Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    "Emigrantët" e Shqipërisë, të punësuar në fshatrat e Vlorës

    Enrik Mehmeti

    VLORE -Fshatrave të "varfra" të Vlorës duket se vetëm nami u ka mbetur si të tilla. Të zotët e këtyre fshatrave, shumicën e punëve të rënda i bëjnë me argatë. Ndërtimi, bujqësia e mjaft punë të tjera të rënda i marrin përsipër punëtorë të ardhur nga ana e anës, vetëm e vetëm për të siguruar bukën e gojës. Paguhen pak, jetojnë në kushte mizerabël e sërish, krahasuar me varfërinë e tejskajshme në të cilën jetonin në vendet e tyre të lindjes, janë disi të kënaqur. "Nuk kisha asnjë të ardhur tjetër për familjen time, ndaj u detyrova të vij e të punësohem si bari këtu në Vlorë", - thotë një 45 vjeçar, i cili ka zbritur nga një fshat i thellë i Ersekës. Ai paguhet për punën që bën, vetëm me 8 mijë lekë. Me to mundohet të kursejë sadopak. Fjetjen ia ka siguruar punëdhënësi, në një shtëpi të braktisur, vetëm pak metra larg banesës së tij. Ndërsa e zonja e shtëpisë, i çon ndonjë pjatë me gjellë apo ushqime të tjera, sa për të mbajtur frymën gjallë. Paratë që i fiton me mund e djersë, ai i kursen dhe i çon me ndonjë "korrier" tek familja e tij. Dukuria e "emigracionit" brenda për brenda Shqipërisë ka nisur prej disa vitesh. Kryesisht në fshatrat e Lumit të Vlorës, dhjetëra punëtorë vijnë sipas sezonit, për t'u punësuar. Në ndërtim, paga mesatare e një punëtori arrin deri në 30 mijë lekë. Një bari nuk merr më shumë se 8 mijë lekë. Ndërsa për mbjelljen e hashashit, paga është disi më e majme. Për shkak edhe të rriskut të kësaj pune, banorët e kësaj zone nuk e mbjellin vetë, por punësojnë të ardhurit nga zona të ndryshme të vendit. Ata janë nevojtarë të ardhur kryesisht nga zona të thella malore të Veriut, por edhe nga zona të caktuara të Korçës, Ersekës etj. Një punëtor i ardhur nga një fshat i Dibrës, pohoi se ai "ka festë" kur nis mbjellja e hashashit. "Paguhemi mirë. Banorët e këtyre fshatrave kanë frikë të rrezikojnë vetë, ndaj na fusin ne për ta mbjellë", - thotë ai, pa dashur ta çojë nëpër mend rrezikun e policisë në rast të një kontrolli të befasishëm. Denis Minos, i cili ka ardhur nga fshatrat e Korçës, i duhet të përshkojë çdo ditë rreth 20 kilometra rrugë për të shkuar nga fshati ku ai strehohet, tek vendi ku duhet të kryejë punën. Ai rrëfen se bën një punë të lodhshme, por se kushtet ekonomike në të cilat ai ndodhet, e detyrojnë të bëjë gjithfarësoj punësh, mjafton që fëmijëve të tij të mos u mungojë të paktën buka.
    Sa kohë ke që punon në fshatrat e Vlorës?
    Ka rreth tre vjet që punoj në këto fshatra. Tashmë i njoh të gjitha fshatrat, që nga Vllahina, Koculi, Kota dhe shumë e shumë të tjera. Për momentin po punoj në Bolenë. Unë i kam mësuar edhe sezonet e punëve në secilin prej këtyre fshatrave. Di ku të trokas. Edhe fshatarët aty më njohin. Më marrin në punë, shpeshherë kur kanë nevojë.
    Çfarë pune bëni?
    Punoj bashkë me një shokun tim në toka. Për fjetjen na ndihmon pronari, për të cilin ne punojmë. Puna është e lodhshme, por nuk kemi ç'të bëjmë.
    Sa është pagesa që merr në muaj dhe sa orë punon?
    Punoj që nga mëngjesi deri në darkë, dhe më shkon rreth 150 mijë lekë muaji (të vjetra). Ia çoj familjes një herë në vit.
    Pse shkon njëherë në vit, Korça nuk është shumë larg?
    Vërtet nuk është shumë larg, por po të iki nga puna, e merr vesh tjetri dhe vete ma zë vendin e punës. S'kam rrugëdalje tjetër.
    Ke shkuar ndonjëherë jashtë shtetit?
    E kam provuar dhe andej, por më kanë kthyer, madje më kanë keqtrajtuar shumë policët greke. Po ashtu dhe pronarët.
    Po pronarët e fshatrave, si sillen?
    Më mirë, të paktën këtu flasim të njëjtën gjuhë. Pronarët këtu janë më të mirë, ato pak lek t'i japin, ndërsa në Greqi kam punuar, por shpeshherë nuk më kanë dhënë asnjë lek.
    Do të vazhdosh ta bësh këtë punë?
    Nuk e di… Malli më merr shumë për familjen time.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    Imagjino ne cfare verferie jetojne keta qe shkojne e zene pune ne qytet tjeter me 8 mije leke, dhe mundohen te kursejne e tja cojne familjeve

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •