Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 120
  1. #111
    Citim Postuar më parë nga ErionB Lexo Postimin
    Ky eshte kulmi i kulmeve.

    Tani me te vertete qe je qyfyre, por nuk besoj se je injorant. Me te vertete qe Nene Tereza eshte Shqiptare, por kjo nuk do te thote qe shqiptaret jane bamires ne cdo fushe. Shteti amerikan vete ka dhenje nje fond prej 300 milion dollaresh per te blere ato arme, pra eshte nje biznes dhe ne biznes nese oferta te shkon pershtat e mer, nese jo e len. Ata kane rene dakort me ate cmimi, ti do te na besh moral.
    Dhe se fundi o Qyfyre, ambasadori nuk ka parashikuar rezultatin, por ka thene qe ne jemi te bindur qe personat e akuzuar jane te pafajshem dhe me kete ceshtje jane ngarkuar institucionet perkatese.

    dhe heren e fundit qe kam lexuar mediat, pikerisht Trebicka qe eshte edhe burimi baze i gazetes New York Times ka deklaruar te kunderten e akuzave qe ka hedhur NYT ne lidhje me Kministrin apo te birin.
    pra eshte nje biznes dhe ne biznes nese oferta te shkon pershtat e mer
    ku e pe ti qe e kundershtova une kete. NYT nuk ka thene "pse na e keni shitur shtrenjte?" thjesht ka thene qe ne shqiperi u krijuan firma fantazma per te rritur cmimin per te nxjerre fitime. NYT nuk kerkon asgje nga Shqiperia dhe nuk thote se SHqiperia i ka bere ndonje padrejtesi Amerikes. Artikulli nuk eshte per te ngritur akuza per qeverine shqiptare, por per ate amerikane.

    Prandaj eshte me mire qe te lexosh e kuptosh perpara se te hidhesh te shkruash.

    Ambasadori ka thene qe jam i sigurte qe hetimet do i provojne si te pabaza keto akuza. Pra 100% ka parashikuar rezultatin e hetimeve. Nuk e kuptoj si mund ta kundershtosh. Dhe kjo eshte pa pike profesionalizmi.

    Sa per mediat, une per vete besoj me shume NYT qe nuk ka asnje interes ne kete pune, sesa mediat shqiptare qe secila mbajne anen e partise se vet.

  2. #112
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Qyfyre

    ku e pe ti qe e kundershtova une kete. NYT nuk ka thene "pse na e keni shitur shtrenjte?" thjesht ka thene qe ne shqiperi u krijuan firma fantazma per te rritur cmimin per te nxjerre fitime. NYT nuk kerkon asgje nga Shqiperia dhe nuk thote se SHqiperia i ka bere ndonje padrejtesi Amerikes. Artikulli nuk eshte per te ngritur akuza per qeverine shqiptare, por per ate amerikane.

    Interesant sa ke shkruar me lart Qyfyre. Atehere si e shpjegon ti qe megjithese ky shkrim e paska synimin vetem per te ngritur akuza ndaj qeverise amerikane, nuk mbeti gazete me qellime qeverirrezuese, pa e bere cope kete artikull qe te gjeje arsye per thirrje qeverirrezuese? Biles perpjekja per ta shtrydhur artikullin (e llojit per te nxjerre qumesht nga guri) ka nisur qe dy jave para publikimit te tij me daljen ne Top-Channel te Eduard Zaloshnjes e me pas me shkrimin e Mero Bazes, mos te flasim pastaj per perpjekjet à la fol fol se dicka do te mbetet te GSH, Shqip, Shekulli e sishoqeve te tjera.



    nga Qyfyre per argumentin qe i dergoja ne postimin tim te meparshem ne kete teme

    Hetimi nuk po behet per cilesine e armeve. Hetimi behet per korrupsion, sepse sic e ka thene dhe vete ky qe e ka shkurajtur dhe sic e thoshte edhe vete artikulli nga NYT cilesia e armeve nuk mund te ngrihej si ceshtje perderisa vete qeveria amerikane nuk kishte vene kushte apo standarde per keto arme. Pra vete artiuklli qe ky po i pergjigjet e thoshte qe i binte Afganistanit te vendoste kushte per cilesine e armeve qe kerkonin.

    Pra qe Shqiperia nuk ka faj per cilesine dihet.

    Dhe e perseris qe eshte pa pik profesionaliteti te thuash qe rezultatet e hetimit do dalin kshu si themi ne sepse ose gjithcka dihet dhe hetimi behet kot, ose hetimi do nxjerri rezultatet qe duan njeri apo tjetri.
    Nuk e di sesi e lexon ti nje artikull gazete, nje leter, apo dicka tjeter qe ndertohet me paragrafe. Paragrafi supozon qe mendimi fillon shtjellohet dhe mbyllet para se ta kalohet ne paragrafin pasardhes. Nga ky kendveshtrim sa ka shkruar z.Neritani ne mbyllje te

    nga artikulli

    Regarding charges that munitions were not up to code, standard practice requires that the purchaser bears full responsibility for testing and quality control. The government of Albania is dedicated to transparency. Rest assured, all documents relevant to this matter will be released and all findings of the investigation will be made public. When they are, we are confident that the allegations will be proved baseless.
    i referohet ceshtjes se shtruar ne fillim te paragrafit dhe jo te gjithe ceshtjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 04-04-2008 më 11:53

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    Ndoshta pikerisht ne faktin qe ajo qe eshte shkruar ne kete leter nga Z. Neritani nuk mund te klasifikohet fare si replike. ...oh dhe meqe ra fjala te jete e bazuar ne fakte e ne prova .............
    Klm
    Pra simbas teje kur letra nuk shkruhet si replikë ajo duhet të jetë qesharake ose të paktën përmban elementë të tillë!!!!????

    Ah ja, përsa i përket provave që kërkon ti duhet të mos harrojmë se së pari është z. Neritani ai që kërkon prova për akuzat e bëra ne NY Times duke ironizuar "provën" e NY Times dmth. atë "tape" që ekzistoka, si një "hardly reliable source" të "two shadowy and self-interested arms dealers".
    Ndryshuar për herë të fundit nga kastriot : 04-04-2008 më 12:25

  4. #114
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Atehere sipas jush letra replike duhet te thoshte:

    Qe ne i marim si te qena te gjitha ato qe na ka servirur NYT. K/ministri me te birin eshte fajtor perderisa NYT eshte bazuar tek nje indivit i cili jo vetem eshte personazhi kryesor i kesaj ngjarje ku perflitet i biri K/ministrit (Z. Trebicka) por ka hedhur poshte implikimin e ketij te fundit ne kete ngjarje pasi eshte ballafaquar me te. Dhe cka eshte edhe me interesante, eshte fakti se Trebicka e ka bere kete gje te ditur disa dite para se artikulli i NYT te publikohej.

    Mos valle NYT ka gjetur edhe njehere nje skandal si ai alla McCain i para disa javeve qe u detyruan ta pergenjeshtrojne pasi i gjithe artikulli ishte i bazuar ne perralla dhe tendenca gazetareske, dhe jo fakte......mos harroni, NYT ka hedhur ne rruge gazetare dhe redaktore per artikuj imagjinare jo shume vite me pare.....jane bere edhe filma per ta....
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  5. #115
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ky Neritani me keto letra proteste/sqaruese te duket sikur eshte perfaqesuesi i ndonje shteti Rrumpalle si puna e IRANIT, qe dergon letra proteste edhe per filma. Le pa i kerkoka edhe llogari NYT, si te jete Supreme Court. Hmm valle kujt duhet ti besojme ne, gazetes me te madhe ne bote NYT, apo hardhucave te Dr Rrumpalles, nen manaxhimin e te cilit ne Shqiperi shperthejne depot e municioneve, per mos te zene ne goje katastrofat e tjera?? Cfare dileme?!!

    Po i sqaron ky Neritani NYT realitetin shqiptar dhe sesa e "mire" dhe normale eshte Shqiperia, kur tymi i asaj menxyre atje u pa deri ne NY? Eshte bere tashme norme sjelljeje per kete shtet Rrumpalle qe ne vend te bej punen e vet sic duhet e te ruaj depot, shkon e merret me mediat duke i akuzuar ato si mafioze apo duke u perpjekur ti bej te heshtin, e te mos thone ate qe shikojne.

    Po Sala i ka nje dore kokepalaresh atje ne NY, le ti dergoje te hedhin ca shashka NYT, qe te vijne ne vete ata e mos te na shajne ...

    Mire qe jane te paafte, po pse kthehen edhe ne qesharake, se marr vesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 04-04-2008 më 13:39

  6. #116
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Na u vika keq komunistave tu thuash komunista. Nuk ka nevoje te kesh teseren e partise te quhesh komunist. Ju jeni komuniste ne shpirt dhe botekuptim. Dhe ketij komunizmi ia kemi pare hajrin per nje kohe te gjate. Dhe jeni ju , komunistet ne botekuptim qe vazhdoni propoganden tuaj te felliqur.
    Jo nuk u vjen keq, te vjen ty mire qe ata te ndihen keq, sepse keshtu fsheh statusin tend si "SKLLAV I KOMUNISTEVE". Hmm dhe ti je ai qe ditke tu lexosh njerezve shpirtin e botekuptimin, nga shkrimet ne internet. Epo burgu i Hoxhes iu ka bere edhe psikolloge te mbaruar, me siguri duhet te jesh nga ata kuadrot e plepave ti.

    Bela, nuk ngeli alabak, e injorant ne ate vend pa u vetshpallur aristokrat e liridashes.

  7. #117
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Interesant sa ke shkruar me lart Qyfyre. Atehere si e shpjegon ti qe megjithese ky shkrim e paska synimin vetem per te ngritur akuza ndaj qeverise amerikane, nuk mbeti gazete me qellime qeverirrezuese, pa e bere cope kete artikull qe te gjeje arsye per thirrje qeverirrezuese? Biles perpjekja per ta shtrydhur artikullin (e llojit per te nxjerre qumesht nga guri) ka nisur qe dy jave para publikimit te tij me daljen ne Top-Channel te Eduard Zaloshnjes e me pas me shkrimin e Mero Bazes, mos te flasim pastaj per perpjekjet à la fol fol se dicka do te mbetet te GSH, Shqip, Shekulli e sishoqeve te tjera.
    Duhet te shpjegoj une pse perdoret ne nje menyre apo tjeter artikulli nga gazetat shqiptare? Te isha gazetar ne ato gazeta mbase duhe te jepja shpjegime, po nuk jam.
    Nese kundershton ate qe te thashe une, dakort, po mos me kerko te shpjegoj sjelljet e gazetave shqiptare.




    Nuk e di sesi e lexon ti nje artikull gazete, nje leter, apo dicka tjeter qe ndertohet me paragrafe. Paragrafi supozon qe mendimi fillon shtjellohet dhe mbyllet para se ta kalohet ne paragrafin pasardhes. Nga ky kendveshtrim sa ka shkruar z.Neritani ne mbyllje te



    i referohet ceshtjes se shtruar ne fillim te paragrafit dhe jo te gjithe ceshtjes.
    Ti referohet kujt te doje, nuk ka asnje rendesi. Kete nuk po kupton ti. Ai po parashikon rezultatet e hetimeve. Ai thote do na japin te drejte hetimet.

    "That is why we have begun an investigation into allegations of corruption at Albania’s arms export agency, as well as charges that Albania provided substandard munitions to Afghan forces."

    Kete thote ne fillim ai. Pra hetimi eshte per korrupsionin sipas tij (akuza per arme te skaduar nuk ka per Shqiperine). Pastaj thote hetimi do na japi te drejte. Ma shpjego pak si nuk eshte kjo parashikim per rezultatet e hetimit. E thote shum shum qarte.

    Vetem fjalia e fundit e thote nuk ka nevoje per asgje tjeter. Vere ne cdo kontekst qe te kesh qef, nuk ja ndryshon kuptimin.

  8. #118
    Citim Postuar më parë nga ErionB Lexo Postimin
    Atehere sipas jush letra replike duhet te thoshte:

    Qe ne i marim si te qena te gjitha ato qe na ka servirur NYT. K/ministri me te birin eshte fajtor perderisa NYT eshte bazuar tek nje indivit i cili jo vetem eshte personazhi kryesor i kesaj ngjarje ku perflitet i biri K/ministrit (Z. Trebicka) por ka hedhur poshte implikimin e ketij te fundit ne kete ngjarje pasi eshte ballafaquar me te. Dhe cka eshte edhe me interesante, eshte fakti se Trebicka e ka bere kete gje te ditur disa dite para se artikulli i NYT te publikohej.

    Mos valle NYT ka gjetur edhe njehere nje skandal si ai alla McCain i para disa javeve qe u detyruan ta pergenjeshtrojne pasi i gjithe artikulli ishte i bazuar ne perralla dhe tendenca gazetareske, dhe jo fakte......mos harroni, NYT ka hedhur ne rruge gazetare dhe redaktore per artikuj imagjinare jo shume vite me pare.....jane bere edhe filma per ta....
    Per mendimin tim nuk kishte nevoje fare per pergjigje tani. Kur te mbaronin hetimet mbase mund tu dergonte leter dhe tu thoshte ja rezultatet e hetimeve, dhe jo jam i sigurte qe hetimet do dalin keshtu si them une.


    Perska i perket artikullit deri tani nuk ka pergenjeshtruar gje dhe nuk kane flakur njeri ne rruge. Dhe me ate shembull qe ke sjelle thjesht tregon se cfare gazete eshte, qe nuk ka turp ta pranoje kur ben gabim. Prandaj e kam thene dhe me lart qe i besoj 100 here me shume se gazetat shqiptare, se gjera te tilla si ben njeri ne Shqiperi. Botojn genjeshtra sipas qefit pa marre asnjehere pergjegjesi.

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Beogradi njelloj si Berisha sot akuzoi gazeten New York Times sikur genjen per trafikun e armeve nga Serbia ne Irak.

    Po ku ndryshon shtypi amerikan me shtypin ballkanas? Ja ca thote M. Baze:


    Diferenca mes nesh dhe “New York Times”

    Nga Mero Baze

    Gazeta “New Jork Times” botoi dje ndoshta shkrimin më të gjatë të dekadës së fundit në faqet e saj me ekipin më të madh të mundshëm që ka kontribuar për ndriçimin e historisë së errët të trafikut të municioneve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Plot shtatë gazetarë të njohur, mes të cilëve dhe gazetarë legjendarë të asaj gazete, janë përfshirë në ndriçimin e një historie që trondit realisht standardet false të trumbetuara nga institucionet shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe të fut në zemër të një skenari tronditës, ku bashkëpunon mafia ndërkombëtare dhe mafia shqiptare me mbështetje politike. Por, ky raport model i gazetarisë investigative është botuar së paku dhjetë ditë pasi shtypi shqiptar ka mundur t’i zbulojë këto sekrete, por me një çmim të madh, pas shpërthimit fatal të flakëve vdekjeprurëse në Gërdec. Në ndryshim nga ne, gazeta “New York Times” e ka bërë këtë më përpara dhe me shumë profesionalizëm. Muaj më parë, gazetarët e saj kanë ardhur në Tiranë, kanë hetuar historinë, janë përplasur me Fatmir Mediun dhe rrethin e tij kriminal, janë dhunuar prej tij deri në sekuestrim me forcë të kasetës ku kishin regjistruar intervistën, e cila iu është kthyer mbrapsht pas presionesh diplomatike dhe kanë vazhduar më tej, duke gjurmuar këtë histori në çdo cep të globit për të na e sjellë dje të plotë në faqet e dy gazetave më të mëdha dhe më me autoritet në botë, “New York Times” dhe “Herald Tribune”. Ekipi i këtyre gazetarëve as nuk është nxituar dhe as nuk është ndikuar nga shpërthimi i Gërdecit. Ata nuk janë përfshirë fare në atë histori që ne na ndihmoi të zbulonim këto të vërteta që i kanë noterizuar dje ndërkombëtarisht. Ata janë nisur nga faktet e thjeshta, se në Afganistan me lekët e qeverisë amerikane kanë mbërritur fishekë kinezë të vitit 1966, të cilët normalisht ne duhet t’i demontonim, por që firma e Delijorgjit, me sa duket, i ka paketuar, duke iua shitur sapunin për djathë. Pas kësaj është verifikuar gjithë rrjeti i implikuar në këtë histori, që nga kompania e kontraktuar nga Pentagoni deri te trusti mafioz i Fatmir Mediut në Tiranë. Diferenca mes gazetarëve shqiptarë dhe atyre amerikanë në këtë histori është se ne nuk hymë dot në zemër të kësaj historie para shpërthimit, por e ndriçuam atë me një kosto shumë të lartë, pasi shpërtheu flaka në Gërdec. Kjo diferencë është dhe diferenca reale mes një shteti të konsoliduar dhe një shoqërie të lirë, dhe një shteti të pastabilizuar me institucione të brishta dhe një shoqërie që është nën trysninë e mafias dhe modelit korruptiv. Siç shihet nga artikulli, dhe Pentagoni apo zyrtarë të veçantë aty janë të dyshimtë në përzgjedhjen e një kompanie që merret me shitje municionesh, por aty shteti ligjor funksionon dhe media arrin të ndriçojë historinë pa tronditur asgjë. Te ne kjo histori s’do ishte zbardhur kurrë, po të mos ndodhte tmerri. Unë kam qenë nga gazetarët e paktë që isha në brendësi të historisë së Gërdecit, para se të ndodhte shpërthimi dhe nuk e shkruaja dot, pasi shteti nuk të hapte dyert për të ballafaquar faktet dhe për të ndarë thashethemet nga të vërtetat. E botova atë vetëm disa orë pas tragjedisë. Kur e pyesje Fatmir Mediun, për dy minuta të thoshte se në këtë punë ishte e përfshirë CIA, Shtëpia e Bardhë, Pentagoni, Departamenti i Shtetit, bilé dhe ata të Mëngjesit të Lutjeve. Po të pyesje Berishën, të shikonte me dyshim mos i kishe kërkuar ndonjë tender Fatmir Mediut dhe e kishe marrë inat. Po të pyesje Lulëzim Bashën si ministër i Jashtëm, të fuste një të buzëqeshur dhe të thoshte se këto janë punë të thella, nuk janë për gazetarë. Po ta teproje, të dërgonin nja pesë a gjashtë të fortë, që Mediu i kishte punësuar si drejtorë dhe mund të përfundoje më keq, siç për pak përfundoi një bashkëpunëtor i “New York Times” në kohën që interesohej. Pra, diferenca mes shtetit tim dhe shtetit amerikan është se këtu nuk ke ku ta hetosh një të vërtetë, pasi çorganizimi i shtetit është i organizuar në mënyrë të tillë që të fsheh të vërtetat. E njëjta gjë ndodh dhe pas botimit të shkrimit. Në Pentagon, natyrisht që ka reflektim, kurse në Ministrinë e Mbrojtjes ka një përgënjeshtrim idiot, që thotë se këto janë të gjitha trillime. Nga ana tjetër, që kur ka ndodhur tragjedia, në mënyrë fyese për autoritetin e një shteti, një ekip avokatësh nën drejtimin e Ilirjan Celibashit, kunatit të Fatmir Mediut, bastisin zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, marrin nga sirtarët dhe dosjet çdo letër që mund të implikojë Fatmir Mediun dhe përgatisin mbrojtjen e tij. Sali Berisha, kryeministri që ka patur ëndërr zgjedhjet e lira dhe luftën kundër korrupsionit, tashmë është në mëshirë të një njeriu të inkriminuar si Fatmir Mediu, pas të cilit është kapur e nuk do t’i ndahet deri në fund të humnerës dhe në dorë të Ilirjan Celibashit që po përpiqet t’i mbrojë të dy.

    Kjo fyerje e re që i bëhet autoritetit të shtetit duke ia dorëzuar atë Ilirjan Celibashit për të mbrojtur kunatin e vet, është diferenca reale mes atij zyrtarit që mund të hetohet në Pentagon dhe zyrtarëve që duhet të hetohen në Tiranë. Kjo diferencë natyrisht nuk duhet të na dëshpërojë, pasi nuk është fatalitet, por duhet parë si realitet që duhet ndryshuar. Fatmir Mediu duhet çuar para drejtësisë, Mihal Delijorgji duhet të hetohet deri në fund, lidhjet e tij miqësore dhe sekserët e tij në pushtet duhet të bëhen publikë, tabulatet e tij telefonike duhet t’i jepen shtypit dhe të hetohen publikisht miqësitë e tij, dhe ne së paku të jemi të qetë me ndërgjegjen tonë, se zbulimit të së keqes i kemi shkuar deri në fund.

    Kjo krizë nuk mund të zgjidhet, derisa Fatmir Mediu hyn e del dhjetë herë në ditë në zyrën e kryeministrit, duke qarë me të hallin si ta hedhë lumin. Berisha duhet të gjejë fuqi të distancohet jo vetëm administrativisht, por dhe politikisht nga modeli ‘Mediu’. Të harrojë se mund të dalë me të në krah në zgjedhjet që vijnë. Kjo krizë zgjidhet, kur shteti ligjor vepron shpejt dhe fort pa iu dhimbsur askush, duke dhënë së paku një shembull se ne kemi fuqi të shkojmë drejt një modeli shteti perëndimor që meriton të marrë ftesën për në NATO dhe të bëhet anëtar i saj.

    Tema

  10. #120
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Artikull Tjeter i Gazetes "Leter Higjienike"

    Shekulli, Sht, 19 Pri 2008 10:20:00

    New York Times:
    Gërdeci prova më tragjike e korrupsionit


    Xhuljeta Lamkaj

    E ka cilësuar provën më tragjike gazeta e madhe amerikane shpërthimin e depove të municioneve në fshatin Gërdevc, duke akuzuar kështu drejtpërdrejt Shtetin shqiptar

    E ka cilësuar provën më tragjike gazeta e madhe amerikane shpërthimin e depove të municioneve në fshatin Gërdevc, duke akuzuar kështu drejtpërdrejt Shtetin shqiptar

    Gazeta amerikane New York Times ka publikuar sot një shkrim për tragjedinë e Gërdecit. Ajo ka botuar një reportazh rreth Shqipërisë duke e përqendruar në mënyrë të vecantë në shpërthimin e depove të fabrikës së muncioneve në fshatin e Gërdecit.

    Në këtë artikull ndër të tjera thuhet se Gërdeci është një provë korrupsioni si asnjëherë më parë. Në artikull shpjegohet se përse u zgjodh Gërdeci për çmontim. Ndërkohë vazhdon shkrimi familjarët e viktimave janë kompensuar vetëm me 1300 dollarë dhe se për këtë tragjedi ka vetëm 3 të arrestuar.


    ========== ============


    ja lidhja per tek artikulli:

    http://www.nytimes.com/2008/04/19/wo...=gerdec&st=nyt

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •