Majko: Me hetoni dhe mua
Oli Xhilaga
E Enjte, 27 Mars 2008
Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, depozitoi dje nje kerkese zyrtare Prokurorise se Pergjithshme, ku shprehet i hapur per hetim. Nje reagim i tille, sipas ish-ministrit socialist erdhi si pasoje e publikimeve te disa fakteve ne shtypin shqiptar, ne te cilat flitej qe biznesi me armet kish nisur qe ne kohen e qeverisjes socialiste. Posacerisht, ne kohen kur deputeti socialist, Pandeli Majko, ishte ne postin e ministrit te Mbrojtjes. Marre shkas nga qendrime te tilla, deputeti Majko preferoi qe t'i drejtohej organit te prokurorise per te treguar zyrtarisht gatishmerine e tij per hetim, madje duke kerkuar dhe verifikimin e aludimeve te tilla.
Letra
Ish-ministri Majko ne letren e tij theksoi se "kohet e fundit, ne nje pjese te shtypit, lidhur me shitblerjen e armatimeve, jane bere aludime ndaj veprimtarise se Ministrise se Mbrojtjes edhe per periudhen kur ky institucion drejtohej nga une". Per kete arsye, socialisti Majko kerkoi nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, qe "ne keto kushte, kur nuk e shoh te nevojshem vetem nje pergenjeshtrim formal te tyre, ne perseritje edhe te disa kerkesave te mia te meparshme drejtuar Prokurorise se Pergjithshme per te verifikuar cdo lloj aludimi te bere kur une kam qene minister i Mbrojtjes, ju drejtohem serish juve, qe nga ana e institucionit tuaj te verifikohet cdolloj aludimi i bere si me pare ashtu edhe sot per periudhen qe une kam drejtuar Ministrine e Mbrojtjes. Per sa me siper, shprehem i gatshem t'ju informoj dhe t'ju ve ne dispozicion cdo informacion te nevojshem".
Qendrimi
Pak dite me pare, ish-ministri i Mbrojtjes, pati pohuar se edhe ne vitin 2003, Delijorgji "Albdemil" ishte nenkontraktore e nje firme te fuqishme, e cila lidhi kontrate me Ministrine e Mbrojtjes me vendimin numer 232, date 10/04/2003. Por, duke shpjeguar arsye se perse erdhi nje kontrate e tille, Majko vuri ne dukje se "ky ka qene nje kontraktor qe ne beme me "Mercedes Benz" per te prere armatime te renda qe ne nuk i montonim dot. I ofruam cmimin ne nje kontrate, e cila kaloi me vendim qeverie. Pergjithesisht, ajo ka qene korrekte. Ka pasur zera, por ne ecem me ngadale dhe une vete kam cuar ne prokurori nje dosje" . Por, me 24 prill 2004, nenkontraktuesi, pronari i firmes qe ne ate kohe quhej "Perparimi", Delijorgji shoqerohet ne polici, i akuzuar per evazion fiskal, dhe me pas gjykohet i lire pasi pagoi 1,2 milione USD si garanci bankare. Sipas Majkos, ka pasur nje ndjekje penale per te, por kontrata ishte me "Mercedes Benz". "Ne realizuam me shume se gjysmen dhe kontrata ka vazhduar normalisht edhe ne periudhen e qeverisjes qe erdhi me pas. Por municionet, ne kohen e socialisteve cmontoheshin vetem ne uzinat ushtarake ne Polican, Mjekes dhe Gramsh. Demontimi i municioneve ne Shqiperi eshte bere vetem ne uzina", theksoi Majko.
Majko, 3 vjet minister
Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka drejtuar postin e ministrit te Mbrojtjes gjate qeverisjes socialiste, duke filluar qe nga shtatori i vitit 2002 deri ne shtator te vitit 2005. Por kjo periudhe nuk ka qene e qete per te, pasi here-here ka pasur akuza per ceshtjen e shitblerjes se armeve. Per kete arsye, ne letren derguar dje Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, kerkoi te verifikohet cdolloj aludimi i bere si me pare ashtu edhe sot per periudhen qe une kam drejtuar Ministrine e Mbrojtjes
Krijoni Kontakt