Pas përjekjeve shekullore, sakrificave, gjakut të derdhur të brezave të ndryshëm më të çmuar të popullit shqiptar. Fitorja e shumë pritur më në fund u arrit me kurorëzimin e pavarësisë së Kosovës. Por, kjo fitorje për ne shqiptarët është gjysmake, sepse vëllezërit tanë në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjende gjenden nën sundimin serbomaqedonomalazez. Gjithasshtu edhe Camëria shqiptare mbeti pa u lirua dhe pa u bashkua me shtetin amë Shqipërinë. Pos.asaj, zgjidhja e drejtë dhe e plotë e Çështjes shqiptare do të ishte atëherë kur të formohet një shtet i vetëm kombëtar. Me definimin politik e juridik të statusit të Kosovës, sipas planit të Marti Ahtisarit, serbët në Kosovë gëzojnë privilegje më tpër sesa u takojnë. Përndryshe, shumica e serbëve në Kosovë janë të ardhur si kolonë. Sllavët e Jugut kur erdhën dhe u vendosën në shekullin VII këtu në Ballkan i gjetën banorët autoktonë ilirët dhe trakët.Shteti i parë serb u krijua diku nga fundi i shekullit XII me qendër në Rashkë.Në krye të kësaj principate feudale serbe ka qenë vazali i Bizantit, Stevan Nemanja, themeluesi i dinastisë së Nemaniqve. Kulmi i shtetit feudal mesjetar serb arrinë në kohën e sundimit të Stefan Dushanit l33l-1355. Shteti i tillë u zgjërua në saje të pusgtimeve të trevave shqiptare, bullgare dhe greke. Perandorisë së Stefan Dushanit i dha fund invadimi i turqve osmanë.
Në betejën e Kosovës më 1389 ushtria turke e mundi ushtrinë e koalicionit ballkanik; të shqiptarëve, serbëve, kroatëve, boshnjakëve, bullgarëve, hungarezëve dhe rumunëve. Gjatë të së ardhmes turqit nuk hasën më në ndonjë rezistencë serioze, me përjashtim të asaj të kryengritjes shqiptare nën udheheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut 1443-1468. Ndërsa serbën vonë u zgjuan nga gjumi. Me insistimin e Rusisë cariste dhe me Përkrahjen e disa shteteve evropiane serbët nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit (sipas disa të dhënave ka qenë me prejardhje shqiptare) më 18O4 u çuan në kryengritje kundër Turqisë. Kjo kryengritje u shtyp me gjak prej turqve. Pastaj më 1815 filloi kryengritja e Dytë serbe nën udhëheqjen e Millosh Obrenoviqit, i cili më 1817 vrau Karagjorgje Petroviqin dhe kokën e prerë të tij e dërgoi në Stamboll.Kryngritja e Dytë përfindoi me fitoren e një autonomie politike në vitin 183O por nën sovranitetin e Turqisë. Kohëve të më vonëshme krijohet edhe shteti i pavarur serb.Sapo ai ishte krijua lindë ideja për zgjëriomin e tij në kurriz të tokave të popujve fqinjë. Që në vitin 1844 kryeministri serb, Ilija Garashanini hartoi platformën e politikës së jashtme të Serbisë me emrin « Naçertanie » sipas të cilës do të realizohej shteti i madh serb me synim të restaurimit të perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit. Dhe prej asaj kohe deri sot e kësaj dite politikanët serbë nuk kanë hequr dorë nga predendimet e tilla. Megjithatë, synimi kryesor i politikanëve serbomdhenj të të gjitha periudhave ka qenë dhe mbetet Shtrirja e Serbisë në drejtim të Jugut duke lakmuar aneksimin e trojeve shqiptare. Në këtë kontekst përfshihet edhe bashkimi i të gjitha territoreve të banuara nga sllavët në një shtet të vetëm serb. Duhet se Serbia nuk ka pasë as nuk ka asnjë të drejtë historike, as Etnike, as juridike, as politike e as morale që nën pretekstin e çlirimit të pushtojë tikat e huaja me qëllim të krijimit të Serbisë së madhe. Serbët agresor kanë tentuar me dhjeta herë të shfarosnin popullin shqiptar. Politika serbomadhe pavarësisht nga ndryshimi i regjimeve, sistemeve dhe kalimit në kohëra të reja, mbeti agresive, shoviniste, dominuese dhe antishqiptare. Në vitin 1912 u formua aleanca ballkanike : serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi, formalisht për çlirimin edhe të atyre viseve që ende gjindeshin nën Turqine, kurse faktikisht për pushtimin, copëtimin dhe ndarjen e Shqipërisë. Atëbotë Shqipëria natyrore, reale, etnike përbëhej prej katër vilajeteve :i Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Vërtet, gjatë Luftës së Parë ballkanike më 1912 aleatët ballkanikë pushtuan pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë ballkanike midis Serbisë dhe Greqisë me një anë dhe Bullgarisë në anën tjetër më 1913, Serbia mori edhe Maqedoninë të cilën e shpalli provincë të saj me emrin Serbia Jugore. Ky term ka ekzistuar deri në vitin 1941. Prandaj, Dy luftërat ballkanike kanë karakter pushtues. Gjatë Luftës së Parë botërore 1914-1918, shkas i së cilës ishte atentati i Sarajevës, organizuar nga Beogradi, më 1915 Esat pashë Toptani i dha leje qeverisë serbe që të kalonte me ushtrinë e saj nëpër Shqipëri drejt Adriatikut prej nga pastaj me anijet e aleatëve do të barteshin në ishullin e Korfuzit. Ushtria serbe rrezikohej nga zënia peng prej forcave austrohungareze dhe gjermane dhe se gjatë tërheqjes në drejtim të Jugut ushtria bullagare pengoi Lëvizjen normale drejt Greqisë. Akademiku serb, Millan Macura me një rast deklaroi publikisht se kinse Serbia gjatë historisë së shtetit të saj vetëm një herë kishte qenë Agresore kur më 1913 sulmoi dhe pushtoi një pjesë të Shqipërisë. Serbia ka nxjerrë fitime duke u shërblyer me tokat shqiptare nga Fuqitë e mëdha evropiane në Kongresin e Berlinit 1878, Konferencën e Ambasadorëve të Londrës 1912-1913, dhe në Konferenën e paqës së Versajës më 1919-1920. Miti serb për Kosovën: djepi, zemra dhe toka e shenjtë e Serbisë është një trillim i politikës serbomadhe me qëllim të caktuar. Eshtë gënjeshtër me bisht se kinse në këtë trevë, siç pohon Boris Tadiqi,u themelua shteti i parë serb. Tani zyrtarët e Beogradit duke u mbështetur në Rusinë, sidomos pasi që nuk u shpall Serbia fajtore me të gjitha institucionet shtetërore, fetare dhe me inteligjencën e të të gjitha profileve për krimet e bëra dhe gjenocidin e ushtruar në hapësirat e ish Jugosllavisë nga ana Gjykatës ndërkombëtare, fituan kurajo dhe bëjnë çmos si faktor destabilizues për të nxitur luftëra të reja me përmasa të gjëra dhe me pasoja katastrofike. Shtrohet pyetja se ku ishte Rusia, e cila po e përkrah politikën agresive të Serbisë. Kur hordhitë serbe nën komandën e Sllobodan Millosheviqit bënë kërdinë në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë e të mos ua tërheqte as vërejtjen pushtuesve bashkëfistarë. Asnjë fjalë nuk doli nga Moska për ta penguar Serbinë agresore në akcionet e saj Antinjerëzore. Tubimet masovike serbe duke brohoritur : “rusët në ndihmë“ nuk ishin të rastit. Kosova u bë e pavarur, por edhe Vojvodine dhe Sanxhaku duhet të lirohen nga sundimi kolonial serb. Kosova, Vojvodina dhe Sanxhaku nuk i përkasin Serbisë, por janë të pushtuara me forcë prej saj dhe të shndërruara thjesht në koloni. Sipas instruksioneve të Beogradit veprojnë edhe serbët e republika Serpska të Bosnje dhe serbët e Malit të Zi. Sa i përket pozitës së shqiptarëve në Maqedoni që është një shtet artificial dhe që kombi maqesdon nuk ekziston fare është në kundërshtim me çdo normë humane, politike, juridike, historike dhe etnike. Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit 2001kaluan 7 vite që nuk po zbatohet. E njejta gjë vlen edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, respektivisht të Kosovës Lindore. Popullatën e kësaj treve e përbën shumica dërrmuese e shqiptarëve autoktonë. Vëlmë në dukje se ky rajon shqiptar është pjesë e territorit integral të Kosovës dhe i kompaktësisë etnike gjithëshqiptare. Gjatë sundimit pesë shekullor turk Kosova Lindore ka qenë nën administrimin e sanxhakut të Prishtinës dhe vilajetit të Kosovës me qendër në Shkup. Të gjithë liderët partakë aktualë serbë pa përjahtim i përkasin politikës tradicionale serbomadhe ani se disa prej tyre paraqiten si të konvertuar në demokratë. Këta të gjithë, pa përjashtim, janë të ngarkuar dhe të stërngarkuar me shovinizëm. Gabojnë ata politikanë shqiptarë që deklarohen se dëshirojnë raporte fqinjësore miqësore me Serbinë si dhe ata që thonë se nuk jemi për Shqipërinë e madhe. Termi Shqipëri e madhe është produkt i armikut të përbetuar. Shqipëria etnike nuk mund të quhet shteti madh. Shtet i madh quhet ai në kuadrin e të cilit gjenden edhe trevat e huaja të pushtuara me forcë. Kryetari rumun, Trajan Bacesko gjatë vizitës së tij Beogradit më 29 janar 2OO8 inkurajoi udhëheqësit serbë duke u deklarua se Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse vjen deri te shpallja e saj dhe pavarësisht nga njohja e cilitdo shtet. Dihet se Rumania ka hallet e veta me pakicën hungareze e pakica të tjera, të cilat janë të privuara nga të drejtat që u takojnë. Serbia për luftërat në ish jugosllavi është dashur të shpallet fajtore me përgjegjësi kolektive e jo Sllobodan millosheviqi me disa persona të tjerë të përgjigjeshin në mënyrë individuale. Fati i madh për të gjithë që Serbia nuk është një superfuqi të cilës do të ia shihte sherrin tërë bota. Fitorja e Boris Tadiqit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 3 shkurt 2OO8 u prit me entuziazmë nga BE-ja duke besuar se në kërmillën e shtetit serb erdhi politikani demokrat, i moderuar dhe properëndimor. Përkundrazi, ky kuazi demokrat me orientim ideopolitik stereotip por i rrafunuar vazhdon politikën serbomadhe me pozicionin tradicional antishqiptar. Rivali politik i tij, radikali Tomosllav Nikoliqi mesiguri do të fitonte në zgjedhje sikur të mos ishin pakicat në Serbi si romët, hungarezët etj. të cilët votojnë për Boris Tadiqin.Elita politike aktuale serbe vazhdimisht gajlohet për të drejtat e minoriteteve në Kosovë, kurse ata vetë në shtetin e tyre nuk u japin të drejta pakicave as qytetare, as njerëzore.Vizita e Boris Tadiqit Kosovës, në cilësinë e presidentit të Serbisë, më 31 janar 2OO8, nuk dallon thuaja se nga ajo e Sllobodan Millosheviqit të 24-25 prillit të vitit 1987. As ky nuk kërkoi falje,as që shfaqi pendimin serb për krimet e bëra ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Sikur të ishte demokrat do të tregohej në vepër. Nocioni i çoroditur serb “Kosovo i Metohija“ nuk i përgjigjet realitetit historik. Duke u shërbyer me këtë emërtimbinjak shovinistët serbomdhenj orvaten të dëshmojnë pa argumente se gjoja kjo trevë është e Serbosë. Por, as emri Kosivë, as ai Metohi nuk janë me prejardhje serbe. Fjala Kosovë është me prejardhje turke, ndërsa ajo Metohi me prejardhje greke. Metohi domethonë tokë manastiri të cilën e punojnë sëbashku monahët. Gjithashtu as kishat e manastiret në Kosovë nuk janë të serbëve. Këta tempuj janë të shqiptarëve me shumicë por të uzurpuara prej serbëve pushtues. Doktrina nacionaliste serbe e trashiguar prej Ilija Garashaninit, dy dinastive të mbretërive serbe: Karagjorgjeviqëve dhe Obrenoviqëve, Nikolla Pashiqit, Vlladan Gjorgjeviqit, Vaso Cubrilloviqit, Ivo Andriqit (nobelistit), Aleksandar Rankoviqit etj. po vazhdon pa ndërprerje. Pasuesit e saj elita politike aktuale serbe e bazuar në akumullimin shekullor antishqiptar me oreks të pangopur pas lakmisë së territoreve të huaja bëjnë çmos ruajtjen e Serbisë së madhe. Në mitingun e organizuar më 21 shkurt 2OO8 nën sloganin, “Kosova është Serbi“ në Beograd me fjalimet e tyre patetike duke u çirrur sulmuan ashpër shtetet demokratike perëndimore, posaçërisht SHBA-në dhe nxitën një numër protestues nga masa e elektrizuar që të sulmonin dhe djegnin ambasadat e disa shteteve të cilat njohën pavarësinë e Kosovës. Ndërta më i ashpër u tragua Vojisllav Koshtunica i cili shprehu urrejtjen e tërbuar apostafat ndaj Gjorgj Bushit. Filozofia politike serbomadhe e planifikuar nergut për shfarosjen totale të popullit shqiptar pësoi fiasko. Tentativat me metodat e ndryshme të kombinuara për ta bindur botën se Kosova është tokë serbe nuk patën sukses. Adem Demaçi shumë mirë u pati shprehur duke pohuar se serbët kur nga diku pas Karpateve patën ardhur në Ballkan nuk e kishin sjellur me vete në trastë edhe Kosovën. Serbisë për pranimin e saj në BE dhe në NATO duhet shtruar këto kushteë pranonte realitetin e ri në Kosovë, pra pavarësinë e saj, dorëzimin e kriminelëve të luftës në Gjykatën e Hagës dhe të paguaj dëmshpërblimin e luftës.Tomisllav Nikoliqi në mitingun e Beogradit u betua në zot se nuk do të qetësohej dot deri sa të mos e kthente Kosovën nën Serbi. Atyre që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës duhet t`u ngritim përmendore,shtoi i njejti.Millorad Dodiku tha se kurrë nuk do ta pranojnë serbët e Bosnjes Kosovën e pavarur. Ky Serbinë e quajti atdhe edhe të serbëve të Bosnjes. Andrija Mandiqi dhe Predrag Popoviqi dy udhëheqës serbë nga Mali i Zi po ashtu u kërcënuan ndaj atyre që njohin pavarësinë e Kosovës. Basketbolisti serb , Dejan Bodiroga tha se të gjithë serbët njësoj kanë obligim të luftojnë për Kosovën që të kthehej përsëri nën Serbinë. Rektori i Universitetit të Beogradit, Branko Kovaçeviqi lavdroi popullin e civilizuar serb dhe siç tha ai, sot jemi mbledhur këtu, nesër do të jemi në Mitrovicë. Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Zdravko Vitosheviqi bërtiste si i çartur duke u kërcënuar ndaj atyre që njohin Kosovën e pavarur dhe tha se do të përgjigjen para organizatës së KB. Mitingu i tillë qe më masovik se ai i vitit 1989 organizuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe shokët e tij. Edhe fjalimi i arqipeshkut të Cetinës, Antilohije ka qenë i mbushur plot me helm ndaj SHBA-së. Ky në kishën e Shën Savës në Beograd Kosovën e quajti Jerusalem të Serbisë dhe duke u thirrë në zotin lutej për shpëtimin e Serbisë. Mitropoliti i bregdetit malazez e përfundoi fjalimin e tij fetar me urrejtje të shfrenuar ndaj SHBA-së duke anetemuar e kërkuar nga zoti ndëshkim e atyre që njohën pavarësinë e Kosovës. Klerit ortodoks serb nuk i takon të merret me politikë duke shpehur mllefin shovinist po i takon të merret me punët fetare. Retorika e egër e fjalimtarëve serbë me moton Kosova është Serbi Tejkaloi të gjitha normat morale, njerëzore dhe kulturore. Duke ditur se çfarë masakrash me qindra herë pushtuesit serbë bënë mbi popullin shqiptarë pavarësia e Kosovës është dashur të festohet me kurora dafinesh.Por, me pavarësimin e Kosovës nuk merr fund zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare. Në radhë duhet të jenë edhe çlirimi i viset të tjera të okupuara shqiptare dhe bashkimi i tyre në një shtet të vetëm kombëtar.
Prof. Fehmi Kelmendi
Krijoni Kontakt