Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gjergj Kastrioti
    Anëtarësuar
    11-02-2008
    Postime
    40

    E marta e parë e Shën Antonit

    Sivjet e marta e parë e Shën Antonit ka ra pikërisht të Martën e Madhe, më 18 mars. Atë ditë në Gjakovë kemi organizuar rrëfimin e madh për Pashkë.
    Kanë ardhur shumë besimtarë, të cilët kishin në disponim për rrëfim 14 meshtarë. Rrëfimet zgjatën më shumë se dy orë – para meshe dhe gjatë meshës, deri te kungimi.



    Koha në mëngjes ishte e bukur, por rreth orës 9 filloi të binte shi i lehtë, që shpejt edhe u ndal, kështu që nuk na e pengoi shumë meshën.



    Meshën në orën 10 e kremtoi don Lush Gjergji, famullitar i Prizrenit.



    Don Lushi foli për veprën e shëlbimit, që e bëri Jezu Krishti për shëlbimin tonë – dhe për sakramentet, që janë mjetet e shëlbimit, me anë të cilave besimtarët bëhen pjesëtarë të fryteve të mundimit, vdekjes dhe të ringjalljes së Krishtit.

  2. #2
    Gjergj Kastrioti
    Anëtarësuar
    11-02-2008
    Postime
    40



    Ata besimtarë, që para dite ishin në shkollë apo në punë, patën mundësi të rrefehen pas dite. Rrëfimi ishte në sallën e madhe të Kuvendit françeskan, e menjëherë pastaj mesha në kishën e shën Antonit.



    Çfarë fati patëm të martën e parë! Ja si ishte koha të mërkurën më 19 mars...

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-03-2021, 05:53
  2. 1 milione Shqiptare luten në Kishen e Laçit
    Nga lamb-of-god në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 07-09-2009, 13:00
  3. Shna Ndou dhe Shenjterorja e Laçit
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 17:40
  4. Kontributi Katolik per tolerance eshte i paarritshem
    Nga FLORIRI në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 09:53
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •