Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Elbasan në gjuhën hebraishte përkthehet Kopështi i Perëndisë

    Zbulimi i mozaikut të periudhës pale okristiane pas monumentit të Aqif Pashë Elbasanit, fare afër rrapit të Bezistanit në Elbasan dhe pranë kalasë së qytetit, vjeshtën e kaluar u cilësua si zbulimi i vitit prej arkeologëve. Pas muajve të dimrit, arkeologët po presin momentin e duhur t'u rikthehen gërmimeve në qendër të qytetit. Arkeologu Ylli Cerova thotë se do të rikthehen shumë shpejt në të fshehtat e tjera që rezervon e gjithë bazilika. "Në këtë moment, ne kemi çuar projektin për aprovim në Institutin e Arkeologjisë dhe presim aprovimin e njëkohësisht edhe mbështetjen financiare nga ky institut, sikundër edhe nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Konkretisht kemi marrë kontakt me drejtoreshën e këtij instituti, Prof.dr. Shpresa Gjongecajn".
    Cerova thotë se projekti parashikon fillimisht heqjen e pjesës së sipërme të betonit në të gjithë territorin ku shtrihet bazilika paleokristiane e pas kësaj, ekipi i punës nga Instituti i Arkeologjisë do të fillojë gërmimin arkeologjik. Specialistët po presin momentin më optimal sa i takon kushteve atmosferike, pra një mot pa lagështirë. Cerova thotë se njëkohësisht, specialistët po përpiqen të krijojnë një ekip me specialistë të huaj dhe konkretisht nga ICOMOS, për problemet e afreskut dhe mozaikut. "Duhet të jemi tepër të kujdesshëm edhe për mozaikun dhe afreskun e kësaj bazilike. Për këtë arsye, ne kemi bashkëpunimin e ngushtë me specialistë të Institutit të Monumenteve Tiranë", - sqaron Cerova.
    Bazilika
    Sipas specialistëve, bazilika paleokristiane ku u zbulua mozaiku, duke u mbështetur në materialin arkeologjik mendohet se është ndërtuar në fund të shekullit të V-të pas Krishtit. Sondazhi arkeologjik i organizuar vitin e kaluar, nxori në pah faktin se muratura e bazilikës ruhet në lartësi dhe njëkohësisht fasadat e brendshme të tyre janë të zbukuruara me afreske dhe motive gjeometrike. Mozaiku i zbuluar paraqet skenën e Eukaristisë dhe është një realizim në një nivel të lartë artistik. Arkeologu Cerova thotë se "gërmimet e këtij viti fillimisht do të përqendrohen në zbulimin e apsidës së bazilikës dhe të transeptit të saj".
    Zbulimi
    Ka qenë një dokument muzeal, nga ku ka nisur puna për kërkimin e mozaikut. Kreshnik Belegu, drejtori i Trashëgimisë, i cili është edhe iniciatori i këtij zbulimi, tha në kohën e zbulimit se kishte shumë vite që e kishte parë dokumentin në arkivin e muzeut të qytetit. Aty flitej për fragmente të një mozaiku të dëmtuar që kishte dale nën rrënojat e një dyqani të një tregtari elbasanas në vitet 32 e bashkë me të edhe një tjetër dokument për një varr të zbuluar. Por edhe pse e kishte përmendur disa herë Belegu nuk kishte marrë vëmendjen e duhur. Kësaj radhe ka qenë mbështetja e madhe e kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini si dhe përkrahja e arkeologut Ylli Cerova ajo që çoi drejt zbulimit të madh. Pak javë pas sezonit të parë të gërmimeve Belegu deklaroi se "kemi gjetur një mozaik mjaft interesant të periudhës paleokristiane që ka edhe figura të dy njerëzve të ruajtur relativisht mire, një afresk që duket se për arkeologët dhe specialistët mbart vlera të veçanta, dy varre fëmijësh që mendohen të jenë të shek të V-të të erës sonë, që i përkasin bazilikës dhe një sërë elementesh arkitekturore si kapitele, bazamente dhe stele varri që mbart mbishkrim latin.
    Një park
    arkeologjik
    Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini është shprehur se do ta mbështesë zbulimin përfundimtar të kësaj bazilike. Për të ky zbulim ka interes të jashtëzakonshëm edhe për faktin se po sjell turistë. Në projektet e tij është ndërtimi i një strategjie të tërë për turizmin. Me sa duket, ideja e specialisteve Cerova e Belegu, për ta futur këtë zonë në parqet arkeologjike ka gjetur përkrahjen bashkiakut Sejdini, i cili po kërkon edhe mbështetjen e institucioneve përkatëse të Arkeologjisë dhe Monumenteve do të bëjë të mundur që qendra e Elbasanit të futet në zonat me prioritet të turizmit kulturor. Arkeologu Cerova shprehet mjaft optimist për vlerësimin e Elbasanit dhe të kësaj zone si park arkeologjik. "Zbulimi i plotë i bazilikës na jep mundësinë të bëjmë një studim të plotë gjeofizik të gjithë territorit të ish-pazarit të vjetër të Elbasanit, i cili për mendimin tonë përfaqëson një lagje romako-bizantine të qytetit të lashtë të Skampis. Zbulimet e mëtejshme mendojmë se do të realizojmë një park arkeologjik të qendrës së qytetit të Elbasanit, i cili do ti japë një impuls zhvillimit kulturor turistik të këtij qyteti të lashtë", - përfundon Cerova

    bw
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    INTERVISTA/ Flet Drejtori i trashëgimisë kulturore dhe drejtori i Muzeut etnografik në Elbasan, Kreshnik Belegu


    Elbasan në gjuhën hebraishte përkthehet Kopështi i Perëndisë


    Në Elbasan flamuri i Pavarsisë u ngrit më 25 nëntor 1912



    Albert ZHOLI

    Elbasani me këtë emër u themelua nga Sulltan Mehmeti II në shekullin XV. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër trevat e para të pushtuara nga osmanët, ELI-BASAM (vura dorë). Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua në vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150.000 njerëz. Në vitin 1492 sulltan Bajaziti ndërtoi xhaminë Mbret, më e vjetra e qytetit dhe ndër më të vjetrat në shqipëri, e cila ndodhet në zemër të kalas së qytetit. Në hyrje të kalasë, mbi një pllakë, sulltani shkroi në turqisht : “Eli-Basan, es Sulltan, Ibni Sulltan, Fahti Sultan, Mehmet Han-i Han.” (Vura dorë, unë sulltan bir sulltani, sulltan triumfues, Mehmet, mbret i mbretërish). Pra, "Elbasan" do të thotë vura dorë. Me kalimin e kohës rreth Kalasë u zhvillua qyteti i Elbasanit. Por në këtë shkrim po hidhet nëj hipotezë e re për merin Elbasan. Ja se çthotë z. Belegu për këtë hipotezë…





    Në një foto të muzeut më zuri syri një logo me flamurin tonë kombëtar krejt ndryshe. Mund ta spjegoni këtë fakt?

    Kjo logo është flamuri i përdorur në festën për nder të njëvjetorit të Shpalljes së Parsisë, pra më 28 Nëntor 1913. Një logo intersante që bësoj do të jetë marrë si shëmbëlltyrë nga flamuri i asaj kohe I përdorur në qytetin tonë të cilin deri tanimë nuk e kemi gjetur. Kjo logo është krejt e veçantë dhe ka karaktersistikat e veta.



    Pse mendoni se ka karaktersistikat e veta në krahasim me logot apo flamujt e tjerë të asaj kohe?



    Dua të theksoj se flamuri kombëtar i pavarsisë në Elbasan është ngritur tre ditë më përpara se në Vlorë. Ky është fakti i pakundërshtueshëm me dokumenta të sakta historike. Padyshim se Elbasani ka merita të veçanta në shpalljen e Pavarsisë është qyteti I parë që e ngriti këtë flamur dhe po të shohësh firmëtarët e aktit të pavarsisë, pjesamrrësit janë nga të gjitha besimet fetare, pa diskutuar për shoqata apo klube të ndryshme të kohës. Pra, në ngritjen e flamurit në Elbasan pjesmarrja ishte gjithëpërfshirëse me një flamur, me një qëllim. Eshtë një veçori kjo që ndoshta vetëm Elbasani e ka pas, pasi në këtë periudhë dihen kontarditat që kanë egzistuar midis besimeve fetare (feve) të asaj kohe dhe Elbasani është i veçantë në llojin e tij në këtë mënyrë bashkjetese ndërfetare ku janë bërë shumë përpjekje për përçarje ndërfetare.



    Mund të na sillni shembull konkret për tentim përçarje?

    Po, në vitin 1876 në periudhën e pushtimit osman, duke pasur mbështetjen e ushtrisë osmane të nxitur nga ato, u bë një përpjekje për të sulmuar ortodoksit e kalasë, përpjekje e cila nuk funksionooi pasi ishte vetë babai i Aqif Pashë Elbasanit I cili e ndaloi këtë përpjekje me autoritetin e vet. Ai ishte nëj burrë që i dëgjohej fjala dhe kishte të kultivuar ndjenjën e mirësisë. Pasatj mbas pushtimit osman pikërisht më 26 nëntor 1912 ( një ditë pasi Elbasani shpalli Pavarsinë) në Elbasan erdhën trupat serbe të cilat në janar të vitit 1913 ato bënë një përpjekje tjetër për të ngritur ortodoksët elbasanas ndaj myslimanëve elbasanas. Pikërisht këtu në këtë kohë kemi një fjalim që ka mbajtur Veniamin Nosi i cili i thotë gjeneralit serb se asnjëherë s’do të sulmojmë vëllezërit tanë myslimanë , ata i kemi miq shtëpie, kemi ndarë çdo gjë bashkë, madje dhe bukën e gojës . Pra kjo ishte përpjekja e dytë që pushtuseit bënë që të ndanin njëherë e përgjithmonë myslimanët nga ortodoksët e qyetetit tonë. Në telegranmin që përfaqsuesit e popullit të Elbasanit i çojnë popullit të Vlorës , Ismail Qemalit, me rastin e shpalljes së pavarsisë, marin pjesë tëgjithë drejtuesit e komunitetve fetare krahas atyre figurave patriotike që ishin përfaqsues të popullit (të zgjedhurit e tyre).



    E kujt kohe është godina që shtë ndërtuar muzeu etnogarfik i qytetit.?

    Kjo ndërtesë është tipike elbasanse e ngritur në fund të shekullit të 18-të, dhe ka një pamje interesante. Këtu në këtë ndërtesë janë paraqitur shumë dokumenta, veshje me karakter etnografik që me të vëretë e bëjnë të evçantë nga muzetë e tjerë në Shqipëri.

    Diçka të veçantë për simbolin e qytetit tuaj Aqif pashë Elbasanin?

    Aqif Pasha ishte një njeri i ditur, bujar, por mbi të gjitha patriot. Dihet roli i tij në shpallen e pavarsiësë që jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht ka dhënë një ndihmë të madhe për Ismail Qemalin. Aqif Pasha ka vdekur në shkurt të vitit 1926 ku në vdejken e tij kanë marrë pjesë edhe çifutët (hebrejtë). Kjo duket nga një foto e asaj kohe ku ata kanë në kokë kapelet e tyre karakteristike që dallojnë nga kapelet vendase (qylafët). Janë dy tre përfaqsues nga komuniteti i tyre ku në këtë qytet ata kanë qenë një komunitet goxha i gjerë dhe më vjen keq që askush nuk e përmend këtë fakt që ka pas një komunitet I cili ka gjetur mbështetjen e madhe të elbasanasve. Në muze kemi tre objekte me origjinë hebreje (çifute), të cilat tregojnë për një lidhje kulturore midis tyre dhe pjseës myslimane apo ortodokse.



    Po objekte kulti të tyre a kanë pasur hebrejtë këtu?

    Pikërisht, këtu përballë muzeut, pak majtas ka qenë një Sinagogë (objekt kulti hebreje), që ka qenë deri para çlirimit. Por ka dhe disa ide të tjera të pathëna deri më sot, të pa bëra publike për emrin e Elbasanit. Kjo është një ide apo hipotezë e pavërtetuar që lidhet me emrin e Elbasanit.



    Dmth ka hipotezë tjetër për emrin Elabasan?

    Po, ka! Por nuk është bërë asnjehërë publike. Kjo hipotezë ka të bëjë me atë që sështë thënë deri më sot që emri Elbasan përpos sa është thënë deri ëm sot mund të ketë rrjedhë edhe nga hebraishtja.



    Mund të na e spjegoni këtë hipotezë?

    Po ja…Basan ka qenë një qytezë që është në mes Palestinës, Izraelit dhe Sirisë. Këtë hipotezë ma ka spejguar një hebre që banon në Amerikë, për të cilin ka dhe një botim në fund të viteve 1890. Sipas tij Basani ishte një qytet I cili prekej I pari nga lufta dhe nuk gjente kurrë qetësi. Gjithmonë aty do të kishte luftra dhe njerëzve ju kthye jeta në ferr. Shumë prej popullatës së këtij qyteti emigruan dhe një pjesë e tyre erdhën në qytetin tonë. Pra Basan është rrënja e emrit të qytetit tonë dhe parashtesa El’ është një fjalë e veçantë që e kanë si titull mbretëror, hyjnor, pasi kështu u thonë shumë qyeteteve aty. Pra Elbasan në gjuhën hebraishte përkthehet Kopëtshi I Perëndisë. Ndrësa në gjuhën turko-arabe Elbasan do të thotë “ vura dorë”. Janë dy emrtime krejt të kunndërta. Megjithatë kjo ngelet hipotezë por që mbështet tek një fakt. Por edhe ky variant nuk duhet të hidhet poshtë. Kjo hipotezë hidhet për herë të parë.



    Mendoni se ka qenë komunitet i madh në Elbasan hebrejtë?

    S’ka shifra të sakta por përdeisa kanë pas Sinagogë besoj se ka qenë ndoshta më i madhi në Shqipëri si komunitet. Por ka dhe elemntë të tjerë që tregojnë për numrin por edhe për kulturën e tyre që ska përse I bëjmë bisedë diskutimi sot, por që janë fakte kokëfortë për komunitetin e tyre që pak është trajtuar nga historia, letërsia, publicistika por edhe gazetaria shqiptare ky fakt.



    Po sot a ka komunitet hebrej në Elbasan?

    Ka pak familje pasi pjesa më e madhe është larguar pas viteve 1990 për në Izrael. Këtu ka pas disa familje të mëdha me mbimerin Moisiu, etj…

  3. #3
    Ndersa Car ne Anglisht do te thote makine , ne Shqip nuk e di se si shqiptohet
    Revolution 1848

  4. #4
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Po ne arabisht ca do te thote, meqe e ndertuan turqit si qytet? Lol

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Po ne arabisht ca do te thote, meqe e ndertuan turqit si qytet? Lol
    ME habisni qe thoni e ndertuan turqit ?ato e rikonstruktuan qytetin SKAMPA,JO me kot
    fjala ELBASAN perkthehet vura dore..vuri dor me e rregullu...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Te vjen keq tek shikon e lexon manine e shume njerezve te ndryshojne dicka qe i dihet mire kuptimi dhe origjina. Emri Elbasan dihet fare mire qe ka origjine Turke pasi u pagezua me kete emer pikerisht prej Turqve.
    Vetem pse nje emer ka ngjashmeri ne nje gjuhe tjeter kjo sdo te thote qe ka ate origjine sepse eshte qesharake. Shume mire e ka Eurostari qe sjell fjalen car ne anglisht e imagjinoni tan qe te dale Anglez i semure e te thote ju gjet kuptimi fjales car sepse egziston ne Shqip.lol
    Elbasan ne Turqisht dhe Arabisht do te thote 'fortese' ose 'kala' dhe as ka lidhje fare me kuptimin qe zoteria hapes i temes ka sjellur.
    Ja ku keni dhe nje link per me teper informacion .

    http://fa.wikipedia.org/wiki/الباسان?match=en

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. KF Elbasani, Tigrat verdh e blu në sezonin 2008-2009.
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 08-03-2010, 23:23
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Serbet dhe Shqiptaret
    Nga Muzaka në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 11:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •