjigjet Deshmuesi:
Ta kam sqaruar me siper nga letra e romakeve.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Deshmuesi- 10- Pali thote se , me ane te tij, ( Fjales, Jezusit) u krijua gjithshka. Ndersa ju e quani Jezusin te krijuar. Atehere ju pyes: a mund te krijoje krijesa krijesen, apo vetem Krijuesi krijon krijesat?
Driniluka-
Beje edhe me shume kerkime se nuk je ne gjendej te kuptosh shume gjer fillestare. Se nese Jezusi do ishte Krijusi atehere si tha Pali se
"Ai eshte krijimi i pere i Perndise edhe cdo gje erdhi nepermiet tij edhe per ate."
Pergjigjet Deshmuesi:
Eshte keq kur keqperdoret bibla, qofte per mosnjohuri apo idologji korruptive. Vargu qe ti sjell eshte tek kolosianet, dhe ju abuzoni me fjalen: krijim. Po e nis me vargun me fondamental qe Pali ne jep tek kol:1:15. ku thote:
" Ai (Jezusi)eshte shembellesa e te padukshmit Perendi, i PARELINDUR i gjithe krijeses... "
Abuzimi juaj eshte shume i pashter dhe blasfemues. Fjala i "parelindur" nuk do te thote i krijuar. Njeriu Jezus, lindi nga e virgjera Mari, dhe Fryma e Shenjte. Pra ektu kemi nje LINJDE, prej te cilit dehe em ane te te cilit do te lindin te gjithe bijte e Perendsie. ky eshte kuptimi i fjales: i parelindur. Shiko si thote me poshte Pali.
" Sepse me Ane te tij u KRIJUAN te GJITHA, sa jane ne qiej dhe sa jane mbi dhe, te dukshmet e te padukshmet, frone, zotrime, urdhera e pushtete, qe te gjitha jane krijuar me ane te tij dhe per ate."
Qe te kutposh drejt fillimin e vargut, lexo krijimin, ku gjithshka u krijua me ane te FJALES. Por ne fudn te vargut meret kuptimi i plote, ku Pali thote:
".....qe te GJITHA u krijuan me ane te Tij dhe per Ate."
Qe u krijuan te gjitha me ane te tij, kete e mesojme, por Pali thote se, te gjitha u krijuan per ATE. Tani te pyes: cfar do te thote Pali me fjalet: "..per Ate"
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Driniluka- Pergjigjet i ke me te kuqe uroje qe ti kuptoshe.
Edhe nese ke ndermend te hedhesh poshte ato qe ne i mospjme nga Bibla e ke gabim edhe shume te mathe se nuk po meson me nga bibla me pastaje por nga fjale edhe doktrina njerezish.
Krijoni Kontakt